Familja Toptani

EN

IT

Mirëse Erdhët

Për Toptansit që deshën aq shumë Shqipërinë

Kjo faje interneti përmban të dhëna mbi jetën dhe punën e Familjes Toptani. Artikuj të ndryshëm të shkruar nga kolegë, artistë dhe studiues për anetarë të familjes Toptani, janë vendosur në këtë Faqe Interneti për te dhëna të përgjithshme për publikun, si dhe qëllimi kryesor, për të theksuar më tepër e për t’ja bërë të ditur gjeneratës së re patriotizmin dhe punën e palodhur të Toptanësve për Shqiperinë, figura kombëtare e të cilëve janë harruar dhe nuk u është dhënë rëndësi për shumë dekada nga ish-qeveria komuniste.

Shpresojmë që me këtë faqe interneti të nxjerrim në dritë sadopak vlerat e vërteta te kësaj Familje të madhe Shqiptare, që për shekuj me rradhë i dedikoi Shqiperisë dashurinë, krijimtarinë dhe jetën.

(mesazh nga nipërit e mbesat Toptani)

<Jetën time ia kam falur Shqipërisë dhe vëllezërve shqiptarë. Sa të kem edhe një pikë gjak do ta derdhë për mëmëdheun e dashur, kudo që të jem, si do që të jetë> MURAT  TOPTANI

Në vijim është një fragment i publikuar në Wikipedia
Familja Toptani ishte familja kryesore fisnike shqiptare në Shqipërinë qendrore osmane në fillim të shekullit të 20-të. 
Familja Toptani fillimisht jetonte në Krujë para se të transferohej në Tiranë gjatë shekullit të 17-të, kur shumë sipahis (turq osman) u zhvendosën nga rajonet rurale të Perandorisë Osmane në qytete. Kalimi i tyre nga Kruja në Tiranë ndoshta kontribuoi në zhvillimin e ndarjen e tokave në Shqipëri. Familja Toptani zotëronte rreth 50,000 hektarë afër Tiranës dhe Durrësit dhe mbeti një nga pronarët kryesorë të tokave deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Shtëpia e shekullit XIX të familjes Toptani ndodhet në qendër të Tiranës është shndërruar në një muze.

https://en.wikipedia.org/wiki/Toptani_family

Artikuj