Familja Toptani

EN

IT

Historiku i Familjes Toptani

Shevki Sh. Voca:  E Hënë, 23-11-2009, 06:54pm (GMT+1)

Toptanët ishin familje e madhe çifligare me tituj bejlerë dhe, si të tillë ata në zonën e Tiranës dhe në Shqipërinë qendrore ishin me influencë. Nga gjiri i kësaj familjeje dolën figura të dalluar, të cilët ani pse ishin me tendenca të ndryshme ata historisë tonë kombëtare i dhanë figura shumë të rëndësishëm.
Rreth familjes Toptanaj ekziston në literaturë një legjendë, të cilën e ka përhapur i pari, me sa dihet, konsulli frëng A. Degrand. Këtë legjendë, konsulli frëng e kishte dëgjuar në Tiranë nga goja e Fuad Bej Toptanit, (kushëriri i parë i Murat Toptanit) tek i cili kishte bujte me rastin e vizitës në këtë qytet në vitet e fundit të shek. XIX (1898). Në vijim e japim përmbajtjen e kësaj legjende që afërsisht tregohet kështu:


Historiku i Familjes Toptani

“Më 1478, kur pas rrethimit të gjatë, turqit e pushtuan më në fund Krujën, dy jeniçerë, njëri nga Anadolli tjetri nga Rajca e Domosdovës, ndërsa po kontrollonin pallatin e Thopiajve ku kishte banuar edhe Skënderbeu, dëgjuan një zë foshnje në tavanin e njërës dhomë. Kur jeniçerët hipën mbi tavan, panë aty disa gra që qanin rreth një djepi. Ndërsa jeniçeri anadollak filloi të kontrollonte qoshet e servanisë me shpresë se mund të gjente ndonjë thesar të fshehur, jeniçeri shqiptar iu afrua djepit dhe ia rrëmbeu gruas që rrinte mbi foshnjën gjerdanin e artë, që ajo mbante në qafë. Kjo grua ishte, sipas tregimit, motra e Skënderbeut, Mamica, e shoqja e Tanush Muzak Thopisë, kurse foshnja, djali i tyre i tretë. Jeniçeri anadollak i inatosur pasi nuk gjeti asgjë në servani, iu vërsul Mamicës, të cilën e vrau aty për aty. Ai deshi ta vriste edhe foshnjën, por jeniçeri shqiptar, duke pas mëshirë për të, ndërhyri, i ndaloi dorën, i dhuroi si shpërblim gjerdanin dhe kështu e shpëtoi foshnjën, të cilin e mori me vete dhe e shpuri në Rajcë, ku e paraqiti si birin e vetë. Biri i Tanush Thopisë, u rrit në Rajcë, i kthyer në mysliman me emrin Ali. Kur u rrit u futë në radhët e jeniçerëve dhe pasi u shqua në luftë për trimëri e shkathtësi, fitoi titullin Bej, zuri poste të ndryshme derisa u bë qeveritar i Krujës. Këtu ai mësoi se nuk ishte, siç kishte kujtuar i biri i jeniçerit nga Rajca, por i Mamicës, motrës së Skënderbeut dhe i Tanush Thopisë (?), mbrojtësit heroik të Krujës. Si biri i tyre ai mori mbiemrin Toptan që është sipas autorëve të legjendës një turqizëm i mbiemrit Thopia. Ali beu iu lut disa here sulltanit që t’i kthente atij zotërimet e Thopiajve; meqenëse sulltani nuk ia plotësoi dëshirën, ai shpalli pavarësinë e vet. Tërë shqiptarët e Krujës, miqtë e të atit dhe familja e fuqishme e Dukagjinëve-vazhdon tregimi-u bashkuan me të, sepse urrejtja kundër turqve dhe shpirti për pavarësi ishin shumë të gjallë në popullsinë e këtyre anëve. I shqetësuar nga kjo lëvizje sulltani u detyrua t’ia plotësonte dëshirën, me kusht që të mos hiqte dorë nga feja myslimane. Ai i dërgoi një ferman, me të cilin e njihte si sundimtar duke i dhënë në zotërim Krujën dhe tokat që i kishin pasur gjyshërit në Krujë derisa vdiq.”1
Sipas historianit nga Shqipëria, Kristo Frashri, ky tregim ka një kundërvënie historike. Ja pse, “E motra e Skënderbeut, Mamica ishte martuar me Muzak Thopinë dhe jo me Tanush Thopinë. Veç kësaj, i shoqi i Mamicës, Muzak Thopia u vra në betejën e Beratit më 26 korrik të vitit 1455, kurse vetë Mamica vdiq më 1461. Si rrjedhim, kur turqit pushtuan Krujën, djali i Mamicës do të ishte jo foshnjë, siç thuhet në legjendë, por mbi 22 vjeç.”2
Në lidhje me origjinën e familjes Toptani, me këtë rast do ta japim edhe një versionin tjetër dhe mjaft të ngjashëm me at para saj por, që tregohet më shkurtimisht, e cila është botuar në vitin 1898 në revistën “La Nazione Albanese”, që përgatitej në Puheriu, Kalabri dhe botohej në Kozenca nga arbëreshi Anselmo Lorekjo. Këtu sipas gojëdhënës të cilën e kishte dhënë vetë Murat Toptani, shkruan: “Kur u pushtua Kruja pas vdekjes së Skënderbeut, shpëton nga masakrat një pasardhës i Topiasve, të cilin e birëson një jeniçer shqiptar nga rrethinat e Ohrit. Kur djali Topias që tashmë ishte bërë mysliman me emrin Ali, bëhet 18 vjeç vret një njeri për të nxjerr gjakun e një shoku dhe detyrohet të arratiset dhe hynë në ushtrinë osmane. Si rezultat i shkathtësisë dhe zgjuarsisë arrin postin e sanxhakbeut të Krujës.”3 Kjo ishte përmbajtja e kësaj gojëdhëne të ruajtur në traditën gojore të derës Toptani.
Në vitin 1614 në Tiranë sundonte Sylejman Pasha, që u quajt më vonë Sylejman Pashë Bargjini. Pas tij sundimtarë të Tiranës u bënë i biri, i nipi, e stërnipi i Sylejman Pashës, deri te sundimtari i fundit Bargjinas i Tiranës, Amet Pasha. Por në dhjetëvjeçarin e parë të shek. XIX për herë të parë në historinë e këtij qyteti, sundimtar i saj u bë një toptanas nga Kruja e pikërisht ishte ky Abdurahman Toptani.4
Përpara se ta merrte sundimin e Tiranës Abdurahman Beu-Toptanasit e Krujës ishin në luftë të ashpër me Bargjinasit, luftë kjo që vazhdoi për gjashtëdhjetë vjet, bile edhe pasi Abdurahman beu u bë sundimtar i saj. Kjo ishte një luftë e cila bëhej për fitime pasurish se kush t’i merrte frenat e qytetit në dorë. Ajo herë acarohej e herë ndërpritej. Këto luftëra që u zhvilluan me intervale deri në vitin 1830, tërhoqën pas edhe popullsinë qytetare, e cila i pagoi shtrenjtë ato grindje me jetën dhe pasurinë e saj. Duke i përshkruar këto pasoja, një i huaj shkruante, më 1838 “Qyteti i Tiranës ka 8000 banorë, por para vuajtjeve të luftës civile të vitit 1830, ai kishte 13.000 banorë. Kjo duket edhe nga numri i shtëpive (1000) dhe i dyqaneve(727), shumica e të cilave kanë mbetur tani gati të zbrazura. Qyteti i madh, i cili ka një pamje të trishtuar, ka mbetur tani pa tregti e zejtari”5
Puna e parë që bëri Abdurahman Toptani ishte të ndalonte luftën njëherë e përgjithmonë e të bëhej pajtimi midis Bargjinasve dhe Toptanasve. Por ajo, siç thamë vazhdoi edhe gjatë shumë vjetëve të sundimit të tij, duke shkaktuar mjaft armiqësi, dhimbje dhe shkatërrime. Në sajë të punës këmbëngulëse të sundimtarit të qytetit, mjegulla e luftës vinte duke rënë. Abdurahman Toptani ishte një njeri i mençur dhe i urtë. Bashkëshortja e tij ishte e bija e Ahmet pashë Bargjinit, ndërsa atij nuk i vinte mirë, që midis këtyre dy familjeve të kishte armiqësi. Në vitet e fundit të sundimit të tij u arrit që kundërshtarët e tij të kthehen në qytetin e tyre dhe të jetonin në miqësi të plotë me Abdurahman Toptanin.
Abdurahman Toptani vdiq më 1837. Ai i kishte katër djem, Ahmetin, Said Sermedinin (baba i Murat Toptanit), Hysniun, dhe Jusufin.6 Ka të dhëna ku Sermedini është i shenuar si vëllau i tretë ndërsa Jusufi si më i madhi.7 Sundimin e Tiranës, pas vdekjes së tij e mori i biri Ahmet Toptani. Kurse prej tyre, vetëm Said Sermedini ndoqi shkollë të lartë. 8

TOPTANI, Murat

MURAT TOPTANI, FIGURË  POLIEDRIKE E RILINDJES KOMBËTARE
<Jetën time ia kam falur Shqipërisë dhe vëllezërve shqiptarë. Sa të kem edhe një pikë gjak do ta derdhë për mëmëdheun e dashur, kudo që të jem, si do që të jetë> – MURAT  TOPTANI

Shevki Sh. Voca: Murat Toptani, figurë poliedrike e rilindjes kombëtare

E Hene, 23-11-2009, 06:54pm (GMT+1)

      MURAT TOPTANI (korrik1867-shkurt1918). 
Patriot, atdhetar, ushtarak, poet, publicist, piktor dhe skulptor, i shkathët në gjimnastikë, kalërues i mrekullueshëm në kali, shenjëtar shumë  preciz, mësues shëtitës që punoi shumë për futjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe nëpër shkollat turke, zotërues i disa gjuhëve të huaja, si turqisht, frëngjisht, arabisht, persisht, gjermanisht dhe italisht, 21  lindi në Aka, (Kaukaz) në kohën e internimit të babait-Saidit. Mësimet i filloi në shkollën “Madam Fyrer” të Stambollit, ndërsa  studimet e larta i vazhdoi në “Gallata Saraj” po ashtu në Stamboll. Gjatë vijimit të mësimeve në “Madam Fyres”, me që babai i tij ishte miku i familjes Frashëri, ai banoi në shtëpinë e tyre. Në këtë shkollë ku Murati i vijonte mësimet, ndiqte studimet edhe Asija, e bija e Sherif Frashërit, (1843-1874) vëlla i dytë i Abdylit. Mbasi që Sherifi kishte vdekur i ri në moshën tridhjetë e njëvjeçare, Asijën e bijë soj (adoptoi) Naimi i cili tregoi kujdes prej prindi për të. Në një ambient të tillë Murati pati rastin të njihet me Asijen. Kjo njohje motivoi në lindjen e një dashurie të sinqertë në mes Muratit dhe Asijes, ndërsa që më vonë me pëlqimin e gjithë vëllezërve Frashëri këta dy të rinj u fejuan e më pas edhe u martuan.22  Më vonë lidhjet në mes familjes Toptani dhe Frashëri u forcuan edhe më shumë kur Vesimeja, motra e Murat dhe Refik Toptanit, u martua me më tëvoglin e vëllezërve Frashëri, me Mehmet Frashërin.

Asija bashkëshortja e Murat Toptanit, ishte një grua me kulturë të rrallë për atë kohë, e arsimuar në shkollat më të përparuara të Janinës dhe Stambollit, njohëse e mirë e tri gjuhëve të huaja, frëngjishtes, turqishtes dhe greqishtes. Zonja Asije si nënë e nëntë fëmijëve ishte e përkushtuar me tërë qenien e saj rreth gjirit familjar, e cila shumë shpesh gjendej pa të shoqin pranë. Ajo kishte përballuar vështirësitë e mëdha që Tirana e veçanërisht familja e saj përjetonin nga trazirat e shkaktuara prej sejmenëve esadistë (Esat Pash Toptani e kishte djegur  shtëpinë e Murat dhe Refik Toptanit, me bibliotekë të pasur, dokumentacione të ndryshme, korrespodenca dhe antikuarët23, ndërsa një version tjetër shkruan se shtëpinë e Muratit e kishte djegur Haxhi Qamili)24, bandave xhonturke dhe ushtrive serbe. Nga një letër që Murati ia drejton Asijes nga Vjena, (përmbajtjen e së cilës do ta paraqesim më vonë), kuptojmë se ajo duke e qortuar të shoqin i cili vazhdonte të qëndrojë larg familjes, e informon për vuajtjet, mundimet dhe për hjeket e saja.  Murat Toptani nga i ati trashëgoi atdhedashurinë dhe patriotizmin e thjesht dhe entuziast, ndërsa që këto tipare tek ai u nguliten edhe më thellë gjatë shkollimit në Stamboll, e veçanërisht bisedat që në fillim i zhvillonte me Abdyl Frashërin në shtëpinë e tij25, dhe më pas me Naimin dhe Samiun të cilët me të vërtet lozën një rol të madh në qëndrimet e tija burrërore dhe në edukimin e tij në përgjithësi. Kështu Murati, për të cilin një kujdes të veçantë tregoi Naim Frashëri, u bë një nga nxënësit më të zellshëm të tij, i cili pati rastin të lexoi në dorëshkrim krijimtaritë e poetit tonë të madh-Naimit, nëpërmes të cilit Murati u njoh me Hasan Tahsinin, Shahinë Kolonjën dhe intelektualë të tjerë.

Me të përfunduar studimet e larta në “Gallta Saraj” më 1894, dhe pas martesës me Asijen në vitin 1895, Murati bashkë me të shoqen vendoset në Tiranë, ku i përkushtohet tërësisht çështjes kombëtare.

Duhet theksuar se në atë kohë situata politike në Tiranë ishte mjaftë e trazuar, ku banorët e saj ishin të ndarë në dy grupe. Në njërën anë në krye qëndronin udhëheqësit e administratës shtetërore me ithtarët e tyre shqiptarë, të cilët mbronin pushtetin aktual të kohës, ndërsa në anën tjetër ishin kundërshtarët e tyre, të cilët mezi prisnin të çliroheshin nga një absolutizëm shekullor.  Sipas njoftimeve të raportit që i jep nënkonsulli i Austro-Hungarisë në Durrës, dy djemtë e Seidit-Murat dhe Refik Toptani qëndronin në krye të grupit të dytë do të thotë në taborin  kundërshtar, të cilët gëzonin respektin e të gjitha shtresave të popullsisë, prandaj nuk shikoheshin me sy të mirë nga qeveria. Me ta ishin rreshtuar dhe tre kushërinjtë e tyre-vëllezërit Abdi, Masar (diku shkruan Mazhar Sh. V.) dhe Hamit Toptani.26 Këta tre ishin djemtë e Adem Toptanit.

TOPTANI, Alajdin

Alajdini, i datëlindjes 1904, mbas mbarimit në Volkschules në Vjenë, kthehet në atdhe dhe me hapjen e shkollës teknike amerikane bëhet nxënes i saj në degën bujqësore. Mbas mbarimit të shkollës së mesme në Tiranë, dërgohet për studime të larta agronomike në Itali, në Bolonjë. Mbaron studimet agronomike më 1936 dhe kthehet në Tiranë, në Shqipëri për tu marrë me administrimin e pronave të shumta (tokë, pyje e kullota). Mbas mbarimit të luftës ka shërbyer si agronom e si kryeagronom në shumë ndërmarrje bujqësore e shtetërore e në mënyrë të vecantë në NB Kamëz. Del në pension më 1964 dhe vdes në Tiranë më 1977 në moshën 73 vjecare.

TOPTANI, Atif and Fiqiri

Atifi dhe Fiqiriu dërgohen në Austri në moshën 15 e 16 vjecare, më 1914, për të studjuar në shkollën ushtarake në Kadetenschule në Innsbruk. Më 1919 kthehen në atdhe dhe më 1921 dërgohen nga familja në Itali. Ndërsa Atifi në Voghera për agronomi, Fiqiriu në Modena për të vazhduar studimet ushtarake.Fiqiriu mbaroi studimet e u caktua oficer, por vdes i ri ne Tirane më 1932.
Mbas mbarimit të studimeve, Atifi punoi me pronat e tij e mbas luftes ka qenë agronom frutikulture në Tiranë e Elbasan.

TOPTANI, Enver

Është një nga djemtë e patriotit Murat Toptanit dhe Asijes, i cili ka lindur më 10 korrik 1908, në qytetin e Konies (Turqi), ku ishin internuar familjarisht, para shpalljes së Hyrjetit turk.  Kthehen familjarisht nga internimi, në Tiranë dhe në vitin 1914, kur në Shqipëri ishte Princ Vidi, Enveri së bashku me vëllezërit e tij, me kushurinjtë e kushurirat dergohen në Austri për të filluar e mbaruar në shkollat fillore austriake.
Enveri kryen shkollën private, në Krems, pranë Vienës dhe më 1920 kthehet ne atdhe, në moshën 12 vjecare.  Me hapjen e Shkollës Teknike Amerikane në Tiranë, Enveri e fillon atë më 1922 dhe e mbaron më 1928. Po këtë vit dërgohet për studimet e larta, përsëri në Austri, duke vazhduar Shkollën e Lartë Teknike, në inxhinierinë e ndërtimit në specialitetin e arkitekturës.  Për arësye familjare në vitin 1930 ndërpret studimet e kthehet në atdhe.  
Për 16 vite rradhazi Enveri merret me administrimin modern të pronave te tij bujqësore, në Kamëz deri në shtetëzimin e tyre. Pas vitit 1946 fillon të punojë si teknik gjeometër në Ministrinë e Punëve Botërore, duke u marrë me dekoracionet e disa objekteve të rëndësishme shtetërore, kulturale, sociale, me zbukurimet e bulevardeve me skulptura si psh. Bulevardi Vlorë-Skelë, lulishtet e Kombinatit Tekstileve Tiranë, etj. Pas 1954 transferohet si shef reparti i pikturës dhe i skulpturës, në ndërmarrjen e Mjeteve Mësimore, ku kontribuon për 16 vjet në përgatitjen e qindra mjeteve mësimore që i shërbyen arsimit shqiptar.
Del në pension në vitin 1970 dhe pikërisht në këtë kohë dekorohet me Urdhërin e Punës, Klasit III.
Vdiq më 5 Maj 1980.

TOPTANI, Hasan

Hasani, mbasi mbaron shkollën fillore Volkschule në Vjenë më 1921, kthehet në atdhe në moshën 15 vjecare. Futet edhe ky në shkollën teknike amerikane të Tiranës, por në profilin e mekanikës bujqësore, mbas mbarimit të saj dergohet nga familja në Itali në Vogra për të studiuar përsëri mekanikë bujqësore, duke u përgatitur kështu për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e makinerive bujqesore, që pronarët e tokave në Shqipëri po fillon t’i futnin në përdorim në fermat e tyre. Mbas mbarimit të studimeve kthehet në atdhe edhe së bashku me vëllezërit e tij Alajdin dhe Enver, merret me shfrytëzimin e tokave te tyre. Mbas clirimit shërben për një kohë të gjatë si specialist i Uzinës mekanike bujqësore në Shkozet-Durrës. Del në pension më 1966 dhe vdes në Durrës më 1972.

TOPTANI, Ibrahim

Ka lindur në Tiranë më 14 mars 1908, në familjen e Refik Toptanit dhe Adevijes.  Pak kohë pas okupacionit austro-hungarez të vendit, me kontigjentin e parë të studentëve shqiptarë që dërgohen në Autri shkojnë edhe disa djem të familjes Toptani e midis tyre Ibrahimi 8 vjecar. Mbaron shkollën fillore më 1922 dhe menjëherë fillon gjimnazin real të Gracit të cilin e perfundoi më 1928.
Më 1928 fillon Fakultetin e Mjeksisë të Universitetit të Gracit, të cilin nuk e mbaron mbasi vdes, pas një sëmundje të shkurtër më 1930.

Dr. TOPTANI, Ihsan

Është një nga djemte e patriotit shqiptar, Abdi Toptanit, të vrarë nga Italianët dhe Pashos.Mbas mbrojtjes së diplomës qëndron edhe dy vite të tjera në Austri dhe kthehet në Shqipëri më 1942. Merr pjesë aktive në veprimtarinë e Legalitetit dhe në tetor 1944, emigron jashtë vendit pas Abaz Kupit.  Vdiq në vitin 2002.
Qëndron në Itali deri në vitin 1947, duke shërbyer në redaksinë e revistës “New Week”. Më pas kalon në Angli, ku shërben 17 vjet rradhazi në seksionin shqiptar të BBC. Del në pension më 1968 dhe vazhdoi të jetonte në Londër.
I lindur në Tiranë, gusht 1908, qysh në moshë të vogël së bashku me vëllezërit e kushurinjtë Toptanas, dërgohen në Austri për studime, pikërisht në Grac. Vazhdon dhe mbaron gjimnazin klasic të Gracit, nga 1920 deri më 1928. Më pas vazhdon fakultetin e shkencave politike të Universitetit të Gracit dhe e mbaron duke mbrojtur doktoraten më 1940. Tema e doctoratës ishte “Mendime (opinione) ekonomiko-ushtarake kontradiktore lidhur me drejtimin e politikës gjermane të tregtisë së jashtme përpara Luftës së Dytë Botërore”.

TOPTANI, Petrit

Ka lindur në Tiranë më 23 prill 1913 në familjen e Refik Toptanit dhe Zybejdesë.Nga 1936 deri në mbarim të luftës merret me mekanikën bujqësore që punonte në pronat e familjes së tij.Del në pension më 1973 dhe vdes në Tiranë më 5 Gusht 1990.
Mbas luftës fillon të punojë në ndërmarrjet mekanike të qytetit. Fillon në repartet anekse të uzinës “Partizani” që prodhonte pajisje të mekanikës bujqësore, ku punon për shumë vite, por detyrohet të kryejë edhe shumë punë të ndryshme mekanike që kërkonin kualifikim të lartë, sic ishte meremetimi i pajisjeve mjeksore etj.
Në moshën 7 vjecare, Petriti dërgohet nga familja për të kryer studimet në Austri. Shkollën fillore dhe parapërgatitore e fillon në Freystadt më 1924 dhe e mbaron në Stajer më 1929. Fillon shkollën teknike për mekanikën bujqësore në Mittweide, të cilën e përfundon më 1935. Kthehet në atdhe dhe në vitet 1935-1936 mbaron shkollën e plotësimit për oficer.

TOPTANI, Refik

Lindur ne Arabia ne vitin 1870.Vdiq më 22 Nentor 1937.
Refik bej Toptani u martua me Zybejte Toptanin dhe paten dy djem Petrit dhe Pelazh.

TOPTANI, Said

Saidi lindi në Tiranë më 1823.  Nga letra autobiografike e Mehmet Seid Toptanit, (emri i plotë i tij ishte Mehmet Sermedin Seit) shkruar në turqisht dhe e fotokopjuar së bashku me përkthim shqip pranë arkivit të Institutit të Historisë, Tiranë.  Pas mbarimit të mejtepit u regjistrua në një medrese të Stambollit.  Që në fëmijëri kishte mësuar në mënyrë të rregullt arabishten dhe persishten.  Studjoi në qytetin e Venedikut shkencat e gjeometrisë, matematikës, gjeografisë, fizikës si dhe shkenca të tjera të rendësishme.  Burimet tregojnë se Saidi pas mbarimit të medresesë në Stamboll, kishte shkuar për studime në Paris.
Saidi bashkëpunoi me rilindësit dhe u përfshi në lëvizjen Kombëtare. Si rilindës i shquar ai punoi pa u lodhur për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, të arsimit dhe të kulturës kombëtare shqiptare.
Saidi kërkonte të kishte nderin të hynte në shërbim të Këshillit të Lartë Perandorak.  Kështu në vitin 1260,h (1849) shkoi në Stamboll ku mori pjesë në konkurs për të shërbyer në Sekretariatin e Divanit Perandorak dhe si rezultat i provimit, u pranua të punonte pranë atij sekretariati.
Said Sermedin Toptani, siç thonë historianët i përket atyre patriotëve, që nuk dinte ç’është frika dhe nënshtrimi ndaj pushtueseve kush do qofshin ata. Për shkak të guximit, trimërisë dhe vendosmërisë së aktiviteteve politike dhe patriotike ai gjatë jetës së tij u arrestua tri herë. Said Bej Toptani, vdiq në internim, në Bey-Bazar të Azisë së vogël, në vitin 1882.

TOPTANI, Shadan

Shandani në moshën 16 vjecare, më 1920 pas 6 viteve në Austri mbasi ka mbaruar në Vjenë Volkschulen fillore, dërgohet në Itali për të vazhduar studimet në Milano në Akademinë e Arteve të Bukura. Mbas mbarimit të studimeve është marrë me pronat e shumta të familjes, ndërsa mbas luftës e deri në daljen ne pension, ka punuar si piktor, dekorator, skenograf në Teatrin e Operas në Tiranë.
Vdiq më 1979 në Tiranë në moshën 77 vjecare.

Ing. TOPTANI, Sherif

Është djali i dytë i patriotit të shqyar shqiptar i Murat Toptanit dhe i Asijes (e bija e Naim Frashërit), i lindur më 1901 në Konie të Turqisë, ku familja e tyre ishte e internuar nga Sulltani Abdyl Hamiti. Më 1908 familja e Murat Toptanit pas shpalljes së Hyrjetit, lirohet nga internimi dhe vjen në Tiranë, ku Sherifi 7 vjecar fillon shkollën fillore tek Mati Logorecit. Në moshën 13 vjecare së bashku me vëllezërit e kushurinjtë e tij dërgohet për të vazhduar studimet në Austri.  Sërishtazi vazhdon e mbaron në Krems shkollën sekondare më 1920 dhe po në këtë vit kalon në Grac ku fillon dhe mbaron gjimnazin real të këtij qyteti. Mbas mbarimit të gjimnazit më 1928, Sherifi duke menduar për shfrytëzimin sa më racional të pasurive nëntokësore të vendit tonë, studion dhe mbaron fakultetin e shfrytëzimit të naftës më 1933.
Po në këtë vit, tashmë një kuadro i përgatitur thellësisht nga pikëpamja shkencore, i edukuar për gati 20 vjet me edukaten austriake, kthehet në atdhe dhe punësohet në Shoqërinë italo-shqiptare AIPA të Kucovës si inxhinier nafte. Ing. Sherif Toptani ka qenë një specialist me kualifikim të thellë, me ndërgjegje të lartë e me vetmohim të madh që i ka shërbyer ekonomisë shqiptare mbi 32 vite pune. Ing. Sherif Toptani është autor i qindra projekteve, novacioneve e shpikjeve të aplikuara me sukses në nxjerrjen e përpunimin e naftës.
Mbas luftës vazhdoi të punojë në ndërmarrjet shtetërore të shfrytëzimit të naftës edhe paralelisht ka dhënë mësim në Teknikumin e Naftës, në Kucovë.  Më 1957 bëhet ideatori i shuarjes së zjarrit në pusin e Naftes në Marinëz të Fierit. Ing Toptani është projektuesi kryesor i uzinës për përpunimin e naftës në Kucovë, ndërtuar në vitet 1960-62.  
Më 1961 del në pension, por vazhdon të punojë me orar të reduktuar për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve të vështira të industrisë së naftës.
Vdiq më 1965 në zyrën e tij, papritmas.

Vajzat TOPTANI

Vajzat e familjeve Toptanase: Ganimeti, Zenepe, Hyqmete, që u përmendën më lart, në Austri kanë kryer shkollat fillore me elemente të ekonomisë shtëpiake, duke u bërë amvisa dhe edukatore të mira jo vetëm të fëmijëve të tyre por edhe të farefisit e të femijëve të lagjeve.


Familjet TOPTANI në kohën e Princ Vidit më 1914 dërguan në Austri për të filluar dhe vazhduar shkollat si dhe për të edukuar me edukatën e kulturën austriake fëmijët e tyre të vegjël, djemtë e vajzat. Kështu Murat Toptani që më 1916 i jepet grada kapiten i ushtrisë austro-hungareze, dërgon në Austri Shadanin 12 vjecar, Alajdinin 10 vjecar, Hasanin 8 vjecar, së bashku me djemtë më të mëdhenj Sherifin dhe Enverin, biografitë e të cilëve i kemi trajtuar.

Patrioti Abdi Toptani përvec djalit Ihsan, dërgon edhe dy vajzat e tij Hyqmeten dhe Zenepen.

Refik Toptani përvec Petritit dhe Ibrahimit dërgon edhe vajzën Ganimete.

Ndërsa Zija Toptani dërgon djalin e tij, Atifin.  Fuati dergon të birin Myzaferin edhe së fundi Hamidi dërgon Fiqiriun.


Vazhdim…

Pema e Familjes Toptani


Pema


Foto

Abdi

Lindi më 1864.  Eshte djali i Adem Bej dhe Qamile Hanëm.  Kreu mejtepin në vendlindje dhe studimet e shkollës e mesme në Stamboll. U kthye në atdhe në vitin 1895.

Ishte një aktivist i çështjes kombëtare, udhëheqës çetash, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë, Ministër i Financave gjatë viteve të qeverisë së parë shqiptare, si dhe anëtar i Komisionit të Lartë i krijuar në Kongresin e Lushnjës.

Pati dy vajza, Hyqmeten dhe Zenepen, dhe nje djalë, Ihsan.

Nderroi jete ne 1942.

Abdi


Foto


Alajdin

Alajdini, i datëlindjes 1904, mbas mbarimit në Volkschules në Vjenë, kthehet në atdhe dhe me hapjen e shkollës teknike amerikane bëhet nxënes i saj në degën bujqësore. Mbas mbarimit të shkollës së mesme në Tiranë, dërgohet për studime të larta agronomike në Itali, në Bolonjë. Mbaron studimet agronomike më 1936 dhe kthehet në Tiranë, në Shqipëri për tu marrë me administrimin e pronave të shumta (tokë, pyje e kullota). Mbas mbarimit të luftës ka shërbyer si agronom e si kryeagronom në shumë ndërmarrje bujqësore e shtetërore e në mënyrë të vecantë në NB Kamëz. Del në pension më 1964 dhe vdes në Tiranë më 1977 në moshën 73 vjecare.

Atif and Fiqiri

Atifi dhe Fiqiriu dërgohen në Austri në moshën 15 e 16 vjecare, më 1914, për të studjuar në shkollën ushtarake në Kadetenschule në Innsbruk. Më 1919 kthehen në atdhe dhe më 1921 dërgohen nga familja në Itali. Ndërsa Atifi në Voghera për agronomi, Fiqiriu në Modena për të vazhduar studimet ushtarake.

Mbas mbarimit të studimeve, Atifi punoi me pronat e tij e mbas luftes ka qenë agronom frutikulture në Tiranë e Elbasan.

Fiqiriu mbaroi studimet e u caktua oficer, por vdes i ri ne Tirane më 1932.

Vajzat e familjeve Toptanase: Ganimeti, Zenepe, Hyqmete, që u përmendën më lart, në Austri kanë kryer shkollat fillore me elemente të ekonomisë shtëpiake, duke u bërë amvisa dhe edukatore të mira jo vetëm të fëmijëve të tyre por edhe të farefisit e të femijëve të lagjeve.

Atif dhe Ganimete

Fisniket Shqiptare qe shpetuan nje familje hebree
Gariwo, “Pylli i te Drejteve”  te Drejtet e Shoah

Kush i ndihmon te persekutuarit
Kush ngre koken te thote “jo”
Kush mbron te verteten
Nje dite europiane per drejtesine

Histori e treguar nga Suheila Toptani, mbesa e “te Drejteve mes Kombeve” Atif dhe Ganimete Toptani.

“Gjysherit e mij, Atif e Ganimete Toptani, i perkasin familjes se madhe te  Toptaneve, nje dinastie mijevjecare qe i ka dhene vendit shume figura te spikatura.  600 vjet me pare lindi Gjergj Kastrioti i quajtur Skenderbeu nga rrenjet antike, qe zbrapsi Perandorine Osmane per 25 vjet me rradhe nga trojet Shqiptare.  Pas vdekjes se tij territori Shqiptar ra perseri ne dore te armates Turke.  Keshtu Perandoria Osmane sundoi deri ne vitin 1912, vit ne te cilin antare te Familjes se Madhe Toptanase firmosen Aktin e Pavaresise se Shqiperise me 28 Nentor 1912 si dhe krijimin e Shtetit te Ri Shqipetar.  Kesaj familje i perket nga ana e nenes Mbreti i Shqiptareve Zogu i I re ne vitet 1928 deri 1939 dhe ministra ne poste te ndryshme qe ishin Toptanas.

Atif

Gjysherit e mij ishin me titull “Bej”, Bej te Tiranes.  Ishin fisnike, patriot, te kulturuar e te pasur.  Gjyshi im pati studiuar ne Vjene dhe pas diplomes se pjekurise, studioi ne Universitetin e Padoves (besoj) apo ne Voghera.  Ndersa gjyshja ime studjoi ne Austri.  Flisnin te dy disa gjuhe te huaja ne menyre perfekte nder te cilat Gjermanisht, Italisht dhe Frengjishten.  Ne vitin 1939 u pushtua Shqiperia nga Italia qe zgjati deri ne vitin 1943, vit ne te cilin kapitulloi Italia dhe Shqiperia u pushtua nga trupat ushtarake gjermane.

Gjate gjithe kesaj periudhe Shqiperia ishte nje vend si shume te tjeret e zones se Ballkanit, ose si dhe Italia.  Nuk ishte shume ndryshe nga Greqia apo Italia.  Toka ishte e mire dhe pjellore, keshtu ushqente gjithe popullsine.  Varferia dhe pasuria kishin perfunduar njesoj si ne perendim, si ne France apo ne Poloni.  Jeta ishte e njejte.  Kishte dyqanet me kristale dhe prane nje taverne e thjeshte.  Kishte dyqane lluksoze syzesh prane atyre te qendisjeve tradicionale.  Kishte “Boutique Francaise” prane kepucarit.  Eshte pikerisht per shkak te “Boutique Francaise” qe gjyshja ime ishte kliente e shkelqyer.  Nese nje veshje ishte ne mode ne Paris, brenda nje jave arrinte ne Tirane.  Ne dyqan gjendej cdo gje e re dhe moderne.  Gjyshja shkonte ne boutique, shfletonte katalogun dhe porosiste, por per te marre masen dyqani dergonte rrobaqepesen ne shtepi.

Rrobaqepesja Hebree

Nje dite erdhi ne shtepine e gjyshes time nje grua per te marre masen.  Ajo ishte e zbehte, shume e edukuar, veshur ne menyre te varfer por absolutisht te rregullt dhe te paster.  Kjo terhoqi vemendjen dhe kuriozitetin e gjyshes. 

Nuk qe e veshtire per gjyshen time e cila kishte udhetuar dhe pare boten, per te kuptuar se pati para saj nje grua hebree.  Gjyshja i tha asaj pa te keq “Ju jeni hebree, mire them?”  Gruaja e mjere, Mimi Altarac (nese nuk gaboj) pati gati nje traume dhe nuk qe ne gjendje te frenonte nje lum lotesh qe rridhnin ne heshtje nga syte e saj te lodhur.  Kur gjyshja arriti me ne fund ta qetesoje, morri vesh se ishte edhe nje femije me ta ne moshen e babait tim.  Babai im Adnan e therrisnin shkurt Edi.  Gjyshja vendosi menjehere ti sillte te gjithe per te jetuar ne shtepine e tyre te fshatit rreth 20 km nga Tirana.

Ne kulmin e luftes dhe te bresherive te plumbave, te kontrolleve te rrepta neper stacione, ne taverna, ne kryqezime rrugesh, ne degezimet kryesore qe te conin ne Tirane, rrotull furrave (ku piqej dhe shperndahej buka), familja hebree (gjithesej 11 persona, nese nuk gaboj) u transportuan me turne nga Tirana per ne fshat me makinen “Buick” te gjyshit tim. 

Vite me pas, ne gazeten e perditeshme “Jeruzalem Post”, Jasa Altarac, femija i atehershem, shkroi keto fjale: “Ishte nje gje e pabesueshme: nderkohe qe gjysma e Europes lengonte nen rrenoja, vdisnin nga uria apo pushkatimi, vuante e perzene apo e burgosur, neve u gjendem ne nje lloj ferme luksoze qe dukej e ndare nga planeti.  Jeta ishte rikthyer tek ne dhe ne e perqafuam fort me gezimin dhe pasion te riperterire”.

Hebrenjte ne tryeze me oficeret e larte Gjerman

Ndodhi gjithshka por druhem te mos nuk kujtoj mire se si rrodhen faktet.  Por nje ndodhi me kujtohet shume mire. 

Sic ndodh zakonisht, oficeret e larte te ushtrive pushtuese kerkojne gjithmone te ndertojne nje lidhje me popullaten vendase.  Keshtu, kolonele dhe gjenerale Gjerman u vune ne kontakt me fisnikerine Shqipetare, sidomos me ate pjese te fisnikerise qe fliste gjuhe te huaja, e qe ishte si te thuash “e denje” per shoqerine e tyre. 

Gjysherit e mij kishin raporte shume te mira me disa prej ketyre zyrtareve: ndanin dashurine mbi kulturen, pasionin per gjuetine dhe kuajt e bukur, e ndoshta dhe per “Racen Ariane” sipas menyres me te cilen gjermanet besonin te ndanin boten. 

Pervec gjithe ketyre, gjysherit e mij ishin shume simpatik, ironik, intelektual te medhenj dhe mikprites.  Ne shtepine tone mbaheshin shpesh bankete si dhe gara gjuetie.  Dhe gjate garave te ndryshme te gjuetise, midis shume te ftuarve, gjysherit e mi te cilet ishin te njohur per sensin e humorist, ftuan ne tryeze me gjermanet edhe familjen hebree me arsyen e drejte qe gjermanet te mos dyshonin.  nese verenin njeres te tjere te ftuar ne shtepi, por qe nuk ndodheshin ne tryeze me ta dhe qe nuk ishin me stafin sherbyes.

Jasa Altarac tha: “Besoj kemi qene te vetmit hebrenj ne historine e luftes se dyte boterore qe morrem pjese ne banket me postet e larta te Wehrmacht.

Kur lufta perfundoi, gjysherit e mij i dhane mjaft para familjes hebree per te arritur ne Palestine.  Prej ketij moment, asnje nga palet nuk mori vesh me gje per tjetrin.  Kur u nisen, babai im qe ishte nje djale i vogel ne ate kohe, i dhuroi djalit hebre nje ore dore Zviceriane, qe i ishte dhene si dhurate ditelindjeje.  I riu hebre qe nuk kishte gje, pervec ato qe familja ime i kishte ofruar, i dhuroi nje pale llastiqe, te cilat babai im i humbi gjate sekuestrimit e shpronesimit.

Ndodhi dhe nje tjeter fakt qe ja vlen te permendet.  Ndersa trupat gjermane ishin duke u terhequr, oficeri, miku i gjyshit tim ndali kollonen ushtarake para viles se Tiranes duke e ftuar gjyshin tim te shkonte me ta:  mund te  merrte me vete gjithe gjerat e cmueshme qe kishin ne shtepi dhe te largoheshin mbasi ne Shqiperi do te pllakoste nje kaos shume me i keq se ai i Revolucionit Rus.  Por gyshi im ishte patriot dhe ajo ishte toka e tij prej mijera vjetesh, ai ishte Bej.  Ndonjehere te pasurit kane nje besim te tille ne vetvete te perfshire nga idea e te qenit te pavdekshem.  “Ata kishin qene gjithmone dhe cfardo qe tu ndodhte, do te ishin gjithmone”.  Nje Toptanas eshte Toptanas.  Klasa nuk eshte uje etj.

Burgu

Keshtu gjyshi im qendroi.  Por ndonje vit me pas kur parashikimet e gjermanit po vertetoheshin, atehere gjyshi vendosi te largohej me kufijte tashme te mbyllur.  Mbushi dy valixhe te medha me te holla, argjendari dhe dokumente e pagoi nje shoqerues qe duhet ti conte pertej kufirit, por beri nje gabim te fundit duke shkuar tek te gjithe te afermit per ti perqafuar para largimit.  Duhet te kete qene njeri prej tyre qe ka kallzuar sepse kur arriten ne pronen e tyre te plazhit ku i priste varka i kapen te gjithe dhe i rikthyen ne Tirane mbi nje xhip te policise. 

Gjate udhetimit per ne Tirane babai im qe ishte afer dritares nuk beri tjeter vec te hidhte nga dritarja argjendarite e familjes sepse sa me shume te ishin, aq me shume vite burgu i prisnin.

I debuan nga shtepia, dhe e vetmja qe u ribelua kunder idese se largimit ishte Nickla, qeni “bulldog” qe gjyshi e kishte blere ne Rome per ditelindjen e babait tim.  Ajo nuk donte te braktiste shtepine dhe i hungerinte njeriut te armatosur.  U godit per vdekje para kembeve te babait tim, qe ishte 13 vjec.

Gjyshi im shleu vetem pese nga tete vjetet burg qe e denuan dhe gjyshja veten dy nga 5 vjet.  Gjysherit u ndane nga babai im duke e porositur te flinte tek te afermit, por kurre me shume se nje jave tek secili qe te mos i behej barre askujt.

Atif Bej vdiq ne gjume naten e vitit te ri 1964.  Nje vdekje e paqme, e lehte, e bukur.  Ndersa gjyshja ime Ganimet jetoi akoma me gjate.  Vdiq me 1987 dhe vuajti nga nje peritonit.  Ju deshen dy dite per te shkuar tek Krijuesi.

Por une pata fatin shume te madh qe jetova me te.  Here pas here me tregonte kujtimet e saj dhe une nuk e kam kuptuar kurre se si ishte e mundur per ate te qeshte e te kendonte, te me mesonte poezi e te shetiste me mua ne fshat duke me transmetuar emocione te papershkrueshme duke veshtruar dhe mbledhur bukurine e luleve te rastesishme te fushes, apo te qendisjeve pikerisht si vepra arti te verteta, apo te kalonte nje here para viles se saj dhe te thoshte me indifference: “E sheh? Ketu eshte qe kemi banuar nje here, por Zoti deshi keshtu”.

Atif dhe Ganimete Toptani – te Drejtet mes Kombeve

Kur Muri ra dhe Komunizmi mbaroi, Jasa Altarac kishte paraqitur tashme dokumentat autoriteteve kompetente per gjyshet e mij dhe u vu ne kontakt me babane tim.  Ne vitin 1992 u mbajt ne Yad Vashem ceremonia e njohjes se gjysherve te mij Atif e Ganimet Toptani si “Te Drejtet Mes Kombeve” dhe “Qytetar Nderi te Izraelit”, ku mori pjese babai im.  Babai im Adnan Toptani (Edi) vdiq ne vitin 1994.

Emrat Atif e Ganimet Toptani jane skalitur ne murin e shenjte te Jeruzalemit.

Perkthyer nga Giuseppina Toptani.


Vazhdim…


Atif Toptani in vacanza in Italia (Foto di Suheila Toptani)

Bedri

Bedri eshte nje nga djemte e Qamil Toptanit.  Eshte ne te njejten gjenerate me djemte e Murat Toptanit.  Bedri Toptani mori pjese ne menyre intensive dhe luftoi perkrah studenteve te tjere Shqiptare te universitetit ne Austri, kunder pushtimit shekullor Turk.

Martesa me Nadire Petrelën i dha kater femijë:  Sali, Myzejen, Naire dhe Uran.

Bedri

Ceta luftetare e studenteve Shqiptare, July 1912.  Foto eshte marre gjate koherave te perpjekjeve te tyre per clirimin e vendit nga pushtimi shekullor Turk.  Ne te djathte eshte Bedri Toptani.


Foto

Enver

Është një nga djemtë e patriotit Murat Toptanit dhe Asijes, i cili ka lindur më 10 korrik 1908, në qytetin e Konies (Turqi), ku ishin internuar familjarisht, para shpalljes së Hyrjetit turk.

Kthehen familjarisht nga internimi, në Tiranë dhe në vitin 1914, kur në Shqipëri ishte Princ Vidi, Enveri së bashku me vëllezërit e tij, me kushurinjtë e kushurirat dergohen në Austri për të filluar e mbaruar shkollat fillore austriake.

Enveri kryen shkollen private, ne Krems, pranë Vienës dhe më 1920 kthehet ne atdhe, në moshën 12 vjecare. Me hapjen e Shkollës Teknike Amerikane në Tiranë, Enveri e fillon atë më 1922 dhe e mbaron më 1928. Po këtë vit dërgohet për studimet e larta, përsëri në Austri, duke vazhduar Shkollën e Lartë Teknike, në inxhinierinë e ndërtimit në specialitetin e arkitekturës. Për arësye familjare në vitin 1930 ndërpret studimet e kthehet në atdhe.

Për 16 vite rradhazi Enveri merret me administrimin modern të pronave te tij bujqësore, në Kamëz deri në shtetëzimin e tyre. Pas vitit 1946 fillon të punojë si teknik gjeometër në Ministrinë e Punëve Botërore, duke u marrë me dekoracionet e disa objekteve të rëndësishme shtetërore, kulturale, sociale, me zbukurimet e bulevardeve me skulptura si psh. Bulevardi Vlorë-Skelë, lulishtet e Kombinatit Tekstileve Tiranë, etj. Pas 1954 transferohet si shef reparti i pikturës dhe i skulpturës, në ndërmarrjen e Mjeteve Mësimore, ku kontribuon për 16 vjet në përgatitjen e qindra mjeteve mësimore që i shërbyen arsimit shqiptar.

Martesa me Milka Toptanin i dha tre femije: nje djale Murat, dhe dy vajza Elisabeta dhe Astrida.
Del në pension në vitin 1970 dhe pikërisht në këtë kohë dekorohet me Urdhërin e Punës, Klasit III.

Vdiq më 5 Maj 1980

Enver

Enver completed his private elementary school in Krems, near Vienna, in 1920 and returned to to his home country, Albania at the age of 12. Upon opening of the American Technical School in Tirana, Enver commenced his studies in 1922 and graduated in 1928. That same year, he returned to Austria to complete his higher studies at the Technical University in Civil Engineering, as well as specializing in Architecture. He had to terminate his studies and return Albania for family reason.

For 16 consecutive years, Enver then administered his farm in Kamëz until the socialist government took it over.In 1946 he began work as a surveyor technician in the Ministry of International Affairs, occupied with the interior design of several important government, cultural and social facilities.He helped develop statues and gardens. Among many were included “Skelë Boulevard of the city of Vlora” and “Tirana’s Tekstile Plant Gardens”. In 1954 he was placed in charge of the Painting and Sculpture Department in the enterprise of Academic Materials, where he contributed for 16 years to the preparation of hundreds of various school materials that served the Albanian education.

He retired in 1970, after being awarded the honorary and prestigious Order of Work of Third Class by the Albanian Government.

He passed away on May 5, 1980.


Vazhdim…

Essad

Eshtë biri i Ali Bej Toptanit dhe Vasfije Hanëm Alizotit. U lind në Tiranë në 1863. Kishte një vëlla, Gani Bej dhe tre motra Nejbene, Sabushe (nëna e mbretit Zog) dhe Merushe.  Per studime mbaroi në Akademinë Ushtarake të Stambollit.

Për shkak të pikëpamjeve të ndryshme politike fisi i Toptanëve u nda në dy pjesë: në njërin krah ishte Esad Pasha, dhe në tjetrin ishin Abdiu, Refiku e Murati.

Nga gazeta Britanike “Spektatori” (The Spectator) – faqja 743 ne arkiva
3 Maj, 1913

Princi i Shqiperisë

Nëse Makiaveli do të kishte studiuar karakterin dhe personalitetin e Esad Pashë Toptanit, ish Komandantit të Shkodrës, që e kishte vendosur veten në pozitat e Princit të shqiptarve dhe që i ofronte Turqisë shërbime të vazhdueshme të një ushtrie prej 40 mijë djemsh shqiptar, ai (Makiaveli) do të kishte shtuar me shumë dëshirë edhe disa kapituj të tjerë në kryevepren e tij Princi dhe do të nxirrte rregulla të bazuara në drejtimin dhe udhëheqjen e këtij prijësi kaq të guximshëm! Era jonë moderne, për të cilën disa njerëz mendojnë që shtrihet në një lidhje të largët ndërmjet romacës dhe habisë, në një farë mënyre mbart dhe fakte shumë të cuditshme historike. 

Essad

Cfarë mund të quhet më i mrekullueshm sesa fakti që, pasi Europa për shumë kohë është përpjekur të miniminizoj afaret e Ballkanit ne pike te zakonshme e te pakercenueshme, del në pah një prijës, një udhëheqës ushtarak për të cilin Italia e kohëve të mesjetës do të kishte qenë krenare të kishte në gjirin e saj, i cili do te endet e vjen kryq e tërthor me një mega ushtri që e ndjek pas duke injoruar dhe mos marr parasysh ekzistencën e Fuqive të Mëdha dhe duke shkaktuar kaq debate kontradiktore sikur ai po bashkëpunon me Mbretin Nichola të Malit të Zi dhe është duke përgatitur trupat e tij për të filluar luftën me Turqin në një teatër të ri lufte tashmë? Italia e kohës së Rilindjes nxorri dhe njohu shumë figura të tilla. Me prjashtim të Cesare Borgia ndoshta, përjashtim sepse ai ishte djali i Papës Aleksandri VI dhe kishte epërsi ndaj shumë udhëheqsve të tjerë ushtarak dhe tregoi më shumë guxim për të kaprcyer të vjetërit në rrethana të caktuara.

Makiaveli ndoshta do të kishte shkruar një libër krejtsisht të ri ku të tregonte që arti i gladiatorve guximtar praktikohej edhe në Ballkan po ashtu sikurse në Itali, ku vdekja nuk kishte rëndësi të madhe në vetvete dhe ku politika e shekullit të 20-të nuk kishte asgjë për t`i shtuar etikës. Nuk ishte e pamundur që Esad Pasha tv shkonte më tej dhe të kaprcente plotësisht një udhëheqës ushtarak Italian, fuqia e të cilit pas së gjithash përfundonte kur ai nuk mund të udhhiqte më mercenarët, shërbimet e të cilëve ishin në interest të qeverisësve apo udhëheqësve mbretëror. Nëse shqiptarët do ta donin dhe pranonin unanimisht Esad Pashën se prijësin dhe princin e tyre ai do të kishte qënë figura kryesore për shumë kohë, një sundimtar i ligjshëm më shumë sesa një lider aktiv, i varur dhe i prirur nga prestigji i një kombi luftarak. Europa thotë se Shqipria do të bëhet e pavarur, pavarsi që thuhet se do të jetë varësi e princit të saj. Europa do të preferonte një Princ që do i bindej Fuqive të Medha dhe me prejardhje nga familje fisnike, por ende është divergjencë e madhe brenda Europës se kush do të jetë ky princ, gje qe i jep Esad Pashës mundësin të qëndroj në krye të gjithkaje që ka. Historit e ndryshme të një Otto apo Maksimiliani të mundshëm mjaftojnë për të ndalur Fuqitë e Mëdha nga vendosja e dikujt që nuk do t`i rezistonte dot gjatë një oponence të tillë.

Le të marrim në konsideratë për një cast që Esad Pasha do të formonte një dinansti, jo aq të mrekullueshme sa dinastia Suedeze e ushtarëve privat të Bernadotte-s.

Gjithkush i ka lexuar gazetat ku shkruhej se Komandanti i Parë i Shkodrës u vra në mënyrë misterioze në një rrethim dhe sulm të befasishm dhe papritur Esad Pasha e shpalli veten pasues t tij. Anglezët nuk mund të mendojnë tjetër gjë për Esad Pashën përvec faktit që ishte ai që e rrethoi Shkodrën nëpërmjet Malit të Zi dhe të nesërmen doli prej andej në një marshim triumfues me gjithë nderet e luftës. Gazeta The Daily News and Reader e ditës së Martë botuan autobiografin e Esad Pashës e cila sqaron shumë gjëra. Esadi është një shqipëtar me gjak shumë të pastër dhe fisnik. Familja e tij, Toptanasit e Tiranës, që ndodhet pranë qytetit të Durrësit (Durazzo), është një ndër familjet më të vjerta dhe të pasura të Shqipërisë. është një familje që rrjedh nga prijsa dhe krerë feudal. Esad Pasha ka shërbyer në ushtrinë turke të Maqedonisë dhe Anatolias dhe më pas u bë Komandant i Xhandarmërisë së Konstandinopojës. Ai ka luftuar kundër Greqisë në vitin 1897 dhe më pas iu dha titulli Pasha. Ndërsa Esad Pasha ndodhej në Konstandinopoj ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme që i ngacmoi temperamentin dhe indiferencën e tij ndaj inatit të Sulltanit. Një ditë, i zgjedhuri i Abdyl Hamidit, djali i ri shqiptar, Gani Toptani, vëllai i Esad Toptanit, e fyeu rëndë autoritetin e tij. Abdyl Hamidi i dha urdhër Vezirit të Madh për vrasjen e Gani Toptanit. Gani Toptani u qëllua për vdekje nga një agjent i Vezirit të Madh. Disa ditë më pas, agjenti që vrau Gani Toptanin u vra pran urës së Gallatës në mes të ditës nga Esad Toptani i cili la sipër kufomës një letër ku shkruhej u kry nga Esad Toptani. Kjo vrasje ishte mënyra tipike e hakmarrjes së një shqiptari gegë, përmbushja e betimit për marrjen e gjakut si është në Kanunin dhe zakonin shqipëtar. Kështu shkruanin gazetat The Daily News and Reader’.

Esadi që në fillimet e tij ka qenë një patriot i shquar, krenar për racën dhe historinë e tij dhe të popullit të tij dhe një avokat i hershëm i ideve kombëtare Pan-Shqiptare dhe madje edhe në mbrojtje të popujve të tjerë të vegjël për të cilët ai debatonte ashpër dhe me turqit në mbrojtje të tyre derisa u bë dhe armik i betuar i turqëve që duhej ekzekutuar. Për këta burra me instikte primitive gjithshka merrte një frymë të ekzagjeruar. Ai, që në kohën e Rilindjes quhej gjeniu semit i përshtatet më së miri edhe karakterit të shqiptarëve që mendojnë dhe veprojnë si semitt. Ai nuk thotë: E dua Isakun më shumë se Esaun por E dua Isakun, e urrej Esaun. Edhe dashuria, edhe urrejtja e tyre jane te medha dhe sikurse nuk do të kursenin në asnjë mënyrë armikun e tyre, po ashtu nuk do të kursenin as veteveten në mbrojtje të mikut të tyre që përcaktohet në sferën e dashurisë.

Sjellja e Abdyl Hamidit si pasojë e fyerjes që iu bë autoritetit t tij nga Esad Pasha ishte moment druajtjeje për të vendosur c`masë do të merrej për këtë akt sepse shqiptarët kishin qenë gjithnjë të përkëdhelurit e Perandorisë së Madhe Turke. Ai e transferoi Esad Pashën në Janin si Komandant i xhandarmërisë atje, por duke i dhënë gradën e Gjeneralit.

Megjithatë, kjo ngritje n gradë nuk e zbuti inatin e Esad Pashës për kundrejt Sulltanit dhe qysh përpara se të fillonte Revolucioni i xhonturqëve ai u bë përkrahës i tyre duke promovuar dhe përkrahur idetë e tyre kushtetuese, të cilat nuk do t`i kishte përkrahur aq lehtë në një moment tjetër, por kjo erdhi si pasojë e urrejtjes ndaj Sulltanit, si autor i vërtet i vrasjes së vëllait të tij. Kur Revolucioni përfundoi, Esad Pasha u bë deputet i zonës së Durrësit në Parlamentin e parë dhe vazhdoi të përfaqsonte Durrësin deri në shpërbërjen e vitit 1912. Ai ishte një pjestar shumë aktiv i grupit shqiptar, të cilët shpejt u gjendën në opozit shumë të ashpër me politikat otomane të Komitetit. Disa pjestar nga grupi i shqiptarëve u provokuan nga reagime politike të Komitetit, por vet Esad Pasha, edhe pse kishte arsye shumë të forta për të urryer Komitetin, e mbajti veten nga urrejtja e pavdekshme per Sulltanin dhe nuk u kthye ne krahet e regjimit te vjeter. Në kohën e kundër-revolucionit të vitit 1909 Esad Pasha shkoi në Kostandinopoj me ushtrinë e Komitetit të Selanikut në përkrahje të Kushtetutes. Ai ishte prezent në mbledhjen e Komitetit në Kostandinopojë në të cilën u vendos që Sulltan Abdyl Hamid duhet të rrëzohej nga froni.

Kush do tja conte mesazhin fatal Califit në Yildiz Kiral? Ngadal dhe me inat të përmbajtur Esadi doli para Komitetit dhe tha Do të shkoj unë tek Abdul Hamidi. Të gjithë e vunë re llogjikën bindse të ofertës së tij, dhe Esadi i shoqëruar nga tre anëtar të tjerë të Komitetit, shkoi në Yildiz Kiral. Ndrkohë që Sulltani po dridhej nga koka tek këmbët, i përgatitur për vizitorët, Esadi tha Sipas fatvas me drejtimin e Asambles Kombtare në këtë moment përmbyset nga froni Abdul Hamidi. Cfarë dridhjesh të Sulltanit mund ta shqetsonin në këtë moment zemrën e papërmbajtur të Esadit! Kurr më vonë Esadi nuk donte te prmendej incidenti me dramatic i jetës së tij, madje duke folur para disa muajsh me nje mikun e tij Francez, ai pranoi që kurdo që Esadi mendonte për at dialog të shkurtër me Abdul Hamidin dicka si shije limoni i bëhej nën gjuhë.

Në ditët që pasuan me rrëzimin e Sulltanit, Esad Pasha vazhdoi të rezistonte në krye të ushtris shqiptare me të gjitha fuqit dhe energjit e mundshme. Në zgjedhjet e ardhshme të radhës Komiteti u përpoq ta hiqte nga këmba këtë gjemb duke penguar rizgjedhjen e tij si prfaqsues të zonës së Durrësit. Por influenca e Esad Pashës ishte shumë më e fortë dhe më e madhe se ajo e Komitetit. Shqiptart kërkonin pronat dhe tokat e tyre dhe jo qilima lypsarsh. I mbshtetur nga 500 djem shqiptar, Esad Pasha kthehet në Kostandinopol, por beteja nuk zgjat shumë; struktura kushtetuese bie dhe Esad Pasha mendon kthimin në Shqipëri, më saktsisht në Shkodër, ndërsa thashethemet për luftë sa vinin dhe shtoheshin.  Esad Pasha tashmë ishte rreth 50 vjec.  Ai kishte një ballë të lart dhe një hundë prej romani fisnik, dhe një vecori në tiparet e tij është syri i djathtë që nuk i dridhej, që dukej sikur në cdo moment të vinte në shënjestër të mauzerit të tij. Ia vlen vërtet ta vëzhgosh figurën e Esadit!

Perktheu: Ervina Toptani, Shtator 2011

Editoi: Miro Sino, Shkurt 2012

  • 2. Esad Pasha Toptani: Memorandum mbi Shqiperine – 1919 (nuk eshte perkthyer akoma)

  • 3. Qeveria Serbe dhe Esad Pasha Toptani. (nuk eshte perkthyer akoma)

  • 4. E Ardhmja e Shqiperise, Esad Pasha duket te kete kontroll te plote.

    Publikuar më: 6 qershor  1913 ne gazeten The New York Times

    TIRANË, 10 qershor. – Që kur Esat Pasha (Toptani) erdhi në këtë qytet, pasi Shkodra iu dorëzua mbretit Nicholas (mbreti Nikolla i Malit të Zi), disa korrespondentë kanë pushtuar vendbanimin e tij – rezidenca më e bukur në vend, pronë e një tregtari të pasur – në mënyrë që të zbulojnë se çfarë ka për qëllim ai të bëjë sa i përket të ardhmes që fuqitë (Fuqitë e Mëdha) kishin ofruar për Shqipërinë.

    Esad Pasha ende vesh uniformën e tij të gjeneralit turk, një flamur turk valevitet mbi shtëpinë e tij, e cila ruhet nga trupat turke. Në anën tjetër, flamuri shqiptar i pavarësisë shihet kudo, dhe trupat shqiptare stërviten përditë në terren, për më tepër, qeveria lokale është duke u drejtuar në mënyrë shqiptare, herë pas here me ndikimin e Esadit, i cili nuk ka asgjë Otomane në karakterin e tij. E gjitha është një mister shumë i madh për korrespondentët. Ato cfare degjojne nga vetë ai nuk u jep sqarime me fakte.

    Sidoqofte, në një pikë ai është shumë i vendosur. Kur e pyetën nëse kishte ndonjë marrëveshje sekrete midis tij dhe mbretit Nikolla kur i dorezoi Shkodrën, p.sh. pagese parash apo premtim nga Nikolla për ta mbështetur si sundimtar të Shqipërisë, ai tha prerazi:

    “Ishte e pamundur te perzgjasnim rezistencën tonë, nuk mund të them për një ditë, por as edhe  për disa orë. Uria, dhe asgjë tjetër, korri fitore ndaj nesh”.

    Kur e pyetën për marrëdhëniet e tij me Qeverinë e Përkohshme, selia e autoritetit të së cilës ndodhet ne Vlorë, tha me një buzëqeshje pak sugjeruese pakenaqesie:  “Ju vet shihni atë që unë jam – një prijës ushtarak, një lloj i ushtarit. Si mund te prisni nga unë, një gjeneral turk, të mbaj marrëdhënie me të ashtuquajturën Qeveri të Vlorës? Kjo sigurisht është e pamundur. “Është e vërtetë që konsulli i Austro-Hungarisë dhe i Italisë kishin mirësinë të më informonin se ekziston një qeveri e tillë. Por unë vetë nuk di gjë për të. Nuk kam punë me të.  Për sa i përket marrëdhënieve të mia me qeverinë Turke, asgjë nuk mund të jetë më e thjeshtë. Unë pres urdhrat që më dërgohen nga Ministria e Luftës në Konstantinopojë (Stambolli i sotëm). Jam i gatshëm të udheheq njerëzit e mi kudo që ata dërgohen, me kusht që (terreni i luftës) të mos jetë shumë larg – për shembull, të mos dërgohemi në Bagdad apo në thellësitë e Azisë së Vogël.

     “Unë nuk jam vetëm.  Kam shokë dhe të njohur në vend. Unë mundem t’i bashkoj krerët e vendit dhe të gjithë së bashku ndoshta mund të bëjmë diçka të dobishme.  “Ah, e di shumë mirë se kemi nevojë për ndihmën Evropiane, financiare (monetare) dhe teknike. Por, ajo ndihmë duhet të na jepet  pa prapavijë.  Çka unë  dua – çka ne duam – është që me çdo kusht të na lini ne paqe”.

    Për Esad Pashën çështja e formës së qeverisë është me sa duket e një rëndësie dytësore. Ka pak rëndësi nëse sundimtari i Shqipërisë do të emërohej Princ apo Mbret. Ai duket se e ka zemrën me teper te fiksuar në një kompromis të ndershëm dhe besnik me Turqinë, dhe më pas organizimin e vendit në përputhje me traditat kombëtare. Dhe megjithese ndërhyrja e vazhdueshme Evropiane duket mëse e mundshme, Esad Pasha vetë nuk dëshiron të marrë pjesë në punën e cila do të duhet te bëhet. Me sa duket asgjë nuk qenka më larg nga e vërteta se ideja e hedhur që Esadi vetë aspiron fronin mbreteror.

    Kur flet për këtë ceshtje, ai gjithnjë duket se thotë: “Jo, faleminderit! Jo për mua! “Megjithatë, sikur Evropa vërtet të kishte qellim ta linte Shqipërinë në paqe, Esadi do të ishte i dhënë në këtë drejtim dhe do të mundohej për më të mirën për Shtetin e ri. 

    Publikuar më: 6 qershor  1913 ne gazeten The New York Times

    Perkthyer nga: Mirand Tafarshiku

    Edituar nga:  Miro Sino

5. Esat Pasha – Mbrojtësi i Shkodrës

Shkruar nga: Frymzim Dauti.

Hyrje

Gjate periudhes se formimit te Shtetit Shqiptar, figura me e rendesishme e shqiptareve, si brenda Shqiperise ashtu edhe jashte saj, pa dyshim qe ishte Esat Pashe Toptani.  Per fat te keq, veprimtaria e tij politike, diplomatike dhe ushtarake edhe sot e kesaj dite nuk eshte e zbardhur perfundimisht.  Kjo, pasi qe historiografia shqiptare ende nuk eshte zhveshur nga kthetrat e stalinizmit dhe sepse meritat e tij i jane mveshur figurave te tjera historike.

Te cmitizohen figurat historike nuk eshte pune edhe aq e lehte. Kjo veshtiresohet me teper atehere kur edhe politika nderhyn ne shkence dhe dirigjon se cilat figura guxojne te cmitizohen e cilat jo.  Poashtu te njihen apo te potencohen meritat e mohuara te nje figure historike, te cilat jane injoruar per shkaqe te ndryshme, eshte pune e veshtire.  Kjo, pasi qe duhen rrezuar shume teza dhe keqinterpretime qe i jane mveshur nje personi te caktuar historik.  Rast i tille eshte edhe veprimtaria e Esat Pashe Toptanit.

Por, nuk ka dyshim qe ne vitet ne vijim, veprimtaria e Esat Pashes do te zbardhet perfundimisht dhe ai do ta marre vendin e merituar ne historine shqiptare.  Kjo nenkupton se nofka e tradhetarit, qe ia mveshen kundeshtaret e tij politike, do t’i takoje se kaluares, pasi dhe “tradhetine” e tij sot me askush nuk e beson.

Nje nga “fajet” qe ia kane mveshur Esat Pashes, eshte se ai Malit te Zi ia dorezoi apo shiti Shkodren. Ajo qe e ben me interesante kete ngjarje, eshte dhe shpifja qe i mvishet Esat Pashes, se ai dha urdherin per vrasjen e komandantit te ushtrise osmane ne Shkoder, me qellim qe t’ia dorezoje Shkodren Malit te Zi.

Ne kete punim nuk do t’i trajtoj detajet e aktivitetit luftarak 7-mujor qe u zhvillua ne Shkoder dhe rrethinen e saj, prej tetorit te vitit 1912 deri ne prill te vitit 1913, pasi qe kjo eshte nje teme shume e gjere dhe nuk mund te permblidhet ne pak flete.  Qellimi i ketij punimi eshte te analizoj se a e meritonte Esat Pasha titullin qe e mbante:  Mbrojtes i Shkodres.  Per ta shpjeguar kete, duhet t’i analizojme veprimet e tij lidhur me mbrojtjen e Shkodres dhe veriut te Shqiperise, gjithashtu duhen analizuar theniet e figurave te rendesishme historike per veprimtarine e tij.

Foto: Esat Pashe Toptani.

Ne janar te vitit 1913 ne Shkoder vritet komandanti osman me origjine tatare, Hasan Riza Pasha. Profesionalizmi i tij ushtarak ishte vendimtar ne mbrojtjen e Shkodres ne fillim te luftes, dhe poashtu ndertimi i sistemit mbrojtes te Shkodres ishte nje merite e tij e pamohueshme. Sot permendorja e tij me te drejte qendron ne Shkoder, e qe deshmon se meritat e tij nderohen nga nje pjese e shkodraneve. Pas vrasjes se tij, barra kryesore e mbrojtjes se Shkodres, prej janarit deri ne fund te prillit 1913, i mbeti Esat Pashes, i cili ishte zevendes i tij. Mbrojtja e Shkodres u veshtiresua me shume ne kete periudhe, pasi qe ushtrise malazeze iu bashkua edhe ushtria serbe, e cila e kishte nenshtruar shumicen e territoreve shqiptare dhe i kishte duart e lira qe t’i ndihmonte aleatit te vet malazez, e i cili nuk perparonte ne luften e tij pushtuese.

Vrasja e Hasan Riza Pashes, sipas logjikes, do te duhej t’i mvishej armiqeve, e jo miqeve te tij. Dhe, perderisa historianet komuniste apo kundershtaret politike te asaj kohe akuzojne se ai u vra me urdher te Esat Pashes, me qellim qe t’i kete duart e lira per ta dorezuar Shkodren, parashtrohet nevoja qe te ndalemi dhe ta elaborojme kete ngjarje te hidhur. Nuk ka nevoje t’i elaborojme detajet se si dhe kush e vrau Hasan Riza Pashen, por eshte e arsyeshme qe te jepen disa konkluzione logjike per kete vrasje.

  1. Historianet qe pa asnje argument e bejne kete shpifje, e humbin konotacionin kohor. Eshte e palogjikshme qe Esat Pasha ta kete dhene urdhrin per vrasjen e Hasan Riza Pashes me qellim qe ta dorezoje Shkodren, duke qene se Esat Pasha u largua prej Shkodre ne fund te prillit! Pra, ky i fundit i udhehoqi luftimet afer tre muaj pas kesaj vrasjeje. Luftimet nen komanden e Esat Pashes per mbrojtjen e Shkodres ishin me te pergjakshme, pasi qe sollen me shume viktima nga te dyja palet.
  2. Pyetja tjeter logjike qe parashtrohet, per ta rrezuar akuzen qe me te padrejte i mveshet Esat Pashes, eshte: nese ky kishte per qellim qe ta dorezoje Shkodren, pse nuk e vrau Hasan Rizen ne tetor apo nentor te vitit 1912, mbasi atehere te gjitha qytetet kryesore te Shqiperise ishin okupuar nga serbet?!
  3. Nese e pranojme hipotezen se Esat Pasha urdheroi vrasjen e Hasan Rizes, atehere parashtrohet pyetja: a eshte e mundur qe Esat Pasha te kete urdheruar vrasjen e Hasan Rizes, nga arsyeja qe Hasan Riza planifikonte dorezimin e Shkodres? Kjo pyetje parashtrohet, pasi qe eshte e ditur se ushtria osmane ishte thyer thuajse ne te gjitha fronet nga ushtria e Aleances ballkanike, dhe se Hasan Riza, si joshqiptar, nuk e kishte motivimin qe ta mbronte Shkodren me cdo kusht, d.m.th ndoshta nuk e kishte motivimin qe t’i sakrifikoje ushtaret nen komanden e tij. Nuk ka dyshim qe kjo hipoteze eshte shume me e arsyeshme per ta pranuar si nje te vertete. Por, analiza e kesaj hipoteze eshte po aq fyese, sa dhe hipoteza e urdherit per vrasjen e tij nga Esat Pasha, me qellim te dorezimit te Shkodres.
  4. Ajo qe e ben dhe me cinike kete akuze per vrasje, dhene nga historiografia staliniste shqiptare dhe kundershtaret e tij politik, eshte se ata e marrin ne mbrojtje vrasjen e nje tatari-osman, nderkohe qe per po keta tatare osmane thone se na roberuan pese shekuj.  A thua u dhimbsej atyre vrasja e nje pashe osman?!  Jo, kuptohet qe nuk u dhimbsej. Por, te vrasja e tij, ata gjenin nje shkas per ta njollosur luften heroike te Esat Pashes ne mbrojtjen e veriut te Shqiperise.  Kjo, pasi perderisa Esat Pasha luftonte, kundershtaret e tij politik benin plane per marrjen e pushtetit dhe bashkepunonin me agjente te shteteve te tjera, nga te cilet u vinin oferta te leverdishme.

Prandaj dhe nje historian serioz do te largohej nga kjo teme, nga fakti i thjeshte se nuk ka mundesi qe te ndricohet nje vrasje qe ka ndodhur ne mes te nates para 1 shekulli ne rrethana lufte.  Nese sot e kesaj dite ende ekzistojne historiane qe bazohen ne thashethemet e atehershme, per te nxjerre ne drite kete vrasje, te njejtet medoemos do te duhej ta kene parasysh faktin e ekzistences se propagandes se luftes. Kjo do te thote se armikut i konvenonte qe te perflitej se mbas kesaj vrasjeje qendronte Esat Pasha, me qellim te nxitjes se ndonje perleshjeje ne shtabin ushtarak, apo te rrezimit te moralit te ushtareve qe e mbronin Shkodren. Por, u deshmua qe ky tentim nuk pati asnje efekt, pasi qe shtabi ushtarak dhe ushtaret i qendruan besnik Esat Pashes deri ne fund.

Per luften e Shkodres jane shkruar disa libra, artikuj gazetash dhe ditare nga deshmitaret e asaj ngjarjeje.  Pjesa dermuese e ketyre shkrimeve eshte e njohur per ne dhe prandaj nuk ka nevoje te nderhyme ne detajet e kesaj beteje.  Pikat kryesore qe nevoiten per ta zberthyer dhe per ta kuptuar rolin e Esat Pashes ne mbrojtjen e Shkodres jane:

  1. Duke qene se Shkodra dhe rrethina e saj popullohej me shqiptare katolike dhe myslimane, cili ishte qendrimi i tyre ne kete lufte?
  2. Si arriti Esat Pasha te mbaje disiplinen e ushtrise?
  3. Kushtet e jeteses ne Shkoder gjate rrethimit
  4. Demonstrimi i flotes navale evropiane ne ujerat territoriale te Shkodres
  5. Interesat gjeopolitike ne rajon
  6. Rrethanat politike ne Shqiperi dhe Mal te Zi
  7. Marreveshja politike per Shkodren me Malin e Zi
  8. Cka pas largimit te Esat Pashes prej Shkodre

-Pjese e madhe e popullates myslimane shqiptare, dhe jo vetem ajo e Shkodres dhe rrethines se saj, u bashkua ne mbrojtjen e Shkodres.

Foto: Luftetare vullnetare ne luften kufitare me Malin e Zi ne vitin 1911.

Nga ana tjeter, qendrimi i popullates katolike shqiptare mund te ndahet ne tri pjese

  1. ata qe luftuan bashke me malazezet dhe serbet per ta pushtuar Shkodren
  2. ata qe mbeten neutrale per shkak te ndikimit austro-hungarez
  3. nje pjese e vogel qe perfaqesonin te ashtuquajturit nacionaliste shqiptar, te cilet vetem me fjale perkrahnin mbrojtjen e Shkodres

Shkodrani Hil Mosi, qe vepronte si komit kunder ushtrise osmane ne vitin 1911, nuk u pajtua me bashkeluftetaret e tij te meparshem, qe u lidhen me Malin e Zi dhe prandaj nuk mori pjese aktive ne luftimet rreth Shkodres. Kur Esat Pasha mbronte Shkodren, Hil Mosi qendronte ne Cetine (kryeqytet i Malit te Zi). Ai atje, me 3 Nentor 1912, shkruan nje vjershe te cilen me vone e boton ne nje permbledhje vjershash te tij.  Ne fund te faqes se asaj vjershe, ai e jep kete deshmi: “Kur e shkrova ket vjershe disa prej nesh, te rrejtun prej premtimeve te Malit te Zi, shkune e i ndihmune”.(1)

Hil Mosi qendrimin e tij nuk e ndryshoi deri ne perfundim te luftes dhe prandaj disa muaj me vone, perderisa gjendej ne Trieste me 27 mars 1913, ia perkushton nje vjershe Shkodres qe mbrohej nga invazioni i shkjenies (sllaveve) me kete permbajtje:

Lavd ty te kjoft, o Shkodra e j’on arbnore,

Ti nder dhe fam e re e t’gjith Shqypnies!

[…] Nonse me hov ket her t’u turr shkjenia

Ner t’kater ant me top e pushk tuj t’ra,

Ti s’deshte t’dish aspak cka asht ligshtia.(2)

Por, pjesemarrja aktive e shume bajraktareve shqiptare ne luftimet qe synonin pushtimin e Shkodres nen flamurin e Malit te Zi, eshte mbajtur ne heshtje nga historiografia shqiptare. Ajo mbahej apo mbahet ne heshtje edhe sot e kesaj dite, ndoshta duke menduar se fshehja e se vertetes do t’u ndihmonte gjeneratave te reja te forconin patriotizmin dhe ta formonin kombin shqiptar. Ky mendim u shfaq sidomos ne historiografine komuniste shqiptare, e cila pretendonte formimin e nje kombi, qe gjoja gjate gjithe “ekzistences” se tij, prej antikes deri ne ditet e sotme, ka pasur vetedije kombetare, eshte sjelle gjithmone arsyeshem dhe ka luftuar vetem per t’u vetembrojtur. Kuptohet qe fshehja e se vertetes historike nuk ndihmon ne ngritjen e vetedijes kombetare, pasi qe nuk mund te mbahen te fshehura ngjarjet e dokumentuara. Ekzistojne metoda shume me te sofistikuara se si te shpjegohet apo te interpretohet nje ngjarje historike qe perben nje pjese te hidhur te nje populli.

Por, angazhimi i disa bajraktareve per ndihme dhene serbeve dhe malazezeve nuk ishte teme tabu ne periudhen e Zogut, pasi qe kujtimet ishin ende te fresketa. Mit’hat Frasheri ne vitin 1929 e diskuton ne nje shkrim te tij fenomenin e pjesemarrjes se disa katolikeve shqiptare ne lufte bashke me malazezet. Ai shkruante: “Dhe ajo cka cudit eshte se Malsoret Shqiptare dhe katolike po e prijne Shqaun kaur ne kete mesyjtje te tokese shqiptare”.(3)

Foto: Ushtarake serbe ne takim me disa luftetare dhe priftin. Lezhe, fillim i prillit 1913.

Poeti dhe kleriku Gjergj Fishta ne vepren e tij “Lahuta e Malesise” nuk e permend historine e rrethimit te Shkodres gjate Luftes ballkanike.  Kjo eshte per t’u habitur, pasi qe ky poet i kreshnikeve nuk ka lene ngjarje pa permendur ne poemat e tij, perderisa per ate me te rendesishmen nuk ka shkruar asgje.  Ai madje ne poemat e tij i permend si trima edhe kreret e komiteve Sokol Baci dhe Mirash Luca, te cilet deri ne vdekje u mbeten besnike aleateve te tyre sllave dhe qe ishin komandante te njesive shqiptare, qe se bashku me malazezet e sulmonin Shkodren. Kete leshim te qellimshem Fishta e permireson kur i boton vargjet per Esat Pashen dhe heroizmin e tij, ne nje permbledhje tjeter te tij.  Vargjet jane keto:

Mo ‘le’ Toptan, me shpate t’ande binde

Nji shekull mbare m’at maje Taraboshi!

Prap shpaten njesh, e priju prap ti gjind’e

Ndejun n’voter s’prarohet e jo kondoshi

Mblidh toske e Lape, e sod per Shqyptari

Qindro, si ‘i here qindrove me trimni.(4)

-Per sa i perket disiplines ushtarake osmane ne Shkoder, duhet qe se pari te shpjegojme organizimin e kesaj ushtrie.  Esat Pasha ne fillim te luftes ishte komandant i redifeve (te rezervisteve) per vilajetin e Shkodres, por ai poashtu – pershkak te ndikimit politik qe e kishte si deputet i zones se Durresit, Krujes, Kavajes dhe Tiranes – ndikoi ne mobilizimin e shume vullnetareve nga ajo zone, per mbrojtjen nga invazioni sllav ne veri te Shqiperise. Prej janarit 1913, me zgjedhjen e tij komandant i pergjithshem i korpusit te Shkodres, ai i kontrollonte ushtaret nizame (te rregullt), redifet dhe vullnetaret. Redifet dhe vullnetaret kuptohet qe ishin te gjithe shqiptare, perderisa ushtria e rregullt ishte e perzier me popuj osmane, perfshire ketu edhe shqiptaret. Numri i pergjithshem i tyre ishte afer 35.000 vete.

Ekzistojne shume te verteta dhe te paverteta per kete lufte te gjate. Ekzistojne dhe ngjarje qe jane shnderruar ne mite. Prandaj, kur shpjegojme ndonje ngjarje te asaj beteje, duhet te bazohemi ne burime me serioze. Libri te cilin e ka shkruar shefi i shtabit ushtarak serb qe e sulmonte Shkodren, na jep pershkrimin e dy momenteve, te cilat na mundesojne te njohim anen e ashper te Esat Pashes, ose anen e tij te nje ushtaraku te “pameshirshem” per sa i perket disiplines ushtarake. Momentin e sulmit te pergjithshem, qe e ndermoren ushtaret serbe, malazeze dhe disa bajraktare shqiptare ne shkurt te vitit 1913, dhe kur disa ushtare osmane-shqiptare i leshuan pozicionet e tyre per te shpetuar nga vdekja, gjenerali serb ne librin e tij e pershkruan keshtu: “Edhe kete pozicion turqit e leshojne dhe zmbrapsen duke ikur ne drejtim te qytetit te Shkodres, mirepo Esat Pasha me shtabin e tij dhe me revole ne dore i kthen prape ata ne Bardhaj (M. Bardanjol), ku i konsolidon per rezistence te metutjeshme”.(5)  Dhe, lidhur me momentin e dyte, kur ne fillim te prillit 1913 ushtaret rebelohen ne tri vende per shkak te mungeses se ushqimit, autori na njohton se Esat Pasha shkon personalisht t’i qetesoje te njejtet, e kur nuk ia del ne krye qe ne nje vend ne Berdice te sjelle rendin, ai urdheron pushkatimin, ne vend te ngjarjes, te 50 ushtareve te tij.(6)

-Per sa i perket urise qe mbreteronte ne Shkoder, e sidomos ne prill te vitit 1913, ekzistojne shume deshmi. Keto jane shenuar nga vete ushtaret ne kujtimet e tyre, nga gazetaret dhe ne raportet apo kujtimet e konsujve te Shkodres.  Cilatdo qofte citate t’i marrim, per mjerimin qe ekzistonte ne Shkoder, ato e deshmojne te njejtin trishtim.  Gazetari dhe politikani serb Jasha Tomic, qe ishte deshmitar i ketyre ngjarjeve, ne ditarin e tij shkruante: “Esat Pasha deshironte te jete “ushtar i ndershem”. E mbrojti Shkodren edhe kur me nuk mundej ta mbroje. […] Ajo buke ishte e mykur dhe e krimbur. E pashe nje cope buke te tille. Krimbat e kishin mbuluar ate. Ushtari i uritur dhe gjysme i vdekur u trishtua dhe e la ate. Prej dates 8 te atij muaji nuk e kishte dhe ate biskote. E lajmeroi ushtrine se nuk mund ta ushqente me, e me date 10 u dorezua. […] Dy javet e fundit me kishin filluar qe te vdesin nga uria. Ata dhe qente e tyre. […], do te ishte lehte te paramendohet uria ne Shkoder, pasi ngordhen thuajse te gjithe qente. Kur thernin per ushtrine, lejonin qe femijet ta mbledhin gjakun dhe melcine. Hanin bretkosa, bar dhe mish te kalit te ngordhur. Por edhe ajo nuk mjaftonte. […] vetem ne rruge cdo dite vdisnin nga uria prej 6 deri 7 njerez, gra dhe femije”.(7)

Po te njejten deshmi e jep edhe gjenerali serb: “Prej komandes lokale ne Shkoder popullata merrte ne dite nga 15 kuaj te artilerise per ushqim, […] Tri javet e fundit para kapitullimit, filluan te paraqiten rastet e para te vdekjes nga uria. Prej asaj kohe nga uria vdisnin 30-40 vete ne dite”.(8)

Kuptohet qe keto figura udheheqese serbe dhe njekohesisht autore te librave per luften e Shkodres nuk deshironin te shkruanin se Esat Pasha u detyrua ta dorezoje qytetin shkaku i urise. Ata do te deshironin qe te shkruanin per luften e lavdishme serbo-malazeze dhe kapitullimin e Shkodres. Mirepo, ata nuk mund te shkruanin vepra krejtesisht te pavlera, nderkohe qe dhjetera gazetare percillnin veprimet luftarake ne Shkoder dhe e tere diplomacia evropiane ishte perqendruar ne zhvillimet qe ndodhnin aty. Te percjelle me deshmitare lidhur me ngjarjet qe ndodhnin, autoret serbe mbase nuk preferuan te zgjedhin opsionin e pseudo-historianeve te Shqiperise, te cilet na lane ne leter te paverteta per rrethimin e Shkodres.

Edhe britaniket shkruanin per gjendjen ne Shkoder pas perfundimit te luftimeve. Koloneli Sir Rankin, qe ishte korrespodent i lufterave, shkruante: “Shkodra, ne ate kohe, ndoshta nuk ishte vend i pershtatshem per te banuar.  Kur hyne malazezet, i gjeten te gjithe banoret te rraskapitur.  Shumica e klases se ulet kishte vdekur nga uria, spitali ishte ne kushte mizore, perderisa spitali i perkohshem ne zonen e bombarduar ishte i mbushur me kufoma te pavarrosura.  Esat Pasha, nuk kishte guxuar te dale ne rruge per disa dite, pasi qe ndiqej nga turma te uritura, te cilat e lusnin per buke ose te kapitulloje”.(9)

-Per sa i perket interesave gjeopolitike te Ballkanit, vlen te permendet roli i Austro-Hungarise. Ajo e kishte aneksuar Bosnjen ne vitin 1908 dhe pretendonte ta okupoje edhe Selanikun, apo ta nderkombetarizoje portin e saj, prandaj dhe mund te thuhet se interesat e saja prekeshin direkt nga Lufta ballkanike.  Sulltan Abdulhamidi ne shenimet e tija, para Luftes ballkanike, shkruante: “Enderra e Austrise eshte te zoteroje qytetin e Selanikut; mirepo, per mendimin tim, kjo gje nuk do te mund te realizohet, sepse themelimi i shtetit jugosllav duke pasur ne krye te saj nje sundimtar aktiv, eshte nje ceshtje ditesh”. (10)

Austro-Hungaria planifikonte te ndertonte linjen hekurudhore prej Bosnje nepermjet krahines se Sanxhakut per te dale ne Mitrovice, e cila atehere me ishte e lidhur me linje hekurudhore me Selanikun.  Ajo dhe e kishte marre koncesionin per ndertimin e kesaj hekurudhe dhe prandaj shpresonte se nese nuk do te arrinte ta okupoje Selanikun, te pakten do te arrinte qe nepermjet rruges diplomatike te nderkombetarizonte portin e saj.  Por, me okupimin e krahines se Sanxhakut nga forcat serbo-malazeze gjate Luftes ballkanike, de facto Serbia u bashkua me Malin e Zi dhe, si rezultat, e nderpreu rrugen e zbatimit te planeve te Austro-Hungarise.  Ajo rrezikun e nderprerjes se kesaj rruge nga Serbia e kishte shprehur edhe gjate mbajtjes se Kongresit te Berlinit ne vitin 1878.  Prandaj dhe qe atehere i kishte derguar trupat e saja ne Sanxhak, per te parandaluar pikerisht bashkimin e Serbise me Malin e Zi dhe e kishte marre ne administrim Bosnjen, e cila vazhdoi te jete nen sovranitetin e Sulltanit deri ne vitin 1908.  

Nga kjo arsye, Serbia kishte mbetur si shtet i vetem ne Evrope pa dalje ne det (me perjashtim te Zvicres). Per shkak te infrastruktures se dobet, ne ate periudhe, dalja ne det ishte elementare per zhvillimin ekonomik te nje shteti.  Kjo situate e shnderroi ekonomine e Serbise deri atehere te varur nga Austro-Hungaria, pasi ajo mund te eksportonte dhe importonte kryesisht vetem ne dhe prej kesaj te fundit. Serbia, per te dale nga kjo situate kishte dy mundesi: 1. okupimin e bregdetit shqiptar, ose 2. okupimin e krahines se Sanxhakut me qellim te bashkimit me Malin e Zi – krahine kjo qe lidhte Bosnjen me Kosoven, e qe popullohej kryesisht me muslimane, boshnjake dhe shqiptare. Gjate Luftes ballkanike, Serbia i okupoi te dyja keto vende strategjike.  Mirepo, dalja e Serbise ne bregdetin shqiptar ishte nje sfide e madhe, per shkak te marreveshjes paraprake bilaterale mes Italise dhe Austro-Hungarise.  Ato dy shtete ishin pajtuar qe ne rast te kolapsit te Perandorise osmane, ne zonen bregdetare te Shqiperise te perpiqeshin te formonin autonomine e Shqiperise, me qellim te nderprerjes se daljes se Serbise ne Detin Adriatik dhe te neutralizimit te konfliktit te mundshem ne mes tyre, per shkak te interesave gjeostrategjike ne bregdetin shqiptar.  Nepermjet bllokimit te daljes se Serbise ne Detin Adriatik, ato luftonin edhe politiken pan-sllaviste ne krye me Rusine, qe pretendonte ta rise ndikimin e saj ne Detin Mesdhe, nepermjet daljes se Serbise ne Detin Adriatik.  Por, pasi qe Serbia kishte arritur ta okupoje Durresin, me 20 dhjetor 1912, ne Konferencen e Ambasadoreve ne Londer, u parashikua ndertimi i linjes hekurudhore per qellime tregetare, qe do ta lidhte Serbine me portin e Durresit – linje kjo qe Serbise i siguronte dalje ne det per qellime ekonomike, por jo dhe ushtarake.

Austro-Hungaria kishte dhe planin B, per sfiden sllave qe i kercenonte interesat e saja. Ajo kishte ndikimin e saj te shqiptaret, e sidomos te popullata katolike e Shqiperise. Kjo, per arsye se ajo kishte rolin e protektorit mbi popullsine katolike shqiptare ne baze te traktateve me Perandorine Osmane. Austro-Hungaria pretendonte qe ta evitonte ndikimin sllav ne territoret shqiptare, nepermjet formimit te nje principate katolike shqiptare, e qe do te perfshinte territorin e Shqiperise Veriore (krahinen e Mirdites, Lezhen, Shengjinin, Shkodren, Malesine e Mbishkodres, Gjakoven, Malesine e Gjakoves, Rugoven, Dukagjinin dhe Puken). Qendra e kesaj principate planifikohej te ishte Shkodra. Prandaj dhe per interesat e Austro-Hungarise, Shkodra perfaqesonte nje vend gjeostrategjik. Mirepo, ky plan nuk arriti te realizohej, pasi katoliket shqiptare nuk ishin te gjithe nen ndikimin austriak. Disa prej tyre ishin nen ndikimin sllav apo italian dhe, si pasoje e kesaj, ne Luften ballkanike disa nga keto territore u pushtuan nga ushtrite serbo-malazeze.

Austro-Hungaria gjate Luftes ballkanike duhej t’i luftoje edhe pretendimet ruse dhe ato britanike, qe kishin per qellim te formonin nje Konfederate Ballkanike, qe do ta nderpriste zgjerimin e ndikimit teutonik (Gjermani, Austro-Hungari) ne Lindjen e Mesme – nepermjet linjes hekurudhore Berlin-Bagdad, qe ishte duke u ndertuar dhe qe kalonte nepermjet Ballkanit.

Por, pasi ne Luften ballkanike u cenuan ndjeshem interesat e Austro-Hungarise, ajo u perpoq qe ta ktheje ne favor te saj situaten e re te krijuar ne Ballkan.  Ne fillim ajo e shfrytezoi pakenaqesine e Bullgarise nga ndarja e territoreve ne mes Aleances ballkanike, dhe prandaj diplomacia austro-hungareze i inkurajoi planet e Bullgarise per ta sulmuar Serbine dhe Greqine.  Mirepo, pasi Bullgaria deshtoi ne ate lufte, qe njihet si Lufta e dyte ballkanike, nuk kaloi shume kohe dhe Austro-Hungaria e sulmoi vete Serbine dhe e okupoi ate sebashku me Shqiperine.

-Demonstrimin qe e beri flota navale evropiane ne bregdetin ne afersi te Shkodres, kishte rendesi ne perfundimin e Betejes se Shkodres. Fuqite e Medha shpallen bllokade ne bregdetin shqiptar, pasi qe kryqezori osman “Hamidije” me 12 mars 1913 ne Shen Gjin sulmoi me sukses anijet greke. Keto anije e mbanin te bllokuar bregdetin shqiptar dhe transportonin ushtare serbe, te cilet prej Selaniku zbrisnin ne Shqiperi me qellim qe te shkojne ne fronin kunder Shkodres.  Pas kesaj ngjarjeje, me 22 mars 1913 ne Konferencen e Londres u vendos qe Shkodra t’i takoje Shqiperise.  Prandaj dhe Qeveria ruse sebashku me shtetet tjera i kerkuan Qeverise serbe dhe asaj malazeze qe t’i terhiqnin trupat e tyre nga rrethimi i Shkodres.  Qeveria serbe e pranoi kete vendim dhe ushtria serbe filloi te terhiqej.  Me kete rast, Kryeministri i Perandorise osmane i dergoi nje depeshe Esat Pashes, ku ketij i sugjerohej qe te mos sulmohen trupat serbe, pra pasi ato ishin duke u terhequr.  Nga ky moment per Esat Pashen ishte e qarte, se fati i Shkodres ishte vendosur nga Fuqite e Medha ne favor te Shqiperise.

Esat Pasha pas ketyre ngjarjeve ndoshta shpresoi se pas terheqjes se trupave serbe dhe duke qene se flota navale e Fuqive te Medha demonstronte ne ujerat territoriale te Shkodres, po keto Fuqi te Medha do te intervenonin qe ta parandalonin katastrofen humanitare ne Shkoder. Por, kjo nuk ndodhi dhe ato nuk ndermoren asgje ne menyre qe te mundesohej hyrja e ushqimeve dhe e ilaceve ne Shkoder. Ato vazhdonin te mbanin Shkodren e bllokuar, ne po te njejten menyre sic e mbanin, para tyre, lufteanijet greke.  Esat Pasha, nga kjo indiference e tyre e qellimshme, i kuptoi dhe planet e tyre.  Kjo situate me floten navale evropiane i inkurajoi malazezet qe te vazhdonin me bombardimin e qytetit, pasi edhe ata ishin ne dijeni per situaten e veshtire ne Shkoder dhe me te drejte besonin se ishte vetem ceshtje kohe se kur do te dorezohej ushtria osmano-shqiptare.

Nga nje deshmi e sekretarit personal te Presidentit Willson, i cili e takoi Esat Pashen gjate punimeve te Konferences se Paqes ne Paris, kuptojme se Esat Pasha i ishte ankuar atij, se gjate Luftes se Shkodres flota navale evropiane kishte qene kunder tij.  Esati, mes te tjerash ne ate bisede, sipas deshmise ne ditarin e diplomatit amerikan te shkruar me 4 dhjetor 1918, thote:”U dorezova”, thote Esadi, te anijet e medha te bashkesise se kombeve te cilet shume padrejtesisht ishin armiqesisht kunder meje, […]  Atyre dhe vetem atyre iu dorezova, qe te mund te jetoj e te luftoj edhe nje dite.  Dhe ajo ishte nje dite e zeze per Nikolen [F.D. mbreti i Malit te Zi]. (11)

Nga deshmia qe na jep diplomati amerikan, dhe veprimet e lartpermendura te flotes navale evropiane, kuptojme qe Esat Pasha floten navale evropiane me te drejte e konsideronte si armiqesore, e cila nepermjet intrigave deshironte ta merrte nen kontroll Shkodren dhe ta nderkombetarizonte bregdetin e saj. I vetedijshem per qellimet e tyre, Esati, gjate asaj beteje, gjendej para nje akti te kryer te diplomacise se huaj lidhur me fatin territorial te qytetit te Shkodres dhe ne nje situate te mjerueshme ne fushebeteje. Fuqite e Medha nuk kishin arsye qe ta ndryshonin qendrimin e marre me konsensus kohe me pare dhe ato e prisnin momentin derisa te gjenin nje pretekst qe te nderhynin ne Shkoder. Fuqite e Medha ishin te informuara se rezistenca e Shkodres ishte ceshtje ditesh dhe e prisnin me padurim kapitullimin e kesaj te fundit. Te njejtit prisnin pretekstin e marshimit te ushtrise malazeze ne Shkoder, per te nderhyre. Esat Pashes, ne ate situate te renduar, i erdhi edhe oferta nga Austro-Hungaria: nese Shkodra i dorezonin armet, ajo do te merrej ne mbrojtje nderkombetare.

-Esat Pasha, si nje politikan, mendonte per menyren se si ta ktheje kete situate edhe ne interes te tij personal. Ai e analizonte edhe situaten politike ne Shqiperi. Territoret e autonomise se Shqiperise, te dala nga Konferenca e Ambasadoreve ne Londer, ishin te okupuara nga ushtria serbe, qe ishte stacionuar ne Durres, Tirane, Kruje, Elbasan, Lezhe etj.  Situata ishte me e veshtire ne Shqiperine jugore, pasi qe ne Gjirokaster e Korce, me prill 1913 princi i Greqise pritej nga turma te medha shqiptaresh me lule dhe flamuj te Greqise, si clirimtar i tyre.  Enklave e vetme ku nuk kishin depertuar trupat okupatore ishte rrethi i Vlores, i Lushnjes, i Fierit e i Beratit, pasi qe aty ishin te stacionuar, per t’u konsoliduar, ushtaret osmane qe ishin terhequr pas disfatave ne fushebeteja. Nga ana tjeter, Qeveria e Vlores jo vetem qe ishte deshmuar pergjate 5 muajve e paafte qe te mobilizoje vullnetare per t’i dale ne ndihme Shkodres, por politika e saj ndikoi dhe ne dezertimin e ushtareve shqiptare qe e mbronin Janinen. Kjo situate ne terren, me siguri qe e pati brengosur Esat Pashen, duke u nisur nga deshmia e mevonshme, se ai ia kishte vene vetes per detyre qe veprimtarine e tij politiko-ushtarake t’ia perkushtoje formimit te Shtetit Shqiptar.

Foto- Gjirokastra, me rastin e vizites se princit te Greqise me prill 1913. (12)

Esat Pasha, i vetedijshem se hyrja e ushtrise malazeze do te nxiste nderhyrjen perfundimtare te trupave nderevropiane ne Shkoder, veproi me nje plan strategjik te menduar mire.  Ne fillim, ai e pranoi insistimin e malazezeve per negociata per te ardhmen e Shkodres. Negociatat nepermjet ndermjetesuesve ishin bere edhe me heret, mirepo pa sukses, pasi qe malazezet kerkonin kapitullimin e pakushtezuar te Shkodres.  Por, tani rrethanat kishin ndryshuar, pasi dhe fati i Shkodres ishte vendosur ne Konferencen e Londres: flota navale evropiane demonstronte ne ujerat territoriale te Shkodres, ushtria serbe ishte terhequr, perderisa ne Shkoder ishin harxhuar rezervat ushqimore dhe ilacet.  Keto rrethana te reja e pershpejtuan arritjen e marreveshjes per dorezimin e Shkodres.  Marreveshjen e dorezimit te Shkodres e nenshkruan Esat Pasha dhe komandanti i pergjithshem i ushtrise malazeze princi Danilo, me 9 prill 1913 (22 prill 1913).  Kjo marreveshje (serbisht: “Sporazum”) permban 15 pika, te cilat perfshijne: amnistine e plote, te drejten e shkodraneve per pronen, lirine e besimit, perkujdesjen e te plagosurve, marrjen me vete te armatimit te lehte dhe te rende, marrjen e mjeteve te komunikimit (telefonat, telegrafet optike, heliografet), si dhe dhenien e ushqimit popullates dhe ushtrise.  Pika qendrore e kesaj marreveshjeje konsistonte ne largimin e ushtrise nen kryesine e Esat Pashes prej Shkodre, dhe ne hyrjen e asaj malazeze ne Shkoder. Kjo nenkuptonte se Shkodra do t’i takonte Malit te Zi.

Por, Esat Pasha ishte ushtarak, ai nuk ishte sovran qe te mund t’ia dorezonte Shkodren Malit te Zi. Ndryshimin e kufijve te saj mundeshin ta ndermerrnin vetem Fuqite e Medha dhe prandaj ishte irelevante marreveshja mes Shkodres dhe Malit te Zi per fatin e Shkodres. Palet qe e lidhen marreveshjen per Shkodren nuk ishin naive, pasi qe ato njekohesisht ishin edhe politikane. Ato ne radhe te pare mendonin per interesat e tyre dhe te atyre qe perfaqesonin, prandaj dhe benin edhe nje marreveshje politike.

Mbreti i Malit te Zi me ane te kesaj marreveshjeje fitonte para syve te ushtrise dhe popullit malazez kryeqytetin e tyre historik.  Malazezet pretendonin se varret e mbreterve paraardhes te tyre gjendeshin ne Shkoder dhe se prandaj kishin te drejte historike qe ta pushtonin kete qytet.  Sipas malazezeve, clirimi i Shkodres duhej te realizohet pas mbi 400 vite lufte me te pafete shqiptare, te cilet se bashku me turqit-osmane e okupuan qytetin ne vitin 1479.  Megjithese ne momentin kur shqiptaret se bashku me turqit-osmane e cliruan (okupuan) Shkodren ajo ishte pjese integrale e Republikes se Venedikut, Shtefan dhe Ivan Crnojevici (princer te Malit te Zi) asokohe i kishin ndihmuar mbrojtjes se pasuksesshme te Shkodres.  Ky fakt historik u lejonte malazezeve te pretendojne se Shkodra qe e tyre para pushtimit (clirimit) shqiptar-osman, megjithese ajo ne ate periudhe qe formalisht pjese e Republikes se Venedikut.

Per malazezet, pervec Shkodres, edhe Prizreni perfaqesonte qytet me simbolike historike. Prandaj ata u versulen qe ta okuponin edhe kete te fundit dhe mundesisht ta shpallnin kryeqytet te ri.  Mirepo, pasi ushtria serbe e okupoi Prizrenin para ushtrise malazeze, malazezet u perqendruan ne pushtimin e Shkodres.  Keta megjithate deshtuan edhe ne kete qellim, per shkak te rezistences se forte ne Shkoder. Nga deshtimet per “clirimin” e dy qyteteve historike te mbreterise se vjeter serbe, mbreti malazez rrezikonte humbjen e perkrahjes se populli i tij.  Mirepo, rreziku nuk qendronte vetem te humbja e perkrahjes nga populli; ceshtja ishte edhe me e thelle.  Se pari, serbet ne ate periudhe ishin nje komb me dy shtete.  Dy shtetet (Serbia dhe Mali i Zi) udhehiqeshin nga mbreter te dinastive te ndryshme. Ne ate periudhe ende nuk kishte lindur identiteti kombetar malazez, pasi ata e konsideronin veten pjese e kombit serb.  Pastaj ne vitin 1910 princi i Malit te Zi e shpalli veten mbret, perderisa principaten e tij e shpalli mbreteri.  Shpallja e tij mbret, nenkuptonte politike me pretendime pan-serbe (Mali i Zi, Serbi, Bosnje, Kosove, Maqedoni, Kroaci, Vojvodine).  Prandaj dhe ekzistonte nje rivalitet mes dy dinastive serbe lidhur me ate se kush do ta mbante kuroren ne shtetin e ri sllav, qe pritej te formohej ne Ballkan.  Ne kete periudhe, Qeveria serbe kishte arritur te infiltroje ne politiken malazeze idene e bashkimit nen kuroren e mbretit te Serbise.

Deshtimi ne pushtimin e Shkodres dhe Prizrenit e kishte renduar situaten e mbretit te Malit te Zi dhe kjo mund t’i kushtonte humbje kurore familjes mbreterore malazeze.  I vetedijshem per situaten delikate ne te cilen gjendej, mbreti i Malit te Zi ishte i gatshem te pranoje cdo kusht per marrjen e Shkodres.

Kete situate e shfrytezoi Esat Pasha, i cili insistoi qe dorezimi i Shkodres te mos quhej kapitullim, por marreveshje.  Kjo marreveshje i mundesoi atij qe ta nxirrte armatimin e rende jashte Shkodres dhe ta siguroje ushqimin nga Mali i Zi per ushtrine e tij.

Ngjarjet qe ndodhen ne dy javet e ardhshme, prej kur u arrit ajo marreveshje deri ne stacionimin e ushtareve te Fuqive te Medha ne Shkoder, ishin vetem nje manover politike qe i ndihmoi dinastise mbreterore malazeze te mbroje pushtetin e vete, pas bashkimit territorial te Serbise me Malin e Zi. Mbreti i Malit te Zi, i cili nuk e kishte dhene urdherin e terheqjes se ushtrise qe e kishte rrethuar Shkodren edhe perkunder kerkeses se Rusise, tashme ishte ne nje pozite shume me te mire per te dhene nje urdher te tille. Kjo situate e re, i mundesoi atij te arsyetohej se e gjithe ajo sakrifice prej mbi 5000 te vrareve nuk ishte e kote, sepse ata, sipas tij, e fituan betejen dhe e moren Shkodren, dhe se ishin forcat evropiane ato qe e detyruan ate qe te jepte urdherin e largimit te ushtrise prej Shkodre.

Ky plan i doli atij me sukses, sepse ushtria e tij, pasi qe hyri ne Shkoder, mbajti atje fjalime patriotike dhe e lavderoi qendresen e mbretit.  Mbreti i Malit te Zi, pas kesaj, me 4 maj 1913, i dergoi telegram kryetarit te Konferences se Londres, me cka e njohtoi ate se fatin e Shkodres e linte ne duart e Fuqive te Medha, dhe pas kesaj urdheroi terheqjen e trupave malazeze prej Shkodre, pa mos e konsultuar aspak Qeverine e tij.  Nderkohe, kryeministri i Malit te Zi dha doreheqje me pretekst se nuk ishte konsultuar mbreti me te kur e kishte marre vendimin, perderisa gjeneralet malazeze, te cilet kishin insistuar te luftojne deri ne vdekje, qene te pafuqishem ta kundershtojne urdherin e mbretit.  Nese Mbreti malazez do ta kishte dhene urdherin e terheqjes se trupave nga rrethimi i Shkodres para se ta okuponin Shkodren, ai rrezikonte fronin e tij. Me kete manover ushtarako-politike, mbreti i shpetoi mundesise se grushtit te shtetit nga Qeveria malazeze dhe ushtria. Poashtu, Mbreti malazez e mbijetoi betejen e brendshme politike, pasi dhe popullata tani me nuk e akuzonte ate, por i akuzonte Fuqite e Medha, te cilat nuk e lejuan aneksimin e Shkodres nga Mali i Zi, megjithate e okupuan vete ate me trupat e tyre.(13)

Nga ana tjeter, edhe per Esat Pashen kjo marreveshje kishte perparesite e veta. Ai manovronte, nga arsyeja se parashikoi, se nese trupat evropiane hynin ne Shkoder para atyre malazeze, te njejtat do t’i konfiskonin armet e ushtrise osmano-shqiptare, e sidomos armatimin e rende. Nxjerrja e armatimit ishte ceshtje mbijetese ne ate periudhe. Jo per ushtaret osmane, sepse per ta lufta kishte perfunduar. Ata e kishin kryer me nder detyren dhe planifikonin te ktheheshin ne Perandorine osmane. Nderkohe qe per trupat shqiptare qe e kishin mbrojtur Shkodren, lufta ende nuk kishte perfunduar.  Kjo, per arsye se Shqiperia e cila e kishte fituar autonomine nen sovranitetin e Sulltanit ne Konferencen e Londres, ekzistonte vetem ne leter.  Poashtu ne kete periudhe, shqiptaret ishin carmatosur nga ushtrite e Aleances ballkanike dhe te gjitha armet qe ishin gjendur ne depot e ushtrise osmane ishin konfiskuar nga ushtrite aleate. E vetmja shprese per shqiptaret mbetej qe mbrojtesi i Shqiperise se Veriut tash me te shnderrohej ne shpetimtarin e Shqiperise.  Prandaj, kur Esat Pasha me ushtrine e tij u largua nga Shkodra, ai i dergoi Kryeministrit te Perandorise osmane nje telegram me kete permbajtje: “Meqe ne keshtjelle nevojat per jetese u harxhuan, une e kisha te domosdoshme qe prej 10 prill 1329 ta evakuoj keshtjellen, dhe kete ne kushte speciale t’ia dorezoj komandantit te pergjithshem te ushtrise malazeze. Me trupat e armates se rregullt, redifet dhe ata te ushtrise se mbrojtjes territoriale, me te gjitha mitralozat dhe artilerine, jam i gatshem qe te nisem ne drejtim Lezhe-Tirane, Komandant i Korpusit te Armates se Shkodres- Esat”.(14)  Nga permbajtja e telegramit kuptojme se Esat Pasha nuk mendonte te shkoje ne Stamboll, e ku do te pritej si hero.

Ne ate kohe, ish ministri i flotes osmane Mahmud Muhtar Pasha, ne librin e tij per Luften ballkanike, qe e kishte botuar para perfundimit te asaj lufte, shkruante se ishte trimi Esat Pasha ai i cili gjate gjashte muajve e mbronte flamurin osman ne Shkoder, me cka dhe e kishte rikthyer dinjitetin e ushtrise osmane.(15)  Lufta per mbrojtjen e Shkodres ishte shnderruar ne nje teme ditore ne shtypin osman, pasi qe beteja e Shkodres ishte nje nder tri betejat e fundit ne te cilat ushtria osmane tregonte rezistence – ne Janine dhe Edrene.  Mirepo, pas kapitullimit te Janines dhe Edrenese, Shkodra kishte mbetur front i fundit ne tere Ballkanin. Ky fakt edhe me shume ndikoi ne famen e Esat Pashes, ne tere Perandorine osmane.

Por, sic u deshmua, Esatin nuk e terhiqte ajo fame dhe prandaj ai e zgjodhi rrugen e sakrifikimit.  Rruge ajo qe deri ne vitin 1916 i solli atij kater denime me vdekje (nga princ Vidi, rebelimi pro-osman, Perandoria osmane dhe Austro-Hungaria) dhe ne fund vrasjen e tij nga nje vrases me pagese (sipas te gjitha gjasave edhe agjent i Italise). Por, rruga qe ai e perzgjodhi, atij njekohesisht i solli edhe medalje te shumta nga shtetet me te fuqishme evropiane.  Prandaj dhe sot, pa asnje dyshim, mund te thuhet se Esat Pasha eshte burreshtetasi me i dekoruar ne gjithe historine e Shtetit shqiptar.

Pas largimit te Esat Pashes nga Shkodra, gazeta “Liri e Shqiprise” me drejtor Kristo Laurasin shkruante: ”Ra fortesa e Shkodres, Taraboshi i cili u mbajt trimerisht kunder rrethimit t’ushtrise malazeze 190 dite […] se u dhane si i sosne gjithe cephanete [F.D. municioni] dhe ushqimet. Duket se me keto kondicie dot jete dhene trimi Esat pasha”.(16)

Kuptohet qe ne aspektin ushtarak do te kishte qene e logjikshme qe pas “kapitullimit”, ushtria e Esat Pashes te shperndahej apo te stacionohej ne nje vend bregdetar per t’i pritur anijet qe do t’i transportonin ushtaret. Por, pas largimit nga Shkodra, ushtria e Esat Pashes vazhdoi me levizje taktike dhe me manovra ushtarake, e qe deshmonte se ata perfaqesonin force te vertete ushtarake. Esat Pasha i ndermori keto levizje, pasi qe ai nuk planifikonte kapitullimin dhe dorezimin e Shqiperise serbeve apo grekeve.  Ai, pasi i la disa batalione ne periferi te Shkodres, qe ta kene nen kontroll sjelljen e ushtrise malazeze ndaj civileve shqiptare, dhe pasi nje pjese e ushtrise mbeti ne Lezhe per t’u transportuar ne Anadoll, se bashku me rreth 25.000 ushtare u drejtua ne Tirane, e cila gjendej nen okupimin serb. Me stacionimin e trupave te tij ne Tirane, ai e shnderroi ate ne qender logjistike te Shqiperise se re. Armatimi i nxjerre prej Shkodre u shpernda ne brendesi te Shqiperise dhe ne Tirane. Atij iu bashkuan edhe gjeneralet e tjere osmane-shqiptare me ushtaret e tyre te stacionuar ne Fier, Lushnje dhe Berat. Me bashkimin e tyre, u formua nje ushtri prej mbi 50.000 ushtare te rregullt dhe te armatosur mire. Taktika ushtarake qe e perzgjodhi ai ishte vendimtare per ekzistencen e Shqiperise.  Kjo, pasi qe ushtria serbe dhe ajo greke, qe deri ne kete periudhe e kontrollonin Shqiperine e Mesme dhe ate Jugore, se bashku me bajraktaret mercenare dhe bandat epirotase, tani me kishin nje sfide te re. Ata, se bashku me mercenaret shqiptare, e kishin pasur lehte ta kontrollonin Shqiperine dhe shqiptaret e carmatosur. Forca e re ushtarake e formuar ne Shqiperi dhe armatimi i popullates me armet e dala nga Shkodra, e ndryshoi situaten ne terren dhe filloi gradualisht clirimi i territoreve shqiptare nga greket, serbet dhe bashkepunetoret te tyre.

Ne ate kohe, perderisa Esati ishte ne Tirane, ai e dha edhe nje interviste, ku mes tjerash thoshte: “Eshte e vertete se konsulli i Austro-Hungarise dhe ai i Italise e kishin miresine qe te me informonin se ekziston nje Qeveri e tille [F.D. Qeveria e Vlores].  Por, nga ana ime une nuk di asgje per te dhe nuk me intereson. Per sa i perket marredhenieve te mia me Qeverine osmane, asgje nuk mund te jete me e thjeshte. Une i pres urdherat te cilat me dergohen nga Ministria e Luftes ne Stamboll. […]  Une nuk jam vete.  Une kam shoke dhe te njohshem ne vend. Une mundem t’i bashkoj kreret e vendit dhe te gjithe se bashku ndoshta mund te bejme dicka te dobishme.  Ah, e di shume mire qe ne kemi nevoje per ndihmen evropiane, financiare (monetare) dhe teknike. Por, ajo ndihme duhet te jete pa prapavije.  Cka dua – cka ne duam – eshte qe me cdo kusht te na lini rehat”.(17)

Esat Pasha ne kete interviste fliste si fitimtar, si nje gjeneral qe e kishte ushtrine fitimtare prane tij dhe qe kishte ndikim ne Shqiperi.  Edhe vete titulli i artikullit tregonte se ai situaten ne Shqiperi e kishte nen kontroll.  Ne ate interviste ai fliste per bashkepunimin mes shqiptareve dhe poashtu tregonte se ata kishin kapacitet per te krijuar dicka te dobishme, e qe nenkuptonte formimin e Shqiperise.  Ai poashtu fliste per nevojen qe evropianet te mos perzien ne punet e brendshme te Shqiperise.  Nese duan te na ndihmojne – thoshte ai, le ta bejne ate, por pa prapavije.  Ai u shmangej kontakteve me Ismail Qemalin, sepse ate, sic u deshmua me vone, e konsideronte si nje kukull te shteteve qe pretendonin okupimin e Shqiperise, gjithashtu ngase ai nuk perfaqesonte asnje force ushtarake.  Forca e vertete e Shqiperise ishte vete ai, Esat Pasha, me ushtrine e tij.  Se kendejmi, ne intervisten ne fjale ai dhe pretendonte qe lidhjet me Perandorine osmane ne shtetin e ri qe pritej te formohej te mbeten me cdo kusht te paluhatura.

Shnderrimi i Esat Pashes ne nje force reale te Shqiperise i shqetesoi Austro-Hungarine dhe Italine, te cilat kishin arritur ta vene nen kontroll Qeverine e Vlores.  Duke i pare si rrezik forcat e ushtrise osmano-shqiptare, konsujt e Austro-Hungarise dhe Italise, te cilet i kishin vene vetes si detyre paresore mbrojtjen e interesave te tyre nga ambiciet pan-sllave, u takuan me Esat Pashen ne Tirane, me qellim qe t’i degjojne nga ai planet e tija. Ne kete takim, per dallim nga ajo qe Esat Pasha e thote ne interviste, ai i kishte siguruar ata, se qellimi i tij ishte formimi i Shqiperise dhe prandaj planifikonte t’i bashkengjitej Qeverise se Vlores me qellim qe ta legjitimoje ate me nje ushtri. Ai poashtu kishte shprehur gatishmerine e tij qe ta merrte persiper Ministrine e Puneve te Brendshme dhe t’i transformonte ushtaret ne xhandare, detyra e te cileve do te kishte qene mbajtja e rendit dhe e qetesise se Shqiperise, para njohjes se saj ne Konferencen e Ambasadoreve si principate autonome. Vendimi i Esatit e lehtesoi poziten e Austro-Hungarise dhe Italise, pasi shtetet tjera te Fuqive te Medha hezitonin lidhur me njohjen e Qeverise se Vlores.  Ata hamendeshin per njohjen e saj, pasi qe nuk besonin se Qeveria shqiptare do te ishte e afte t’i kryeje detyrat e saja, edhe nga shkaku se ajo Qeveri nuk perfaqesonte asnje force ushtarake.  Ata dhe formalisht e injoruan ekzistencen e asaj Qeverie, me rastin e nxjerrjes se proklamates ne kohen kur Fuqite e Medha e moren ne administrim Shkodren.  Por, me afrimin e Esat Pashes me Qeverine e Vlores, nuk vonoi dhe vendimi i Fuqive te Medha, pasi qe ata dhe formalisht me 29 korrik 1913 e sollen vendimin e formimit te Principates Autonome te Shqiperise.

Shnderrimi i Esat Pashes ne nje force kryesore te Shqiperise, i rriti edhe spekulimet per shpalljen e tij mbret te Shqiperise.  Ismail Qemali, gjate qendrimit te tij te shkurter ne France, i pergenjeshtroi keto zera, gjate nje interviste dhene per gazeten “Le Matin”. Me kete rast ate e pyeten se cka mendonte per lajmin se Esad Pasha u proklamua mbret i Shqiperise. Ismail Qemali pergjigjet: “Une e njoh shume mir Esad Pashen, eshte trim i patrembur. Nuke mbesoj te jete proklamuar per mbret”.(18)

Por, kjo nuk perflitej vetem ne shtypin e huaj, pasi edhe te ashtuquajturit nacionaliste shqiptare e debatonin haptazi kete ceshtje.  Ne nje leter te hapur qe Esat Pashes ia dergoi Mihail Gramenoja, atij i permenden meritat e mbrojtjes se Shkodres, duke e theksuar dhe mundesine qe ai te kurorezohet Mbret i Shqiperise: “Luftove Pasha me dragonjte e Shqiperise u dhe dermen anmiqevet dhe nderove kombin tone, nderove Shqiperine[…]  Vertet Shqiperia nuk u mundi t’u kurorzonje me kurorene arte, nga shkaku qe ishte e shkelur nga armiqte, po ajo e ruante ate kurore dhe, kur te vinte ajo dite e lumtur, do t’u kurorezonte si duheshe duke thene gjithe Shqiperise cili eshte Esat Pashe Toptani”! (19)

-Gjate qendrimit te shkurter te Esat Pashes ne Itali, ne korrik te vitit 1913, ketij i shkon per vizite edhe Faik Konica.  Ne nje telegram qe ia dergon deputetit britanik qe lobonte per ceshtjen shqiptare, Konica i tregon se ishte takuar me Esad Pashen, te cilin e quan Mbrojtes i Shkodres: “E takova ketu Esad Pashen, mbrojtesin e Shkodres [I have met here Essad Pasha, the defender of Scutari]”.(20)  Me te kthyer prej Rome, Faik Konica se bashku me Dervish Himen, te bindur ne forcen qe perfaqesonte Esat Pasha, filluan te lobonin per te tek konsulli i Austro-Hungarise ne Shqiperi.  Ata e moren deri diku edhe pelqimin e konsullit te Austro-Hungarise dhe Italise qe Esat Pashen ta vene ne krye te Qeverise shqiptare.  Me kete rast Esati pranoi te vihej ne krye te Shqiperise dhe prandaj filloi edhe fushata diplomatike per promovimin e tij si lider i Shqiperise.  Ne nje artikull te gazetes se drejtuar nga Hil Mosi, shkruhej: “Para dy ditesh mrrini ketu i shendrishmi general e trim i famshem qi mproj trimneshen Shkoder Naltemadherise e Tij minister i puneve mbrendshme ne Qeverin Shqiptare Esat Pashe Toptani[…] Faik Beu (F.D. Konica) ne nji fjale te shkurt qi mbajti, uroj dhe ngiatjetoj te fameshin general per trimerit e rrepta qi deftoj ne mbrojtjen e Shkodres”.(21)

Me pas, ata formuan Pleqesine e Shqiperise se Mesme, ku u mblodh shumica e paresise shqiptare dhe e zgjodhi Esat Pashen kryetar te tyre.  Kjo Pleqesi e shuajti veprimtarine e vete pasi qe Esat Pasha pranoi qe ne emer te Shqiperise t’ia ofroje kuroren princit te imponuar nga Fuqite e Medha.  Por, para se te nisej me kete detyre ne Gjermani, Esat Pasha iu drejtua shqiptareve me nje deklarate: “Per me pergenjeshtrue te gjitha lajme qi epen mi mue, po perkujtoj, se deri sa kjec gjeneral ne sherbim te turkut, un i sherbeva me besnikeri, edhe per ket shkak qi un mbaj gjithnji nji simpatie per Turkien. Sot politikisht jam i ndamun prej saj, shkaku i luftes ballkanike qi mjerisht kje nji rrenim per Turkien, te ciles nuk i mbeti asgje ne Shqypnie. Sot gjithmone e ndij veten naltesisht shqyptar e te gjithe jeten teme s’kam me punue vec per komb edhe per atdhe t’on tuj i ndjekun me besnikeri vendimet e mbretnive te medha per nji Shqypnie te forte e te jetshme. Pres me nji gezim te math ardhjen e princit Wied, te zgjedhunit e te cilit s’ka me pasun asnje kundershtim, se te gjith Shqyptaret pelqejne ate, te cilin fuqite e medha e kane zgjedhun per regj te Shqyperies”.(22)

-Lidhja e Esat Pashes me Shkodren mbeti pergjithmone e vecante. Kete e deshmojne edhe pullat postare te Shqiperise gjate qeverisjes se Esat Pashes ne vitet 1914-1916.  Ai i zevendesoi pullat postare te Shqiperise qe mbanin pikturen e Skenderbeut (Skanderbergu) dhe fotografine e princ Vidit me fotografi te Shkodres dhe Liqenit te Shkodres.

  • Foto: Pullat postare te Shqiperise gjate qeverisjes se Esat Pashes. Ne pullat postare qendron fjala: “Tarabosh 1913”. Kjo fjale simbolizonte rezistencen ne kalane e Shkodres ne vitin 1913, e qe ne fakt ishte rezistenca per formimin e Shtetit Shqiptar.

    Konkluzion

    Veprimtaria e Esat Pashes per te miren e Shqiperise dhe te shqiptareve vazhdoi deri ne perfundimin e jetes se tij.

    Ne kete punim u perpoqa te argumentoj se pse duhet rishqyrtuar, mbase dhe hedhur poshte disa manipulime qe jane bere, apo qe vazhdojne te behen nga disa historiane shqiptare, lidhur me veprimtarine e Esat Pashes gjate Luftes ballkanike.

    “Dorezimi” i Shkodres nga Esat Pasha nuk eshte nje inovim i historianeve komuniste shqiptare. Ai para se gjithash u akuzua nga kundershtari i tij politik Ismail Qemali, i cili duke pasur per qellim diskreditimin e Esat Pashes, ne nje shkrim te tij ne vitin 1917 e akuzonte kete per aktin e “dorezimit te Shkodres”. Por, Ismail Bej Qemali harroi te na shpjegoje se si qe e mundur qe nje “tradhetar” i permasave te ketilla, pasi qe u largua nga Shkodra, e pranonoi pikerisht ate ne Qeverine e tij, duke ia besuar udheheqjen e forcave te rendit ne Shqiperi. Aq me shume, sic e deshmon edhe intervista e lartepermendur e Ismail Qemalit, ky nuk e quante tradhetar Esat Pashen atehere kur i njejti u largua nga Shkodra.  Perkundrazi, Ismail Qemali asokohe e quante Esat Pashen nje trim te patrembur.  Kjo na le te mendojme se nderrimi i qendrimit te tij nuk ishte gje tjeter pervec se nje retorike e nje kundershtari politik.  Megjithate, duhet theksuar dhe nje fakt te rendesishem, e qe sot historiografia shqiptare e mban te heshtur.  Kemi te bejme me faktin se perderisa Esat Pasha e mbronte Shkodren, Ismail Qemali, me 8-9 prill 1913, ne Milano (Itali) negocionte me perfaqesuesin special te kryeministrit serb.  Po ky perfaqesues special i kryeministrit serb per ceshtjen e Shqiperise, ne mars te vitit 1913 kishte qene ne Shqiperi, dhe ne nje raport qe ia kishte derguar kryeministrit te tij, e quante Esat Pashen – Mbrojtesi i Shkodres.  Ai ne ate raport mes te tjerash shkruan: “Ne Durres nuk ka bejler te dalluar. Qendra per keto eshte Tirana, ku e tere fuqia eshte grumbulluar rreth familjes Toptani, te ciles i takojne: Esad pasha, mbrojtes i Shkodres, […]”.(23)

    Edhe Syreja Bej Vlora ne kujtimet e tija e akuzoi Esat Pashen per shitjen e Shkodres malazezeve.  Mirepo as deshmia e tij nuk gjen mbeshtetjen e ndonje argumenti.  Me kete rast duhet pasur parasysh se Syreja Bej Vlora ishte i afert me Austro-Hungarin dhe i mbeti besnik princ Vidit.  Perderisa Esat Pasha e detyroi princ Vidin te largohej nga Shqiperia, ndersa Austro-Hungarise i shpalli lufte ne emer te Qeverise shqiptare.  Me siguri qe kjo periudhe i beri keta dy politikane osmane-shqiptare edhe kundershtare politike, prandaj dhe akuza e tij duhet te merret me rezerve.

    Ne Shqiperi sot e kesaj dite ka historiane qe e quajne Esat Pashen tradhetar dhe thone se ai ia “shiti” Shkodren Malit te Zi.  Por, meqe – sic thone ata – gjykojne ne baza nacionaliste, atehere parashtrohet pyetja se pse valle ata nuk i gjykojne dhe nuk i quajne tradhtare malesoret katolike te cilet luftonin bashke me malazezet dhe serbet per ta pushtuar Shkodren?!  Pikerisht ketu dhe fshihet e gjithe enigma e kesaj ngjarjeje historike, qe me kot eshte shtyre aq gjate pa u zbardhe nga historiografia shqiptare. Ata perpiqeshin apo perpiqen ta kalojne ne heshtje pjesemarrjen e disa shqiptareve gjate rrethimit te Shkodres si luftetare te Malit te Zi dhe Serbise, apo faktin e mospjesemarrjes se shume prej tyre ne luften e mbrojtjes se Shkodres, dhe prandaj sot disa historiane shqiptare na shfaqin interpretime te rrethimit te Shkodres qe jane jashte cdo logjike te shendoshe si mundesi per t’i kuptuar.

    Mirepo, ne kete shkrim, perdorimi i citateve nga personalitete historike te asaj periudhe si: Ismail Qemali, Hil Mosi, Faik Konica, Gjergj Fishta, Mihail Grameno, si dhe deshmite e kundershtareve te tij serbe, te cilet e quanin Esat Pashen Mbrojtesi i Shkodres, i pergenjeshtron pseudo-historianet shqiptare qe vazhdojne te shpifin se Esat Pasha qe tradhetar i Shkodres dhe i Shqiperise.

    Shenime:

    (1) Hil Mosi Zani Atdheut Komiti Trieste 1913 f. 62.

    (2) Zani Atdheut Shkodres f. 85.

    (3) Mithat Frasheri Diturija vol.IV Javet e fundit te sunimit tyrk ne Shqiperi Tirane 1929 f. 6.

    (4) Gjergj Fishta Lirika: Mrizi i Zanavet e Vallja e Parrizit; Shkoder 1941.

    (5) Zhivko Pavlovi Opsada Skadra 1912-1913 Beograd 1926 f. 126. [Perkthyer prej serbishtes nga autori].

    (6) Zhivko Pavlovi f. 114.

    (7) Jasha Tomi Rat u Albaniji i oko Skadra Novi Sad 1913 f. 161. [Perkthyer prej serbishtes nga autori].

    (8) Zhivko Pavlovi f. 196. [Perkthyer prej serbishtes nga autori].

    (9) Sir Rankin The inner history of Ballkan wars London 1914 f. 227. [Perkthyer prej anglishtes nga autori].

    (10) Sulltan Abdylhamiti Kujtimet e mia nga politika Tirane 2010 f. 123.

    (11) Stephen Bonsal Suitors and Suppliants – the Little Nation at Versailles King Nicholas of Montenegro and Essad Pasha of Albania: The Black Mountain Folk vs. the Sons of the Eagle New York 1946. [Perkthyer prej anglishtes nga autori].

    (12) Rne Puaux The Sorrows of Epirus London 1918 f. 68.

    (13) Ne vitin 1918, me formimin e Mbreterise Serbo-Kroate-Sllovene, ishin po ata politikan malazeze qe dhe formalisht e bashkuan Malin e Zi me Serbine nen kuroren e mbretit serb te dinastise se Karagjorgjeviqeve; perderisa mbreti malazez dhe trashegimtari i tij vdiqen ne egzil.

    (14) Opsada Skadra 1912-1913 f. 193. [Perkthyer prej serbishtes nga autori].

    (15) Mahmud Muhtar Pascha Meine Fhrung im Balkankriege 1912 Berlin 1913 f. 189. [Perkthyer prej gjermanishtes nga autori].

    (16) Liri e Shqiprise 11 prill 1913 [sipas kalendarit te vjeter] Shkodra u dha ne ushterit malazeze Sofje.

    (17) New York Times 6 korrik 1913 Albanias future. Essad pasha appears to be in full control there New York [intervista eshte zhvilluar me qershor 1913 ne Tirane]. Perkthyer prej anglishtes nga autori.

    (18) Liri e Shqiprise 22 prill 1913 thote Ismail Qemali.

    (19) Perlindja e Shqipnise shtator 1913 Kini kohe Vlore.

    (20) Bejtullah Destani Selecte correspondence Faik Konitza London 2000 f. 62.

    (21) Shqypnia e re 17 gusht 1913 Lajme nga Tirana Shkoder.

    (22) Shqypnia e re 25 kallnuer 1914 Essad Pasha njef emerimin e Princ Wied si mbret i Shqyperis.

    Bibliografia:

    1. 23 Zhivojin Balugxhiq cituar te Shukri Rahimi Gjurmime historike te rilindjes kombetare Prishtine 1986 f. 289.
    2. Alek. M. Petrovi Evropa i Balkanski Savez Beograd 1913. Avlonyal Sreyya Bey Osmanl sonras Arnavutluk Istanbul 2009.
    3. Bejtullah Destani Selecte correspondence Faik Konitza London 2000. Edith Durham The struggle for Scutari London 1914. Gjergj Fishta Luhuta e Malsise Rome 1991.
    4. Gjergj Fishta Lirika: Mrizi i Zanavet e Vallja e Parrizit Shkoder 1941.
    5. Hil Mosi Zani Atdheut Trieste 1913.
    6. Isa Blumi Rethinking the late Ottoman Empire Istanbul 2003. Ismail Kemal Bey and Sommerville Story The memoirs of Ismail Kemal Bey London 1920.
    7. Jasha Tomi Rat u Albaniji i oko Skadra Novi Sad 1913.
    8. Mahmud Muhtar Pascha Meine Fhrung im Balkankriege 1912 Berlin 1913.
    9. Oberstleutant Immanuel Der Balkankrieg 1912/13 Berlin 1913.
    10. Oberstleutant Richard v. Fleck ber dem Balkankrieg 1912 Wien 1913.
    11. P. Ndoc Nikaj Historija e Shqypnies Shkoder 1917.
    12. Rne Puaux The Sorrows of Epirus London 1918.
    13. Sir Rankin The inner history of Ballkan wars London 1914.
    14. Sulltan Abdylhamiti Kujtimet e mia nga politika Shkup 2010.
    15. Stephen Bonsal Suitors and Suppliants – the Little Nation at Versailles New York 1946.
    16. Shukri Rahimi Gjurmime historike te rilindjes kombetare Prishtine 1986.
    17. Ulfred Mener Der Balkankrieg 1912/3 Berlin1913.
    18. Xheladin Shala Shpallja e Pavaresise se Shqiperise dhe disa momente te qendrimit te qeverise serbe (nentor 1912- prill1913) ne Gjurmime Albanologjike 16-1986 Prishtine 1987.
    19. Zhivko Pavlovi Opsada Skadra 1912-1913 Beograd 1926.

    Gazeta:

    1. Liri e Shqiprise Sofje 1913.
    2. New York Times New York 1913.
    3. Perlindja e Shqipnise Vlore 1913.
    4. Shqypnia e re Shkoder 1913, 1914.

    Revista:

    1. Diturija Tirane 1929.


Vazhdim…


Article written in the Spectator British newspaper, May3, 1913, page 743 in the newspaper archives.


Ftese – Shoqata “Tirona Intellectum” organizon Simpozium Shkencor – Rishikimi i Historise mbi Figuren e Esat Pashe Toptanit – tek Muzeu Kombetar, Salla e Konferencave, Unesco, 16 May 2019

Hasan

Hasani, mbasi mbaron shkollën fillore Volkschule në Vjenë më 1921, kthehet në atdhe në moshën 15 vjecare. Futet edhe ky në shkollën teknike amerikane të Tiranës, por në profilin e mekanikës bujqësore, mbas mbarimit të saj dergohet nga familja në Itali në Vogra për të studiuar përsëri mekanikë bujqësore, duke u përgatitur kështu për shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e makinerive bujqesore, që pronarët e tokave në Shqipëri po fillon t’i futnin në përdorim në fermat e tyre.

Mbas mbarimit të studimeve kthehet në atdhe edhe së bashku me vëllezërit e tij Alajdin dhe Enver, merret me shfrytëzimin e tokave te tyre. Mbas clirimit shërben për një kohë të gjatë si specialist i Uzinës mekanike bujqësore në Shkozet-Durrës.

Del në pension më 1966 dhe vdes në Durrës më 1972.

Ibrahim

Ka lindur në Tiranë më 14 mars 1908, në familjen e Refik Toptanit dhe Avidijes.

Pak kohë pas okupacionit austro-hungarez të vendit, me kontigjentin e parë të studentëve shqiptarë që dërgohen në Autri shkojnë edhe disa djem të familjes Toptani e midis tyre Ibrahimi 8 vjecar. Mbaron shkollën fillore më 1922 dhe menjëherë fillon gjimnazin real të Gracit të cilin e perfundoi më 1928.

Më 1928 fillon Fakultetin e Mjeksisë të Universitetit të Gracit, të cilin nuk e mbaron mbasi vdes, pas një sëmundje të shkurtër më 1930.

Ihsan

Është një nga djemtë e patriotit shqiptar, Abdi Toptanit, të vrarë nga Italianët dhe Pashos.

I lindur në Tiranë, gusht 1908, qysh në moshë të vogël së bashku me vëllezërit e kushurinjtë Toptanas, dërgohen në Austri për studime, pikërisht në Grac. Vazhdon dhe mbaron gjimnazin klasik të Gracit, nga 1920 deri më 1928. Më pas vazhdon fakultetin e shkencave politike të Universitetit të Gracit dhe e mbaron duke mbrojtur doktoraten më 1940. Tema e doctoratës ishte “Mendime (opinione) ekonomiko-ushtarake kontradiktore lidhur me drejtimin e politikës gjermane të tregtisë së jashtme përpara Luftës së Dytë Botërore”.

Mbas mbrojtjes së diplomës qëndron edhe dy vite të tjera në Austri dhe kthehet në Shqipëri më 1942. Merr pjesë aktive në veprimtarinë e Legalitetit dhe në tetor 1944, emigron jashtë vendit pas Abaz Kupit.

Qëndron në Itali deri në vitin 1947, duke shërbyer në redaksinë e revistës “New Week”. Më pas kalon në Angli, ku shërben 17 vjet rradhazi në seksionin shqiptar të BBC. Del në pension më 1968 dhe vazhdoi të jetonte në Londër.

Vdiq në vitin 2002.


Ihsan Bey Toptani

Një artikull interesant mbi një anëtar të mirënjohur të diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe, marrë nga “Albanian UK”.

Dërguar nga “Besim Gerguri” <besim@gerguri.freeserve.co.uk>

Shkruar nga: Imer Brisha
1 qershor 2001

Ihsan Toptani, gazetar dhe veprimtar politik: Lindur në Tiranë më 25 gusht 1908; vdiq në Londër më 28 maj 2001.

Ihsan Bej Toptani ishte trashëgimtari i fundit mashkull i drejtpërdrejtë i famijes së madhe Toptani, që mbizotëroi kryeqytetin shqiptar për 150 vjet, dhe i fundit qe gjate jetes të mbante titullin Otoman “Bej” me banim në Britani. Por pavarësisht nga këto prejardhje të jashtëzakonshme dhe arkaike dhe pas një roli dominues në Luftën e Dytë Botërore, ai jetoi një jetë të thjeshtë në Londrën e jugut 40 vitet e fundit, një viktimë e fitores komuniste pas luftës në Shqipëri megjithese ishte i mirënjohur si një udhëheqës i emigruar në Londër.

Familja Toptani ishte në shumë mënyra themeluese e Tiranës së sotme dhe luajti një rol kritik në intrigat politike që rrethuan themelimin e Shqipërisë moderne në 1913. Prejardhësi më famëkeq ishte Esat Pashë Toptani, tradhtari mendërisht i turbullosur, që komplotoi me serbët dhe grekët e korruptuar kundër shtetit të brishtë.

Periudha madhore e familjes ishte fillimi dhe mesi i shekullit të 19-të, kur rënia në sistemin otoman u lejoi bejlerëve liri veprimi të konsiderueshme, që jetonin pak a shumë si princa feudalë në pronat e tyre. Toptanët zotëronin shumicën e Tiranës qendrore, duke përfshirë tokën, në të cilën qëndron parlamenti i sotëm dhe kishte fermat dhe pyjet në tokat e lira përtej malit të Dajtit në lindje të kryeqytetit. Babai i tij, Abdi Bej Toptani, ishte aktiv në rilindjen e fundit të shekullit të 19-të të literaturës dhe nacionalizmit shqiptar dhe pastaj u bë një ministër kabineti në 1913 pas shpalljes së pavarësisë në Vlorë.

Në atë kohë, Ihsani i vogël ishte një djalë pesë vjeçar dhe, pas shkollës fillore në Tiranë, u dërgua në Austri, mikja tradicionale e Shqipërisë ndër fuqitë evropiane, për arsimimin e tij të mëtejshëm.  Ai u la mbresa mësuesve të tij me aftësitë e tij intelektuale dhe tregoi interes kryesisht në shkencë, politikë dhe filozofi. Ai ishte edhe një fotograf i aftë dhe i zoti në gjuhë të huaja dhe iu dha grada e doktoratës në shkenca politike në Universitetin e Grazit.

Me kthimin në Tiranë, e gjeti vendin të tërhequr gjithnjë e më tepër në gëlltitjen e fashizmit Italian dhe zotërimi i vjetër që Toptanët kishin shijuar në shoqërinë e Tiranës po gërryhej nga burra të rinj të nxituar, që e kishin vënë veten në radhë me Italianët. Ai u përfshi në një martesë të shkurtër të mjeruar e mblesëruar nga familja e tij. Mbreti Zog nuk ishte kurrë shumë i dhënë pas Toptanëve dhe Ihsanit i mungonte një parti politike të përparonte interesat e tij.

Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, meqenëse Shqipëria u përdor si bazë për pushtimin e Greqisë, Toptani u bashkua me rezistencën si nacionalist i pavarur dhe ishte në kontakt me egzekutivin e operacioneve speciale të Britanisë (SOE), që po fillonin operacionet për të ndihmuar aksin e forcave kundërshtare në Shqipëri. Megjithatë kjo nuk ishte një marrëdhënie e thjeshtë dhe ai kishte edhe kontakt me aksin e pushtuesve dhe më vonë shkroi me simpati për ata shqiptarë, që kishin qenë bashkëpunëtorë aktiv dhe që kishin parë interesat më të mira të vendit të tyre në anën e fitores së Gjermanisë në luftë.

Në intrigat komplekse me rezistencën, momenti i tij më i mirë ishte tek prona e fshatit kodrinor Toptanas i Mukjes në gusht të 1943, kur ai drejtoi bisedimet ndërmjet Këshillit Nacional Çlirimtar, i dominuar nga komunistët dhe i drejtuar nga Enver Hoxha, dhe Ballit Kombëtar të djathtë. Të dyja palët u morën vesh të luftojnë për një Shqipëri të pavarur, duke përfshirë edhe Kosovën, por brenda ditësh nga nënshkrimi, u refuzua nga komunistët si rezultat i ndryshimeve politike mbi Kosovën. Toptani gjithmonë besonte se Enver Hoxha kishte qenë një tradhtar i çështjes kombëtare dhe kishte punuar me të dërguarin e Titos, Svetozar Vukmanoviç (gjeneral Tempo), pas kësaj mbledhjeje kyçe, për të shkatërruar marrëveshjen dhe të tradhtonte Kosovarët drejt shërbesës jugosllave.

Mbas një periudhe rezistence, Ihsani kaloi një kohë të mirë duke punuar me Julian (më vonë Lord) Amery dhe agjentë të tjerë të SOE, që ishin zbritur në Shqipëri nga udhëheqja e SOE-së në Kajro dhe përfundimisht ishin të pasuksesshëm në bashkimin e bejlerëve të veriut feudal dhe simpatizantët e Zogut kundër Enver Hoxhës dhe partizanëve.  Kjo periudhë është përshkruar në librin e tij polemizues “Bijtë e Shqipes” (1948).

Toptani u evakua në Itali pas fitores komuniste dhe filloi të punonte me amerikanët ne një punë zyre si gazetar i Newsweek.

Kur CIA dhe MI6 filloi të organizonte përmbysjen e regjimit të Enver Hoxhës, Toptani ngriti komitetin e çlirimit në Greqi dhe ishte përgjegjës për rekrutimin e të mërguarve politikë në forcën, që u stërvitën nga David Smiley dhe të tjerët në MI6 në Maltë për t’iu kundërvënë komunistëve. Thonë se spiuni sovjetik Kim Philby,  një zyrtar i atëhershëm me pozitë në shërbimin e inteligjencës sekrete, luajti një pjesë të rëndësishme në tradhtimin e këtij operacioni tek Hoxha.

Pas rënies së këtij operacioni, Toptani u kthye në Britani dhe gjeti punë në shërbimin ndjekës të BBC-së në Caversham. Në 1958 ai u bë një qytetar britanik dhe punoi në shoqatën anglo-shqiptare për lirinë e vendit të tij.  Miku i tij i ish-inteligjencës, oficeri Harry Hodgkinson, autori i biografisë së Skënderbeut, ishte një mik i afërt dhe vdekja e tij në 1994 e lëndoi.  

Toptani ishte shumë i lumtur të shihte fundin e komunizmit dhe u kthye në Shqipëri pas 47 vjet ndërprerjeje për të parë kthimin e shumicës së tokave të familjes së tij. (Koment nga krijuesi i faqes se internetit:  Ne fakt shumica e tokave nuk ju kthyen kurre Familjes Toptani, as sot e kesaj diten, ne vitin 2020).   Ai e pa fundin e komunizmit si hapje e dyerve për ribashkimin e tokave shqiptare dhe, edhe pse në të tetëdhjetat e vona, ai mësoi të përdorte kompjuterin dhe shpejt gjithë miqtë e tij filluan të merrnin postën e tij elektronike me materiale që bënin thirrje për çlirimin e Kosovës nga shtypja serbe.

Ihsan Toptani ishte një burrë i pikëpamjeve të forta, por të bënte për vete me karakterin dhe mirësinë e tij dhe toleronte ndryshimin në mendime mbi interpretimet historike. Një vizitë në banesën e tij në Streatham ishte një ngjarje e lumtur. Ai vuajti nga leuçemia për shumë vjet, por, edhe pse kishte një skelet të lehtë, kishte një fizik tipik shqiptar të gjallë, që e aftësoi të vazhdonte luftën kundër Serbisë deri afër fundit të jetës së tij.

James Pettifer

  • Me Rastin e 103 Vjetorit te Lindjes

    Ky material u botua në të përditshmen “Epoka E Re”, në tre vazhdime, 17-18 dhe 19-gusht, 20011, mërkurë, enjte dhe premte.

    Shkruar nga Shevki Sh. Voca.

Me rastin e 103 vjetorit të lindjes gjegjësisht 10 vjetorit të vdekjes së Ihsan Toptanit veprimtarit, atdhetarit dhe politikanit të dalluar të diasporës shqiptare

 “Figurat e Lëvizjes Kombëtare shqiptare nuk duhet të ndahen s’i me shpatë, në “patriot” dhe  “tradhtar”.  Mendimet mos t’i mbështesim në “autoritetet politike” por, në gjurmimet e vërteta   shkencore,”  thoshte orientalisti shqiptarë i përmasave botëror Hasan Kaleshi.

Toptanët ishin familje e madhe çifligare me tituj bejlerë dhe, si të tillë ata në zonën e Tiranës dhe në Shqipërinë qendrore ishin me influencë. Nga gjiri i kësaj familjeje dolën figura të dalluar, të cilët ani pse ishin me tendenca të ndryshme ata historisë tonë kombëtare i dhanë figura shumë të rëndësishëm. Vlen  t’i cekim disa si për shembull Seid Sermedin Toptani dhe dy djemtë e tij Murati dhe Refiku, pastaj i famshmi dhe mjaft kontrovers në historiografinë tonë Esat Pash Toptani, Abdi Toptani dhe i biri Ihsani e shumë të tjerë.

   Rreth familjes Toptanaj ekziston në literaturë një legjendë, të cilën e ka përhapur i pari, me sa dihet, konsulli frëng A. Degrand. Këtë legjendë, konsulli frëng e kishte dëgjuar në Tiranë nga goja e Fuad Bej Toptanit, tek i cili kishte bujte me rastin e vizitës në këtë qytet në vitet e fundit të shek. XIX (1898). Ndërkaq që, për origjinën e kësaj familje kemi të dhëna edhe nga Murat bej Toptani, i cili është shumë i ngjashëm me atë të Degrandit por një version më të shkurt. Ne me këtë rast këtu do ta paraqesim versionin e Murat Toptanit i cili sipas një gojëdhëne të botuar në revistën “La Nazione Albanese” shkruan si vijon:

“Kur u pushtua Kruja pas vdekjes së Skënderbeut, shpëton nga masakrat një pasardhës i Topiasve, të cilin e birëson një jeniçer shqiptar nga rrethinat e Ohrit. Kur djali Topias që tashmë ishte bërë mysliman me emrin Ali, bëhet 18 vjeç vret një njeri  për të nxjerr gjakun e një shoku dhe detyrohet të arratiset dhe hynë në ushtrinë osmane. Si rezultat i shkathtësisë dhe zgjuarsisë arrin postin e sanxhakbeut të Krujës.” Kjo, pra ishte shkurtimisht përmbajtja e kësaj gojëdhëne të ruajtur në traditën gojore të derës Toptani. 1). Tani e japim gjenealogjinë e familjes në vijën e Ihsan Toptanit prej Aliut i cili u bë mysliman: 1-Ali Beu; 2-Ibrahim Beu; 3- Adem Beu; 4-Kapllan Pasha; 5-Abdi Beu; 6-Adem Beu; 7-kemi prapë Abdi Beu dhe 8-Dr. Ihsan Toptani. 2). Ihsan Toptani ishte i biri i Abdi Toptanit i lindur në Tiranë në vitin 1864 në një familje të pasur me tradita atdhetare. Aktiviteti i tij politik si njëri prej plejadës së rilindësve ishte mjaft i bujshëm. Mësimet e para i kishte marrë në mejtepin e Tiranës të cilat më pas i vazhdoi në Stamboll. Abdiu qysh në rininë e tij u shqua me ndjenjat kombëtare duke rënë në kontakt me kushëririn e vet Murat Toptanin i cili po ashtu ishte një veprimtar dhe figurë mjaft markante dhe poliedrike e kombit tonë, pastaj me Sami Frashërin, Shahin Kolonjën dhe patriot e atdhetar të tjerë që vepronin aso kohe në Stamboll dhe gjetiu. Ai vazhdimisht ishte aktiv dhe çdoherë gjendej në punët po thua se kryesore për realizimin sa më të shpejtë të qëllimeve dhe aspiratave tona kombëtare. Mbajti korrespodencë dhe takime me Hasan Prishtinën. Në lidhje me këtë Hafëz Ibrahim Daliu në librin e tij shkruan: “…Një çetë e madhe nën kryesinë e Abdi Toptanit e ç’qetësoi (lexo shqetësoi Sh. V.) vendin dhe tronditi turqit për së tepërmi…” 3). Në nëntor të viti 1912 priti në Durrës Ismail Qemalin dhe atdhetarët e tjerë, dhe bashkë me ta shkoi në Vlorë si delegatë i Tiranës në Kuvendin Kombëtar të Shpalljes së Pavarësisë. Në Qeverinë e Vlorës u zgjodh Ministër për Financa. Në vitin 1914 nën qeverinë e princ Vidit u emërua ministër,ndërsa pas një viti u detyrua të lë atdheun e të emigrojë në Zvicër, ku u bë njëri ndër nismëtarët e krijimit të gazetës “Albania” . Në janar të vitit 1920, mori pjesë në kongresin e Lushnjes dhe u zgjodh anëtarë i Këshillit të Lartë, së bashku me Aqif Pashë Elbasanin, Luigj Bumçin  dhe dr. Mihajl Turtullin. Pas dy vjet përkrahu dhe mori pjesë në kryengritjen e marsit të vitit 1922 të udhëhequr nga Elez Isufi dhe Bajram Curri etj., për të cilën u dënua me vdekje, por falë protestuesve të elementëve atdhetarë, u lirua. Për punën dhe aktivitetin e tij patriotike-atdhetare është dekoruar nga Mbreti Zog  dhe nga regjimet e mëvonshme. Abdi Toptani vdiq në Tiranë më 1 gusht 1942. 4).

Për dallim nga i ati Abdiu, Dr. Ihsani me përjashtim të Marrëveshjes së Mukjes që u mbajt më 1 dhe 2 gusht 1943, (për cilën do të bëjmë fjalë më poshtë), ai kohën më të madhe të jetës dhe aktivitetit të tij patriotike deri në vdekje e zhvilloi jashtë atdheut, prej nga u detyrua të largohet në nëntor të vitit 1944, për shkak marrëdhënieve që i mbante me misionin anglez.

Dr. Ihsan Toptani lindi në gusht të vitit 1908 në Tiranë. Deri në moshën 8 vjeçare ai jetoi në shtëpinë e gjyshes, pasi që shtëpinë e tij dhe të dy kushërinjve Murat dhe Refik Toptanit ia kishte djegur Haxhi Qamili (diku e gjejmë që shtëpia tyre ishte djegur edhe nga ana e kushëririt të tyre Esat Pashë Toptanit, Sh. V.), dhe pasi që i ati Abdiu për shkak të veprimtarisë patriotike kohën e tij shumë shpesh e kalonte jashtë atdheut. Në këtë moshë ai me vëllezër dhe disa kushërinj Toptanas dërgohen në shkollim në Austri, pikërisht në Gracë.  Këtu vazhdon shkollimin duke kryer gjimnazin klasik të Gracit prej vitit 1920 deri më 1928. Më pas në Universitetin e këtij qyteti mbaron fakultetin e shkencave politike, ku në vitin 1940,  edhe doktoroi me temën: “Mendime ekonomike-ushtarake  kontradiktore lidhur me  drejtimin e politikës gjermane të tregtisë së jashtme përpara Luftës Dytë Botërore”. Mbas mbrojtjes së diplomës ai qëndroi edhe dy vite në Austri, kur më 1942 kthehet në Shqipëri-Tiranë. Kthimi i tij në atdhe u bë kur shteti shqiptar ishte në momentet më të vështira të përjetimit sepse ndodhej para invadimit fashist italian. Me të kthyer në Tiranë, e gjeti vendin të tërhequr gjithnjë e më tepër në gëlltitjen e fashizmit Italian dhe zotërimi i vjetër që Toptanët kishin shijuar në shoqërinë e Tiranës po gërryhej nga burra të rinj të nxituar, që e kishin vënë veten në radhë me Italianët. Ai u përfshi në një martesë të shkurtë të mjeruar e mblesëruar nga familja e tij. Mbreti Zog nuk ishte kur shumë i dhënë pas Toptanëve dhe Ihsanit i mungonte një parti politike që të përparonte interesat e tij, 5).

Gjatë periudhës së LDB, dr. Ihsan Toptani luajti një rol mjaftë të rëndësishëm si ndërmjetësues në mes të përfaqësuesve të Ballit Kombëtar, zogistëve dhe komunistëve si dhe bashkëpunoi ngushtë me misionet ushtarake të aleatëve e sidomos me ata anglezë. Ihsani u dallua veçanërisht në përgatitjen e Mbledhjes së Mukjes i cili deri në kohën kur ndërroi jetë më 28 maj 2001 në Londër, ishte nga dëshmitarët e fundit të këtij takimi historik. Kishte biseduar disa herë me Mithat Frashërin e Ballit Kombëtar, Abaz Kupin të krahut zogist, dhe Mustafa Gjinishin të lëvizjes komuniste. Ndonëse dihej që aso kohe Mit’hat Frashëri dhe Abas Kupi nuk i kishin marrëdhëniet e mira mes veti. Ata sipas rrëfimeve të Ihsan Toptanit as që dëshironin të shiheshin e lëre më të bisedonin 6).  Megjithatë, Ihsani ishte ai i cili arriti tua mbushte mendjen që të takohen dhe bisedojnë. Ja se çfarë i kishte thënë vetë dr. Ihsan Toptani në lidhje me këto takime profesor Tahir Berishës me rastin e vizitës që ky ia kishte bërë në Londër, gjatë qëndrimit të tij në Angli, i cili disa herë e kishte vizituar dr. Ihsanin në banesë 7).  “Takimi i parë midis tyre u mbajt në shtëpinë e Toptanajve në Topizë (me 26 korrik 1943, T. B.). Në takim kishin ardhur delegatët kryesor: Mitëhad Frashëri dhe Hsan Dosti nga Balli Kombëtar, Mustafa Gjinishi dr. Ymer Dishnica, Abaz Kupi dhe Myslim Peza nga LNÇ. Sekretar për të mbajtur shënimet u emërua Mustafa Gjinishi ndërsa, unë në këtë takim isha si vëzhgues. Abas Kupi dhe Myslim Peza edhe pse ishin anëtarë të LNÇ nuk e kishin besimin e plotë të komunistëve. Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë tensioni. U shqyrtuan 13 pika. “Krijimi i Shqipërisë etnike” dhe “Formimi i Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë” u kundërshtuan shumë nga komunistët. Por nën presionin e lajmit se “ishte arrestuar Musolini ” të dy palët vendosin që ta miratojnë marrëveshjen “ad referendum” dhe u shpërndan për të marrë pëlqimin e qendrave të veta dhe për t’u kthyer dhe për ta nënshkruar marrëveshjen definitive.”8). Mirëpo pasi që kishte njerëz si gjithmonë, që bashkëpunonin me okupatorin në këtë rast me italianë, këta e kishin kuptuar se një mbledhje do të mbahej në Topisë, ndërkaq që për t’iu ikur rrezikut delegatët u detyruan që ta ndërrojnë vend takimin e mbledhjes, dhe për këtë zgjedhën fshatin Mukje në rrethinën e Krujës si vend më i përshtatshëm për ta mbajtur mbledhjen. Mbledhja u mbajt më 1 dhe 2 gusht 1943 (diku hasim edhe 3 gusht Sh. V.), në të cilën morën pjesë përfaqësues të dy delegacioneve: ata të Frontit Nacionalçlirimtar të kryesuar nga Ymer Dishnica dhe grupi i Ballit Kombëtar të cilën e kryesonte Mit’hat Frashëri. Në këtë mbledhje u ra dakord që të luftohej për “Shqipërinë etnike” dhe u vendos që të krijohej “Komiteti për shpëtimin e Shqipërisë”, me një numër të barabartë përfaqësuesish, si nga Balli Kombëtar ashtu edhe nga Fronti Nacionalçlirimtar, gjithsejtë 12 vetë prej dy palëve nga 6 persona. Ky komitet do të kishte atributet e një qeverie të përkohshme. 9). “Me pak ndryshime kjo marrëveshje u nënshkrua dhe mbledhja u shpërnda thotë Dr. Ihsan Toptani dhe vazhdon, duke pritur që secila palë të njoftonte nga gjashtë kandidatë për takimin e ardhshëm. Mirëpo shpejtë kishte mbërri lajmi që Enver Hoxha me insistimin e Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviqit e kishte hedh poshtë marrëveshjen. Pas kësaj ngjarjeje filloi lufta civile ne Shqipëri”-thotë Ihsan Toptani në rrëfimet e tija dhënë prof. Tahir Berishës, 10). Pra sikurse që po shihet kjo marrëveshje nuk u pranua nga ana e Këshillit të Përgjithshëm të Luftës Nacionalçlirimtare, të cilët pastaj ndaj dy përfaqësueseve të vet, Ymer Dishnicës dhe Mustafa Gjinishit, morën masa ndëshkuese. Në lidhje me këtë program te përbashkët Ymer Dishnica si përfaqësues kryesor komunist në këtë mbledhje i Enver Hoxhës shkruante: Çështja e krijimit te “Shqipërisë etnike” (qe do ta përfshinte edhe Kosovën), kishte qen njëra nder dy gurët e kufirit, kurse çështja tjetër kishte qenë thirrja për pavarësinë shqiptare, për te cilën ballistet refuzuan të bënin kompromis…Në fund, raportonte Dishnica: “Ne iu shporrëm pengesës se “Shqipërisë etnike”, në saje të një formule te neutralizuar”. Formulimin të cilin e zgjodhën ishte kështu: “ Te luftojmë për një Shqipëri të pavarur, duke zbatuar parimin-që është i njohur si parim universal dhe i garantuar nga Karta e Atlantikut-për vetëvendosjen e popujve, për një Shqipëri etnike.” 11). Që nga prishja e kësaj marrëveshjeje u krijua një çarje e madhe midis Frontit dhe Ballit, një prishje që siç thamë solli dëme të mëdha në bashkimin kombëtar të popullit shqiptar dhe në luftën e tij për liri kundër armiqve pushtues.

Me këtë rast vlen të theksojmë se Milladin Popoviqi që u cek më lartë në lidhje me Marrëveshjen e Mukjes i kishte shkruar Titos: “Kemi ndikuar tek PKSH dhe LNÇ që, gjithsesi ta prishim Marrëveshjen e Mukjes”, kurse Dushan Mugosha i tërbuar thotë: “Marrëveshja e Mukjes shkaktoi një turbullirë të madhe. Organizata e partisë në Vlorë, nën direktivën time, shkroi traktatin dhe ua drejtoi gjithë njësive të Ballit Kombëtar ku thuhej shkurtë e qartë: kush nuk dëshiron me ne, është kundër nesh…! 12). Ndërsa Vlladimir Dedijeri shkruan: “KQ i PKSH dënoi tradhtinë e turpshme në Mukë. Shokët delegatë në Mukë ranë në pozitat nacionaliste dhe të oportunistëve duke u kënaqë nëse ndonjë fjalë ose fjali në program është ndryshua. Atëherë aty ka qenë shoku Tempo. Kemi biseduar dhe me KQ dhe studiuar çështjen, situatën etj, dhe atëherë vendosëm që të nxjerrim një trakt dhe të mos njihet mënyra e organizimit të “Këshillit të Shpëtimit të Shqipërisë” dhe as funksioni i tij si instanca më e lartë në luftën nacional-çlirimtare që sa më parë të ftohet konferenca dhe të zgjerohet Këshilli i Përgjithshëm Nacional-Çlirimtar.” 13).

Dr. Ihsan Toptani nga pikëpamjet  e tij politike ishte i pavarur.  Ai gjatë luftës në Shqipëri  shoqërohej dhe mbante lidhje të mira miqësore me misionarët ushtarak britanik. Kur disa misionar oficer ushtarak të lartë britanik si për shembull: William Tillmani, Julian Amary dhe  Peter Kempy u gjendën në tokat shqiptare të Shqipërisë, atyre iu doli shumë në ndihmë  dr. Ihsani , i cili u veçua me shoqërimin që i bëri më së shumti kapitenit Julian Amary (1919-1996, Sh. V.). Secili prej këtyre tre oficerëve (lexo dy major dhe njëri kapiten), pas përfundimit të luftës kishin shkruar dhe botuar librat e tyre në formë të kujtimeve, në të cilat kuptohet në kaptina të veçanta ata i përshkruajnë edhe zhvillimet politike në Shqipëri.  Këta tre oficerë britanikë kanë qenë në pjesë të ndryshme të Shqipërisë dhe kanë pasur lidhje me forca të ndryshme të arenës politike e ushtarake. Pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre nuk janë të njëjta. Librat e tyre janë botuar me largësi të madhe vitesh…14).  Ja se si në ditarin e vet e përshkruante ky oficer britanik (Julian Amery), dr. Ihsan Toptanin: “…Ihsani ishte një çifligar dhe kreu i njërës prej familjeve më të mëdha në Shqipërinë e mesme. Ai gjithmonë kishte ndenjur larg politikës por personalisht ai kishte simpati pa rezerva ndaj anglezëve dhe kishte përballuar rreziqe të mëdha për t’i shpëtuar oficerët britanikë, që kishin mbetur të sëmurë ose të plagosur  pas operacioneve ndëshkimore të 1943. Për ne ai ishte një këshilltar i mençur e i paanshëm dhe më se njëherë ai kishte shërbyer si ndërmjetës për t’i penguar planet e gjermanëve që ta forconin regjimin “kolaboracionist” në Tiranë…” 15). Pastaj vazhdon J. Amery duke na përshkruaj detaje interesante dhe tepër të rrezikshme nga aventurat të cilat i kishte arritur ekskluzivisht duke iu falënderuar, guximit, trimërisë e para se gjithash vendosmërisë dhe simpatisë tepër të madhe të dr. Ihsanit që kishte për britanikët… 16).

Në lidhje me Luftën e Dytë Botërore, akoma ekziston një mendim që është përhapë mjaftë se kinse britanikët për disa qëllime të interesave të tyre nuk i paskan përkrahur sa, dhe, si duhet krahun nacionalistë në Shqipëri. Një ide e tillë u bë bazë e ndërtimit të një teorie të ashtuquajtur  “Teoria e Konspiracionit”, të cilën oficeri anglez i Shërbimit të fshehtë informativ Reginald Hibet në librin e tij “Fitorja e hidhur-Lufta Nacional Çlirimtare e Shqipërisë” nuk e pranon dhe e kundërshton. Është mjaft interesant çështja se edhe vet dr. Ihsani qëndrimet e Qeverisë britanike për një ndihmë në ngjarjet në Shqipëri i kishte parë si të vonuara. Ai thotë se Britanikët, deri më 1943, nuk ishin në favor të një aktiviteti të dukshëm ushtarak në Shqipëri. Britanikët kishin sjellë një vendim qëllimi i së cilës ishte që të vriten sa më shumë gjermanë duke mos marr  asgjë tjetër parasysh. Ndërsa Ihsan Toptani insistonte se gjatë kësaj faze duhet vënë në dukje sidomos momentin e kapitullimit të Italisë dhe ardhjen e ushtrisë gjermane, gjë që kishte rezultuar me formimin e një Asambleje të Përkohshme, e cila do ta shpallte përsëri Pavarësinë e Shqipërisë dhe neutralitetin e vendit. Gjermanët e kishin pranuar këtë neutralitet të Shqipërisë. Mirëpo sikurse që edhe dihet pas pak kohësh, çështja e këtij neutraliteti u harrua, sepse siç cekëm më lartë në Shqipëri filluan të arrijnë misionarët anglez nga Greqia. Ata kontaktet e para i vunë me çetat e partizanëve. Dr. Ihsani thotë se Britania e Madhe nuk kishte pasur interesa ne Shqipëri, andaj për Britanikët, nuk ishte fort me rëndësi ndryshimi i strukturës shoqërore shqiptare. Britanikët, sipas  dr. Ihsanit u ndihmuan atyre me të cilët kishin interesa. Interesa të tilla anglezët kishin me Greqinë e cila  ndaj Shqipërisë është sjellë gjithmonë në mënyrë armiqësore, agresive dhe grabitqare. Duhet theksuar se gjatë luftës, grekët në Londër, ishin angazhuar shumë që Britania e Madhe të mos bëjë asnjë deklaratë me të cilën do ta favorizonte pavarësinë e Shqipërisë si dhe pa prekshmërinë e kufijve.  Dr. Ihsan Toptani i cili i kishte vërejtur këto lëvizje nga afër, potenconte se Britanisë së Madhe iu paska deshtë që të ju bëjë qejfin grekëve. Në këtë mënyrë çështja e partive nacionaliste shqiptare kishte mbetur anash, e që njëherë kjo kishte ndikuar që forcat partizane të forcohen më tepër se ato nacionaliste, për arsye se parullat e luftës kundër fashizmit ishin joshëse për shqiptarët, të cilët, duke u futur në radhët partizane, u futën në grackën komuniste. 17).  Një pjesë të madhe të partizanëve e përbënin  jo komunistët por, të cilët, siç del nga ky rast, i kishin shërbyer komunistëve. Forcat nacionaliste (zogistët dhe ballistët) ishin gjetur para një dukurie shumë të vështirë. Po të luftohej kundër komunizmit, këtë Britania e Madhe mund ta konsideronte se ishte luftë kundër interesave të saja. Interesantë është me këtë rast të cekim se e gjitha kishte marr fund kur po thua se kur fuqitë e mëdha në konferencën e mbajtur  në Jaltë, prej 4 deri më 11- shkurt, 1945 të kryesuar nga  koalicioni antifashist SHBA në krye me Ruzvelltin,  Britania e Madhe në krye me Çerçilin dhe  Rusia në krye me Stalinin, kishin pru vendim që Greqia  të mbetet në hemisferën kapitaliste, kurse Shqipëria në atë komuniste. Sipas rrëfimeve të Ali Ferhat Dragës (1910-1993), i cili pohonte fjalët e majorit anglez Hill, i cili haptazi ju  kishte thënë se s’ka asgjë prej sistemit kapitalist në Shqipëri, sepse kështu është vendosur në Jaltë 18).

Meqë Dr. Ihsan Toptani me të madhe kishte  mbajtur kontakte dhe i kishte shoqëruar në shumë raste oficerët misionarë anglez të zbarkuar në Shqipëri, siç kemi cekë edhe më lartë, ai dhe bashkëmendimtarët e tij shpejtë u bënë armik të komunistëve, por kësaj i ndihmojë edhe prejardhja e familjes së tij e cila ishte mjaftë në zë për pasurinë e madhe që kishin. Oficerët britanik kishin pas një marrëveshje që me rastin e tërheqjes së tyre nga Shqipëria me vete ti evakuojnë edhe Dr. Ihsanin, dhe anëtarët tjerë siç ishin bie fjala ata të ballit kombëtar të cilët nuk arritën të gjejnë ujdi apo pajtim kombëtar me palën komuniste të cilët kryesisht dirigjoheshin nga kominterna Sovjetike-Bullgare-Serbe. Mirëpo në momentet më tragjike dhe më të pa volitshme për palën antikomuniste në çastet e fundit sikur ju ndodhi një befasi e pa pritur. Oficerët britanik kishin marrë urdhër që gjatë tërheqjes së tyre të mos e marrin asnjë qytetar jo britanik me vete. Ky njëherë ishte një lajm shumë i hidhur për grupin e intelektualëve shqiptar të cilët nuk kishin ra në ujdi me palën komuniste, dhe tani qëndrimi i tyre në një Shqipëri komuniste çdo herë e më tepër rrezikohej.  Në këto rrethana Dr. Ihsani duke mos lënë që të kaloi koha, shkon në Shkodër dhe nga një mik i tij merë një barkë benzinës për të kaluar matanë Adriatikut. Me këtë bark udhëtoi edhe Abas Kupi me dy djemtë e vetë, Gaço Goga i cili ishte sekretar i Legalitetit, dhe oficeri Dilaver Berberi. Mirëpo gjatë udhëtimit ju ishte prishur barka dhe disa ditë kishin qëndruar nën mëshirën e Zotit dhe detit. Ja se si e përshkruan këtë ngjarje të jashtëzakonshme kapiteni anglez  Julian Amery në librin e tij “Bijtë e Shqipes” botuar pas lufte në vitin 1948, (përkthimi në shqip në vitin 2002, Sh. V.) “…Morëm vesh se një natë pas largimit tonë me benzinatën  MAS, Ihsani dhe kapedani malazez kishin dalë në det nga gryka e Bunës. Duke marr me vete Again dhe miqtë e tij. Gjatë natës kishin lundruar (në libër qëndron shprehja jo adekuate ecur Sh. V.) mjaft dhe, të nesërmen në mëngjes kishin arritur në një pikë ku dukej Brindisi. Ndërkaq motori i barkës ishte prishur përnjëherësh.  Ata ishin përpjekur ta ndreqnin dhe kishin bërë shenja për të kërkuar ndihmë, por të gjitha mundimet e tyre kishin qenë të kota dhe valët, i kishin hedhur përsëri në detin e hapur. Shtatë net dhe shatat ditë, u shtynë në drejtim të jugut, duke mbajtur veten e tyre gjallë me ujët e shiut dhe me thërrimet e pakta të ushqimeve që kishin marr  vetëm për një natë. Ishin dëshpëruar shumë, por mëngjesin e shtat, ndërsa rryma i shpinte në ngushticën e Otrantos, u panë nga një minaheqës dhe u shpunë në Brindisi krejt të kapitur…” 19).

  Pas aventurës së pa dëshiruar dhe shpëtimit nga përmbysja e barkës në deti, Ihsani vendoset për disa muaj në një kamp refugjatësh afër Barit. Në ndërkohë shpërndahen dhe Ihsani shkon në Romë ku punësohet në revistën amerikane “Newsweek” e më pas u bë edhe menaxher për biznes i Zyrës së  Romës. Dr. Ihsani në Itali qëndroi deri në vitin 1947, prej nga u shpërngul në Angli ku qëndroi deri sa vdiq më 28 maj 2001, në moshën 93 vjeçare, ndërsa varrimi u bë më 7 qershor 2001, në Krematoriumin e Londrës Jugore.

   Në përcjelljen e tij të fundit, përveç mbesës së tij Gajde Toptani-Mema, e cila e vizitonte shpeshherë nga Tirana dhe kushëriri Sali Toptani me banim në Londër, kanë marr pjesë edhe shumë bashkatdhetar dhe miq anglez. Në mesin e tyre ishin edhe shumë aktivist, anëtarë dhe përfaqësuesit e Shoqatës Anglo-Shqiptare, anëtar i së cilës ishte edhe tashmë i ndjeri z. Pavli Qesku i cili edhe përveç tjerash theksojë: “…Kur fliste Ihsani për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni, kur përmendte gjendjen e Çamërisë dhe të arvanitasve nuk kishte si të mos ndjehej në fjalët e tij zemërimi që Enver Hoxha me shokë ia shitën Kosovën Titos, që çështja e Çamërisë mbeti e varrosur për pesëdhjetë vjet të sundimit hoxhist. Në mendjen time-vazhdon z. Qesku, dr. Ihsani mbetet mëshirim i shqiptarit dorëhapët e të sjellë i mendjes së lirë nga prangat e ideologjive, i njeriut me shpirt të madh që e deshi vendin dhe popullin e vet ashtu si ishte në të gjitha kohët…”20). Me rastin e vdekjes së dr. Ihsan Toptanit, gazeta britanike “The Intepedent”, botoi një artikull të gjerë të autorit James Pettifer, në të cilën autori i shkrimit dr. Ihsanin e cilëson si personalitet të fundit të dinastisë së Toptanajve, themeluese e qytetit të Tiranës, e cila dinasti për gati 150 vjet dominoi ne skenën shoqërore-politike të Shqipërisë…”.

Dr. Ihsan Toptani, kur dhe, në asnjë mënyrë nuk u pajtua me regjimin bolshevik komunist, ashtu që ai tërë jetën nuk pushoi por me krejt qenien e tij fizike dhe intelektuale sa kishte mundësi ishte angazhuar në drejtim për t’i ndihmuar Shqipërisë. Kur në gushtin e vitit 1949, me ndihmën e Fuqive të Mëdha, gjegjësisht me iniciativën e SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe u formua “Komiteti Shqipëria e Lirë” ai kishte marr pjesë. Themelimi i këtij Komitetit qe bërë më 26 gusht 1949, kurse menjëherë të nesërmen, anëtarët e këtij komiteti kishin shkuar në Londër dhe po atë ditë kishin shpallur themelimin e saj nëpërmjet Radio-BBC-së. Qendra e këtij komiteti qëllimi i së cilës ishte veprimtaria kundër regjimit komunist në Shqipëri, pa zgjedhur format dhe metodat që iu vinin në dorë, u caktua Roma. Sipas rrëfimeve të dr. Ihsan Toptanit Ky Komitet ishte formuar prej dy partive kryesore: Partia Monarkiste e cila përfaqësohej nga Abaz Kupi dhe Nuçi Kote, si dhe partia e Ballit Kombëtar që përfaqësohej nga Mit’had Frashëri dhe Zef Pali, ndërsa si anëtar i pavarur i Komiteti ishte edhe Seid Kryeziu. Qëllimi kryesor i këtij Komiteti ishte destabilizimi i regjimit komunist. Fuqitë e mëdha nëpërmjet këtij Komiteti, anëtarë i të cilit ishte edhe vet dr. Ihsani, arritën të armatosin disa grupe diversantësh të cilët i dërguan në Shqipëri për të krijuar qendra të diversionit për ta përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës. Por siç edhe e dimë rezultati i këtyre veprimeve, nuk ishte pozitiv. Spiunazhi kishte punuar dhe të gjithë ata që u zbarkuan në Shqipëri u zunë, ca u pushkatuan ca u burgosën etj. Sipas informatave të më vonshme u kuptua se në zbulimin dhe kurthin e përgatitur për kapjen e këtyre diversantëve mërgimtar shqiptar, Enver Hoxha ishte informuar nga spiunët Rus të cilëve ju kishte zbuluar planet spiuni anglo-amerikan  KiIm Filbi, emri i vërtet i të cilit ka qenë Harolld Adrian Rasell (1912-1988) i cili njëkohësisht kishte punuar edhe për interesat e bllokut perëndimor por edhe për ato lindore (lexo Ruse), pra ishte një spiun i dyfishtë.

Pas fitores dhe vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri shumë shqiptarë ikën dhe u vendosën në Athinë ku ekzistonte një kamp për refugjatë shqiptarë të ikur nga regjimi komunist i Shqipërisë. Numri i tyre shkonte në 400 refugjatë. Ashtu që anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, Shqipëria e Lirë, dr. Ihsanin e kishin emëruar përfaqësues për punë me këta refugjatë nga Shqipëria. Këtu Ihasanin e kishin vu në përgjegjësi për rekrutimin e refugjatëve shqiptarë, të cilët u përfshin në trupat që stërviteshin nga dy anglez David Smiley dhe Xhulian Amery në Maltë. Kjo ishte kohë që njëkohësisht shënonte aktivitetet e fundit dhe përfundimin e ëndrrave të emigracionit shqiptar nacionalist për përmbysjen e regjimit komunist të Enver Hoxhës. Për këtë aksion anglezët kishin kërkuar ndihmën e amerikanëve të cilët për këtë rast kishin krijuar në Gjermani një repart prej 4000 shqiptarëve emigrant. Këto forca pasi u përgatitën i sollën me anije në Shqipëri por, ata të gjithë u zunë dhe u likuiduan. 21).

   Në vitin 1953, dr. Ihsan Toptani dha dorëheqje nga ky Komitet. Dorëheqja e tij pasoi për shkak se sipas tij, anëtarët e tjerë kishin vendosur që në Komitet të hynë edhe njerëz të cilët gjatë okupimit fashist të Shqipërisë kishin bashkëpunuar me okupatorin. Mirëpo pas disa vitesh, Komiteti bënë përpjekje për të riorganizuar në SHBA, me ç’rast ftohet edhe dr. Ihsani që të merr pjesë përsëri, por një kërkesë të tillë ai e refuzoi për shkaqe të njëjta. Pas kësaj iu kthye sërish punës në BBC, ku qëndroi deri në mbylljen e Seksionit Shqip, që ndodhi në vitin 1967, kur ai edhe u pensionua. Që nga kjo kohë e deri në vdekje Ihsani u angazhua në “Shoqatën Anglo-Shqiptare.” 22).

Sipas rrëfimeve të Ihsanit pushimi i tij aktiv nga politika në radhë të parë  kishte si rrjedhojë kyçjen e disa anëtarëve që përfaqësonin “bllokun indipedent”, si bie fjala Ismet Vërlaci (djali i Shefqet Vërlacit), i cili ishte nga organizatorët që kishte ftuar italianët për të okupuar Shqipërinë. Pastaj Ernest Koliqi ishte organizatorë i Grenoblës, ku Mustafa Kruja, Ali Këlcyra dhe Qazim Kërculi kishin nënshkruar një deklaratë që thoshte se kurora e Shqipërisë duhej t’i jepej një princi nga shtëpia e Savojëve të Italisë.

Personat të cilët kanë pas rast të rin me Dr. Ihsan Toptanin dhe të marinë informata dhe shënime të pasura nga biografia e tij, thonë, se ka qenë kënaqësi e madhe të vizitosh Ihsanin në shtëpinë e tij në Streatham, në pjesën jugore të Londrës. Publicistët dhe njerëzit e pendës siç ishin prof. Tahir Berisha dhe publicisti i njohur Daut Dauti, kanë lënë ca shkrime të mira rreth bisedave që i kanë zhvillu drejtë për së drejti me dr. Ihasanin. Ai edhe në moshë bukur të shtyrë nuk pushoi së shkruar, ashtu i lodhur nga sëmundja dhe nga pleqëria qëndronte pranë kompjuterit të vet, nga ku dërgonte letra në të gjitha drejtimet kundër barbarisë serbe që ushtrohej në Kosovë. Ishte shumë i lumtur që arriti ta shoh shkatërrimin e regjimit komunist në Shqipëri. Në vitin 1993 ai e kishte vizituar Shqipërinë dhe nuk i kishte pëlqyer situata politike por i kishte pëlqyer natyra e atjeshme. I pyetur se a dëshiron të rikthehet sërish në Shqipëri, Ihsani përgjigjet: “Kur të mbush 100 vjetët, në qoftë se populli i ka përdorur ato forca shpirtërore dhe fizike, që kanë bërë të mbijetojë me mijëra vjet, për të ruajtur identitetin kombëtar, do të kthehem për të kaluar në vendin e lindjes, atë kohë që do të më ketë mbetur.” 23). Për dr. Ihsan Toptanin dhe për aktivistët tjerë si ai, Kosova ka qenë një plagë që gjithmonë ia ka lënduar shpirtin. 24).

Dr, Ihsani me që Zoti i fali një jetë bukur të gjatë, ai pati fatin që të përjetoi dhe shoh dy dëshira të mëdha të jetës, shkatërrimin e regjimit komunist në Shqipëri dhe Lirimin e Kosovës martire nga Serbia shkatërrimtare. Ndonëse shumica e bashkëkohësve të tij nuk e patën të njëjtin fat.

                                                                            FUND.

Shfrytëzimi i literaturës për këtë material:

1 .   Jaho Brahaj, “Kurora Mbretërore Shqiptare” faqe, 37 dhe 48.

2 .  “Pema gjenealogjike e Topiajve” cituar sipas, J. B. dhe “Familja Toptani” marr nga interneti).

3 . Hafëz Ibrahim Daliu “Patriotizma në Tiranë”,  botuar në Tiranë, 1930, faqe 76).

4 . Aristidh Plaka, Ibrahim Xhamaj “Kalendari Enciklopedik I” faqe, 304;  Bardhosh Gaçe “Ata që Shpallën Pavarësinë Kombëtare”, faqe, 173-176; Kristo Frashëri “Historia e Tiranës I” faqe, 304, 312, 315, 323…etj.

5. Nga interneti si nën 2.

6 . Daut Dauti “Reflektime shqiptaro- britanike” 58-59.

 7 . http://www.tahirzberisha.com/e_ecejaket.htm. Me gjerësisht ne lidhje me ketë shih në Dr. Hakif Bajrami “KOSOVA Prej Bujanit ne Kaçanik”, faqe 84-86. Prishtinë 1997.

8 . Tahir Berisha “Shënime dhe ecejake të një refugjati nga Kosova”, Londër 2001. Libri u shkarkua nga interneti; Julian Amery  “Bijtë e Shqipes”, faqe 85, Tiran 2002.

9 . “Fjalori Enciklopedik” faqe, 485-486 Tiranë, 2002;  Peter  Bartel “ALBANCI-od srednjeg veka do danas” faqe, 230, Beograd, 2001.

10. T. B. “Shënime dhe ecejake….”

11. Noel Malkolm “Kosova një histori e shkurtër”, faqe 315-316. Prishtinë 1998.

12. “Që historia shqiptare të mos mbesë në kurthin serbo-sllav”, njëzet autorë për tre librat e Sabri Maxhunit-Novosellës. Faqe, 134, Prishtinë 2011.

13. Vlladimir Dedijer “Marredhanjet Jugosllavo-Shqiptare (1939-1948)”, Beograd 1949, faqe, 94-95. Shtojmë se V. D. për këto të dhëna bazohet në raportin e Milladin Popoviqit drejtuar KQ të PKJ me 19 tetor 1943. (Në librin e V. D. të botuar në gjuhën shqipe nuk figuron askund emri i përkthyesit, Sh. V.). Këtu vlen të cekim se librit në fjalë të Vlladimir Dedijerit i referohet edhe oficeri i Shërbimit të fshehtë informativ anglez gjatë luftës dytë botërore , që u hodh me parashutë në Shqipëri në dhjetor të vitit 1943,  Reginald Hibert, i cili në librin-ditar të tij “Fitorja e hidhur-Lufta Nacional Çlirimtare e Shqipërisë”, në disa vende e përmend  Marrëveshjen e Mukjes. Libri u përkthye në gjuhën shqipe më 1993, nga përkthyesi i njohur Xhevat Loshi.

14. Dy fjalë për lexuesin në “KUJTIME QË NUK SHLYHEN-Tre oficerë anglezë gjatë luftës në Shqipëri dhe në Kosovë”, faqe, 4. Tiranë 1997, në përkthim të Xhevat Loshi.

15. Julian Amary “Marshimi I Afrimit nën kapitulli Tirana”, në librin, “Kujtime që nuk shlyhen” nga tre oficer anglezë gjatë luftës në Shqipëri dhe në Kosovë. Faqe, 134.

16. Njëjtë faqe 134, 135, 136 137…

17. D. Dauti vepra cituar, faqe 58.

18. “KOHA”-nr. 6, viti i I, 5-dhjetor-1990, faqe, 33. Shih dhe Vladimir Dedijer “Interesne Sfere” Beograd, 1980, faqe 409; si dhe në “Popularna Enciklopedija”, Bg. 1976, faqe, 472.

19. Julian Amery “Bijtë e Shqipes”, fq. 382-363. Tiranë 2002.

20. T. Berisha në vep… e cit… “Ecajake….”, shkarkuar nga interneti.

21. http://psikologji.net/forumi/index.php?action=printpage;topic=2677.0

22.  D. Dauti vep. e cit. faqe 56.

23. T. Berisha në “Ecajake….”

24. D. Dauti, faqe 51.

Shkrimtari, Shevki Sh. Voca


Vazhdim…

Ihsan Bey Toptani

 


Foto

Iliaz – Konti Toptani

Ka lindur në Tiranë në familjen e Refik Toptanit dhe Avedijes.

Iliazi mori titullin Konti Toptani i dhene nga Papa, sipas vajzes se tij.  Ka shkruar ne lidhje me kaloresine dhe krijoi nje shale kaloresimi qe edhe sot eshte nje nga me te mirat qe perdoret ne te gjithe boten.  Ishte i martuar shtate here.  Bashkeshortja e tij e pare ishte vajze Hebree, por me te nuk pati femije.  Bashkeshortja e dyte ishte aktorja famoze Argjentinase Tilda Thamar.  Martesa nuk zgjati shume, ndoshta rreth nje viti.  Kur Tilda shkoi nga Argjentina ne Paris, ndarja ishte bere e paevitueshme.  Bashkeshortja e trete ishte nje vajze Angleze e quajtur Kate, me te cilen pati dhe femijen te pare, nje vajze te quajtur Shasha, qe u lind dhe jetoi gjithe jeten e saj ne Angli.  Bashkeshortja e peste e Iliazit ishte Pariziene.  Pati me te nje vajze te dyte te quajtur Isabelle, e cila trashegoi dhe titullin Konteshe.

Gruaja e fundit e Iliazit ishte nje Konteshe Spanjolle.  Iliazi jetoi vitet e fundit te jetes i lumtur, duke gjetur pasionin e perbashket me bashkeshorten e tij per kaloresine.

Me teper mbi jeten e Iliaz Toptanit eshte pershkruar ne librin “Tirana e Nones”, shkruar nga nje pasardhes Toptanas, Blendi Fevziu.


Konti Iliaz Toptani

Kopertinat e ketyre librave per Modern Show Jumping jane botime te ndryshme te librit te shkruar nga Konti Ilias Toptani.

Foto huazuar nga libri i Blendi Fevziut – Tirana e Nones

Konti Iliaz Toptani – Foto nga Libri Modern Show Jumping

Kontesha Spanjolle, Bashkeshortja e Shtate e Kontit Iliaz Toptani – Foto nga Libri Modern Show Jumping

Foto huazuar nga libri i Blendi Fevziut – Tirana e Nones

Shasha Toptani, vazja e madhe e Kontit Iliaz Toptani

Shasha Toptani ne Angli.  Nje nga pasionet e saj me te medhaja ishin motocikletat, dhe ishte bere e njohur ne qytet. Ne foto eshte duke ngare motorin Triumph Flat Tracker

Foto huazuar nga libri i Blendi Fevziut – Tirana e Nones

Foto huazuar nga libri i Blendi Fevziut – Tirana e Nones

Tilda Thamar, aktorja famoze Argjentinase – bashkeshortja e dyte e Kontit Iliaz Toptani (fotografia nga website-i ibdm.com)


Foto

Murat Toptani

1. Krijimtaria e Murat Toptanit

Tre vjet pas themelimit të Galerisë së Arteve (1958), në sallën e Rilindjes u vendos skulptura e parë nga ajo periudhë, një bust i Skenderbeut në bronz. Ishte krijim i Murat Toptanit. U cilësua si skulptura më e hershme nga arti i rilindjes. Tetë vjet më vonë (më 1966), u vendos karikatura në akuarel “Premtimet e Anglisë”. Përsëri krijim i Murat Toptanit. Përsëri, sipas shtypit të kohës, edhe kjo vepër u quajt si më e hershmja nga periudha e Rilindjes, që ruhej në Galerinë e Arteve1). Pra, u paraqitën dy krijime të vecanta nga i njejti autor, që më parë nuk figuronte në Galerinë Kombëtare. Në vitet më pas, me perjashtim të një artikulli në gazetën “Drita”2), për Murat Toptanin pati vetëm heshtje.

Nga dëshira për të mësuar shumë rreth këtij autori fillova humultimet (në fillim të vitit 1976) dhe, që në ditët e para u gjenda përpara një informacioni të pasur që ruhej në disa nga familjet e më të afërmëve të Toptanit, në Tiranë. Kujtimet e të gjithëve fillonin me shprehjen se Murati ishte biri i Said Seremedinit, patriotit të Rilindjes, që ishte bërë më i njohur për pjesmarrjen në Revolucionin Francez (të vitit 1848), duke kryesuar turmën e studentëve të huaj dhe duke vendosur flamurin mbi Panteon3).


Murat Toptani’s Creativity

Ndërsa nga humultimet e mëtejshme doli se figura e vetë Muratit zinte vend qendror në jetën shoqërore shqiptare të Rilindjes. Shtypi para dhe pas vitit 1900, i kishte rregjistruar thuajse të gjithë veprimtarinë patriotike. Faik Konica përshëndeste cdo veprim te tij atdhetar4) dhe i kishte përkushtuar një prozë poetike5). Naim Frashëri, pasi e kishte bërë dhëndër (gruaja e M. Toptanit, Asija, ishte vajza e Naimit), e bëri bashkëpunëtor të afërt6).  Me Sami Frashërin bisedonte për hapjen e shkollave shqipe7). Arbëreshi Anselmo Lorekio i kërkonte bashkëpunime për ditoren e tij “La nazione albanese” dhe i lutej të ndërmjetësonte për t’u lidhur me Naimin8). Ndërsa Visar Dodani përmblodhi disa letra nga korrespondenca me Murat Toptanin, në një libër të vecantë, ku botuan edhe letrat e patriotëve më të njohur të Rilindjes9). Dhe më në fund, në aktin e Shpalljes së Pavarësisë, firma e tij gjendej pranë patriotëve më të shquar dhe dallohej për kaligrafinë më të bukur10). Të gjitha keto të dhëna që u grumbulluan pas disa muajve, u bënë objekt për monografinë “Murat Toptani, artist dhe patriot”, që u botua në vitin 197811).

Në studimin e mëposhtëm do të ndalemi vetëm në krijimtarinë artistike, pasi ky rilindas i shquar, me veprimtari të madhe patriotike, është njëkohësisht skulptori i parë që hap sallën e Rilindjes Shqiptare në Galerinë Kombetare.

Murat Toptani ka kryer studimet në Turqi, ndërsa për artin e skulpturës ka mësuar më shumë gjatë udhëtimeve të tij në Itali, Belgjikë etj. Ashtu si Spiro Xega në pikturë, Toptani ka qenë artist autodidakt në sculpturë. Mësimet e tij për artin i ka marrë nga vizitat nëpër muze dhe në studion e ndonjë artisti të huaj.

Si krijimi më i hershëm, tregohet një portret i Skënderbeut.

Gjatë kohës që u lidh me Naim Frashërin (mbasi u martua me Asijen, vajzen e Naimit) thuhet se Murati nderkohë që poeti shkruante Historinë e Skënderbeut, shfletoi nga biblioteka e Naimit disa libra për Skënderbeun dhe pa mjaft grafika dhe vizatime të autoreve të huaj. I nxitur nga ato krijime mori fletë të bardhë e laps dhe filloi nga puna.

Megjithese u bazua në grafika të autorëve të huaj, portreti që realizoi Murati i afrohej më shumë përfytyrimit mbi Skënderbeun dhe nuk u ngjante grafikave të autoreve të huaj. Mbasi e futi në kornizë, të cilën e bëri vetë (gjithnjë sipas kujtimeve të bashkëkohësve), ia paraqiti Naimit. Thuhet se poeti e pelqeu shumë vizatimin e Muratit dhe e inkurajoi atë të merrej më shumë me art. Portretin e Skënderbeut e vari në dhomën e tij, dhe sipas disa dëshmive, e mbajti aty gjate gjithë kohes, deri ditën që vdiq21).

Për Muratin qe një inkurajim i madh. Me tu kthyer në Tiranë krahas punës së madhe për cështjen kombëtare, i kushtoi më shumë kohë edhe krijimtarisë artistike. Në një dhomë të vecantë, atje ku mbante edhe librat shqipe që botoheshin në ato vite, Murati punonte deri vonë. Vizatonte dhe bënte skulptura në baltë. Kolegë të tjerë në Tiranë, me të cilët mund te shkembente mendime rreth krijimtarise artistike, nuk kishte. I vetmi piktor që njihej në atë kohë ishte Kole Idromeno. Murati vajti në vitin 1896 në Shkodër për përhapjen e librave shqipe, pikërisht kur piktori shkodran kishte realizuar disa nga veprat e tij më të mira, por nuk dihet me saktësi nëse janë takuar me njeri tjetrin. Nga ai udhëtim në Shkodër Murati mori si kujtim një foto të bukur, që bëri te studio Marubi. Toptani aty ka dalë me veshje kombëtare dhe ajo foto sot vlerësohet edhe si një nga me te bukurat e Marubeve. Figura e Toptanit me fustanellë në atë fotografi, është ndoshta një nga më tipiket që përfaqëson karakterin burrëror dhe krenar të shqiptarit, pikërisht ato vecori që kanë nxitur disa autore të huaj për të realizuar vepra arti me temë shqiptare.

Në korrik të vitit 1898 Toptani u vendos në Brindizi, midis arbëreshëve dhe shqiptarëve që luftonin për cështjen kombëtare. Pasioni për artin dhe sidomos dëshira për të nxjerrë një vepër dinjitoze për figurën e Skëndërbeut, që ishte shndërruar në symbol të bashkimit të shqiptarëve, e nxitën Muratin që punën e lënë përgjys në Tiranë ta përfundonte në Itali. Mblodhi baltë dhe filloi nga puna. Vec përvojës së fituar deri në atë kohë, nga udhëtimi në Itali ai ishte pasuruar edhe nga përvoja e mjeshtrave italianë, statujat e të cilevë i vëzhgoi në muzetë dhe sheshet e qyteteve. Ky ndikim ndjehet edhe në vepren e re të Toptanit.

Sapo e përfundoi bustin e Skëndërbeut, i dërgoi një letër V. Dodanit në Bukuresht dhe i shpjegon gjatë për krijimin e tij, për mundesinë e riprodhimit në disa kopje, për ti shpërndarë midis shqiptarëve dhe hollësira të tjera. “Këtë bust e kam ba pas një tabloje të Marqer Aulettës e Dora d’Istrias e Konfortit. Ishin tre, si njëra edhe tjetra. Tabloja e kish pothuaj plak, unë e bera më të ri, e mvesha me hekur, sikur shikon armikun me sy të egërsuar”13).

Letra e mësipërme, përvec të tjerave na jep edhe njoftimin se, në atë kohë edhe tre autorë të tjerë kishin realizuar figurën e Skëndërbeut në art, nga të cilët njohim më mirë Dora d”Istrian. Per Konfortin (Girando Confirti)*, V. Dodani në librin e tij shkruan se është një arbëresh i Italisë, një njeri me kulturë të gjerë, që punoi për cështjen kombëtare. Banonte në koloninë e shqiptarëve në Napoli.

Për skulpturën e Toptanit botoi një njoftim të vecantë edhe gazeta “La nuova Albania” e datës 6 mars 1899 nën titullin “Il busto di Scanderbeg”. Njoftimi i kesaj gazete është i rëndësishëm jo vetëm se është një dokument tjetër që dëshmon për datën e krijimit të bustit, por edhe për faktin se, nga krijimet e deritanishme, ky është i pari shkrim në gazetat e shekullit të 18-të që komenton një vepër arti të realizuar nga artistë shqiptarë.

Pasi tregohet se Toptani e ka skalitur në mermer figurën e Skëndërbeut, në gazetë bëhen dhe komente rreth realizimit të veprës dhe vlerave të saj. “Ështe një Skënderbej, por jo prej atyre që kemi parë në telajot, ku paraqitet mjaft i moshuar. Gjergj Kastrioti Skëndërbeu këtu na jepet në kulmin e moshës së pjekur, me përkrenare në kokë dhe me vështrim të ëmbël e krenar në të njëjtën kohë. Dhe ne duke marrë parasysh sakrifica jo të vogla, e pasi kemi kaluar mjaft prej tyre, mund t’ju ofrojmë kopje në terrakote, shumë të ngjashme me origjinalin, e me një vlerë aspak të kushtueshme. Do të bëhet edhe një kopje e bustit në madhesi naturale. Për këtë jemi të sigurt se asnjë shqiptar, asnjë bashki e vendbanimeve shqiptare në Itali, nuk do të donte ta linte t’i kalojë ky rast për të mundur tu tregojë të gjithëve që e admirojnë fytyrën e tij që me të drejtë pesëqind historianë dhe biografë e shënojnë ndaj prijësit më të shkëlqyer të ushtrive, e ishte mburojë e vetme e ushtrive të gjysmehënës, së cilës i rezistoi heroikisht për shumë vjet, pa pësuar asnjë humbje… prandaj dëshirojmë ta shohim të ngritur lart figurën e heroit tonë, mbi kolona e baza graniti, mbi altarë…”14).

Sipas kujtimeve te bashkëkohësve, Murati kishte krijuar shumë vepra edhe më parë, por kjo njihet deri tani si e para vepër e afirmuar për të cilën është shkruar, kemi edhe fotografinë. Njëkohësisht, kjo skulpturë vlerësohet si më e hershmja në artin e rilindjes shqiptare.

Origjinali i kësaj vepre, sic shkruhet më gjerë në studimin tjetër të këtij libri15) ka mbetur në Itali, por ndikimi të bashkëkohësit e tij në Shqipëri, ka qenë i ndjeshëm. Gazeta e mësipërme, mbështetur edhe në pohimin e vetë autorit, vlerëson paraqitjen në moshë të re të Skënderbeut, jo vetëm si vecori që nuk e gjejmë në veprat e tjera kushtuar këtij heroi, por edhe si gjetje artistike që rrezaton më shumë forcë edhe te vizitorët, të cilët sidomos në atë kohë, kishin më shumë nevojë për kurajë në përpjekjet për liri. Në këtë vepër gjen edhe interpretime të tjera, si në veshjen e heroit, në trajtimin e përgjithshëm plastik, dhe ndryshimi më i dukshëm është në përkrenaren e Skëndërbeut.

Në bustin e Toptanit nuk paraqitet përkrenarja që njohim sot, por një shqiponjë me krahë të hapura, me vështrim nga e majta dhe pjesa e poshtme përfundon me një rreth si kurorë. Nuk dihet me saktësi përse është bërë ky lloj trajtimi, ndërsa disa bashkëkohës tregojnë se Murati e ka sajuar një përkrenare të tillë, pra me figurën e shqiponjës, për të theksuar se Skëndërbeu u takonte shqiptarëve e jo ndonjë kombi tjetër, sic flitej në atë kohë. Në fakt pretendime të tilla nga të huajt ai i kishte dëgjuar edhe vetë, prandaj ka shkruar edhe këto vargje: “Cuditet ene cudia / Kur guxon e thotë Serbia / “Skëndërbeu asht i imi” / Në vorr habitet ene trimi…”16).

Pas këtij busti nuk ka të dhëna për realizimin e ndonjë vepre tjetër për aresye të levizjeve të shumta nga njëri shtet në tjetrin. Kur u rivendos në Konia (Turqi) pranë familjes pas vitit 1901, fillon një fazë e re në krijimtari. Shandani, një nga djemtë e Muratit, tregonte se ato vite i ati shoqërohej me nje mjek armen, qe ishte i apasionuar pas artit, i cili e inkurajonte dhe e ndihmonte per te realizuar skulptura.

Mbas vdekjes së mjekut, vila e tij për disa kohë mbeti bosh. Turqit supersticiozë, nuk futeshin aty, mbasi mesuan lajmin se mjeku u vra mizorisht natën nga disa hajdutë. Nga pakujdesia, vilës po i thyheshin xhamat dhe tjegullat. Murati duke e parë se shtepia mbeti në mëshirë të fatit, e riparoi dhe e rregulloi atë për vete, duke ndërtuar edhe një studio. Kushtet për punë tani ishin më të mira. Me baltën që mblidhnin fëmijët nga brazdat e vreshtave të ujitura, filloi të shtojë numrin e statujave në studion e re, të rregulluar nga dora e tij.

Në Konia Murati krijoi edhe disa vepra në pikturë. Sipas kujtimeve të fëmijëve të tij, Enverit dhe Shadanit (të vetmit që trashëguan nga i ati pasionin për art)* veprat që punoi me kënaqësi ishin Skenderbeu mbi kale dhe Prometeu i lidhur. Të dyja i bëri në madhësi natyrale. Krijoi edhe vepra të tjera. Një nga më të bukurat, fëmijët e tij cilësonin portretin e Asijes. Figura në gips ishte ndërtuar deri poshtë gjoksit. Edhe Muratit i pëlqente dhe e kishte vendosur në dhomën e pritjes ku shihej më shumë. Një ditë mblodhi gjithë fëmijët për të bërë fotografi përpara Asijes në skulpturë. Fotografi turk, fanatik, nuk pranoi të fotografonte përpara bustit të një gruaje të zhveshur (!). Murati, sic tregojnë fëmijët u detyrua të hedhë një shall të bardhë sipër pjesës së zhveshur. Por turku fanatik e kuadroi foton sipër gjoksit të mbuluar, për të dalë sa më i pakuptueshëm busti.

Megjithatë ajo fotografi mbeti i vetmi dokument nga gjithë ato krijime artistike që mbetën në Konia. Lëvizjet e tij nga Konia në Yskydar, në Kadikoj, e më në fund në Tiranë, nuk i dhanë atij mundesinë të marrë me vete vec një busti të vogël të Skëndërbeut. Kështu Murati u kthye në atdhe, duke lënë jashtë thajse gjithë krijimtarinë e tij artistike të kryer deri në vjeshtën e parë të vitit 1912, kur e vendosi përfundimisht familjen në Tiranë.

Pak kohë pas shpalljes së pavarësisë, periudhë gjatë së cilës Murat Toptani ka qenë ndër aktorët kryesorë të jetës politike shqiptare, shtëpia e tij në Tiranë mori pamjen edhe të një studioje artistike. Në ato vite ai filloi të merrej edhe me gdhëndje në dru dhe realizoi punime të ndryshme. Fëmijët tregojnë se edhe mobiljet i ndërtonte vetë me modele të vecanta; edhe kavaletin e skulpturës e krijoi vetë, duke e zbukuruar me gdhëndje artistike. Tashmë Murati i kishte kaluar të 40-tat, kishte bërë disa udhetime të rëndësishme ku ishte njohur edhe me kryevepra arti; kishte realizuar edhe vetë shumë krijime artistike. Pra, kishte arritur një përvojë të pasur, kështu që edhe krijimet e kësaj faze i përkisnin një stadi më të lartë artistik.

Në studion e shtëpisë në Tiranë, tregonin Enveri dhe Shadani, Murati realizoi përsëri Skenderbeun mbi kale dhe Prometeun e lidhur. Krijoi edhe portretet e Naimit, Samiut dhe Abdylit. Vec skulpturave, gdhendjeve në dru, Toptani ka realizuar edhe afreske. Djemte e tij tregojnë si e përgatiste vetë murin me allci dhe pastaj punonte figura të ndryshme sipas fantazisë së tij. Brenda dy vjetësh shtëpia në Tiranë u bë si një galeri e vogël e mbushur me afreske, skulptura, piktura e gdhendje në dru dhe krijime të tjera. Bashkëkohësit tregonin se shtëpia e Muratit ishte kthyer si një muzeum nga vizitat e miqve të shumtë. Sot, pas shumë vitesh do te ishin shumëfishuar vlerat e atij “muzeumi”, por jeta e tij ishte fare e shkurtër. Gjatë vitit të mbrapshtë 1914 u dogj shtëpia e Murat Toptanit. U zhdukën keshtu disa nga krijimet më të rëndësishme të tij bashkë me gjithë pasuritë e tjera artistike që ruheshin në atë familje. Fëmijët tregojnë se në atë shtëpi u dogjën edhe mjaft libra shqipe, dokumente e letra të Naimit, Samiut, Konicës dhe të figurave të tjera të shquara të Rilindjes, me të cilët Murati kishte pasur leterkëmbim të rregullt. Mjaft prej atyre objekteve (libra, letra e dokumente) ishin kopje unikale, që ishin ruajtur me kujdes në atë familje. Sot ato do të përbënin një pasuri të cmuar për kulturën tonë kombëtare.

Pas kësaj ngjarje edhe qëndrimi i Muratit në Tiranë u bë i vështirë. Për disa vjet vendoset në Vjenë dhe sipas dëshmive, mësohet se bashkëpunon me një reviste humoristike. Pra, për herë të parë ai i futet një pune që i jep mundësi të merret me krijimtari artistike. Ende nuk kanë bërë humultime të sakta për të marrë të dhëna me të plota për gjithë krijimet që ai botoi në ato vite. Nga kjo periudhë ruhet karikatura “Premtimet e Anglisë”, që vlerësohet si një nga krijimet më të bukura të artit shqiptar të atyre viteve. Me këtë krijim Toptani paraqitet më i qartë për vlerat artistike që kishte arritur në atë periudhë. Karikatura e punuar në akuarel të emocionon me vizatimin e saktë, me teknikën e ngjyrave, ku janë përdorur me kujdes nuanca e kalime piktore me shumë shije.

I ndikuar nga qëndrimet politike të revistës që ia ka porositur karikaturën, në këtë krijim Toptani demaskon synimet e Anglisë, e cila duke vepruar në prapaskena (në karikaturen e vendosur poshtë shkëmbit buzë greminës), nxit popujt e vegjel për luftë, duke i përcarë e duke i cuar drejt greminës me qëllim që të fitojë prej disfatës së tyre. Fatkeqët në atë karikaturë janë Serbia dhe Mali i Zi, përfaqësuar nga Krajl Pjetri dhe Nikolla i Karadakut. Të hipur njeri në kale e tjetri në gomar, të ngarkuar me hejbe me pija alkolike (për Nikollën thuhet se ka qenë i njohur edhe si pjanec), Murat Toptani ka paraqutur disa vlera si Don Kishoti me Sanco Pancen. Të dy krajlat të etur per aventura, nuk shikojnë rrezikun që u kanoset poshtë këmbëve, por mundohen të arrijnë premtimet e bukura të Anglisë, që as me dylbi nuk shihen dot.

Në dhjetor të vitit 1917 Murati u kthye perfundimisht në Tiranë. Po atë vit filloi edhe krijimin e një busti tjetër për Skëndërbeun që e realizoi në baltë të pjekur. Kjo skulpturë ishte e fundit për Muratin (ai vdiq papritur po atë vit) dhe e vetmja që ruhet në ditët tona nga e gjithë krijimtaria e tij në këtë gjini.

Në krahasim me bustin e parë (atë të 1899-tës), kemi interpretime të reja. Ka gjithashtu ndryshime në pamjen e heroit. Perkrenarja eshte tjetër, ajo që njohim edhe sot. Skëndërbeu paraqitet më i mplakur se në bustin e parë. Është veshur me xhaketë si të ushtarakeve austro-hungareze, me gajtanë horizontal dhe përsipër i ka hedhur një xhoke nga ato që përdor Shqiperia e Mesme. Në përgjithësi vepra përshkohet nga një frymë romantike që shprehet më tepër në sytë e heroit, të cilët kanë një vështrim edhe pak ëndërrues. Gjejmë në atë bust të pasqyruar edhe gjëndjen shpirtërore të autorit. Toptani nuk e kishte me atë forcën e viteve të para kur krijoi bustin e 1899-tës. Gjendja e mjeruar e vendit, mosrealizimi i plotë i dëshirave pas pavarësise, kalimi i viteve të mbrapshtë pas 1914-tës, e bënë atë më të dëshpëruar dhe mundësia për ta parë Shqiperinë të lirë mbeti vetëm në ëndërrimin e tij.

Skenderbeu i 1917-tës është skulptura e fundit e Muratit dhe e para me të cilën hapet sot pavioni i Rilindjes në Galerinë Kombëtare të Arteve. Qysh pas mbarimit në baltë të pjekur (më 1917), në ekspozimin e parë (1931), në ekspozime të tjera e deri në vendosjen perfundimtare në Galeri ky bust ka një histori të vecantë qe vec humultimeve të autorit të ketij libri plotësohet edhe me kujtimet e Skulptorit të Polullit Odhisë Paskali, të shkruara posacërisht për plotësimin e monografisë së Murat Toptanit.

  • 2. Historiku i ekspozimit te bustit

    Pasi u vendos ne “Ekspozitën e parë Kombëtare” (Tirane 1931) Skenderbeu i Toptanit, është paraqitur edhe në Ekspozitën Ndërkombëtare te Artit dhe të Teknikës, të hapur në Paris në tetor të vitit 1937. Busti u ekspozua ne vendin qëndror të pavionit shqiptar, sic duket edhe për rëndesinë e figurës që përfaqesonte. Ndërsa për publikun shqiptar, busti i Toptanit bashkë me një portret te N. Martirit u vendosën në krye të sallës, të pajisur me nga një shirit të zi, për të nderuar kujtimin e të dy artistëve të vdekur. Në atë ekspozim të parë busti pësoi edhe dëmtimin e parë. Salla e ekspozitës ishte vazhdimisht e mbushur plot dhe njerëzit mezi leviznin përpara punimeve. Ditën e tretë, nga pakujdesia e disa vizitoreve, busti i vogël i Skënderbeut u lëkund e ra për tokë, anash bazamentit. “Sapo mesova këtë – kujton Paskali, – vrapova me hidhërim të madh, nxorra shaminë dhe i mblodha të gjitha pjesët e thyera që nuk ishin pak, por dhjetera copëra të vogla. Lajmërova së pari djalin e Muratit që ma kish dorëzuar me besim dhe e sigurova se do ta restauroja bustin dhe do ta derdhja ne bronz, që të mos prishej me kurrë…”17).“Ekzemplarin nr. I ia dorëzova Bibliotekës dhe Muzeumit Kombëtar për selinë e institucionit (sot ndërtesa e Monumenteve të Kulturës) dhe ai u vendos në një vitrinë ku ishin objektet arkeologjike.Shumë vite më vonë kur isha drejtor i Galerisë së Arteve, më takoi të vete një ditë në Muzeun Etnografik për të kërkuar një dorëshkrim mbi mjeksinë popullore kur rastësisht më zuri syri brenda në një raft bustin e vogël prej bronzi të Skëndërbeut, të mbyllur atje pa qëllim. Drejtori i muzeut pati shkathtësinë të ma jape bustin aty per aty, pa asnjë formalitet, gjë që shtoi gëzimin tim dhe unë e vendosa në galerinë tonë i qetësuar më së fundi se angazhimi im shumëvjecar u plotësua.Mbetet akoma një dëshirë e imja që të bëhet një studim krahasues mbi fotografinë e vjetër të bustit marrë nga argjili dhe botuar në kartolinë dhe mbi nje fotografi të re të marrë në kondita të njëllojta pozicioni dhe drite, nga busti prej bronzi, për të konstatuar ndryshimet e vogla interpretimi me rastin e restaurimit dhe derdhjes në bronz”18).Murat Toptani ka qenë edhe poet dhe prozator. Krijimet e tij letrare janë botuar në disa gazeta dhe revista të viteve të Rilindjes dhe të Pavarësisë. Pas vdekjes, nën kujdesin e të birit Saidit, u botua një libër i vecantë ku u permblodhen pjesa më e madhe e vjershave19).  Më vonë disa nga krijimet letrare të Muratit janë botuar edhe në përmbledhje të tjera20)

  • Më 1967, me rastin e vitit jubilar të 500-vjtorit të Skëndërbeut, muzeu i Krujës siguroi një bust prej bronzi të vogël të Skëndërbeut. Ishte ekzemplari II i bustit të Murat Toptanit që unë i kisha dhënë më 1931 familjes së djalit të skulptorit.
  • Ekzemplarin II ia dhurova djalit të skulptorit ta ruante në familje, në vend të origjinalit prej balte të thatë që u thye.
  • Po atë vit Paskali shkoi në Torino dhe një nga kujdesjet e tij të para ka qenë restaurimi i bustit të vogël të Skëndërbeut, krijuar nga Toptani. Punoi mbi modelin e vogël duke përdorur thjerrëz zmadhuese mbi kartolinen, që ishte botuar sipas origjinalit të Toptanit dhe copave te argjilit që kishte marrë me vete. Derdhi në bronz dy ekzemplarë dhe i shënoi me numrat romake I dhe II. Në dhjetor të po atij viti, Paskali u kthye në Tiranë me të dy bustet e vogla të Skëndërbeut prej bronzi. Historiku i këtij busti sipas Paskalit vazhdon më poshtë:
  • 3. MURAT TOPTANI, FIGURË POLIEDRIKE E RILINDJES KOMBËTARE

    Publikuar më 16 nëntor, 2009 në orën 21:49 Shevki Sh. VOCA  
       


    “Jetën time ia kam falur Shqipërisë dhe vëllezërve shqiptarë.
    Sa të kem edhe një pikë gjak do ta derdhë për mëmëdheun
    e dashur, kudo që të jem, si do që të jetë”
    Murat Toptani

MURAT TOPTANI (korrik1867-shkurt1918). Patriot, atdhetar, ushtarak, poet, publicist, piktor dhe skulptor, i shkathët në gjimnastikë, kalërues i mrekullueshëm në kali, shenjëtar shumë preciz, mësues shëtitës që punoi shumë për futjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe nëpër shkollat turke, zotërues i disa gjuhëve të huaja, si turqisht, frëngjisht, arabisht, persisht, gjermanisht dhe italisht, 21 lindi në Aka, (Kaukaz) në kohën e internimit të babait-Saidit. Mësimet i filloi në shkollën “Madam Fyrer” të Stambollit, ndërsa studimet e larta i vazhdoi në “Gallata Saraj” po ashtu në Stamboll. Gjatë vijimit të mësimeve në “Madam Fyres”, me që babai i tij ishte miku i familjes Frashëri, ai banoi në shtëpinë e tyre. Në këtë shkollë ku Murati i vijonte mësimet, ndiqte studimet edhe Asija, e bija e Sherif Frashërit, (1843-1874) vëlla i dytë i Abdylit. Mbasi që Sherifi kishte vdekur i ri në moshën tridhjetë e njëvjeçare, Asijën e bijë soj (adoptoi) Naimi i cili tregoi kujdes prej prindi për të. Në një ambient të tillë Murati pati rastin të njihet me Asijen. Kjo njohje motivoi në lindjen e një dashurie të sinqertë në mes Muratit dhe Asijes, ndërsa që më vonë me pëlqimin e gjithë vëllezërve Frashëri këta dy të rinj u fejuan e më pas edhe u martuan.22 Më vonë lidhjet në mes familjes Toptani dhe Frashëri u forcuan edhe më shumë kur Vesimeja, motra e Murat dhe Refik Toptanit, u martua me më tëvoglin e vëllezërve Frashëri, me Mehmet Frashërin.

Asija bashkëshortja e Murat Toptanit, ishte një grua me kulturë të rrallë për atë kohë, e arsimuar në shkollat më të përparuara të Janinës dhe Stambollit, njohëse e mirë e tri gjuhëve të huaja, frëngjishtes, turqishtes dhe greqishtes. Zonja Asije si nënë e nëntë fëmijëve ishte e përkushtuar me tërë qenien e saj rreth gjirit familjar, e cila shumë shpesh gjendej pa të shoqin pranë. Ajo kishte përballuar vështirësitë e mëdha që Tirana e veçanërisht familja e saj përjetonin nga trazirat e shkaktuara prej sejmenëve esadistë (Esat Pash Toptani e kishte djegur shtëpinë e Murat dhe Refik Toptanit, me bibliotekë të pasur, dokumentacione të ndryshme, korrespodenca dhe antikuarët23, ndërsa një version tjetër shkruan se shtëpinë e Muratit e kishte djegur Haxhi Qamili)24, bandave xhonturke dhe ushtrive serbe. Nga një letër që Murati ia drejton Asijes nga Vjena, (përmbajtjen e së cilës do ta paraqesim më vonë), kuptojmë se ajo duke e qortuar të shoqin i cili vazhdonte të qëndrojë larg familjes, e informon për vuajtjet, mundimet dhe për hjeket e saja. Murat Toptani nga i ati trashëgoi atdhedashurinë dhe patriotizmin e thjesht dhe entuziast, ndërsa që këto tipare tek ai u nguliten edhe më thellë gjatë shkollimit në Stamboll, e veçanërisht bisedat që në fillim i zhvillonte me Abdyl Frashërin në shtëpinë e tij25, dhe më pas me Naimin dhe Samiun të cilët me të vërtet lozën një rol të madh në qëndrimet e tija burrërore dhe në edukimin e tij në përgjithësi. Kështu Murati, për të cilin një kujdes të veçantë tregoi Naim Frashëri, u bë një nga nxënësit më të zellshëm të tij, i cili pati rastin të lexoi në dorëshkrim krijimtaritë e poetit tonë të madh-Naimit, nëpërmes të cilit Murati u njoh me Hasan Tahsinin, Shahinë Kolonjën dhe intelektualë të tjerë.
Me të përfunduar studimet e larta në “Gallta Saraj” më 1894, dhe pas martesës me Asijen në vitin 1895, Murati bashkë me të shoqen vendoset në Tiranë, ku i përkushtohet tërësisht çështjes kombëtare.

Duhet theksuar se në atë kohë situata politike në Tiranë ishte mjaftë e trazuar, ku banorët e saj ishin të ndarë në dy grupe. Në njërën anë në krye qëndronin udhëheqësit e administratës shtetërore me ithtarët e tyre shqiptarë, të cilët mbronin pushtetin aktual të kohës, ndërsa në anën tjetër ishin kundërshtarët e tyre, të cilët mezi prisnin të çliroheshin nga një absolutizëm shekullor.Sipas njoftimeve të raportit që i jep nënkonsulli i Austro-Hungarisë në Durrës, dy djemtë e Seidit-Murat dhe Refik Toptani qëndronin në krye të grupit të dytë dot thotë në taborin kundërshtar, të cilët gëzonin respektin e të gjitha shtresave të popullsisë, prandaj nuk shikoheshin me sy të mirë nga qeveria. Me ta ishin rreshtuar dhe tre kushërinjtë e tyre-vëllezërit Abdi, Masar (diku shkruan Mazhar Sh. V.) dhe Hamit Toptani.26 Këta tre ishin djemtë e Adem Toptanit.

Qeveria e Portës, ndodhej para vështirësive të reja që ishin krijuar si pasojë e ashpërsimit të gjendjes politike në Turqinë evropiane, e cila nuk mundi ta zgjidhte as çështjen shqiptare dhe as maqedone, por as të parandalonte ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha dhe të shteteve fqinje. Kështu duke u vu nën presionin e Fuqive të Mëdha dhe të shteteve ballkanike sidomos të Rusisë, Bullgarisë e Serbisë dhe duke dashur të qetësonte opinionin publik evropian, Porta e Lartë miratoi, më 22 prill 1896, dekretin mbi “reformat në vilajetet e Rumelisë”. Megjithëse qeveria e sulltanit shpalli si qëllim kryesor të reformave të projektuara “administrimin më të mirë civil, juridik e financiar, forcimin e rregullit të brendshëm dhe sigurimin e mirëqenies së popullit” , në esencë këto masa që u përfshin në dekretin e ri perandorak ishin një përmbledhje e reformave të pranuara gjatë shek. XIX, të cilat nuk ishin zbatuar asnjëherë. Me këtë dekret Porta, për të siguruar të ashtuquajturën “Barazi” të krishterëve me myslimanët parashikonte që këshillat administrativë (mexhliset) të vilajeteve të Edrenesë, Selanikut, Manastirit dhe të
Kosovës, të kishin secili nga 6 anëtarë, gjysma e të cilëve duhej të ishin të krishterë, sllavë apo grekë. Kështu do të veprohej edhe nëpër mexhliset e sanxhaqeve dhe të kazave të këtyre vilajeteve. Në katër provincat e përmendura më sipër do të emëroheshin ndihmës valinj (zëvendësguvernatorë) nga të krishterët. Gjithashtu parashikohej futja e të krishterëve (e sllavëve dhe grekëve) në xhandarmërinë turke ku do të përbënin 10 për qind të efektivit të saj.27

Mirëpo, me këtë rast duhet theksuar se popullata shqiptare e vilajetit të Manastirit duke parë në këto reforma orvatjen për t’i përfshirë viset shqiptare të këtij vilajeti në territoret sllave, bullgare dhe serbe iu kundërvu qysh në fillim Komisionit të reformave. Dhe për shkak të qëndresës së shqiptarëve, Komisioni i reformave u detyrua të largohet menjëherë nga kazaja e Kërçovës dhe nuk guxoi të shkoi fare në sanxhaqet e Dibrës dhe të Elbasanit. Në këtë drejtim një propagandë të madhe për përhapjen e ideve kombëtare dhe në qëndresën për mos zbatimit të këtyre reformave të zhvilluara gjatë vitit 1896 në Shqipërinë e Mesme dhe në tërë vilajetin e Manastirit, e sidomos në Tiranë, Krujë, Elbasan, Ohër, Strugë etj., bënë Hamdi Ohri, dhe Dervish Hima (Ibrahim Naxhiu), me të cilët bashkëpunonte edhe Murat Toptani. Një lëvizje e tillë u shtri edhe në vilajetin e Kosovës, i cili gjithashtu kërcënohej nga rreziku i copëtimit. Edhe këtu lufta e popullsisë shqiptar kudër orvatjeve të Portës së Lartë për zbatimin e reformave u shoqërua me një varg kërkesash të veçanta për Shqipërinë, që t’i jepet asaj një autonomi. Kurse një rol të rëndësishëm në këtë qëndresë të shqiptarëve luajti Haxhi Zeka, udhëheqës i shquar i lëvizjes kombëtare në Kosovë, i cili mbante lidhje të forta me vëllezërit Frashëri, dhe me Murat bej Toptanin e sidomos me grupin atdhetar rreth kolonel Halit Bërzeshtës.28
Ndërkaq orvatjet e valiut të Kosovës, Hafëz Pashës, në nëntor të 1896-ës për shtrirjen e reformave në Kosovë hasën kudo, në Pejë, Gjakovë, Prishtinë, Gjilan e qytete tjera, në qëndrimin armiqësor të popullsisë shqiptare. Në lidhje me këtë, konsulli austriak në Shkup i shkruante Vjenës se “çështja e reformave” në vilajetin e Kosovës ka dështuar plotësisht, se këtu është i pa mundur qoftë edhe zbatimi i pjesshëm i tyre, dhe më pas i njëjti duke shprehur opinionet e Vjenës shkruan se “reformat në vilajetin e Shkupit mund të zbatohen vetëm atëherë kur të çarmatosen shqiptarët dhe kur administrata turke të vihet nën kontrollin evropian.” 29 Ndërkaq që, jo rastësisht kemi raportin e konsullit italianë në Janinë, Milleire i cili në relacionin që i dërgonte qeverisë së tij në lidhje me këto ngjarje shkruante se “të gjithë shqiptarët pa dallim feje dëshirojnë autonominë”…Në takimet që kishte pasur me shqiptarët nga Tirana e deri në Prevezë ai kishte dëgjuar po ato fjalë: “Ne e ndjejmë veten se jemi një popull dhe si të tillë kemi të drejtë të gëzojmë lirinë tonë.” Ndërsa midis propaganduesve të ideve kombëtare në Shqipërinë e Jugut e të Mesme, konsulli në fjalë shkruan se u shquan atdhetari Murat Toptani nga Tirana dhe poeti i shquar Naim Frashëri, të cilët duhet cekur se, krahas kësaj veprimtarie, një kontribut të veçantë dhanë në luftën për futjen e gjuhës shqipe në shkollat turke.30 Duke u ndërlidhur me këtë vlen të theksohet se në kronikat e kohës, Murat Toptani shënohet si mësues i gjuhës shqipe në Malësinë e Shkodrës, Durrësit (këtu për një kohë Murati banoi në hanin e Mustafa Hanxhiut një mik i Seid Toptnit), Elbasan, Pogradec e gjetkë.

Në Elbasan dhe në rrethet e tij qëndresa ndaj reformave u gërshetua gjithashtu me luftën e masave popullore për të siguruar të drejtat kombëtare, veçanërisht në fushën arsimore dhe atë me veprimet e armatosura. Sipas relacionit të konsullit rus në Manastir, Murat Toptani ishte shënuar ndër ata që dha një kontribut të veçantë për futjen e gjuhës shqipe në shkollat turke. Në dhjetor të 1896-ës popullsia e krahinës së Shpatit u dërgoi Portës së Lartë dhe ambasadorëve të Austro-Hungarisë dhe të Rusisë në Stamboll një promemorie në të cilën kërkoi të njihnin kombësinë shqiptare dhe t’u jepej shqiptarëve e drejta e mësimit në gjuhën amtare. Këtë promemorie të cilën e nënshkruan 23 përfaqësues të popullsisë së Shpatit e hartoi atdhetari Murat Toptani. 31
Ndërsa që, Vjena po në dhjetor të vitit 1896 kishte vendosur të dërgonte në Shqipëri nëpunës konsullorë jashtëzakonisht të aftë që njihnin gjuhën e vendit. Ajo këshillonte konsujt e saj që të hynin në kontakt me shqiptar të të gjitha niveleve shoqërore e besimeve fetare, me qëllim që të informoheshin për pikëpamjet e tyre dhe për kushtet ekzistuese në vend. Konsujt duhet të kërkojnë të takojnë personalitete myslimane ndikimi, i të cilëve mund të përdorej te pasuesit e tyre. Ata duhet të ishin të kujdesshëm që të mos lejonin që të lindnin dyshime se Austria ishte interesuar vetëm, ose të paktën në radhë të parë, vetëm për propagandë katolike. Zyrtarët e konsullatave duhej gjithashtu të përpiqeshin për të luftuar idenë që kishte filluar të përhapej në vend se Monarkia kishte ndërmend të pushtonte Shqipërinë, një ide që kishte filluar të hidhte rrënjë në rrethet e udhëheqësve shqiptarë. Përveç kësaj detyra e tyre ishte të vinin në dijeni shqiptarët se Austria ishte e interesuar për zhvillimin e vendit të tyre dhe për bashkimin e popullit të tij dhe, në këtë mënyrë, të siguronin një ndikim të caktuar në përpjekjet e tyre kombëtare. Konsujt nuk duhet të linin të lindte asnjë dyshim se Austria ishte gati të përkrahte interesat kombëtare të popullit shqiptar dhe duhej të bënin të qartë,gjithashtu, se ajo nuk do të përkrahte lëvizje kundër rendit ekzistues.32

Në këtë mënyrë, dhe menjëherë më 1897 Vjena, vendosi që në Tiranë të hap një shkollë fillore për djem, në programin e së cilës përfshihej edhe mësimi i shkrimit të gjuhës shqipe. Në fillim mendohej që shkolla të vendosej në kishën katolike të qytetit, por pastaj u hoq dorë nga kjo ide, pasi u mendua se shkolla në atë kohë nuk do të frekuentohej nga nxënësit jo katolikë. Si ndërtesë shkollore u zgjodh shtëpia e Osman Elezit. Hapja e kësaj shkolle u prit mirë edhe nga paria e qytetit, me në krye Murat Toptanin dhe kushëririn e tij Abdi Toptani, madje me kërkesën e tyre u vendos që të gjitha mësimet në këtë shkollë të zhvillohen në gjuhën shqipe dhe për shkrimin e saj të përdoret alfabeti i Naimit, siç quhej në Tiranë alfabeti i Shoqërisë së Stambollit. Mësues i saj qe Filip Ashiku nga Shkodra me një rrogë 100 franga në muaj. Por ceremonia e hapjes së shkollës u shty për më vonë, mbasi atë vjeshtë Tirana u trondit nga arrestimi i Murat Toptanit,33 dhe për shkak turbullirave që ndodhën në Vilajetin e Kosovës dhe vende tjera.

Arrestimi i Murat Toptanit, atdhetarit të flaktë dhe tepër energjik bashkë me patriot të tjerë si Dervish Elbasani, Mark Gjoni i Mirëditës, Hamdi Ohri të cilin me urdhrin e portës e kishin burgosur pak më herët etj. ndodhi pasi që shpërthyen përleshjet midis trupave turke dhe kryengritësve shqiptar si në Prizren ashtu edhe në vende tjera në katër vilajete shqiptare. Dhe në nëntor të vitit 1897, qeveria turke për “turbullirat” në vilajetin e Kosovës kërkoi të merreshin masa të rrepta kundër personave që shkaktonin ato në Kosovë, Manastir dhe Janinë. Në arrestimet që u kryen nënvizohej edhe emri i Murat Toptanit të cilin e arrestuan bashkë me djemtë e tij. Akuzat e drejtuara ndaj tij ishin se përkrahte idenë për autonominë e Shqipërisë, për çka zhvillonte një propagandë të madhe, por edhe për përpjekjet e tija që të bashkonte Shqipërinë e Mesme dhe të Jugut me Besëlidhjen e Haxhi Zekës, duke punuar për ngritjen e shoqërive dhe të degëve të Komitetit Shqiptar në Shkodër, Pejë, Gjakovë, Mat e në gjithë Toskërinë. Arrestimi i Murat Toptanit shpejt u përhap si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë kufijve të saj, me ç’rast shkaktoi edhe reagime të shumta. Kështu konsulli austro-hungarez në lidhje me këtë shkruante:
“Arrestimi i Murat Toptanit nga qeveria turke shkaktoi një zemërim të madh tek populli dhe vëllai i tij Refik. Murati ka pasur armiq, të cilët nuk hoqën dorë nga dëshira e hakmarrjes. Refiku, vëllai i Muratit ka pamjen e një kalorësi evropian, megjithëse nuk ka qenë në perëndim. Ai i shpreh mendimet e tija qartë dhe ka bindjen e fortë se kajmekami e ka paditur Muratin dhe proteston kundër arbitrariteteve të tij. Refiku pa dyshim mbanë një qëndrim patriotik dhe është i gatshëm të bashkëpunojë për çështje të atdheut, por është i frikësuar për gjendjen e krijuar.”

Ndërsa gazeta “Shqipëria” që e botonte kolonia shqiptare në Bukuresht, nën drejtimin e poetit dhe publicistit rilindës nga Korça, Visar Dodani në vitet 1897-1899, lajmin e arrestimit të Murat Toptanit duke botuar në disa numra e dha me këto fjalë:
“Një gjë me rëndësi të madhe u bë këto ditë në Shqipëri. Kartat, që na vijnë që andej, thonë se Turqia zuri Murat beun dhe do ta bëjë syrgjyn. Gazeta në fjalë botoi shkrimin “Murat beu dhe Turqia” ku nënvizon atdhetarinë e këtij “Shkronjëtori dhe poeti”, dhe thotë (duke iu drejtuar portës Sh.V.): një gjë kërkojmë të na njohësh si komb, të na ndash kufijtë dhe të na jepen shkolla kombëtare, të na jepesh autonominë administrative… Turqia për këtë dërgoi e pruri asqer nga Dibra. Shkaku i një të tillë sjellje të Turqisë nuk dihet. Vetëm fletët (gazetat) e Athinës, Neologos dhe Asti, thonë që Turqia e bëri këtë punë se bejlerët e dërgonin në komitetin shqiptarë të Bukureshtit për të kërkuar lirinë e Shqipërisë…”34 Arrestimi i Murat Toptanit, e goditi thellë rilindësin e veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, nga Ohri, Ibrahim Naxhin i njohur me emrin Dervish Hima 1872-1928 (këtë emër ai e mori për shkak të ndjekjeve të shumta nga organet e shtetit).35 që aso kohe vepronte në mesin e kolonisë shqiptare në Bukuresht, i cili gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, kishte bashkëpunuar në ilegalitet me Muratin.

Prej informimit që kishte lexuar nga gazetat greke Dervish Hima, nuk donte ta besonte këtë lajm. “Inshalla nuk është e vërtet.” I shkruante dr. Ibrahim Temos dhe ngarkoi njerëz për ta verifikuar në Shqipëri, këtë lajm, por më kot shpresoj. I bindur më në fund në arrestimin e Muratit kërkoi nga Anselmo Lorekio dhe Faik Konica, që nëpërmjet revistave të tyre të protestonin dhe të merrnin në mbrojtje atdhetarin shqiptar.36
Anselmo Lorekio 1843-1924, ishte një figurë e shquar arbëreshe dhe mori pjesë në lëvizjet patriotike e kulturore të arbëreshëve të Italisë. Është i njohur edhe si botues i gazetës: “La Nazione Albaneze” (Kombi shqiptar).37
Pas burgosjes dhe internimit të Muratit, Dervish Hima vazhdoi të mbante kontakte me vëllaun e tij Refik Toptani, nëpërmes të cilit siguronte futjen e librave shqipe, gazetave dhe materialeve tjera propagandistike që arrinin nga Bukureshti në Manastir, dhe prej andej me anë të qiraxhinjve shpërndaheshin në Strugë, Elbasan dhe në qendra tjera. Kur Refiku ndonjëherë heshtte, Dervishi shqetësohej pse nuk merrte përgjigje prej tij. Ç’bënë ai në Shqipëri ? pyeste. Kishte frikë se mos i ka ndodhur ndonjë gjë, dhe shtonte; ah sikur të kishim një agjent shëtitës në Shqipëri që të takohej me ta!

Murat Toptani mbasi u mbajt i burgosur për disa kohë në Manastir u internua larg Shqipërisë, në fillim në Galipoli të Dardaneleve dhe më vonë në Tripoli të Afrikës Veriore. Nga Tripoli, Murati mbante korrespodencë me drejtorin e revistës “La Nazione Albanese”, z. Anselmo Lorekion, të cilin e përmendëm më lartë.
Gjatë mungesës së Murat Toptanit, në Tiranë u hap shkolla shqipe siç u tha më parë në ndërtesën e Osman Elezit. Inaugurimi u bë më 28 nëntor 1898. Kjo ishte një shkollë e rregullt fillore. Vitin e parë shkolla kishte 11 nxënës (2 katolikë, 3 myslimanë, 6 ortodoksë), në vitin shkollor 1899-1900 pati 14 nxënës (7 katolikë, 7 myslimanë). Viti i tretë shkollor 1900-1901 filloi me 10 nxënës (4 katolikë, 1 ortodoksë, dhe 5 myslimanë), viti i katërt 1901-1902, me 17 nxënës (3 katolikë, 3 ortodoksë dhe 11 myslimanë).
Veprimtaria e shkollës së Tiranës, sado që tërhoqi pak nxënës, ajo shkaktoi reagime të çarqeve islamike lokale nga njëra anë të cilët e përkrahnin shkollën turke të shqetësuar për frekuentimin e shkollës shqipe nga nxënës myslimanë, dhe nga ana tjetër të partizanëve siç i quan historiani Kristo Frashëri, të kishës fanariote të cilët e përkrahnin shkollën greke, dhe që nuk e shihnin me sy të mirë frekuentimin e saj nga nxënës ortodoksë. Veç kësaj, meqenëse nxënësit ortodoksë i përkisnin bashkësisë etnokulturore vllahe, hyri në skenë më 1898 edhe qeveria e Bukureshtit, e cila vendosi të financonte hapjen e një shkolle rumune në Tiranë. Kështu në Tiranë u kryqëzuan në fushën politike, arsimore, katër lëvizje shkollore të ndryshme, të gjitha me prapashpinë politike dhe në garë njëra me tjetrën…Dhe si pasojë e kësaj gare në Tiranë krahas shkollës shqipe, turqishte dhe greqishte, u hap më 1900 edhe shkolla rumune…

Kah mesi i vitit 1898, Murati, bashkë me baba Ahmetin e Prishtinës dhe të famshmin Nevrus Gostivishti siç shkruan Mithad Frashëri38, arriti që të arratiset nga Tripoli, duke dalë jashtë kufijve të Perandorisë Osmane. Në fillim shkoi në Napoli e pastaj u vendos në Brindizi të Italisë.

Lajmin për arratisjen e Muratit nga internimi të gjithë patriotët shqiptar dhe dashamirë të idesë për lirinë kombëtare, kudo që ndodheshin e pritën me gëzim dhe plot entuziazëm. Arratisjen e tij e brohoritën si një akt “për fatmirësinë e Shqipërisë dhe për gëzim të gjithë atyre që ndjejnë shqiptarët.” Z. Anselmo Lorekio dhe Visar Dodani, e përshëndetën si pasardhës i Skenderbeut.39 Dervish Hima me rastin e arratisjes së Muratit tha se lëvizjes kombëtare iu kthye përsëri një nga veprimtarët e dalluar të saj, kurse, mua njëri nga bashkëpunëtorët e mi më të afërt. Arratisja e Murat Toptanit pati jehonë edhe në çarqet diplomatike evropiane, sidomos ato austro-hungareze. Ndërkaq që arratisja e Muratit nuk u pritë mirë nga vetë Porta e Lartë dhe disa mbështetës të saj nga radhët e feudalëve të mëdhenj që ishin të ledhatuarit e pushtetit, si për shembull Syrija bej Vlora, Esat pashë Toptani etj. Ndërsa që Syrija bej Vlora në gusht (diku tjetër shkruan korrik) 1898 i dërgoi një promemorie Portës së Lartë, në të cilën me këmbëngulje kërkohej që të shtypeshin me dhunë ushtarake forcat rebele të popullit siç i quante ai, në anën e Korçës, Kolonjës, Elbasanit e Shkodrës, të ndalohej me çdo mënyrë futja në Shqipëri e Murat Toptanit, që po sa ishte arratisur nga internimi në Tripoli dhe e atdhetarëve të tjerë; të vendosej kontrolli në portet detare që të mos hynte prej andej asnjë nga gazetat e revistat “heretike” që botoheshin në Bukuresht e në vende tjera.40 Me mllef të veçantë, shkruante Syrija Vlora për përhapjen e gjuhës shqipe e “cila,-sikurse pohonte ai,-kishte filluar të përdorej edhe në korrespodencat private midis të pasurve të Korçës e të Beratit dhe për më tepër po mësohej edhe në disa shkolla. Meqë qeveria,-shkruan më
tej Syrija Vlora,- nuk ka dhënë leje për mësimin e gjuhës shqipe, mësimi i saj duhet të ndalohet.”41

Në promemorie i propozohej sulltanit që të forconte aparatin e tij policor në Shqipëri; për këtë “të bëhej një verifikim i biografisë të të gjithë efektivit të xhandarmërisë që gjendej në Shqipëri duke filluar nga oficerët e deri tek xhandarët e thjeshtë.”42 Megjithatë, as projektet e tyre, siç ishte Syrja Vlora për zbatimin e masave shtypëse në Shqipëri, as forcat ushtarake që u përqendruan në vilajetet shqiptare, nuk arritën të shuanin aspiratat e popullit shqiptar për të siguruar autonominë dhe të drejtat kombëtare.
Me qëllim që t’i falej dënimi dhe ta ndien veten të lirë dhe të sigurt për të lëvizur dhe vepruar në atdheun e vetë në Shqipëri, Murati, nga Brindizi i Italisë i dërgoi një letër valiut të Mnastirit, Abdyl Kerim Pashë-s i cili me sjelljet dhe veprimet e tij ndaj shqiptarëve tregonte një egërsi të madhe. Me akte të tilla barbare ai orvatej që të ngjallte kudo tmerr e frikë. Në këtë letër Murati pasi që proteston për burgimin e pa drejtë që i është bërë kërkon që të lirohet si njeri i pafajshëm.

“Rashë viktimë e një shpifjeje, shkruan Murati në atë letër, dhe vazhdon; U burgosa dhe u dënova me internim…Po të bëni hetime me siguri të gjithë banorët e vilajetit do të vërtetojnë pafajësinë time. Apo mos vallë dhe shkëlqesinë tuaj e kanë bindur për shpifjet e bëra kundër meje nga njerëz mizorë sikundër janë Mehmet Ali Beu, Islam Petrela, vëllai i tij Sinani, agai i taborit të Durrësit Zenel Aga dhe kacnesët e tij? Gjatë kohës që ndodhesha i burgosur i paraqita selisë tuaj të lartë disa herë lutje me të cilat parashtroja gjendjen time të shkatërruar. Me sa duket aq tepër do të jeni informuar keq për mua sa të mos dëgjoni zërin tim të ankimeve dhe të mos merrni parasysh lutjen time, që kërkonte ndihmën tuaj. Duke qenë i pafajshëm mbeta në qoshet e internimeve, i mjeruar dhe i persekutuar. Mjerimi im i kaloi kufijtë e durimit. Në këto rrethana mora parasysh çdo rrezik dhe u arratisa.”43
Mirëpo, Murati nuk mori kurrfarë përgjigje nga valiu Abdyl Kerim Pasha. Po si të merrte përgjigje pozitive kur dihej se egërsia e tij çnjerëzore ndaj shqiptarëve-ashtu thuhet në dokumentet bashkëkohëse, nuk njihte kufi. Dhe, si rrjedhim i kësaj ai u deshtë që të qëndroi i arratisur në Brindizi, prej ku filloi të bashkëpunoi me Anselmo Lorekion në gazetën e tij. Atje Murati botoi shkrimin kushtrim “Shqipëria e Shqiptarëve”, në të cilën mes tjerash ai shkruante: “Kurrë nga jeta e shqiptarëve s’u del shpresa e dëshira e Lirisë” (versionin më të gjerë të këtij artikulli do ta japim më poshtë), dhe vjershërimet “Vllaznia”, “Shpata e Skënderbeut” etj. Në një letër të datës 20 korrik 1898 drejtuar dr. Ibrahim Temos (një shqiptar rilindës dhe xhonturk, mjek i syve i cili jetonte dhe vepronte në Mexhidie të Rumanisë për të cilin ka të dhëna se kishte qenë edhe anëtarë i organizatës së muratorëve të lirë-mason, Sh.V.) Murati shkruante nga Brindizi: “Jetën time ia kamë falur Shqipërisë dhe vëllezërve shqiptarë. Sa të kem edhe një pikë gjak do ta derdhë për mëmëdheun e dashur, kudo që të jem, si do që të jetë.”44 Ndërsa në artikullin “Shqipëria e Shqiptarëve” që e botoi edhe në gazetën “Shqipëria” e cila botohej në Bukuresht nën drejtimin e Visar Dodanit shkruante: “Ata njerëz që kanë hyrë në Mal të Zi janë faqëzës, shalrrjepë, që s’munden të rrojnë si shqiptarë të vërtetë me pushkë në dorë.  E fort mirë kanë bërë! Të largohen të ligjtë e të mbesin vetëm trimat e lirë. Vetëm zogjtë e Shqipërisë rrojnë nëpër malet e larta me borë! E jo të zezat gala e sorra!  Shumë jetë Shqipërisë! Le të mos lavdërohet Nikolla (mbreti i Malit Zi, Sh. V.): na ka njohtë e do të na njoh. Le të thotë kush të dojë që shqiptarët janë të egër.  Po! Më të egër se luani jemi, kur një i huaj vë këmbën me dhunë në këtë Shqipëri të bardhë, që është kuqur sot nga gjaku që kemi derdhur e po derdhim për lirin e saj.  Vdekja! Për ne ma mirë një mirë herë! Oh! Po, më mirë vdekja sesa të shohim në kufijtë e Shqipërisë malazeztë.
Kaq vjet, me rrena e me gënjeshtra kanë luftuar T’ia kthejnë mendjen burrave të Shqipërisë, ah! Sot e prenë shpresën edhe zunë pushkën…”45

Në të njëjtën kohë Murati shprehte bindjen se Shqipëria pasi të çlirohej nga zgjedha do të ecte shumë shpejt drejt përparimit; dhe në gazetën e njëjtë shkruante:
“Me njëzet vjet liri, Shqipëria mund të prijë e të shkojë para më shpejt se Bullgaria e se Japonia.
Ne, sa shqiptarë që jemi, do të luftojmë për me liru Shqipërinë. Po, si do të jetë e kundra kujt do që të jetë. Shqipëria është një komb i pandarë: Shqipëria ka qenë e do të jetë!
Këtë ta dijë gjithë bota, që shqiptari kurdoherë, fjalën e lirë e mëmëdhe me gjak e me flakë e ka shkrua e jo me mellan të zi, përmbi letër.
Patriotizmin tonë ia kemi rrëfye botës kurdoherë, shkruar me shtatat tonë rrëzuar në fushat e luftës e kockat tona dhe sot cip për cip ra në fushë…
Kush di dhe Shqipëria ç’ë bahet? Jo, kurrë nga zemra e trimave shqiptarë, kurrë për jetë s’u del shpresa e dëshira e lirisë.
Shqipërinë për shqiptarët.”46

Gjatë qëndrimit në Kalabri, Murat Toptani, si mjeshtër me talent dhe prirje që kishte në çdo gjë, e punoi bustin e Skënderbeut në bronz, me sa dihet i pari skulptor shqiptar, që i kushtoi një bust heroit kombëtar47, ndërsa më vonë në vitin 191748, ai e gdhendi dhe një bust tjetër po për Skënderbeun, e cila bashkë me një karikaturë me akuarel “Premtimet e Anglisë” ruhet në
Galerinë e Arteve në Tiranë49.

  • Busti i Skenderbeut, punuar nga Murat Toptani – 1917.

    Ai gjithashtu një bust ia kishte punuar bashkëshortes së vetë Asijes. Përveç kësaj ai edhe pikturonte mirë. Kështu një portret të Skënderbeut të cilën Murati e kishte bërë me laps të zi, një kohë të gjatë zbukuronte një odë në shtëpinë e Naim Beut (Frashërit)50.
    Në vjeshtën e vitit 1898 Murati, udhëtoi në Napoli, Bari dhe Romë, ku zhvilloi takime me shqiptarët e atjeshëm. Nga Italia shkoi në Bruksel, ku qëndroi për një kohë, dhe bashkëpunoi me Faik Konicën. Nga Brukseli Murati i dërgonte letra Naimit dhe Samiut me çka i informonte për aktivitetet e tij në bashkëpunim me Faikun. Është interesant të ceket se në këtë kohë Faiku kishte vendosur marrëdhënie me Leon Koh (Leon Cohun), një orientalist dhe historian i shquar, me banim në Paris, i cili kishte shkruar mjaft libra për Shqipërinë. Sipas një letre që Faik Konica i shkruante Ibrahim Temos, kuptojmë se Leon Koh kishte marrë për sipër të hapte pranë Universitetit të Parisit një kurs të gjuhës shqipe që do të Përveç kësaj Koheni kishte premtuar të punonte për të çelur në Berat ose në Elbasan ose në Manastir një kolegj franko-shqiptar, që do të vihej nën drejtimin e shoqërisë “Përlindja e Shqiptarëve”. Për këtë kolegj i thoshte Faiku në letër Temos, do të ndihmonte edhe Baroni de

    Rothschild, një çifut shumë i pasur dhe njeri i mirë, i cili do t’i jepte shoqërisë çdo vit 7-8 mijë franga, ndërsa për shkollën franko-shqiptare do të çonte një koleksion të veprës “Historia e natyrës”, instrumente për fizikën etj. Mirëpo si duket një kolegj i tillë nuk arriti të hapej në asnjë nga qytetet e Shqipërisë.* Murati pas një kohe të qëndrimit në Bruksel, bashkë me Faikun shkuan në Bukuresht ku nga ana e mërgimtarëve shqiptar që ishin vendosur aty të dyve iu bë një pritje madhështore. Aso kohe në Bukuresht u koncentruan aktivistët më të dalluar të lëvizjes sonë Kombëtare, siç ishin Dervish Hima, Ibrahim Temo, Jashar Erebara, Pandeli Evangjeli, Mihal Lehova, Visar Dodani, Nikolla Naço, e shumë të tjerë, të cilëve iu bashkuan edhe Murat Toptani dhe Faik Konica.

    Vijon…

  • 4. Të tjerët për Muratin

    Lidhjet e shumta të Muratit me disa nga figurat më të shquara të historisë shqiptare, që u përmendën në fillim të këtij shkrimi, janë vlerësim i madh për personalitetin e tij si krijues dhe patriot. Një vlerësim tjetër i cmuar është edhe proza poetike që Faik Konica ia kushtoi Muratit dhe e botoi te Albania e tij e famshme. Ajo titillohet “NË LIQEN për Murad Bej Toptanin” dhe është shkruar në vitin 1898, një vit para se skulptori të bënte bustin e parë të njohur të Skëndërbeut21).

    Në vitin 1935, skulptori Odhise Paskali bëri në reliev portretin e Murat Toptanit në Allci dhe ia dhuroi bijës së artistit që në atë kohe ishte gjallë. Tani nuk gjendet me ai reliev, ndërkohë që edhe Paskali, i cili ka qenë tepër i rregullt për të dokumentuar krijimtarinë e tij nuk ruajti as edhe një foto te asaj vepre. Ky punim përmendet edhe në monografinë “Murat Toptani, artist dhe patriot”22), ku pershkruhet më gjerë jeta dhe veprimtaria e skulptorit të parë shqiptar. Mbështetur në të dhënat dhe përshkrimet e këtij libri u realizua edhe një tablo në pikturë për figurën e Murat Toptanit, nga piktori i njohur Vilson Halimi. Tabloja “M.Toptani në studio” u paraqit në një ekspozitë kombëtare të viteve ’80-të dhe tërhoqi vëmendjen për vlerat artistike, por edhe për faktin se i kushtohej një figure të rëndësishme të kulturës kombëtare që ende nuk kishte marrë vlerësimin e merituar.

    Nga Murat Toptani ruhen fare pak vepra në krahasim me ato që ai ka krijuar. Megjithatë, dy prej tyre zenë vend të vecantë në Galerinë Kombëtare dhe në historinë e artit shqiptar. Për këto vecori, Murat Toptani vlerësohet si një nga autorët më të rëndësishëm të artit shqiptar të Rilindjes.

    Njërës nga rrugët pranë qendrës së Tiranës dhe pikërisht asaj që kalon në anën e Galerisë Kombëtare, akademisë së Shkencave, Teatrit Kombëtar, Institutit të Monumenteve dhe Kinemasë Millenium 2, pra midis disa institucioneve më të rëndësishme kombëtare të kulturës shqiptare, i është vënë emri “MURAT TOPTANI”.

    SHENIME:

    1. “Një ndër karikaturat e para”. Revista “Ylli”, nr. 5, fq 24, Tiranë 1966
    2. K. Buza. “Murat Toptani”, patriot dhe skulptor”, 18 shtator, Tiranë, 1962.
    3. Për më gjerë shih: F Hudhri. “Shqiptari i flamurit në Panteon”, Gazeta “Drita”, 28 dhjetor, fq.12, Tiranë, 1980. Të dhëna të reja për pjesmarrjen e Saidit në krye të studentëve të huaj në Revolucionin Francez, si dhe për vendosjen nga ana e tij të flamurit në Panteon, është shkruar në librin: “Gjysma tjetër e botës” nga B. Ferziu. Botuar nga “Grupi Brezi 22”, Tiranë, 1994.
    4. Revista “Albania”, Bruksel 1898.
    5. Revista “Albania”, Bruksel, 1898. Botuar edhe te Vepra e Faik Konices. Shtëpia botuese “Naim Frasheri”, fq. 68, Tiranë 1993.
    6. N. Frasheri. Dosja nr.2 Fotografitë. Arkivi Qëndror i Shtetit Tiranë.
    7. S. Frasheri. Dosja nr. 5. Korespondenca. Arkivi Qendror i Shtetit Tiranë.
    8. Në një letër që A Lorenchio i ka derguar M. Toptanit, i shkruan: “… i ndermi vjerr i zotërisë sate, Naim Frasheri, përse nuk ka dashur të më shkruajë asnjëherë? U lutem fort shum’ t’i shkruani të më dërgojë ndonjë korrespondencë për ditoren “La nazione Albanese” … ”. Sipas revistës “Java”, nr. 67, fq. 2, Tiranë 1936.
    9. V. Dodani. “Memoriet e mia”. Botuar te shtypshkronja “Albania”, Costanze, Roumanie 1930.
    10. “Rilindja Kombëtare Shqiptare”, album. Shtëpia Botuese “Naim Frasheri”, Tiranë 1962.
    11. F. Hudhri. “Murat Toptani”. Shtepia Botuese “8 Nentori”, Tiranë 1978.
    12. Sipas kujtimeve të djalit të Muratit, Shadan Toptani, Doreshkrim, Tirane 1976 (arkivi personal – F.H.)
    13. V. Dodani. “Memoriet e mia”. Shtypshkronja “Albania”, Costanze, Roumanie. V. 1930, fq. 80.
    14. “Il busto di Scanderbeg”. Gazeta “La nuova Albania”, 16 mars, Napoli, Italia.
    15. Shih te artikulli (i ketij libri) “Vepra që na mungojnë”. *Enver Toptani (19-19), Shadan Toptani (19-19).
    16. “Vjershat e Murat Toptanit”. Shtypshkronja “Tirana”, Tiranë 1930.
    17. O. Paskali “Ekspozita e parë e artit dhe busti i Skëndërbeut punuar nga Murat Toptani”. Botuar në librin “Murat Toptani” të F. Hudhrit, Shtëpia e Botimit “8 Nentori”, Tiranë 1987
    18. Po aty.
    19. “Vjershat e Murat Toptanit”. Shtypshkronja “Tirana”, Tiranë 1930.
    20. Disa nga vjershat e Muratit janë botuar edhe në librat: “poete të Rilindjes”. Sh. Botuese “Naim Frasheri”, Tiranë 1962, dhe “Murat Toptani”, Shtepia Botuese “8 Nentori”, Tiranë 1978
    21. Kjo skicë poetike në fillim u botua te revista “Albania”, Bruksel 1898. Është botuar edhe te libri “Veprat e Faik Konices”. Shtëpia Botuese “Naim Frashëri”, fq. 68, Tiranë 1993.
    22. Paskali “Ekspozita e parë…”. Botuar në librin “Murat Toptani” të F. Hudhrit. Shtëpia Botuese “8 Nentori, Tiranë, 1987.
  • 5. Izabela Toptani, mbesa e Murat Toptanit: Burgimi dhe arratisja e tim gjyshi, dhëndrit të Naim Frashërit

    Une Gruaja e Hënë, 3 Dhjetor, 2012

    50 vite më parë, në 50-vjetorin e krijimit të shtetit shqiptar, festime si të 100-vjetorit natyrisht që nuk ka pasur. As emrat e burrave që e bënë këtë shtet nuk u përmendën aq sa sot, kur për ta mësuam nga pak të gjithë. Izabela Toptani, mbesa e njërit prej tyre, Muratit, tregon për jetën e gjyshit, të gjyshes, Asijes, asaj që njihej si e bija e Naim Frashërit dhe babait të saj, inxhinierit të vetëm të naftës së atyre viteve.

    Asnjëri prej nesh nuk i ka shpëtuar “britmave” të festimeve të këtyre ditëve për 100-vjetorin e pavarësisë. Qofshin ato të mira dhe ato më pak të tilla. Shpërfaqëm (si asnjëherë tjetër) historinë që nga rrënjët. Shumëkush u njoh për herë të parë me 40 firmëtarët e pavarësisë së vendit, disa nga pasardhësit e të cilëve, për fat, janë ende në jetë. Njëri prej tyre ishte Murat Toptani, gjyshi i Izabelës, ndër të paktat që rrjedh direkt nga dega e tij. Sherif Toptani, babai i Izabelës dhe motrës së saj Xhuzepinës, ishte djali i dytë i Muratit dhe Asijes, vajzës së Naim Frashërit. Si ka qenë jeta e shkollimi i Toptanëve nëpër botë deri sa u kthyen në çifligun e tyre në Tiranë? Persekutimet, martesat e fëmijët që shkolloheshin në shkollat më të mira të Europës qysh sa arrinin moshën e shkollës e deri sa përfundonin universitetin. Izabela kujton ç’i rrëfente i ati për gjyshen, gjyshin dhe jetën e tyre në Kuçovë, ku Sherif Toptani, inxhinieri i parë i naftës, punoi gjithë jetën pasi u kthye nga Gjermania.

Sherif Toptani me gruan Italina

Duket se jeni ndër më të rejat në moshë, pasardhëse direkte e Murat Toptanit, vajza e djalit të tij…
Po, im atë, Sherif Toptani, ishte djali i dytë i Muratit. Po meqenëse martesën e bëri në moshë pak të madhe, fëmijët gjithashtu, unë jam ndër më “të rejat”.
Me moshë të madhe nënkuptoni…
Babai ishte 43 vjeç kur u martua, ndërsa mamaja 26. Ishte një martesë fare e rastësishme.
Si është historia?
Ime më është italiane. Erdhi në Shqipëri në ’43-shin për të punuar si parukiere në Korçë, meqenëse situata e tyre në Itali ishte shumë e keqe, ishin shumë të varfër. Arsyeja pse zgjodhi Shqipërinë ishte se i fejuari i saj ishte këtu me forcat italiane, të cilat pikërisht atë kohë po sulmoheshin nga gjermanët. Kishte vetëm pak muaj kohë si parukiere, solli edhe pajisjet nga Milano, kur u gjend krejt e vetme në fushën e aviacionit në përpjekje për t’u rikthyer në Itali, së paku të shpëtonte jetën. Sulmet nga gjermanët vazhdonin e aty u gjend xhaxhai im, i cili e mori në shtëpi për ta strehuar.
Edhe kjo nuk është se ishte pa rrezik…
Jo nuk ishte, sepse spiunët bënin punët e tyre. Thanë se në shtëpinë e Toptanëve strehohet një fashiste. Erdhën ta marrin e pikërisht në këtë situatë im atë tha se ishte gruaja e tij, për ta shpëtuar. Martesa u bë më vonë, pas kësaj, meqenëse ai e shpëtoi, ajo pranoi të bëhej gruaja e tij.

Murat Toptani me veshje kombëtare, foto Marubi, Shkodër 1896


Vazhdim…

Murat Toptani

Skulptori Murat Toptani

Sculptor Murat Toptani

Murat Toptani in year 1896. 

Murat Toptani me veshje kombëtare. Fotografuar nga Marubi, Shkodër 1896.

Murat Toptani wearing a national folk costume.  Photo taken by Marubi, Shkoder 1896.

Pikturë nga V. Halimi “Murat Toptani në studio”, vaj.

This is a photograph of an oil painting from V. Halimi named “Murat Toptani in  studio”.

M. Toptani “Skëndërbeu”, bust i vitit 1917, baltë e pjekur.  Sipas një kartoline të botuar në vitin 1930.

Murat Toptani “Skenderbeu” bust created in year 1917 in terra cotta.  The photo is of a postcard publiched in year 1930.

M. Toptani “Skëndërbeu”, bust i vitit 1917, bronz.  Restauruar dhe derdhur në bronz më 1921 nga O. Paskali.

Murat Toptani’s “Skenderbeu” bust of year 1917 in bronz.  Restored and poured in bronz by O. Paskali in 1921.

Bust i Skëndërbeut bërë nga Murat Toptani në vitin 1889.

Bust of Skanderbeg created by Murat Toptani in year 1889.

Ngritja e statujave apo monumenteve për Skëndërbeun ka qenë dëshira më e herëshme për artistët Shqiptarë. Thuajse për të gjithë skulptorët e Rilindjes dhe të Pavarësisë, krijimi i parë ka qenë një bust apo projekt për monumentin e heroit. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me skulptorin Murat Toptani. Në vitin 1937 u organizua në Toranë Konkursi Ndërkombëtar për monumentin e Skëndërbeut. Cminin e parë e mori skulptori i njohur Kroat, Agustincic, ndërsa e drejta e ekzekutimit ju dha italianit Romaneli, statuja e të cilit u ngrit në Romë në vitin 1941. Në këtë konkurs morën pjesë edhe artistet shqiptare Paskali, Cani dhe Shala. Projekti i O. Paskalit (pamja më sipër) ka qenë një nga krijimet më të bukura të gjithë konkursit.

The creation of statues or monuments for Skanderbeg was an strong desire of all Albanian artists.  The first creation of almost all sculptors of the period of Renascence and Independence (refers to the Albanian Independence in 1912) has been a bust of a project of our hero’s monument.  The same occurred with Murat Toptani.  As a result of such undertakings of various artists, an international competition was  organized in Tirane with displays of the Skanderbeg’s monuments.  First prize was awarded to a well-known Croat artist at the time named Agustincic.  The award for best execution was given to the Italian artist Romanelli, who’s statue was placed in Tome in 1941.  Various Albanian artists attended this competition, to name a few are Paskali, Cani and Shala.  Paskali’s project (photo above) was considered one of the most beautiful creations in the competition.

Pikturë nga Murat Toptani, “Premtimet e Anglisë”, 1914, akuarel.

A aquarel painting of Murat Toptani named “England’s Promises”.  Created in 1914.

Murat Toptani in year 1914.

Murati bashke me femijet perpara bustit te Asijes. Konia, 1908.

Murat and his children in front of Asije’s bust sculpture. Konya 1908.

Asija, daughter of Naim Frasheri, wife of Murat Toptani.


Foto

Murat Toptani’s Family Tree


Pema

Pelazh

Ka lindur në Tiranë në familjen e Refik Toptanit dhe Zybejdesë.  Ishte djali i tyre i dyte.

Petrit

Ka lindur në Tiranë më 23 prill 1913 në familjen e Refik Toptanit dhe Zybejdesë.  Ishte djali i tyre i madh.

Në moshën 7 vjecare, Petriti dërgohet nga familja për të kryer studimet në Austri. Shkollën fillore dhe parapërgatitore e fillon në Freystadt më 1924 dhe e mbaron në Stajer më 1929. Fillon shkollën teknike për mekanikën bujqësore në Mittweide, të cilën e përfundon më 1935. Kthehet në atdhe dhe në vitet 1935-1936 mbaron shkollën e plotësimit për oficer.

Nga 1936 deri në mbarim të luftës merret me mekanikën bujqësore që punonte në pronat e familjes së tij.

Mbas luftës fillon të punojë në ndërmarrjet mekanike të qytetit. Fillon në repartet anekse të uzinës “Partizani” që prodhonte pajisje të mekanikës bujqësore, ku punon për shumë vite, por detyrohet të kryejë edhe shumë punë të ndryshme mekanike që kërkonin kualifikim të lartë, sic ishte meremetimi i pajisjeve mjeksore etj.

Petriti u martua me Dylfiqar Biçaku dhe paten kater femije, Viviana, Refik, Ibrahim dhe Evelina.

Del në pension më 1973 dhe vdes në Tiranë më 5 Gusht 1990.


Petrit

Refiku dhe dy djemte e tij Pelazh, Petrit

Petriti ne kal

Petrit Toptani martuar me Dylfiqar Bicakun.  Foto marre diten e marteses

Petrit dhe Enver Toptani

Petrit, Zyjbete (nena), Dylfiqar (gruaja), Viviana, Evelina (dy vajzat).

Viviana Toptani, diten e marteses


Foto

Refik

Lindur ne Arabi ne vitin 1870, Refiku ishte djali e dyte i Said Sermedi Toptanit  dhe vella i Murat Toptanit.
Refik Bej Toptani u martua me Advijen dhe paten dy djem, Ihsan dhe Ibrahim, dhe dy vajza Nigjar dhe Ganimete.
Refiku u martua per here te dyte me Zybejte Toptanin dhe paten dy djem Petrit dhe Pelazh.

Vdiq më 22 Nentor 1937.

Refik

Kongresi i Manastirit.

Cilët ishin delegatët e Kongresit te Manastirit?

Pjesëmarrësit po i radhitim, ashtu siç paraqiten në fotografi duke shënuar dhe klubin,shoqërinë apo qytetin që përfaqësonte: /

Rreshti 1 parë (nga lart-poshtëmajtas): Sami Pojani (delegat i Korçës), Zenel Glina(i Leskovikut),Leonidha Naçi (i Vlorës), Simon Shuteriqi (i Elbasanit), Dhimitër Bruda (i Elbasanit), Azis Starova (i Starovës),Adham Shkaba (i Sofjes), Mati Logoreci (I Shoqërisë “Agimi”).

Rreshti 2: Rrok Berisha Gjakova (I Shkupit), Bajo Topulli (i Gjirokastrës), Grigor Gilka (i Korçës), Sotir Peci (i Amerikës dhe i Bukureshtit), Shefqet Frashëri(i Korçës), Luigj Gurakuqi (i Shkodrës), Shahin Kolonja (i Kolonjës), Ahil Eftim Korça (i Konstancës), Hil Mosi (i Shkodrës).

Rreshti i 3: Nyzhet Vrioni (i Beratit), Dhimitër Mole (i Filibesë-Bullgari), Gjergj Qiriazi (i Manastirit), At Gjergj Fishta (I Shoqërisë “Bashkimi”), Midhat Frashëri (I Klubit të Selenikut dhe Janinës), Don Nikollë Kaçori (iDurrësit), Don Ndre Mjeda (I Shoqërisë “Agimi”), Fehim Zavalani (iManastirit).

Rreshti i 4: Refik Toptani (i Tiranës) n°25, ÇerçizTopulli, Mihal Grameno (i Korçës), anash dy patriotë jo delegatë. Nga Mihal Gramenoja, në kujtimet e tij, përmenden si pjesëmarrës, por që mungojnë në këtë fotografi: Parashqevi Qiriazi (delegate e Shkollës së Çupave Korçë), Havez Ibrahimi dhe Emin Beu (të Shkupit), Rauf Beu (iGjirokastrës) dhe Selahedin Beu (i Manastirit). 

Refik Toptani – Qytetar Nderi – Dokumenti dorezuar nga Presidenti i  Shqiperise

Refik Toptani – Medalje e Qytetarit te Nderit  – dorezuar gjate ceremonise dhenese nga  Presidenti i Shqiperise 

Urdheri i Klasit to Pare per “Aktivitete Patriotike”, dorezuar nga Presidenti i Shqiperise

Medalie per Urdherin e Klasit te Pare per “Aktivitete Patriotike”

Leter e shkruar nga Refiku gjate kohes se luftes in 1926.

Refik Bey dhe bashkeshortja Zybejte

Refik Bey me nje nga femijet e tij.


Foto


Sadije

Eshtë vajza e Emin Bej Toptanit. Lindi në Tiranë në 28 gusht 1876.

Më 1891 u martua me Xhemal Pasha Zogollin dhe nga kjo martesë pati shtate fëmijë. Femija i dytë lindur më 8 tetor 1895 ishte Ahmet Muhtar Zogolli, i cili u bë Zogu I Skanderbeg III, Mbreti shqiptarëve.  Pas vdekjes së të shoqit, Sadija u bë zonjë e shtepisë, edukatore e fëmijëve dhe administratore e pronave.

Nën kujdesin e saj u themelua më 1928 shoqëria “Gruaja shqiptare” ku kryetare ishte e bija, Princeshë Sanija.  Sadija ndihmoi çdo veprimtari të kësaj shoqërie, me mbeshtetje të fortë financiare, duke u bërë kështu nismëtare për përparimin e figurës së gruas shqiptare.

Sadije pati ndikim te madh në djalin e saj Ahmet Zogu, gjatë periudhës së tij si mbret.  Gojëdhanat e families thonë se ishte Sadija që e shtyu djalin e saj të behej mbret.  Ajo gjithashtu mirëpriti dhe ndihmoi nevojtarët luftëtarë gjatë luftës së parë të Ballkanit që filloi në 1912 për përzenien e Perandorisë Osmane nga Ballkani.

Ndërroi jetë në Durrës në 24 nëntor të vitit 1934. Ceremonia e varrimit u zhvillua më 26 nëntor 1934 në Tiranë.  U varros në vendin e quajtur Kodra e Gështenjës, në jug të Pallatit Mbretëror.

Sadije – Nëna Mbretëreshë

Ahmet Muhtar Zogolli – Mbreti Zog I – Mbret i Shqipëtareve

Mbreti Zog – (foto, kopertine libri)


Foto


Said

Publikuar më 16 nëntor, 2009 në orën 21:49  Shevki Sh. VOCA

Saidi lindi në Tiranë më 1823. Pas mbarimit të mejtepit u regjistrua në një medrese të Stambollit. Në këtë medrese kishin kryer studime edhe shumë shqiptarë që vinin nga troje të ndryshme si Tahir Efendi Gjakova, Rexhep Voka, Daut Boriçi, etj.9 Për fillimet e jetës së tij kemi të dhëna të pakta, por të sigurta mbasi janë nxjerrë nga një autobiografi e tij, e shkruar aty nga gjysma e dytë e viteve 50, të shek. XIX. në të cilën ai për vete thotë:

“Unë njoftoj me modesti se në fëmijëri kam mësuar në mënyrë të rregullt arabishten dhe persishten, pastaj studiova në qytetin e Venedikut shkencat e gjeometrisë, matematikës, gjeografisë, fizikës si dhe shkenca të tjera të dobishme. Në këtë mënyrë ia vura vetes si qëllim të kisha nderin të hyja në shërbim të Këshillit të Lartë Perandorak. Kështu në vitin 1260,h (1849) erdha në Stamboll. Këtu mora pjesë në konkurs për të shërbyer në Sekretariatin e Divanit Perandorak dhe si rezultat i provimit që dhashë, u pranova të punoja pranë atij sekretariati,” nga letra autobiografike e Mehmet Seid Toptanit, (emri i plotë i tij ishte Mehmet Sermedin Seit) shkruar në turqishte dhe e fotokopjuar së bashku me përkthim shqip pranë arkivit të Institutit të Historisë, Tiranë.10
Ndërsa, në disa burime tjera thuhet se Saidi pas mbarimit të medresesë në Stamboll, kishte shkuar për studime në Parisë, por nuk kemi të dhëna nëse kishte përfunduar studimet në këtë vend.

Said

Saidi bashkëpunoi me rilindësit dhe u përfshi në lëvizjen Kombëtare. Si rilindës i shquar ai punoi pa u lodhur për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe, të arsimit dhe të kulturës kombëtare shqiptare. Saidi bashkë me Pashko Vason, Kristoforidhin, Ibrahim Starovën (Bërzheshta), Jani Vreton, dhe Ismail Qemalin të tubuar rreth Hoxha Hasan Tahsinit, ishin të grupit iniciator që shtruan kërkesa gojore dhe me shkrim Kryeministrit të Turqisë, Ali Pashajt, që t’u epet leja për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare, e cila do të merrej me fiksimin e alfabetit kombëtar shqiptar dhe për kultivimin e literaturës në gjuhën shqipe.11 Për shkak aktiviteteve të tija politiko-patriotike, Saidi burgoset në kështjellën e Akës, por pasi e lejojnë si të internuar në atë qytet ai u njoh dhe u miqësua përveç të tjerëve edhe me familjen e çerkezit, Ahmet Pashë Kurtesi, i cili bashkë me familje, dhe me shumë çerkez të tjerë si të internuar jetonin në këtë qytet. Sa për informim të themi se aso kohe në perandorinë Osmane njiheshin dy lloje të internimeve: “Njëra, ishte një lloj i largimit të padëshiruar, që i bëhej dikujt, bile duke e emëruar me funksione të ndryshme (guvernator qyteti etj.) shumë larg nga Stambolli apo ndonjë qyteti tjetër të rëndësishëm, ndërsa tjetra ishte, dërgimi i dikujt, që kishte bërë faje të rënda, në një qytet të largët, për aq kohë sa ishte caktuar dënimi. I internuari duhej ta paguante vetë qiranë e ndërtesës ku e dërgonin për të banuar, dhe kishte lirin e qarkullimit në qytet, bile të shkonte edhe në qytete tjera më të afërta.” Ahmet Pasha e donte dhe e respektonte Saidin për inteligjencën dhe horizontin kulturor që kishte, për luftën që bënte për lirinë e Shqipërisë etj. Kështu Ahmet Pasha, me kërkesën e Saidit, ia dha vajzën Hanifen për grua, të cilin me zemërgjerësi të madhe e pranoi për dhëndër. Me Hanifen, Saidi me sa dihet pati tre fëmijë, nga ata dy ishin meshkuj-Murati dhe Refiku, dhe një vajzë me emrin Vesime. Se a kishte vajza të tjera ne nuk e dimë.12
Said Sermedin Toptani, pa dyshim se ishte njëri prej personaliteteve të shquara të rilindjes, i cili me veprimtarinë dhe aktivitetin e tij nuk e kurseu veten në asnjë aspekt qoftë në fushën politike dhe ekonomike, qoftë në atë fetare dhe fizike (burgosjet, ndjekjet etj), vetëm për një qëllim, që të shoh se atdheu dhe kombi i tij po ecën përpara. Kështu në vitin 1958 (shtator) në një letër të drejtuar Mexhlisit (Ministrisë) të Arsimit, Saidi kërkon hapjen e një shkolle plotore laike (Ruzhdije) në Tiranë. Dhe fill pas kësaj, pasi që ministria e miratoi atë, ia përcoll pallatit e cila më 4 tetor 1958 e dha pëlqimin e vet ashtu si kishte propozuar kryeministria, që të hapet një shkollë e tillë. Kjo shkollë u ndërtua falë angazhimit politik, dhe jo vetëm politik por edhe financiar të vetë Saidit.13 Shkolla Ruzhdije e Tiranës, ishte një shkollë laike pa drejtim fetar, që nuk mbulohej dhe varej nga kleri Mysliman. Nga lëndët që mbaheshin në këtë shkollë ishin: Letërsia, Retorika, Sintaksa, Matematika, Gjeografia, Astronomia, Fizika etj. Si gjuhë e huaj në këtë shkollë mësohej frëngjishtja.14 Saidi, po ashtu, një kontribut të madh financiar dha për ndërtimin e linjës telegrafike Edrene-Shkodër, e cila linjë do të kalonte edhe nëpër vendlindjen e tij-Tiranë.
Në vitin 1863, në Tiranë, Said Toptani bie në kontakt me albanologun e njohur gjerman Johan Georg von Hahn (1811-1869), i cili ka dhënë kontribut të shquar për studimet shqiptare, dhe ka hyrë në historinë e albanologjisë si gjuhëtar, historian, etnograf, folklorist, gjeograf, onomast, dhe psikolog i popullit shqiptar, por dhe në shumë disiplina tjera.15 Hahni gjatë ditëve që qëndroi në Tiranë, (ishte vizita e dytë e tij në Shqipëri, ndërsa vizitat e para të tija në Shqipëri dhe Tiranë ndodhën në vitin 1852), interesohej të dijë se nga rridhte lumi i Erzenit, dhe se në cilat fshatra të Tiranës ndodheshin shtresa dheu me fosile. I vetmi që e ndihmoi Hanin për këtë çështje ishte Said Sermedin Toptani, i cili siç duket gjatë shkollimit në Venedik ishte aftësuar edhe në shkencën e korografisë ( shkenca gjeografike që merret me përshkrimin e hapësirës, krahinave dhe vendeve).16 Hanit i bëri përshtypje personaliteti i Saidit, horizonti i gjerë kulturor si dhe njohurit që ai kishte për fosilet. Shkencëtari gjerman, Said Beun na paraqet si vëllanë më të vogël të sundimtarit të Tiranës Ahmet Toptanit, dhe duke shkruar shkurtimisht për Said Beun, ai thotë: “Pata rastin të shoh tek ai një djalosh shumë të kulturuar, i cili ishte një filolog i gjuhëve persiane dhe arabe, por që kishte jetuar shumë vite në Parisë dhe për këtë arsye e fliste në mënyrë të rrjedhshme frëngjishten.”17
Saidi luajti një rol mjaft aktiv edhe në ngjarjet e periudhës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Me këtë rast cekim poetin e madh shqiptar Gjergj Fishta, i cili në veprën e tij monumentale “Lahuta e Malcisë” , Saidin e radhit me burra të dalluar të udhëheqjes së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit,18 me ç’rast në këngën e nëntë me titull Lidhja e Prizrenit shkruan:
“… Atëhere vjen në rend Toptani,
qi edhe këtij larg i voj’t zani,
për shka mirë e zi qi bani…”19

Said Sermedin Toptani, siç thonë historianët i përket atyre patriotëve, që nuk dinte ç’është frika dhe nënshtrimi ndaj pushtueseve kush do qofshin ata. Për shkak guximit, trimërisë dhe vendosmërisë së aktiviteteve politike dhe patriotike ai gjatë jetës së tij u arrestua tri here. Said Bej Toptani, vdiq në internim, në Bey-Bazar të Azisë së vogël, në vitin 1882.20


Vazhdim…


Shadan

Shandani në moshën 16 vjecare, më 1920 pas 6 viteve në Austri mbasi ka mbaruar në Vjenë Volkschulen fillore, dërgohet në Itali për të vazhduar studimet në Milano në Akademinë e Arteve të Bukura. Mbas mbarimit të studimeve është marrë me pronat e shumta të familjes, ndërsa mbas luftës e deri në daljen ne pension, ka punuar si piktor, dekorator, skenograf në Teatrin e Operas në Tiranë.

Vdiq më 1979 në Tiranë në moshën 77 vjecare.

Shadan

Shadan Toptani, skenografi i parë e operës shqiptare. – Posted by M. H.

“Nuk mundem të veçoj asnjë nga momentet që kam kaluar me Shadanin. Të gjitha janë të mrekullueshme, por unë nuk do të harroj kurrë ato që kam mësuar prej tij”, – thotë një nga skenografët e parë të Teatrit të Operës dhe Baletit, Hysen Devolli, ditën e 100 vjetorit të lindjes së skenografit, arkitektit, piktorit dhe filatelistit Shadan Toptani. Sipas Devollit, Toptani, ka qenë një figurë tepër poliedrike dhe ishte ndër specialistët e paktë të kohës në fushën e arkitekturës dhe skenografisë, i cili ka arritur të realizojë skenografitë e baleteve të para shqiptare, ndonëse gjithçka filloi nga zeroja. Drejtori i Operës dhe Baletit, Zhani Ciko, e renditi Toptanin në grupin e atyre artistëve që kanë bërë historinë e këtij institutcioni. “Për të është folur shumë pak, edhe pse i përket brezit të parë të artistëve që ishin të gatshëm të qëndronin dhe të punonin në Shqipëri, pas Luftës II-të Botërore”, – tha Ciko, duke i dhuruar në shenjë mirënjohjeje vajzës së skenografit Toptani, Najadës, një diplomë në 50- vjetorin e krijimit të Teatrit Kombëtar të Operas, me motivacionin “Një prej themeluesve të Teatrit që ka kontribuar që nga krijimi i këtij institucioni”. Shadan Toptani, nipi i poetit të madh Naim Frashëri, lindi në 25 Shtator të vitit 1903 në Kostandinopojë në familjen e patriotit Murat Toptani, i internuar në Anadoll nga Turqia për veprimtari në shërbim të Shqipërisë. U kthye në atdhe në Shpalljen e Pavarësisë më 1912. Në vitin 1925 ai fitoi të drejtën të ndjekë studimet e larta në Akademinë e Arteve të Bukura në Brera të Milanos për arkitekturë dhe më pas kreu 2 vjet specializim pranë kësaj Akademie për skenografi, e cila ishte dhe pasioni i tij i madh. Bashkëpunimi i tij me regjisorët e operave filloi pas çlirimit, ku numërohen realizimet e tij skenografike si; “Kujdesi i kotë” i Hertelit në 1957 apo dekoret e operave “Kavaleria Rustikana”, “Berberi i Seviljes”, “Don Paskuale”, “Pranvera”, “Palaçot”, “Peshkatarët e perlave”, “Borëbardha”, si dhe dekoret e baleteve “Romeo dhe Zhuljeta”, “Zhurale”, “Fadeta” dhe “Laurencia”. Në krijimtarinë e tij dallohet dhe puna në arkitekturë ku ai punoi për realizimin e disa projekteve në ndërtimin e shtëpive të kulturës në qytete të ndryshme të vendit si në Përmet, Pogradec, Shkodër, Peshkopi, Tiranë, Bajram Curri. Toptani provoi dhe diskriminimin e regjimit komunist. Ishte viti 1947 kur ai u arrestua nga ky regjim dhe u dënua për pesë vjet si një intelektual me origjinë bejlerësh, dënim prej të cilit ai vuajti vetëm 18 muaj. Pas lirimit nga burgu ai filloi punë si projektues pullash dhe realizoi 15 edicione pullash postare me 31 vizatime me të cilat, mori pjesë në ekspozita filatelie jashtë shtetit. Para se të fillonte punë në Teatrin e Operës dhe Baletit, Toptani bëri zbukurimin e faqeve të sallave, bazorelieveve dhe dekoracioneve të ndryshme të Kinostudios “Shqipëria e Re”, dekoret e filmit “Skënderbeu”,

(Marre nga faqja e internetit fokusi.com, rubrika “Kulture”, 10 Tetor 2003 – 17:21)


Vazhdim…

Sherif

Është djali i dytë i patriotit të shqyar shqiptar i Murat Toptanit dhe i Asijes (e bija e Naim Frashërit), i lindur më 1901 në Konie të Turqisë, ku familja e tyre ishte e internuar nga Sulltani Abdyl Hamiti. Më 1908 familja e Murat Toptanit pas shpalljes së Hyrjetit, lirohet nga internimi dhe vjen në Tiranë, ku Sherifi 7 vjecar fillon shkollën fillore tek Mati Logorecit. Në moshën 13 vjecare së bashku me vëllezërit e kushurinjtë e tij dërgohet për të vazhduar studimet në Austri. Sërishtazi vazhdon e mbaron në Krems shkollën fillore më 1920 dhe po në këtë vit kalon në Grac ku fillon dhe mbaron gjimnazin real të këtij qyteti. Mbas mbarimit të gjimnazit më 1928, Sherifi duke menduar për shfrytëzimin sa më racional të pasurive nëntokësore të vendit tonë, studion dhe mbaron fakultetin e shfrytëzimit të naftës më 1933.

Po në këtë vit, tashmë një kuadro i përgatitur thellësisht nga pikëpamja shkencore, i edukuar për gati 20 vjet me edukaten austriake, kthehet në atdhe dhe punësohet në Shoqërinë italo-shqiptare AIPA të Kucovës si inxhinier nafte. Ing. Sherif Toptani ka qenë një specialist me kualifikim të thellë, me ndërgjegje të lartë e me vetmohim të madh që i ka shërbyer ekonomisë shqiptare mbi 32 vite pune. Ing. Sherif Toptani është autor i qindra projekteve, novacioneve e shpikjeve të aplikuara me sukses në nxjerrjen e përpunimin e naftës.


Sherif

Artikuj ne kete faqe

1. Ing. Toptani, Sherif – Permbledhje

2. Jeta e Ing. Sherif Toptanit

3. 100 vjet nga lindja e Ing. Toptanit

4. “Inxhinier Toptani” ne 100 vjetorin e lindjes

5. Nje nip i Naim Frasherit ne Kucove

6. Lenda: Propozim per dhenien e titullit “Qytetar Nderi” i qytetit te Kucoves, personalitetit te shquar Sherif Murat TOPTANI

7. Lajmi i vdekjes

8. Urdheri i Punes se Klasit te I-re

9. Kujtime per Ing. Sherif Toptanin

10. Dedikuar Inxh. Sherif Toptanit

11. Leter nga Xhuzepina, vajza e madhe e Ing. Sherif Toptanin, drejtuar kryetarit te bashkise kucove, zotit Artur Kurti.

Po në këtë vit, tashmë një kuadro i përgatitur thellësisht nga pikëpamja shkencore, i edukuar për gati 20 vjet me edukaten austriake, kthehet në atdhe dhe punësohet në Shoqërinë italo-shqiptare AIPA të Kucovës si inxhinier nafte. Ing. Sherif Toptani ka qenë një specialist me kualifikim të thellë, me ndërgjegje të lartë e me vetmohim të madh që i ka shërbyer ekonomisë shqiptare mbi 32 vite pune. Ing. Sherif Toptani është autor i qindra projekteve, novacioneve e shpikjeve të aplikuara me sukses në nxjerrjen e përpunimin e naftës.

Mbas luftës vashdoi të punojë në ndërmarrjet shtetërore të shfrytëzimit të naftës edhe paralelisht ka dhënë mësim në Teknikumin e Naftës, në Kucovë. Më 1957 bëhet ideatori i shuarjes së zjarrit në pusin e Naftes në Marinëz të Fierit. Ing Toptani është projektuesi kryesor i uzinës për përpunimin e naftës në Kucovë, ndërtuar në vitet 1960-62.

Më 1961 del në pension, por vazhdon të punojë me orar të reduktuar për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve të vështira të industrisë së naftës.

Vdiq më 1965 në zyrën e tij, papritmas.

Jeta e Ing. Sherif Toptanit

Sherif Toptani eshte djali i dyte i Murat Toptanit dhe Asije Frasherit.Asije Frasheri ishte vajza e poetit te madh Naim Frasheri dhe nje nga te paktat femra intelektuale shqiptare per kohen.Me 1908 me shpalljen e Hyrjetit familja kthehet nga internimi ne Tirane. Ne moshen 7 vjecare fillon shkollen fillore te Mati Logorecit. Ne moshen 13 vjecare se bashku me vellezerit dhe kushurinjte shkon per vazhdimin e shkolles fillimisht ne Krems dhe pastaj ne gjimnazin ne Grac, te cilin e kryen me 1928.Ne kete vit kthehet ne Shqiperi si nje intelektual i formuar, i edukuar per gati 20 vjet ne Austri dhe Gjermani dhe punesohet ne Kucove ne Shoqerine A.I.P.A.(marre nga gazeta Orakulli i Tomorrit, date 25 Qershor 2001, shkruar nga Dhimiter Druga)

Mbas clirimit ishte nje nga kuadrot e pakta qe mbajten mbi supe ngarkesen teknike dhe organizative per ringritjen e kantjereve dhe industrise se naftes ne te gjitha deget e saj.

Shkollen e larte e kryen ne Gjermani ne Mynih me 1933, per teknologji dhe kimi industriale.

Sherif Toptani lindi ne Korrik te vitit 1901 ne Konie te Turqise ku familja e Murat Toptanit ishte internuar. Kete vit mbushen 100 vjet qe kur pa driten e diellit.

Murat Toptani, nje nga patriotet dhe rilindasit e medhenj, intelektual dhe artist polivalent i spikatur, piktor, skulptor, poet, muzikant e sportist, ishte pasardhes i denje e Said Toptanit, i pari student shqiptar i cili ngriti flamurin ne barrikadat e Parisit ne revolucionin e vitit 1848 kunder Burboneve.

Asije Frasheri ishte vajza e poetit te madh Naim Frasheri dhe nje nga te paktat femra intelektuale shqiptare per kohen.Me 1908 me shpalljen e Hyrjetit familja kthehet nga internimi ne Tirane. Ne moshen 7 vjecare fillon shkollen fillore te Mati Logorecit. Ne moshen 13 vjecare se bashku me vellezerit dhe kushurinjte shkon per vazhdimin e shkolles fillimisht ne Krems dhe pastaj ne gjimnazin ne Grac, te cilin e kryen me 1928.Ne kete vit kthehet ne Shqiperi si nje intelektual i formuar, i edukuar per gati 20 vjet ne Austri dhe Gjermani dhe punesohet ne Kucove ne Shoqerine A.I.P.A.(marre nga gazeta Orakulli i Tomorrit, date 25 Qershor 2001, shkruar nga Dhimiter Druga)

Mbas clirimit ishte nje nga kuadrot e pakta qe mbajten mbi supe ngarkesen teknike dhe organizative per ringritjen e kantjereve dhe industrise se naftes ne te gjitha deget e saj.

Shkollen e larte e kryen ne Gjermani ne Mynih me 1933, per teknologji dhe kimi industriale.

Sherif Toptani lindi ne Korrik te vitit 1901 ne Konie te Turqise ku familja e Murat Toptanit ishte internuar. Kete vit mbushen 100 vjet qe kur pa driten e diellit.

100 vjet nga lindja e Ing. Toptanit

Sherif Toptani eshte djali i dyte i Murat Toptanit dhe Asije Frasherit.Asije Frasheri ishte vajza e poetit te madh Naim Frasheri dhe nje nga te paktat femra intelektuale shqiptare per kohen.Nuk besoj te kete shqiptar qe nuk do te nxirrte nje sy te kishte fatin te kishte baba Murat Toptanin, gjysh Naim Frasherin dhe Said Toptanin.Sherif Toptani lindi ne Korrik t vitit 1901 ne Konie te Turqise ku familja e Murat Toptanit ishte internuar. Kete vit mbushen 100 vjet qe kur pa driten e diellit.Shkollen e larte e kryen ne Gjermani ne Mynih me 1933, per teknologji dhe kimi industriale.Mbas clirimit ishte nje nga kuadrot e pakta qe mbajten mbi supe ngarkesen teknike dhe organizative per ringritjen e kantjereve dhe industrise se naftes ne te gjitha deget e saj.Ne kundershtim me ndonje opinion te formuar, ai gezonte nje simpati dhe mbeshtetje te vecante nga kryetari i Qeverise Demokratike Shqiptare, Enver Hoxha dhe sidomos nga Ministri i Ekonomise Nako Spiru.Ne ambjente shoqerore ishte nje njeri i hapur dhe gazmor, me humor dhe nje miniere e vertete anekdotash.
Disa dite para se te vdiste, per te nxjerre ne evidence optimizmin per jeten, megjithese shume i semure konceptoi nje karikature ultimative drejtuar krimbave qe beheshin gati ta hanin, se duhet te prisnin te pakten deri ne vitin 2001 per kete gosti. Mbas disa ditesh vdiq ne krahet tona ne laborator.

(nga gazeta Lajmetari i Kucoves, korrik 2001.  shkruar nga Vangjush Kokonozi )

Ne qe kemi patur fatin ta njohim nga afer ne ambjente shoqerore dhe familjare pa protokoll, kemi gjetur tek ai pervec nje intelektuali qe kishim nderin ta kishim mesuesin tone, nje njeri me zemer te madhe dhe te celur, nje produkt tipik i shkolles gjermane per sa i perket ndjenjes dhe disiplines se punes, i sakrifices deri ne skaj, me nje kulture te jashtezakonshme qe se bashku me njohjen e shume gjuheve te huaja, perbente nje enciklopedi me vete.

Specialist i gjithanshem me talent te spikatur ne hartimin e projekteve, eshte autor i pothuajse te gjitha skemave teknologjike, nyjeve dhe pajisjeve per industrine e naftes dhe sidomos fushen e perpunimit te saj, autor dhe promotor i prodhimit te nje sere produktesh te reja perfshire grason, shllamin, sapunin naftalik, etj.

Ne kete vit kthehet ne Shqiperi si nje intelektual i formuar, i edukuar per gati 20 vjet ne Austri dhe Gjermani dhe punesohet ne Kucove ne Shoqerine A.I.P.A.

Me 1908 me shpalljen e Hyrjetit familja kthehet nga internimi ne Tirane. Ne moshen 7 vjecare fillon shkollen fillore te Mati Logorecit. Ne moshen 13 vjecare se bashku me vellezerit dhe kushurinjte shkon per vazhdimin e shkolles fillimisht ne Krems dhe pastaj ne gjimnazin ne Grac, te cilin e kryen me 1928.

Por nje njeri i mencur jo me kot ka thene se vete natyra eshte kujdesur qe pemet sado te larta, nuk mund ta arrijne dot qiellin, cka do te thote se vjen nje dite kur cdo gje qartesohet dhe gjerat vene ne vendin e tyre.

Shkurtimisht, ne kundershtim me paragjykimin qe eshte krijuar ne nje pjese te banoreve te Kucoves ose edhe me gjere se Sherif Toptani per efekt te mbiemrit ishte nga nje familje reaksionare (duke e lidhur me emrin e Esat Toptanit), eshte nje gabim aq i madh sa edhe mali i Tomorrit.

Murat Toptani, nje nga patriotet dhe rilindasit e medhenj, intelektual dhe artist polivalent i spikatur, piktor, skulptor, poet, muzikant e sportist, ishte pasardhes i denje e Said Toptanit, i pari student shqiptar i cili ngriti flamurin ne barrikadat e Parisit ne revolucionin e vitit 1848 kunder Burboneve.

“Inxhinier Toptani” ne 100 vjetorin e lindjes

Jami te bindur qe ky emer, edhe pa lexuar c’ka kemi shkruar, mgjall stuhi kujtimesh sidomos te naftetaret kudo, ne Kucove, Patos, Vlore, Fier, Lushnje, Sarande, etj. Keshtu ndodhi edhe me ne qe rastesisht morem vesh se kete Gusht ai beri 100 vjetorin e lindjes. Kaq u desh qe secili te tregoje pershtypjet e veta per te dhe per te kuptuar gjithashtu se tek Ai, ishin grumbulluar aq shume cilesi te byera qe pa dyshim mund te ishin edhe modeli  injeriut te pajisur me kulture te plote e te gjithanshme dhe qe e vuri ne militantizem, perkushtim dhe dashuri te vecante ate, ne dobi te rritjes dhe zhvillimit te vendit.Ai u shfaq ne Kucove ne vitet ’30, pas perfundimit te studimeve te plota ne Austri dhe ne Gjermani, si injinier I teknologjise kimike industriale, dhe vdiq ne mjediset e punes po ne Kucove me 18 Janar 1965, I shoqeruar nga nje tufe mesaljesh dhe I percjelle me dhimbje per ne banesen e fundit nga gjithe banoret e Kucoves dhe banda muzikore e qytetit.Shume e vecante dhe interesante qe vete pamja e tij. Nje burre I shkurter, I imet, veshur me pantallona te shkurtera ngjyre kaki, me kapak, pak nen gjunje, bluze me menge te shkurtera, shpesh te leshuar mbi pantallona, me xhepa te medhenj, ku dalloheshin lapsa e stilolapsa. Kish nje fytyre pak katrore te hequr, ku hunda tentonte mjekren, me njeren ane te buzeve te rene nga bishti I nje cibuku qe I rrinte vazhdimisht varur dhe me nje buzeqeshje te “stampuar”. Mbante gjyslyke te medha dhe nje kapele republike. Kembet, gjithmone me kepuce me qafa dhe corape disi te gjata. Ishte e pamundur te mos I vije re por edhe te shpetoje pa u vene re prej tij. I njohur apo I huaj qe ishe, ishte ai qe te fliste I pari, me shume miresjellje e dashuri dhe po te vinte re se shqetesoheshe nga kjo e papritur, gjithcka kalonte ne barsalete te sajuar ne vend, e cila perfundonte doemos me nje te qeshur te forte dhe nje miqesi te re. Pas kesaj, ishte e pamundur te mos e kerkoje kete figure. Besojme se keshtu e kane njohur edhe ata qe nuk kishin te benin me naften.Ndjenja e sacrifices, ka qene vetia qe I shtonte rezultatet ne sherbim te naftes. Mbahet mend qe ne nje fushate per grumbullimin e bitumit, inxhinier Toptani u ndosh pikerisht ne qender te nje grope te thelle bitumi. Duke qene ne kembe, rrezikonte te perpihej shume shpejt drejt thellesise, por zgjuarsia dhe qetesia e tij e shpetoi. Ai u shtri mbi bitum per te veshtiresuar zhytjen e duke I dhene keshtu mundesine shokeve per ta shpetuar.Nuk llogariten kursantet e shkollave te nates, nxenesit e Teknikumit dhe te filialit te Universitetit te Tiranes ne Kucove, qe paten fatin te mesonin nga formimi kulturor dhe teknik I inxhinier Toptanit. Kucova, duke qene nje nga kantieret e medha te punes, ishte shnderruar ne nje qender te madhe pritese te punetoreve nga I gjithe vendi dhe nje burim forcash pune dhe specialistesh per te gjithe kantjeret e naftes ne Shqiperi, prandaj dhe ndikimi I figures se tij kaperxen Kucoven.Inxhinier Toptani, kishte nje familje qe nuk mund te ishte ndryshe vecse po ashtu, rrezatim I kultures se tij. Femijet, dy vajza e dy djem, te sjellshem dhe teper miqesor, ndoqen shembullin e babait te tyre. Dy vajzat dhe dy djemte iu perkushtuan fushave teknike.Ja pra ku e ka fillin ajo figure me kulture komplekse e Inxhinier Toptanit. Ajo cka rrezatonte ai ishte pikerisht figura e nje shqiptari te ushqyer ne djepin e kultures shqiptare. Ngaj Sherif Toptani, pas studimeve ne perendim, u kthye te punonte ne Kucove, ndaj nuk u largua me italianet kur ata iken nga Shqiperia, nuk u largua as per ne Gjermani me pushtuesit, ndaj punonte me dashuri, perkushtim dhe sakrifica per rilindjen e kantjerit te naftes ne Kucove, ndaj puthte flamurin shqiptar sa here gjendej para tij, ngaj nuk u shkeput kurre nga Kucova, ndaj edukoi shume breza se bashku me femijet per te perballuar ndertimin e vendit, ngaj edhe u shua ne pune ne moshe te thyer, ne Kucove.Kemi c’te mesojme te gjithe.Tirane, 28/09/2001

Ing. Viron Cane, Ing. Stavri Pojani, Dr. Vangjush Kokonozi, Ing. Kristaq Karabina, Prof. Dr. Gjergji Foto

Ky ishte Sherif TOPTANI, shqiptare me kulture te plote, intelektual me formim perendimor, patriot e pamposhtur dhe me besim ne idealet per ndertimin dhe zhvillimin e Shqiperise sone.

Njohja vetem si “Inxhinier Toptani”, per ne ka pas qene e mjaftueshme per te karakterizuar ate figure komplekse por nuk mund te mos na shkonte ne mend, se ky mbiemer nga historia personifikohej edhe me Esat Pashe Toptanin. Ne njihnim vetem dy “Toptane” krejt te kundert me bemat ne sherbim te vendit. Megjithate nuk mbajme mend asnjehere te jete folur apo bere e njohur kjo lidhje mbiemrash. Per ne, ky fakt nuk ka patur fare rendesi. Sot qe “Inxhinier Toptani” nuk jeton me, na zbulohet edhe identiteti i plote i tij. “Pas” “inxhinier Toptanit”, ka qene Sherif Toptani, djali i dyte i Murat Toptanit, te birit te Seid Toptanit e i Asije Frasherit, te bijes se Naim Frasherit, lindur ne Turqi. Seid Toptani, ish student shqiptar ne Paris qe ngriti flamurin ne barrikadat e revolucionit te 1848 kunder Borboneve. Murat Toptani, patriot dhe rilindas, intelektualesh shumeplanesh, artist dhe sportiest, i internuar ne Turqi, ku lindi dhe Sherifi me 3 Gusht 1901. Eshte e tepert te permenden vlerat e familjes se Naim Frasherit. I kthyer ne Tirane ne vitin 1907, ndoqi studimet e para shqip ne Tirane e me pas jashte vendit.

Deri ne fillimet e viteve ’60, Kucova ka qene nje nga qendrat me zhvillimin me te madh teknik e shkencor ne vend. Ky zhvillim mbeshtetej edhe nga specialiste te zote te ardhur nga shume vende te lindjes e ne shumice ruse, shpesh me familjet e tyre. Keshtu, Kucova dallohej dhe nga nje zhvillim kulturor teper I vecante. Inxhinier Toptani, ishte figura qendrore ne te gjitha mjediset kulturore, kudo I deshiruar dhe respektuar.

Nje nga shoket tane tregon se pas clirimit, kur ende nuk ishte ngritur shkolla e re, nxenesit shkonin ne mesim te rreshtuar e me flamurin kombetar ne krye. Atij I kishte takuar qe te ishte flamurtari dhe mban mend se sa here qe para kolones shfaqe Inxhinier Toptani, ai dilte para flamurit, perulej e puthte dhe ky rrit, do te ndodhte sa here qe perballej me te.

Punet e tij ne Kucove, jane nga me te shumtat dhe me te larmishmet dhe kjo, ka qene thjesht merite e tij. Ai punoi me intensitetin me te madh qe nga fillimet e industries se naftes per rritjen e prodhimit dhe produkteve te saj, aty krijoi familjen, aty priti kapitullimin e Italise dhe pushtimin gjerman, dhe po aty, perjetoi shkaterrimin nga pushtuesit gjermane te asaj qe kishte ndertuar. Ishte nga te rrallet inxhiniere, qe vazhdoi punen me perkushtim e sacrifice per rimekembjen e industries se naftes ne Kucove pas clirimit.

Nuk mund te humultojme ne te gjithe jeten e tij. Ajo e tera eshte mesim dhe vlen te shruhet por po vecojme vetem disa cilesi e qe e percaktonin ate model.

Me nje ndjenje krenarie per fatin qe kemi patur midis nesh ne nafte te tille njerez, ne ndjejme gjithashtu detyrimin per te bere te njohur kete figure te shquar te kultures mbare shqiptare sidomos ne momentet e nje pluralizmi kulturash e idesh me te cilat mbijeton edhe kultura jone.

Nje nip i Naim Frasherit ne Kucove

(marre nga gazeta Orakulli i Tomorrit, date 25 Qershor 2001,  shkruar nga Dhimiter Druga) ‘INKONJITO’ Mirepo edhe ne kohen ‘tone’ mosnjohja mbeti po e tille, nje njeri per tu marre ne mbrojtje lihet ne harrese si nga e djathta e re, ashtu edhe nga e majta e re. Askush nuk i doli zot kesaj figure kaq intresante, dy here te denje per te qene ne fokus te vleresimitte figurave nga e kaluara e afert; nje here sepse eshte fjala per nje nip te Naim Frasherit dhe kjo nuk eshte pak; se dyti sepse sikur te mos mjaftonte kjo gje qe e ben tmerresisht interesant per memorien kolektive, vete ai ishte nje figure shume e spikatur per nje periudhe nga me te rendesishmet per historine e re te Kucoves, me nje kontribut qe rralle mund te gjesh nje te ngjajshem dhe te krahasueshem me te.Megjithate, dinim qe ai ishte shume i ‘madh’ dhe kete e degjonim nga prinderit tane te cilet e njihnin te tille prej nje jete. I madh sepse e pyesnin per cdo gje, i referoheshin per te gjitha cfare i takonte distilerive te naftes, kollonave, seres, vaskave te naftes, formulave te kimise, ndryshime te distilerise se naftes. FORMIMI Kucova e atyre viteve ishte nje qyteze industriale ku italianet kishin ndertuar nje lloj standarti europian ne te cilin inxhinieri gjente me lehtesi vendin e tij, fale edhe kultures perendimore qe perfaqesonte pas 20 vjetesh shkollimi ne Austri dhe Gjermani. Italianet e shikonin si nje fenomen te vecante, te zot dhe te cuditshem pasi ne fund te fundit shikonin tek ai shqiptarin e nje lloji tjeter.Sidoqofte, pas clirimit, ditet e para te rifillimit te punes, kur ai iu pergjigj thirrjes se Komisariatit te Naftes dhe u paraqit ne kantier, punetoret e vjeter e priten me nderim dhe merrnin me shume deshire urdhera dhe udhezime prej tij. Cdo gje ishte shkaterruar, te gjitha nyjet e rendesishme te kantjerit gjigand te naftes ishin te prishura, qe nga centrali elektrik e deri tek distileria. Ai ishte i ndergjegjshem per veshtiresite e jashtezakonshme, megjithate erdhi dhe iu pervesh punes ashtu sic dinte ai. Per njerezit kjo ishte shume e rendesishme, tani e dinin qe ai ishte i tyri, perderisa ishte kthyer dhe kishte pranuar te punonte, tashme per llogari te vendit te vet, jo te te huajve.Sidoqofte, ne ambjent kishte filluar te qarkullonte si nen ze nje fjale, qe megjithese e paaprovuar, kishte zene vend dalengadale, pranohej si nje aksiome qe s’kishte nevoje te vertetohej. Flitej pra se, Toptani ishte nga familja famekeqe e Esat Toptanit dhe kjo nuk pati nevoje te provohej. Fitoi ketu edhe provincializmi i ndonje drejtuesi qe shikonte tek ai nje autoritet shkencor te paperballueshem qe vinte ne dyshim dhe autoritetet e shtetit, apo mbase edhe fakti qe gruaja e tij ishte italiane. Te dyja pernjeheresh mbase, megjithate nje gje eshte per tu shenuar, sepse asnjehere ajo ftohtesi e autoriteteve nuk u kthye ne nje ngrice te rrezikshme per te dhe familjen e tij, asnjehere nuk u pa me armiqesi apo te izolohej nga te tjeret.Ishte rezultati i punes ajo qe kishte krijuar keto raporte dhe reputacioni i tij i mbrekullueshem ne njerezit e Kucoves, qe cilesine e tij si specialist i mbaruar e cmonin ne menyre te vecante, pasi dinin cdo te thoshte aftesia ne pune dhe se sa rezultate sillte ajo. Nuk kishte projekt, skeme teknologjike apo nyje teknologjike qe te mos ishte perpunuar nga Ing. Toptani. Mbas rivenies ne pune te distilerise nr.1, ai perpunoi skemat e procesit teknologjik dhe skicat e nyjeve per distilerine nr.2 (tek tunelet e Uzines Mekanike), kurse me vone ishte pikerisht ai qe vuri bazat e ndertimit te rafinerise se madhe buze Devollit.Njerezit e thjeshte shikonin tek ai nje emer te madh dhe njekohesisht nje njeri shume te dashur, i cili ishte gati te ndante me ta cdo lloj njohurie shkencore apo teknike dhe cdo anekdote te re, per te cilat kishte nje dobesi te vecante. Ishte pra nje trashegimi tjeter qe i krijonte tek njerezit nje lloj dyzimi: po aq sa c’ishte shkencetar i zoti dhe teknik i mrekullueshem, ishte edhe njeri i afert dhe i perzemert. Kjo mund te kuptohet vetem po te njohesh orighinen e tij familjare. Nga gjysherit trashegoi karakterin artistik, aftesine per te qene i kompletuar edhe per shfaqjet me intime te jetes, per te mbushur edhe castet me te zakonshme te saj me nje doze kuptimi te thelle dhe te bukur per te. Gjyshi nga babai ishte nje romantik revolucionar, babai vete nje piktor dhe artist i talentuar, kurse gjyshi nga nena ishte as me pak e as me shume por vete i madhi Naim Frasheri. Ishte e cuditeshme qe nga nje trashegimi e tille artistike te dilte nje pinjoll kaq larg saj, i lidhur ne menyre gjeniale me shkencen dhe tekniken, por megjithate edhe ketu gjejme faktorin lidhes, talentin qe edhe ne shkence eshte i domosdoshem. Said Toptani eshte i permendur ne historine shqiptar si studenti shqiptar ne Paris i cili mori pjese ne barrikadat e Parisit ne Revolucionin e vitit 1848 kunder Burboneve. Biri i tij Murati ishte nje figure shume e kompletuar, artist, piktor, skulptor, muzikant, sportist, mbi te gjitha nje patriot i shquar, aq sa eshe internohet ne Konie te Turqise dhe vetem revolucioni i Xhonturqve i krijon mundesine te kthehet ne Tirane ne vitin 1908.Pra te kesh gjysher si Saidi dhe Naimi, dhe baba si Murati e pastaj te te perflasin si familje me origjine nga Esat Toptani…, kjo eshte e tepert, dhe duhet te konsiderohet nje padrejtesi jo vetem kunder kujtimit te shenjte te ketyre njerezve te medhenj, por edhe kunder vete familjes se Ing. Sherif Toptanit.Nga ana tjeter, shpreson edhe ne sensibilizimin e autoriteteve vendore per ta nderuar sic i takon njeriun qe me shume se te tjeret beri per ringjalljen e qytetit dhe industrise se tij, njeriun qe perfaqeson tiparet me te mira te asaj inteligjence patriotike, vazhduese te traditave me te mira te Rilindjes, veper e baballareve dhe gjysherve te tyre te medhenj.

Ne korrik te ketij viti (2001) mbushen 100 vjet nga lindja e tij. Me kete rast Kucova do ta kishte per nder te perkujtonte figuren e tij te nderuar, sepse me kete do te lartesonte ate vete dhe vepren e tij, ate fillim te veshtire te industrise tek ne, fillim me dinjitet, sepse pati dinjitetin e njerezve te tille si Sherif Toptani dhe te te tjereve qe e rrethonin. Autori i ketyre pak rradheve nuk pretendon te kete shkruar cdo gje, por te pakten shpreson te nxise ata qe e kane njohur nga afer qe te bejne te mundur njohjen sa me te plote per kete figure te rendesishme te historise.

Ai ishte i martuar me Asije Frasherin, bijen e te madhit Naim Frasheri. Deri ketu, sepse nuk ka nevoje per koment…

FAMILJA

Por e verteta mbi origjinen e familjes se tij, cila eshte?

Kjo ishte baza e industrise se perpunimit te naftes ne vendin tone dhe ketu kontributi i tij eshte vendimtar dhe gati i vetem. Me ngritjen e kesaj Rafinerie, industria perpunuese e naftes ishte ne gjendje te prodhonte edhe nenprodukte te reja dhe perseri autori apo promotori i tyre eshte Ing. Toptani. Ne kete periudhe te pare prodhohen pervec vajgurit, enzines dhe bitumit edhe nenprodukte si grasua, sapuni naftalik, etj, te cilat i japin te drejte inxhinierit te kerkoje edhe me teper prej vetes dhe te tjereve. I edukuar me disiplinen shkencore dhe ate te punes, ne nje vend si Gjermania, ai nuk di te pushoje, eshte i palodhur, i gatshem te beje cdo sakrifice dhe gjithmone me nje ide te re per ta realizuar. Ne gjithe kete ngarkese te madhe qe brezi i veteraneve te punes mban mend shume mire, ai ishte ne te njejten kohe shume njerezor, i dashur me te tjeret, njeri qe dinte te bente humordhe dinte te te dhuronte gjithmone nje buzeqeshje. Veshtiresite e punes qe conin edhe drejt sakrificave nuk e kishin lodhur deri ne ate pike sa te harronte te ishte i sjellshem dhe xhentil.

NJERIU

Por sa me teper behej i zoti dhe i pazevendesueshem, aq me teper e trajtonin si te zakonshem nga ana e drejtuesve shteterore. Si per reagim, ne te njejten mase behej gjithmone e me teper i nderuar nga punetoret dhe specialistet, te cilet e kishin per nder te flisnin me te, te merrnin urdhera prej tij apo thjesht qe ai ti pershendeste. Ishte ky nje lloj kompensimi qe njerezit e thjeshte i benin me vetedije, perkunder asaj qe mund te konsiderohej si nje lloj ftohtesie me te cilen rregjimi kishte filluar ta trajtonte sidomos ne vitet ‘50, kur tashme kishin filluar te vinin ne kantier edhe disa inxhiniere te tjere dhe Toptani nuk ishte me i vetmi.

Por ai veshtiresine nuk e gjente tek ata, sepse problemet vinin nga te vetet, nga shqiptaret, te cilet ne vitet e para te punes e kishin te veshtire te shikonin tek ai specialistin qe kishte mbaruar studimet ne Gjermani dhe te cilit ja kishin nevojen edhe vete italianet. Shume punetore shqiptare kishin nje lloj qesendie ndaj tij ndersa e shikonin qe jepte e merrte me inxhinieret dhe specialistet italiane, apo ndersa e shikonin te zbatonte projekte qe gjithmone e me tper mbanin firmen e tij.

Inxhinier Toptani kishte punuar shume pak ne Shqiperi, vetem nga viti 1908, kur familja u kthye nga internimi ne Turqi dhe ku ne vitin 1901 kishte lindur Sherifi i vogel, deri ne vitin 1914, kur ai dhe femijet e tjere u cuan per studime ne Austri dhe me pas ne Gjermani, kur ne vitin 1933, menjehere pas mbarimit te studimeve ne Gjermani (ne Mynih) per kimi industriale, erdhi te punoje ne Kucove per llogari te kompanise italiane te naftes A.I.P.A.

Familja Toptani ishte nje rebus i madh per te gjithe ne te vegjelit, qe shikonim tek babai, ing. Toptani (nuk ia dinim emrin, te gjithe e quanim ing. Toptani dhe per ne kjo ishte e barabarte me emrin) nje figure te rendesishme por pak te larget dhe te ciditeshme. Ai kishte grua italiane dhe kjo e veconte edhe me teper nga familjet e tjera te zakonshme. Por edhe femijet ishin ndryshe, nuk dinin te shanin, me tipare qe atehere nuk dinim ti percaktonim, por sot do ti quanim ‘fisnike’, te gjate dhe qe dinin te luanin shume mire disa sporte qe per ne ishin te kote, sepse nuk ishin te ngjajshem me futbollin.

Te kesh patur kaq afer nje pjese te asaj memorie aq te madhe dhe te mos e kesh ditur, ja cfare u ishte rezervuar kucovareve te vjeter, mohimi i nje informacioni kaq te rendesishem por edhe interesant ne emer te luftes se klasave.

Lenda: Propozim per dhenien e titullit “Qytetar Nderi” i qytetit te Kucoves, personalitetit te shquar Sherif Murat TOPTANI

Z.Artur KurtiKeshillit Bashkiak, KucoveSherif Toptani, duke qene i lindur dhe i rritur ne nje nga familjet me te shquara shqiptare, me tradita te hershme kulturore dhe atdhetare, u be per brezin tone, figura perfaqesuese e intelektualit shqiptar te perkushtuar deri ne sakrifica, per zhvillimin e parreshtur te vendit nepermjet punes se drejtperdrejte ne nje nga fushat e rendesishme te ekonomise, ne industrine e naftes.Ky njeri I shquar ka kontribuar drejtperdrejt ne formimin dhe zhvillimin e vete qytetit te Kucoves, pa u ndare prej tij, deri ne momentet e fundit te jetes. Ne kemi besim se duke vleresuar kete figure te shquar, u japim qytetareve te Kucoves, modelin e tyre te punetorit te perkushtuar me burim atdhedashurine qe vuri gjithe jeten ne sherbim te zhvillimit te vendit, te rinjve shqiptare nje shembull dhe vendit nje nga modelet perfaqesuese te tradites se kultures shqiptare.PER KOMITETIN EKZEKUTIVSEKRETARI I PERGJITHSHEM Prof. Dr. Gjergji FOTO  Ti jape inxhinier Sherif Toptanit (pas vdekjes) titullin “Qytetar Nderi”                                                                                  KryetareMotivacioni:Titulli “QYTETAR NDERI”, per nga rendesia qe ka, nuk eshte dhene shpesh nga Keshilli Bashkiak. “QYTETAR NDERI” deri me tani jane shpallur tre personalitete. Ata jane:Inxhinier i shquar ne teknologjine e perpunimit te naftesSpecialist i shquar i kimise se naftesDeputet i Kucoves ne legjislaturen 1992—1996

Dokumenti me titullin e nderit ju dorezua Znj. Guseppina Sino, vajza e madhe e Ing. Sherif Toptanit.

Fatos Nano

Koco Pepo

Sherif Toptani

“Per sherbime te shquara ne fushen e teknologjise se naftes, qe mundesuan mbijetesen e qytetit dhe mireqenien e banoreve te tij”

Anila Nanushi

                                                P/Keshillin Bashkiak Kucove

Vendimi Nr. 69 i Keshillit Bashkiak te Kucoves, i mbledhur sot me date 20 Shtator 2001, pasi analizoi kerkesen e paraqitur nga Kryetari i Bashkise per dhenien e titullit “Qytetar Nderi” z. Sherif Toptani (pas vdekjes), e bazuar kjo ne propozimet e bera nga Bashkimi Shqiptar e Gjeoshkencetareve dhe Inxhiniereve dhe ai i Qendres Shkencore, mbeshtetur ne ligjin nr. 8652 date 31 Korrik 2000 “Per Organizimin e Funksionimin e Qeverisjes Vendore” neni 32 germa m, vendosi:

Qytetar Nderi i Kucoves

Prof. Dr. Vilson BARE

              KRYETARI

Duke qene I mbrujtur me ajken e kultures dhe patriotizmit shqiptar, si nip I te madhit Naim Frasheri dhe I Seid Toptanit, (student I barrikadave te Parisit), vuri ne sherbim te ketij zhvillimi formimin shkencor perendimor duke kontribuar qysh me fillimet e idustrise se naftes ne Kucove dhe ne vend. Ai, u be nje nga drejtuesit teknike te gjithe punes per rimekembjen e industrise se naftes pas lufte, ne Kucove, nje nga mesuesit e pare per naftetaret dhe vec kesaj shembull I shquar I sakrifices per detyren, I durimit, miresjelljes dhe perhapjes se kultures familjare dhe qytetare per banoret e Kucoves.

Bashkimi Shqiptar I Gjeoshkencetareve dhe Inxhiniereve, duke vleresuar mbeshtetjen e fuqishme te shoqatave te naftes, te personaliteteve teknike dhe shkencore te fushave te naftes, te veteraneve naftetare dhe qytetareve te Kucoves, ka nderin t’I paraqese Kryetarit te Bashkise dhe Keshillit Bashkiak, propozimin e tyre qe z. Sherif Murat Toptanit, personalitet i shquar ne fushen e naftes, t’I jepet titulli “Qytetar Nderi” i Kucoves.

Kryetar i Bashkise

Vendimi i Emrit te Rruges Sherif Toptani ne Kucove

8 Tetor 2004

Lajmi i vdekjes

(marre nga gazeta “Puna”, date 22 Janar 1965)Me punen e tij te palodhur 35 vjecare, ai u be nje nga specialistet me te nderuar te industries se naftes. Nuk ka qene e lehte puna e tij sidomos mbas clirimit te atdheut ku sebashku me punetoret keroike te kucoves luftoi per kondita shume te veshtira dhe I siguroi vendit qysh ne ditet e para benzinen, vajgurin, gazoilin dhe produkte te tjera te naftes qe ishin jetike per vendin tone. Ai e kuptoi qysh ne fillim rrugen e drejte te parties dhe iu pergjigj ndershmerisht thirrjes se saj duke vene ne sherbim te popullit gjithe diturite dhe talentin e tij si inxhinier nafte.Ne specialistet e industries se naftes e ndjejme thellesisht humbjen e tij dhe marrim pjese ne hidherimin e familjes.Kolegjumi i redaksise.)

(Ing. Ramiz Xhabija, kimist Koco Pepo, ing. Dilaver Shkurti, ing. Pirro Bozo, ing. Servet Pasho, ing. Petraq Ballauri, ing. Llazar Kreshpanji, ing. Ilia Mihali, ing. Stilian Pili, ing. Ender Nexhipi.

Per merita te medha ne pune Presidiumi I Kuvendit Popullor I ka dhene urdherin e punes se klasit te pare si dhe irdhera dhe medalje te tjera.

Me daten 18-1-1965 ora 8,15 ne krye te detyres ne moshen 64 vjecare pushoi se rrahuri semra e njerit prej specialisteve me te vjeter dhe me eksperience te madhe ne industrine e naftes, inxhinier Sherif Toptani.

Urdheri i Punes se Klasit te I-re

Me daten 18 Janar 1965 ora 8:15 pm ne krye te detyres ne moshen 64 vjecare, pushoi se rrahuri zemra e njerit prej specialisteve me te vjeter dhe me eksperience te madhe ne industrine e naftes, inxhinier Sherif Toptani.Per merita te medha ne pune Presidiumi I Kuvendit Popullor I ka dhene urdherin e Punes se Klasit te I-re si dhe urdhera dhe medalje te tjera.

Me punen e tij te palodhur 35 vjecare, ai u be nje nga specialistet me te nderuar te industrise se naftes. Nuk ka qene e lehte puna e tij, sidomos mbas clirimit te atdheut, ku se bashku me punetoret heroike te Kucoves luftoi ne kondita shume te veshtira dhe i siguroi vendit qysh ne ditet e para benzinen, vajgurin, gazolinen dhe produkte te tjera te naftes qe ishin jetike per vendin tone.

Kujtime per Ing. Sherif Toptanin

Ing. Sherif Toptanin e njoh qe ne vitin 1942 kur mbarova shkollen teknike te Tiranes dhe mbasi nuk gjeta pune ne Korce, erdha ketu ne Kucove ku punonte edhe vellai im I madh Thoma Pojani. Ai punonte ne shoqerine A.I.P.A. ne sektorin e shpimit dhe kishte shume miqesi me ing. Toptanin.

Keshtu me prezantoi me ing Toptanin. Pershtypja e pare ishte q mu duk shume I thjeshte dhe gazmor. Me vone e njoha me mire se mbi te gjitha ai ishte nje specialist kimie, sidomos industriale shume I zoti, qe italianet e respektonin dhe e cmonin shume. Ai kishte njohuri ne shume drejtime te industries kimike dhe cdo gje e jepte pa rezerva dhe pa pertuar fare.

Shume me mire e njoha mbas clirimit kur erdha edhe une per te drejtuar repartin e ndertimit, qe per ate kohe ishte shume I rendesishem, mbasi cdo sector do te rimekembej. Ne nuk kishim fare eksperience, por vullnetin e kishim te madh. Na u desh te ngrinim te gjithe sektoret qe ishin shkaterruar nga lufta. Ne rradhe te pare centralin elektrik, repartin e ujit, oficinen mekanike e me rradhe distilerine Nr. 1 ne laboratorin e sotem qe u vu ne shfrytezim shume shpejt ne saje te udhezimeve te ing Toptanit qe nuk kursehej te na ndihmonte dhe te na mesonte. Pra ky inxhinier perballonte cdo problem teknik, sidomos kimik dhe te tjera te industries mbasi ai kishte njohuri ne shume drejtime.

Une nuk e harroj kurre ndihmen e tij. Ai me ka mesuar qe te perballoj punen per ngritjen e te gjitha impianteve te naftes ne nje kohe shume te shkurter. Une e quaj me shume respect si mesuesin tim dhe atij ja dedikoj gjithe meritat, pse pa te une do te isha nje hic. Keto qe them jane edhe per te vjeterit e tjere.

Pra une e quaj ing. Toptanin nje hero me te vertete. Ne fillim mbas clirimit eshte I pari qe iu pergjegj Komisariatit te Naftes qe drejtohej nga ing. Koco Theodhosi dhe Thoma Pojani. Ata e trajtonin shume mire si me shtepi te mire dhe me respect te madh dhe ing. Toptani punonte me vetmohim. Deri vone ing. Toptani nuk u kursye per te vene kontributin e tij dhe nuk kishte pretendime per veten e tij. Ai meritonte te jetonte ne nje shtepi me te mire me te gjere dhe me kushte me te mira, ndersa ketu ai jetonte ne nje shtepi shume te vogel per te, pra trajtohej si nje njeri I thjeshte, I zakonshem, ne kohen qe ishte nje inxhinier I jashtezakonshem. Duhej ti krijonin kushte shume lehtesuese qe te mund te krijonte me teper.

Per kohet e para te clirimit ai ishte I pazevendesueshem. Me udhezimet e tij rindertuam distilerine Nr.1 ne laborator, pastaj ate Nr. 2 (ne tunelet e Uzines), punonte me vetmohim dhe nuk kursehej qe ti shpjegonte ndonje pune edhe punetoreve me te thjeshte, pastaj nga viti 1946-1947 filluan punimet per ndertimin e kompleksit te perpunimit qe u be krejt e re, dhe e gjitha me forcat tona.

Me vone u be kollos per ate kohe dhe prodhonte me shume si dhe me cilesi me te mire. Ajo u be, sic thadhe me siper, plotesisht me forcat tona dhe sipas udhezimeve te ing. Toptanit. Skicat e punes I bente shume te qarta, pse kishte talent per pikturen dhe ato ne I perpunonim dhe vazhduam disa vjet, derisa erdhen inxhinieret e rinj dhe u krijua zyra e projekteve.

Megjithese kuadri inxhiniero-teknik ne nafte u shtua shume, vlera dhe meritat e ing. Toptanit nuk mund te injoroheshin. Ai vazhdoi te punoje edhe kur doli ne pension, deri ne diten e fundit te jetes, vdiq duke punuar ne laborator.

Shpesh abuzohej duke I kerkuar pune qe mund ta kryenin edhe te tjeret, sic ishte rasti per te matur sasine e bitumit qe ishte grumbulluar ne gropat e seres, ku ai u fundos ne te dhe shpetoi me shume mundim ne saje te nderhyrjes se shokeve qe I shpetuan jeten.

Mendoj se mbas viteve ’50 ai trajtohej si specialist I thjeshte, ndersa meritonte shume e shume me teper. Persa shkruan Kokonozi jam plotesisht dakord mbasi I meriton pa dyshim. Per mua ai eshte hero I vertete.

(marre nga gazeta Lajmetari i Kucoves, korrik 2001,  shkruar nga Stavri Pojani)

Dedikuar Inxh. Sherif Toptanit

Tirane, 1993

Nga miku i tij Z. Dhimiter Beniamini

(dhene ne Radio tirana nga gazetarja Valdete Antoni, intervista e Z. Dhimiter Beniamini, njeriu qe u ndodh shume prane Inxhinier Sherif Toptanit gjate gjithe aktivitetit te tij, si dhe komshi.)

Ti me flet per njeriun e mrekullueshem qe nuk u be kurre kuader, Inxh. Sherif Toptanin.

Prejardhja e Sherif Toptanit vinte nga nje familje e madhe patriotike Tiranase.   I jati i tij Murad Toptani ishte njeri me kurajo te madhe, me kulture te gjere ne fushen e artit si poet, piktor e skulptor te cilat  i vuri ne sherbim te atdheut.  Disa nga veprat  e tij qe i kane rezistuar kohes dhe djegies ruhen ne Galerine e Arteve dhe Arkivin e Shtetit Shqiptar.

Muradi kishte bashkeshorte vajzen e Poetit te madh Naim Frasheri.  Ai qendroi i internuar nga Turqit si nje nga udheheqesit e luftes kryengritese per clirimin e Shqiperise.

I dyti nga djemte e 11 femijeve te Murad Toptanit ishte Sherif Toptani.   Sherif Toptani eshte marre me shume studime, kishte marre 3 doktorata ne Mynih te Gjermanise.  Gjithe kohen e pushimeve nuk kthehej ne shtepi por punonte neper uzina e fabrika.  Ai ishte shume i zoti per te projektuar dhe planifikuar aq me teper per ti zbatuar dhe drejtuar punimet ne baze.

Megjithese kuadrot e Partise e te Pushtetit keshilloheshin vazhdimisht me te dhe na thoshin ta kishim kujdes por ai nuk u shperblye asnjehere as me nje te njeqinten e punes qe ai kryente dhe meritonte.  Ai punoi edhe mbas moshes se pensionit per nevojat e kantierit te Naftes.  Inxh. Toptani nderroi jete gjate punes mbi projekte e skica, ne krahe te kolegeve ne Laboratorin Qendror te Naftes Q.Stalin.

Inxh. Sherif Toptani u varros me nderime te medha nga populli i Q.Stalin,  miq e te aferm, kuadro te Partise e Pushtetit ne rang vendi. 

Shkrimet ne gazetat Zeri i Popullit, Puna, Bashkimi shprehen mirenjohjen dhe keqardhjen per humbjen e tij si nje specialist i pazevendesueshem ne periudhen e veprimtarise se tij ne Industine e Naftes. 

Kaq i zoti ishte  Inxh. Toptani sa kur vinin keshilltare dhe specialiste te huaj per ceshtje te naftes,  dhe sa binin ne kontakt me te, habiteshin me aftesite e tij dhe thoshin: “Kot na keni sjelle, ne s’jemi as sa gishti e kembes se Inxh. Toptanit.  Ky eshte shume, shume i zoti.  Pyeteni ate per cdo gje qe ju nevoitet se ai eshte ne gjendje ta bej.  Qendrimi yne ketu eshte i tepert mbasi ai di shume me teper se ne.”

Te gjitha ndertimet qe jane bere ne Qytetin Stalin tek rafineria edhe te Cerrikut, jane veper e duarve te Inxh. Toptanit.

E me te vertete ai ishte njeri i cuditshem.  Nga nafta ai nxirrte kolonje e sapune me aroma te kendeshme.  Vetem nga mbeturinat e rafinerive ai nxirrte lloje sapunesh te ndryshem.

Kultura dhe aftesia e tij ishin te pa llogariteshme.  Mbaj ment qe Italianet kishin ndertuar dy rafineri qe te shfrytezonin rerat bituminoze, nje ne Selenice dhe nje ne Patos.  Kjo ishte pasuri e madhe e vendit tone nga ku nxirrej qe nga benzina e lehte e aeroplaneve po ashtu nxirrej nje lende qe bente plastike bitumin e Selenices. 

Sidomos ai me tregoi se rera bituminoze ishte e nje cilesie aq te larte sa qe vinin me aeroplane Gjermanet per ta marre dhe perdorur ate per xhama optike te luftes, kaq e rendesishme ishte rera.   Inxh.Toptani i pati bere propozim qeverise se ai ishte vete ne gjendje te projektonte skemat per shfytezimin e rerave bituminoze, por ata nuk kishin pranuar deri ne ate kohe.

Nje dite e takoj ne Laboratorin Gjeollogjik si ambient tashme te lire nga specialisti Polak Prof. Stanisllav Zuber i sapo arrestuar.

Inxh. Toptani ishte me gjyslyke, pantallona te shkurtera, i dobet fizikisht, studionte, studionte, vazhdimisht mbante shenime.

Interesohem e flas me te, u habita, folte nje Tiranese sikur te ishte le e rritur ne Tirane.   U afruam me njeri tjetrin dhe me tregoi se kishte mbaruar 3 fakultete ne Gjermani te degeve te ndryshme.  Kishte punuar ne Gjermani ne uzina e fabrika te ndryshme ne kohen e pushimeve dhe mesoi shume zanate, por perseri thoshte se:   “Per njeriun nuk ka fund dija” por duhet te mesoje sa me teper.  Me tregoi qe ai cdo dite bente 2 ore studim.  Kishte raste qe qendronte ne pune dhe 2 dite e 2 nete pa shkuar ne shtepi.  Prap keto 2 oret e studimit i plotesonte per 2 dite te munguara do te bente 4 ore studim.  Mund te studionte edhe me shume por 2 oreshin e kishte ligj.

Disa dite qe nuk e shihja Inxh. te vinte ne shtepi e pyes te shoqen e cila me thote nuk di tjeter vetem qe punon, me merr ne telefon, me pyet per femijet, i coj per te ngrene.

Kur shkoj e gjej ne pune te kerrusur mbi shifra duke llogaritur e rrillogaritur me vegla te ndryshme qe bente skicat dhe as e ngrinte koken te shihte.  E nderpreva dhe i thashe:  Sherif c’ben keshtu po merr vehten me qafe.  Jam i detyruar te qendroj me tha mbasi do te vihet ne pune rafineria dhe nuk duhet te kete kalkulime te gabuara qe te mos shkojne miljona dem.  Prandaj po punoj dite e nate qe kur te ndertohet rafineria te mos kete nevoje te prishet asgje.  Duke llogaritur me precision te gjitha saraqinestat, tubacionet e kazanet, per forcen dhe rezistencen qe kane keto metale.

U gezova nga puna qe bente por e detyrova te linte punen dhe duke shkuar per ne shtepi me tregonte barxeleta.

Paguhej shume pak.  Per nje periudhe kohe kaloi ne shkollat profesionale si Teknikumi i Naftes, FZ O (Shkolla e Rezervave te Punes).  Ai kujdesej shume per kuadrin qe ti mesonte.  Ishte shume buzagaz vinte me pantallona te shkurtera pothuaj edhe ne dimer.  Dijet qe merrnin nga Inxh.Toptani, ishin te pashlyeshme ne kujtesen e studenteve te cilet e kujtojne Inxhinjerin si mesuesin e tyre me mirenjohje te thelle.

Ne raste kur nuk i dilte roga per te ngrene me qe ishim komshi vinte e me kerkonte hua.

Kur shihte ndonje grua te ngarkuar dhe me femije ne krah, do ta ndihmonte deri ne shtepi.  Ishte altruist.

Me kujtohet zona e Patosit ne afersi te Fierit.  Atje u zbulua nje zone e madhe naftegazmbajtese.  Pusi i Marinzes qe u shpua shpertheu ne fontane.  Nje njeri mesatar, i dobet fizikisht por me kurajo te madhe Inxh. Toptani, ju afrua shtrire e kemba doras grykes se fontanes per te kryer matjet per mbylljen e fontanes.  Nderkohe gryka mori flake dhe presioni e hodhi ate 50 m lart si ndonje send.  Ne spital mezi sa doli gjalle dhe menjehere ai po ne spital perfundoi kalkulimin per mbylljen e fontanes qe doli me sukses.

Interviste e Z. Dhimiter Beniamini,  si personi qe u ndodh shume prane Inxh. Sherif Toptanit gjate aktivitetit te tij si dhe komshi.

Ky material eshte dhene ne Radio Tirana ne vitin 1993 nga gazetarja e mirenjohur Valdete Antoni.

Leter nga Xhuzepina, vajza e madhe e Ing. Sherif Toptanin, drejtuar kryetarit te bashkise kucove, zotit Artur Kurti.

Kerkese ne lidhje me kujtimin a disa momenteve kyce te jetes me rastin e 101 vjetorin e lindjes se babait tim, Ing. Sherif Toptani, I cili idealin e patriotizmit e kishte te misheruar nga prinderit e gjysherit qe jane: Murad Toptani, Asije Frasheri dhe Said Sermedi Toptani e Naim Frasheri, emrat e te cileve jane riperteritur tek femijet e fisit. Me kete ideal eshte pershkruar gjithe jeta e tij, duke filluar qe ne internim, ne Turqi ku u lindi e deri ne Kucove ku shpalosi gjithe vlerat e cmueshme te tij ne dobi te vendit dhe bashkeqytetareve te tij.  Bashkeatdhetaret krah per krah me Ing. Toptanin ne gjithe veprimtarine e jetes e punes se Kucoves, e njihnin me mire ate, por mua me takon te kujtoj disa aspekte te rendesishme, jo se jam me e madhja nga bijte e tij, por se vellezerit jane ne emigrim, ne Itali per te mbajtur familjet e tyre dhe motra e impenjuar ne aktivitetet ne nje firme ndertimi. Une si pensioniste banoj ne Fier me familjen time dhe me ngelet sadopak kohe per t’ja dedikuar babait tim, per Kucoven. Duke u lidhur me Kucoven, me ringjallet cdo shprese. Tamam si e thote edhe shprehja “Guri i rende ne vend te vet”.

Ing. Toptani ka ditur te orjentoje drejt dhe me formim te qarte patriotik, grupe njerezish, bashkevuajtes nen regjimet pushtuese te vendit, te detyruar te perfshiheshin ne partite e huaja per buken e gojes, duke i larguar nga idealogjia se shpetimin do ta gjejne te Shqiperia e Shqiptaret.

Ing. Toptani, nuk shkoi me asnje grup te huaj jashte atdheut me gjithe kerkesat e shumta te tyre, si me gjermane, apo italiane.

Ing. Toptani, cminoi gjithe kampet dhe impjantet industriale te minuara nga gjermanet ne Kucove, duke shpetuar kete pasuri te cmuar per popullin e vet pa marre parasysh rrezikun per jeten.

Sherif Toptani, jo vetem nuk shprehu kurre pakenaqsi per mundesite e kushtet e vendit, por na mesonte, se ne cdo vend sado te mire e kujton, asgje nuk fitohet pa shume e shume pune e aq me teper kur quhesh i huaj. Ai duke mbajtur peshen e persekutimit te familjes Toptani, i qendroi besnik atdheut e popullit duke ju dhene punes mbi cdo gje.

Veprimtaria qe mban firmen e tij eshte e madhe dhe duke i kushtuar kujdes te vecante leverdise ekonomike te saj qe mos demtohej pasuria e popullit.

Bijte e tij i donte ne sherbim te atdheut, psh djalin e madh te tij ne shkolle ushtarake, etj. Respektoi me disipline e edukate normat dhe rregullat e shoqerise civile dhe te emancipuar duke filluar nga vetja e tij dhe me gjere.

Te shoke e miq bashkepunetore, gjente dhe cmonte vlerat e tyre te shumta qe i permendte edhe ne familje, ne menyre qe te na i mbante si shembull.

Babai ne familje u perpoq te brumoste patriotizmin ne qenien tone duke filluar me tregimet me te shkurtra, kenget patriotike perkrah muzikes klasike boterore qe e pelqente shume dhe nga permbajtja, por duke na mesuar dhe vlerat e tyre.

Me gjithe respektin qe kishte per kengen popullore, as e kendonte dhe as e kercente dot, sepse i dukej shume e veshtire dhe e vecante vetem per talente te lindur per kete gjini.

Na mesonte hymnin e flamurit shqiptar dhe krahas tij hymnet e shteteve te tjera per kulture.

Atlasin gjeografik e perdorte shpesh per tu lidhur me aktualitetin, atje na tregonte shume per Shqiperine, flamurin shqiptar dhe shtetet e tjera me flamujt perkates. Ne na dukej flamuri yne me i bukuri nga gjithe.  Nga ky atlas gjeografik, babai na mesonte dhe astronomi, keshtu qe i dinim te gjitha ne lidhje me planetet nga shpjegimi i bukur i babait, madje me ilustrime edhe pse akoma nuk i kishim mesuar ende ne shkolle.

Ne biblioteken e shtepise, kishim nje botim me permbledhje poezish me nje ndjenje hyjnore atdhedashurie nga autori Mithat Frasheri (titulluar “Lumo Skendo”). Megjithese botimi kishte shume vlera, neve nuk i jepnim fare rendesi dhe as qe e permendnim edhe pse autori ishte djali i Abdyl Frasherit, (kushuriri i pare i Asije Frasherit, mamase se Sherif Toptanit). Kjo per aresyen se ai i shpallur armik si kreu i ballit kombetar dhe se ne rendnim te vendosur pas ideologjise se re marksiste leniniste.

Ne talentin e Sherif Toptanit, ishte dhe gjinia e karikatures. Me kete ai paraqiste bukur aktualitetin. Me kujtohet nje karikature e goditur qe vinte ne loje Hrushovin ne Hollivud. Per shkollen time teknikumin, kerkova disa karikatura per demaskimin e disa tipave karakteresh, si gagarel, fodull, donzhuan, karrierist, per kendin e edukimit dhe babai i beri te persosura. Ato bene efektin e duhur edukativ per rinine.

Nuk mund t’i zbehen meritat Sherif Toptanit, per nivelin intelektual te familjes, pavaresisht se niveli i tij ishte i paarritshem per ne. Megjithe perpjekjet e bera prej tij brenda mundesive te lejuara te kohes, me gjithe rrethanat e jetes, talenti i tij i madh shkencor e artistik, u percoll nga ai tek ne, por mbeti i pa ushtruar dhe i fjetur ne qenien tone.

Po ashtu nuk mund te zbehen meritat e Sherif Toptanit se mori grua nje te huaj, per aresyet e meposhtme: Ajo erdhi ne Shqiperi, ku e drejtoi zemra dhe humanizmi dhe takoi te fejuarin e saj italian per here te fundit, sepse ai u vra ne lufte. Me pas, ne kthim, per tu mbrojtur nga gjermanet, e strehuan me rekomandim ne familjen Toptani, perkohesisht, ne pritje te anijes qe s’erdhi kurre, sepse ishin mbyllur rruget. Nderkohe, Sherifi gjendej i shkurorezuar nga martesa me nje znj. Shqiptare nga dera e degjuar Verlaci. Keshtu, u ndodhen balle njeri tjetrit prinderit e mi (me deshiren e fatit) si ngushellim ndaj dhimbjes e zhgenjimit.  Kucova i njeh mire Sherifin dhe gruan e tij Lina qe u be me shqiptare se shqiptaret.

Ne farefisin e Sherif Toptanit, bejne pjese edhe Esat Toptani, Ahmet Zogu dhe Mithat Frasheri. Ata nuk i prishen pune ne sistemin socialist Said Sermedi Toptanit dhe Murat Toptanit, te cilet u nderuan nga shteti pervec nderimeve te tjera edhe me pagezimin me emrat e tyre te rrugeve ne qender te Tiranes. Aq me shume sot qe ka rryma patriake dhe secila nderon figuren e vet simbol.

Meritat e pakundershtueshme te ing. Toptanit, rrojne ne kujtesen e gjithe Kucoves, po ashtu edhe meritat e Dr. Haxhistases si dhe te kompozitorit Zef Leka.

Megjithate, sado e madhe te jete nje figure e shquar, ajo ka gjithmone opoziten e saj. Duhet te konsideroj edhe popullsine e re e te ardhur ne Kucove. Kete rradhe per kundershtare them se ata duhej te viheshin ne prove ne ate kohe, vend dhe ne rrethana te caktuara e madje ne veshtiresi te paimagjinueshme, ashtu si Ing Toptani qe ia doli mbane me sukses, si njeri i kompletuar ne sherbim te Atdheut, popullit, familjes e ne fund per veten.

Sistemi nuk e lejonte te nderohej psh me titullin “Hero i Popullit”. Keto privilegje ai dhe familja e tij nuk i kane gezuar kurre, por na ka mjaftuar dhe eshte e pakrahasueshme me asgje tjeter ne bote mirenjohja dhe dashuria e madhe qe shprehnin dhe kishin gjithe Kucova per babane te cilen na e dhuronin edhe ne bijeve te tij, dhurate me te cilen gjetem gezimin ne cdo hap te jetes tone ne Kucove.

Mbas 12 vjet demokraci mendoj se eshte krijuar hapesira dhe mentaliteti i duhur per te nderuar Ing. Sherif Toptanin ne vijim te Titullit “Qytetar Nderi i Kucoves”, tashme me pagezimin e nje rruge te Kucoves ku ka punuar e jetuar, me emrin Ing Sherif Toptani. Uroj qe ne 101 vjetorin e lindjes se tij, te fitoje kete kurorezim si personifikim i njeriut Europian dhe si shembull drejt Europes. Te gjithe qytetaret e Kucoves se bashku me ne bijte e tij, do te jemi krenare per kete arritje te kohes.

Kemi respekt e nderim reciprok per Kucoven, prandaj e jane qytetaret e Kucoves me Kryetarin e Bashkise Kucove, per jubileun e 100 dhe 101 vjetorit te lindjes, si vit domethenes me ndryshime radikale per babane tim Sherif Toptani.

Me shume respekt,

Xhuzepina Sino

Korrik 2002

Shenim: Ne vitin 2004, Bashkia e Kucoves emeroi me emrin Sherif Toptani rrugen midis Bulevardit Naftetari dhe  Rruges Dora Distria, prane shkolles se mesme Gaq Karakashi.


Vazhdim…

Eng. Sherif Toptani

Në vijim janë foto të Ing. Toptanit në punë, shoqëri, familje të cilat u paraqiten në ekspozitën për ceremoninë e shpalljes “Qytetar Nderi”.

Following are photos of Eng. Toptani taken at work, with friends and with family.  These photos were presented at the exhibition during the ceremony of granting him the title “Citizen of Honor”.

Citizen of Honor Certificate

Ing. Toptani me kolege në laboratorin Qëndror Kucovë para clirimit.

Eng. Toptani and colleagues at the Main Laboratory in Kucova before the end of WWII.

Ing. Toptani me kolegë.

Eng. Toptani and colleagues. 

Ing. Toptani më kolege në pistën mbrapa Drejtorisë së Përgjithshme Kucovë.

Eng. Toptani and colleagues located in a field behind the General Directorate of Office of Kucova.

Ing. Toptani me kolegë.

Eng. Toptani and colleagues. 

Ing. Totpani me Enver Hoxhën ne Kucove.

Eng. Toptani and Enver Hoxha in Kucova.

Ing. Toptani me Enver Hoxhën ne nje vizite ne kantjer nafte ne Kucove.

Eng. Toptani and Enver Hoxha during a site visit at an oil refinery in Kucova.

Ing. Toptani me gruan e vet Italina.

Eng Toptani and his wife Italina.

Ing. Toptani me gruan dhe vajzën e madhe Giuseppina.

Eng Toptani with his wife andeldest daughter Giuseppina.

Ing. Toptani me gruan dhe vajzen e dyte Isabella dhe djalin e pare Alessandro.

Eng. Toptani with his wife, second daughter Isabella and first son Alessandro.

Ing. Toptani me vajzën e madhe Xhuzepina.

Eng. Toptani with his eldest daughter Giuseppina.

Ing. Toptani me vëllain e tij.

Eng. Toptani and his brother.

Ing Toptani me gruan dhe me shoqëri.

Eng. Toptani with his wife and a family friend.

Ing Toptani me kushuri.

Eng. Toptani with his cousin.

Skicuar nga A. Dajko, Laboratori Kucovë.

Drawn by A. Dajko, Kucova Laboratory.

Darka me familjen, Viti i Ri 1965.

Family dinner, New Year’s 1965


Foto

Sulejman

Sulejmani (Lika) ishte djali i parafundit i Murat Toptanit ose i teti.  Lindi ne Stamboll me 5 Mars 1912 ne lagjen Kazelltoprak atje ku banonte i jati Murati e ema Asija  dhe gjyshi i tij Naim Frasheri.  Kur ishte i vogel e ema, e bija e Naimit e theriste Sulika keshtu me vone vellezerit apo shoket e  theriten  Lika.   Shkollen fillore e kreu ne Viene, Austri,  pasi i ati, Murati sherbente ne ushtrine Austo-Hungareze si officer i kavalerise.  Me kthimin ne Tirane te Muratit ai vazhdoi shkollen Plotore.  Me vone me hapjen e shkolles Amerikane te Kryqit te kuq te drejtuar nga Profesor Harry Fultz, Lika studioi ne degen e mekanikes, mekanikes bujqesore dhe zooteknikes ku perfundoi me rezultate te shkelqyera duke qene shembull per te gjithe studentet.  Ai studioi me student qe me vone shkelqyen ne karieren e tyre profesionale si Abedin Cici, Emin Bakalli, Sulejman Stermasi, Mehmet Shehu etj.  Me vone ai studio ne shkollen ushtarake te Plotesimit ne specialitetin e artileriese ku pas perfundimit te saj doli me graden e kapitenit te pare.  Pas perfundimit te shkolles Ushtarake te artilleries ai filloi studimet ne Universitetin Politeknik te Vienes  ne degen e Mekanikes Bujqesore por nuk arriti ta perfundoje per shkak te luftes dhe situatave ne vend.

U martua me Hajrie Vathin dhe paten tre femije: Shinasi, Nargis dhe Ajten.


Sulejman (Lika)

Lika

shquhej si nje atlet i talentuar dhe i perkiste plejades se spotisteve te pare se bashku me Shadan e Hasan Toptanin, Belul Hatibin e te tjere.  Ata kryenin dhe ushtrime gjimnastikore te ndryshme sidomos ne plazhin e porsa krijuar te Durresit.  Gjithashtu ai luajti me ekipin e futbollit te  shkolles se Fultzit dhe te Shkolles Ushtarake te Artilerise dhe per disa kohe tek Skuadra e Tiranes se bashku me Rexhep Macin, Selman Stermasin, Reshat Bicakun, Mark Gurashin etj. si sulmues i majte.  Mori pjese ne disa evenimente sportive te asaj kohe si atlet dhe qites po ashtu mori pjese ne Ballkaniaten e 1946 duke mare disa medalje. Por nje nga hobet e tij me te preferuara ishte pasioni i gjyetise Deivisi ne librin e tij te kujtimeve “Ilirian Adventure” permend qe Lika ishte nje “Famous hunter”.  Ai gjithashtu shkonte ne dimer per ski ne fushen e Dajtit dhe ne Qafe -Shtame.  Por pasioni dhe deshira per bujqesine, mekaniken bujqesore, frutikulturen dhe zooteknine ishte I jashtezakonshem dhe beri qe ai te krijonte fermen e pare moderne ne Shqiperine e asaj kohe qe me vone u quajte ”Lagja e frutikultures”, gjate diktatures ”parcela qeveritare”. Fillimi qe, qe 1/11 e tokes qe i takoi Likes nga pasuria e trasheguar nga i jati, (pasi ishin 11 femije 9 djem dhe 2 motra) ne fillim te shekullit qe djerre e pa punuar dhe e abandonuar nga trazirat e ngjarjeve te trishtuara te 1914.  Sic dihet dhe shtepia e Muratit qe djegur ate vit nga rrebelet e Haxhi Babes.  Bashke me te nje pjese e madhe e dokumentave korespondencave e pikturave dhe gjerave me vlere.   Ne vitet qe pasuan gjendja ishte shume e veshtire per familjen e Muratit dhe per vendin sidomos pas vdekjes se tij.  Pervec tokes cdo gje ishte e veshtire dhe vendi kalonte periudhe varferije e zije.  Ju desh nje mund dhe nje pune e madhe pastrimi dhe sistemimi i tokes nga ferrat dhe druret te cilat shkuleshin me zinxhire te terhequr nga 2 buaj te vetem duke u perpjekur bashke me te vellain e semure  Enverin krijimin e fermes se tyre.  Ky ishte fillimi i nje pune te madhe.  Qysh ne moshe fare te re kur ishte pothuajse 12 vjec, kujtonte vellai i madh,djali i pare i Muratit Saidi, qe pothuajse per 14 vjet deputet i Tiranes dhe minister i Puneve Botore, Lika (Sulejmani) kishte shartuar me doren e tij rreth 6000 rrenje peme  frutore.  Ai qe i pari qe ne fermen e tij ne Kamez te Tiranes te sillte me vone traktorin e pare “Lanz-Bulldog” semidiesel  te blere ne Tirol me fitimet e para te prodhimeve bujqesore ne nje kohe qe keto mjete ne Austri dhe Itali ishin shume te ralla.  Ai  bashkpunoi per kulturat, mjetet bujqesore, koltivatoret, permiresimin e rracave te  reja me ndermarje Italiane e Austriake me fame te asaj kohe si “Fratelli Binelli”, “Sgaravatti”, “Mayer” etj. duke krijuar nje industri bujqesore dhe zooteknike model, qe me prodhimet e veta furnizonte nje pjese te rendesishne te tregut te Tiranes duke u kthyer ne nje shembull per fermat e tjera qe po krijoheshin ne ate kohe.  Perpjekjet korrektesia dhe shembulli i tij personal ne pune u kthye pothuajse ne nje legjende per shume kohe.  Shpesh here ne kofidence kusheriri i tij Mbreti Zog  e quante ”Bolsheviku i Murat Beut”.  Kur vizitoi fermen e tij  Konte Zelli Jakobuci nje Italian i rendesishem, investitor dhe bisnesmen i propozoi t’ja blente fermen kundrejt nje shume  maramendese, kujtonte kunata e tij  Milka Grizel gruaja Enverit me te cilin jetonin bashke, duke i premtuar dhe toke ne Itali  por, toka e Shqiperise per te, dhe djemte e Muratit nuk kishte asnje  cmin. “Ata brez pas brezi  dhane shume per Atdheun dhe moren pothuajse asgje prej tij.”

Pas pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste ashtu si vellai i madh Saidi qe si deputet i Parlamentit ish minister dhe ish komandant ne luften e Vlores, dha doreheqjen, dhe nuk pranoi te bente betimin para Viktore Emanuellit, i vellai Lika vedosi te mare pjese ne lufte pa perqafuar bindje politike duke mbajtur maredhenie te mira dhe me Nacional Clirimtaren  ashtu si vellai Hasani apo vellai i vogel Shinasiu  qe u vra nga  italianet  ne moshen 27 vjecare qe askush nuk e konsideroi per ate qe beri.

Sulejmani mori pjese aktive me forcat nacionaliste ne luften e Qafe Shtames kundra forcave te ushtrise Italiane duke kapur mjaft rober.  Ne luftime ne qytetin e Burrelit, ne luften e Macukullit dhe te Kurdarise deri ne marjen ne dorezim te Garnizonit te ushtrise Italiane ne Diber te madhe te drejtuar nga Gjeneral Azi dhe Gjeneral Picini qe pas nje rezistence te vogel pranuan kapitullimin dhe i kerkuan garancine dhe ndihme atij per kthimin e trupave ne Itali.  Pak me vone ketij operacioni i bashkohen forcave nacionaliste dhe trupat e Haxhi Lleshit.  Rreth 28 ish ushtare Italian u strehuan ne shtepine e tij per tu mbrojtur nga gjermanet dhe me vone u riatdhesuan.  Fatkeqsisht nje prej tyre vritet nga forcat gjermane.  Ne fillim te viteve 70 trupi i tij u mor nga misioni i “Gjeneralit te ushtrise se vdekur”.

Se bashku me kusheririn e tij Dr. Ihsan Toptanin, Mustafa Gjinishin, Abaz Kupin, Dr. Shefqet Ndroqin etj. u bene promotor dhe garant per Mbledhjen e Mukjes e cila tentonte bashkimin e kombit shqiptar ne nje lufte te perbashket si dhe hedhjen e bazave politike per te ardhmen e vendit.  Si mbledhje u krye ne shtepine e Ihsanit Toptanit ne afersi te Kamzes (Valias) dhe si kuvend ne Mukje.

Gjeneral  Dejvis  ne librin e tij “Sons of eagle”e konsideronte shtepine e Toptanasve si bazen kryesore dhe me  te sigurte te operacioneve aleate ne rrethin e Tiranes.  Sa per dijeni nje prej shtepive Toptani (Adem Toptanit) para luftes ne qender te Tiranes qe Konsullata e pare Amerikane ne Shqiperi.

Gjate misionit te oficerit te S.O.E. Peter Kemp ne Shqiperi, ne fund te vitit 1943, konkretisht ne Tirane, misionin per zbulimin e aeroplaneve te perdorur nga forcat gjermane ne aeroportin ushtarak te Tiranes, iu mor persiper nga Lika qe me makinen e tij ta kalonte permes postoblloqeve gjermane deri ne vend per fotografimin e tyre duke rrezikuar seriozisht jeten se bashku me te.  Episod qe pershkruhen bukur ne librin e tij “Kujtime qe nuk shlyhen“  (No colors or Crest)

Kontaktet dhe sherbimet e Likes me oficeret Anglez te desantuar ne zonen e Bizes se Martaneshit si dhe kontaktet ne qytetin e Tiranes dhe ne shtepine e tij ne Kamez kane qene te shumta.  Gjithashtu ne momente te ndryshme ne shtepine e tij jane strehuar gjate luftes pervec Oficereve Anglez, hebrejve dhe komuniste, nacionaliste apo balliste  si  Mehmet Shehu, Nako Spiro, Mustafa Gjinishi.  Spiro Moisiu, Abaz Kupi, Mithat Frasheri dhe mjaft prej tyre qe ne fillimin e luftes per lirin e Atheut “vepronin per ate qe besonin” por qe me vone situata degjeneroi ne trajten e nje lufte civile nga klika sllavo-shqiptare e Enver Hoxhes. Dera e Toptanit qe e hapur per te varfer e te pasur, dhe per cdo shqipetare pavarsisht nga bindjet politike, ashtu sic i kishte hije tradites se nje dere fisnike Shqiptare.

Ne nentor te 1943 me kapjen rob te Gjeneralit Dejvis nga Gjermanet automatikisht kryetar i misionit dhe detyra e gjeneralit i kalonte Kolonelit Brigadier  Artur Crane Nikolls (Command and Staff  Goaldsteram guards me origjine Irlandeze), i cili i kishte shpetuar rrethimit dhe ishte fshehur ne afersi te Kostenjes ne nje stan.  Pas nje mesazhi te komandes Aleate i kerkohet Likes dhe kusheririt te tij Ihsanit qe te gjendej dhe te shpetohej koloneli Nokolls.  Renia e tij ne doren e Gjermaneve pas kapjes se Gjeneralit Dejvis do te konsiderohej nje disfate e rende per misionin Anglez ne Shqiperi.  Me gjithe dimrin e ftohte me debore dhe kontrollet e rrepta te gjermaneve ata arriten te gjenin kolonelin ne malesine e Martaneshit te strehuar nga nje bari dhe ta transportonin per ne Tirane te semure dhe me nje kembe te gangrenizuar nga i ftohti.  Fillimisht vendosen ta dergonin ne shtepine e Ihsanit ne Valias, por ne kete kohe, Ihsani per shkak te aktivitetit shume intensiv te tij, kish rene ne syte e gjermaneve dhe shtepia e tij rrezikohej te digjej.  Nga ai moment ata te dy, Lika me Ihsanin shoke te sakrificave dhe sipermarjesh te madha tragjikisht su pane me kurre.  Nikollsi kaloi ditet e fundit te tij ne shtepine e Sulejmanit (Likes) ku u kurua nga Profesori famshem Italian Lozzi (i pushkatuar me 1945 nga komunistet per arsye absurde) Dr. Sabriu dhe i palodhuri miku i ngushte i tij Dr. Shefqet Ndroqi.  Te gjithe intelektuale dhe patriote te cilet dhe ata rrezikuan jeten ne kete situate te veshtire ku vazhdimisht rruga e vjeter e Skodres qe te shpinte ne Kamez bombardohej nga ajri.  Me gjithe kujdesin e treguar dhe amputimin e kembes ai nuk i rezistoi infeksionit dhe vdiq naten me nje shi te madh te dates 1 Shkurt 1944 ne moshen 33 vjecare.  Ne letren e tij te fundit ai i shkruante gruas se tij te re dhe vajzes 2 vjecare Jenit “Qe dhe sikur te vdes trupin tim nuk do ta shqyejne kafshet e egra por ndodhem ne shtepine e nje zoterie qe ka sakrifikuar dhe ma ka kuruar sikur t’me kishte njeri te familjes se tij”.  Interesant eshte foto e trupit te tij shkrepur nga Lika ne dhomen e tij i mbuluar me nje jorgan akllazi dhe tek koka mbi komodine nje figurine e Shen Merise me nje qiri te ndezur.  Shqiptaret i bene nderimin atij, kombit dhe fese se tij.  Dite para se Gjeneral Nikollsi te ndronte jete u krye nje kontroll rutine nga forcat gjermane ne shtepine e Likes.  Ne momentin e pare ata vendosen te vritnin rojen, Ratin, pasi ishte i armatosur me nje pushke austriake por Lika doli me nxitim duke i treguar krahun e djathte te rojes ku shkruhej gjermanisht “Roje” dhe lejen e Feldkomandatures per leje arme.  Po te kapej koloneli koseguencat per to do te ishin fatale, pasi dhe propaganda e tyre ne ate kohe kercenonte me denime te renda ata qe bashkepunonin apo strehonin armiqte e tyre.  Ata u ndjene te timiduar nga gjermanishtje e tij dhe kontrolli nuk dha rezultat per ta.  Pasi ju ofrua e vetmja pije qe kishin nje CHERRY BRANDY, oficeri qe drejtonte grupin foli per nje oficer Anglez te fshehur ne rrethinat e Tiranes duke siguruar beshkefolesin qe ata “nuk do ta trajtojnin keq ne qofte se arinin ta kapnin, por do ta shkembenin me oficere te kapur nga armiqte e tyre”duke qene te sigurte per faktin qe “zakoni Shqipetar.. nuk e pret mikun ne bese“.  Dhe vetem kjo e fundit ndodhi.  Me vone ata u larguan per tu kthyer nje dite me vone dhe duke kthyer te gjithe shtepine permbys por atehere ishte e kote.

Pasi vdiq ate nate, ai u varros ne vendin ku mbahej silazhi ne nje arkivol te pregatitur  ne fshehtesi nga Lika ne oficinen e tij  te veshur me llamarine te lyer dhe te mbyllur me bulona mbi te cilin ishte salduar nje kryq.

Me 1946 nje grup i nje komisioni ushtarak ne prezencen e Likes (te cilit i ishte kerkuar nga M. Shehu te tregonte vendin e anglezit te varrosur) te shoqeruar nga Unrra Mision moren trupin e Nikollsit i cili u dergua ne aeroportin e Tiranes.  Gjate bisedes me oficeret anglez, nje oficer komunist pyet Sulejmanin nen hunde se sa “para mund te kishte patur Anglezi me vete?”.  Oficeri anglez qe gjendej prane pergjigjet ne shqip “Injorantit paraja ne shekuj i ka ngrene gjithmone koken..”. Lika mori mirenjohjen dhe nderimin e grupit.  Oficeri Anglez shkeputi foton e Nikollsit nga pasaporta e dorezuar prej tij dhe ja dhuroi Likes duke i kerkuar nje takim qofte dhe per disa minuta.  Ky takim nuk u be pasi Radi Londra ato dite foli per sherbimin dhe heroizmin e tij dhe ai perfundoi si agjent I Ango-Amerikaneve ne hetuesi.

Ne fazen e pare te reformes agrare me 1945 nga dokumenta te Arkivit Qendror te Shtetit rezulton qe prona e tij nuk cenohej por perkunrazi, pasi sic thuhet me poshte “ai e punonte dhe administronte pronen e tij vete duke aplikuar kultura dhe teknika moderne”.  Ndersa kur Shqiperia mori kursin e plote te shtetit komunist diktatorial me fanatik ne Europe, ne maj te 1946 mbi bazen e nje proces-verbali sekuestrohet e gjithe prona e tij, pasuri qe qe mund dhe djersa e nje jete, shprehimisht keshtu: ”Prone  e tundshme dhe e patunshme, e gjalle dhe e vdekur, shtepi dhe orendi, placka dhe ene, luge e pirunj etj, deri tek kafazi i pellumbave ne cati me gjithe zogjte kalojne ne favor te shtetit. ”Pronari deri ne marjen ne dorezim te kesaj prone nga Ministria e Bujqesise dhe e Pyjeve te pershkruar ne kete proces- verbal mban pergjegjesi penale per humbjen qofte dhe te nje objekti te vogel nga prona e tij”.  Ministri Gaqo Pashko, ”firma” dhe Kryetari i fshatareve te varfer  Hut Sina, ”si firme”.  Kunata e tij se bashku me femijet e vegjel Betin dhe Muratin e vogel 4 vjec nuk u lejuan nga anetaret e komisionit te shtetezimit te mernin disa qershi per rruges ne Tirane, te cilen e kryen me kembe, pasi ajo prone i ”kishte kaluar tashme…  Popullit Shqipetar” dhe nuk u kthye sot e kesaj dite qofte dhe nje meter katror nga te gjitha qeverite post komuniste.

Kjo ishte konsiderata dhe veprimi qe qeverija komuniste dhe nje pjese e popullit te indokrinuar rezervoi per ata qe sakrifikuan aq shume per kulturen dhe Atdheun.  Keshtu u trajtuan Lika dhe vellezerit, motra e tyre e vetme e mesuar ne Viene e Milano dhe e kulturuar ne Cortina qe vdiq e vetmuar ne bodrumin e shtepise se saj te shtetezuarse, ku mbi koke degjoi deri ne fundin e saj, kenget revolucionare te “pronarit te ri” te shtepise se saj, kapiten Poces me kobure ne brez.  Keta ishin djemte dhe vajza e Murat Toptanit artistit dhe patriotit qe vuajti 14 vjet burgjeve dhe internime nga Porta e Larte per Shqiperine.  Te atij qe shkriu nje pjese te pasurise personale per te shtypur abetare me Faik Konicen ne Manastir e Dalmaci qe citonte Fishta.  Te atij qe nga ballkoni i Vlores kendoi ”Marsejezen e kombit Shqipetar” me 28 nentor 1912 qe citonte Mithat Frasheri. Nipat e Said Sermedinit te Sorbones dhe te Revolucionit Francez te 1848, te Saidit te Lidhjes se Prizrenit dhe te shkolles pare laike ne shtepine e tij.  Te Saidit qe kaloi vite te jetes se tij ne burgun e Judugulese ne Selanik per ceshtjen kombetare.   Nipat e Naim Frasherit poetit dhe iluministit tone kombetar por dhe per te gjithe fatin dhe aveniri i ketij kombi.

Kjo pastaj vazhdon me fazen e persekutimit, proletarizimit dhe me ne fund me trysnine torturuse psikologjike te luftes se klasave.

Pas perfundimit te hetimit qe zgjati 10 muaj ku nuk u vertetua dhe as nuk u pranua asnje aktivitet “agjenturor” kundra interesave te Atheut dhe pas denimit te Koci Xoxes lirohet dhe internohet ne Cerrik.  Duke patur parasysh kulturen dhe aftesite profesionale tij, politika e asaj kohe kishte nje strategji per shfrytezinin e aftesive te individit ne dobi te ekonomise socialiste qe po ndertohej.  Kjo behej ne te gjitha format me te mire apo me te keq por kryesisht tek keta individe me prejardhje nga klasat e larta borgjeze behej me presionin e luftes se klasave ose me ”ndertimin e detyruar te socializmit“ ne burg. Ne te njejten kohe kjo kishte dhe “efektin pozitiv” qe shume individe te afte qe quheshin te deklasuar pavarsisht nga kalvari dhe strapacimi me punen e tyre, arrinin ti mbijetonin “dallgeve te perflakura te luftes se klasave” qe zhvillohej “me ulje dhe ngritje por qe nuk shuhej kurre” si ti tekej qejfit dhe paranojes se komandantit qe nuk kursente as shoket dhe as bashkepuntoret e tij.

Ai arriti te ngrente ne Cerrik fermen e pare ushtarake.  Edhe pse i internuar shpesh ai merej me makine dhe dergohej ne vende te ndryshme per problemet e bujqesise apo te mekanikes.  Shpesh here dhe ne Ministrine e Bujqesise per projekte te ndryshme.  Nena ime kujton nje episod te atyre viteve.  Ven re qe poshte parakraheve atje ku mbeshteten duart kishte shenja te djegura.  E pyet Liken se ci kishte ndodhur duarve qe i kishte ne ate gjendje? Fillimisht nuk i ishte pergjigjur, por me insistimin e nenes i thote te verteten:  Me derguan ne ministri per te bere nje projekt por qe duhej te behej brenda nje afati te shkurter.  Gjithashtu me ishte premtuar nga nje funksionar i larte i Partise qe do me ndihmonte per vellain tim qe mund ta lironin nga burgu, keshtu …duke buzeqeshur vazhdoi.. qe kur ti mbeshtetja ne tavoline te mos me zente gjumi nga lodhja, i dogja me cakmak pak por qe kaloi.

Me 1952 ai papritur pa asnje vendim dergohet ne kampin e punes se detyrushme te fabrikes se tullave Nr3, gjoja per riparimin e disa furrave Hoffman.  Keto ishin masa qe sigurimi merte here pas here ne formen e raprezaljeve. Ne kete kamp pune gjendeshin te burgosur nje pjese e familjeve te nacionalisteve, borgjezeve apo familje te arratisurish, te huaj te mbetur etj. Ketu i nenshtroheshin nje pune te tmerrshme duke punuar ne furra ku piqeshin tullat ku temperature shkonte dhe mbi 50 grade kundrejt nje tasi me bollgur per dreke.  Ketu ndodhej dhe nena ime Hajrija me te gjithe familjen e saj  dhe nenen e saj.  Hajrija ishte e bija e avokat Selim Vathit nje nga njerezit me perparimtar te Tiranes, pasi i ishte arratisur i vellai, futbollisti i kombetares Bule Vathi.  Aty ndodheshin te burgosur familjare te Gjon Markagjonit, Preng Previsit, Hasan Dostit, Kol Bibmirakes, prifterinj shqiptare e italiane si p.sh. At Gardini, grek etj.

Ne kete kamp u njojten Nena ime me Liken, pasi dhe daja Ismaili (dhe ai atje) qe kishte studiuar ne Londer, ishte shum mik me te.  Nena ime bashke me familje e saj u lirua perpara Babait dhe pas lirimit te tij, pas disa muajsh u nis me te me deshiren e saj,  si te internuar dhe njekohesisht te martuar per te ndare me te gezimet, hallet dhe preokupimet e jetes, ne nje zone te Sukthit ku me vone lindi motra, vellai dhe une me vone.  Pastaj duke patur parasysh punen dhe njekohesisht nevojat e atehershme per kuadro te afte si dhe ndihma e disa funksionareve te asaj kohe qe vleresonin punen e tij u afruam ne Shkozet ku se bashku me vellain ing. Hasanin hodhen bazat e industries se prodhimit te mjeteve bujqesore, Sauk se bashku me shokun e banges se tij ne shkollen Teknike Abedin Cicin ndertuan fermen “Gjegj Dimitrov” dhe me 1961 ju dha e drejta te banonte ne Laprake te Tiranes.  Punoi ne krijimin e Ndermarjes zooteknike ku ndertoi per here te pare ne vendin tone fabriken e perpunimit te ushqimit per shpendet.  Ne 1967 ne Uzinen “Partizani” ne krijimin e linjave dhe disa reparteve te reja ku specialistet e huaj te ardhur ne ate kohe nga makina- importi ngelen te surprizuar nga aftesite e tij profesionale dhe shprehen prane autoriteteve konsideratat e tyre.  Kudo ku punoi, u dha eksperiencen e tij shume punonjesve, qe me vone u bene inxhinjere dhe teknike te afte qe e kujtojne sot e kesaj dite me respekt.

Pas nje lutje te gjate me 1967, duke sqaruar dhe vertetuar qe pervec se “rridhte nga nje familje bejleresh te shpronesuar dhe borgjezesh” ishte i biri i patriotit Murat Toptanit dhe nipi i Naim Frasherit, arriti te bind kryetarin e frontit, pak te shkolluar, qe dhe ai si te gjithe banoret e ndershem te Laprakes te merte dhe ai trisken e frontit.  Kurse per ne, femijet e tij, gjate gjithe rinise sone mbiemri ”Toptani” ishte nje “mekat i pa kryer qe duhej paguar ” Ai na jepte kurajo gjithmone qe per familien tone” nuk mjafton te thuhet por duhen vellime per tu treguar.” Historite dhe ngjarjet qe na tregonte per te paret tane “u bene burim kurajoje dhe force pikerisht ne momentet me te veshtira te jetes”

Keshtu  punoi Sulejmani (Lika) gjate gjithe jetes se tij.  Me punen e tij te talentuar  inxhinjerike si krijues e novatorai ai nderoi  familjen e tij.  Ai vizatonte dhe bente grafike dhe sculpture.  Disa vepra artistike dhe dekoracione si basorelievi ne kampin e Pionereve ne Dajt, basorelievi ne hyrje te Stadiumit ”Qemal Stafa”, dekoracionet e “Kinostudios Shqiperia e Re”, skulpturat dekorative ne pallatin e Pionereve etj.ishin vepra modeste te vellezerve Shadan,Enver e Sulejman Toptani.  Nga kultura dhe sjellja e tij ai fitoi simpatine dhe respektin  jo vetem te miqve te tij te mbetur pak, por per te  thene te verteten dhe te mjafte kuadrove drejtues te sistemit komunist te atehershem.

Oret pas pune I kalonte duke u mare me kopshtin e tij me lulet qe ishin dhe pasion i nenes qe u perpoq dhe sakrifikoi aq shume per te gjithe ne, apo me shartimin e agrumeve.  Banoret thonin qe ai kopesht ishte kopshti botanik i lagjes dhe shume prej tyre mundoheshin ta imitonin.  Binin ne sy vecanerisht rrenje trendafi e shartuar me disa trendafila te tjere me ngjyre te ndryshme qe dukeshin si buqeta shumengjyreshe, narcizet, gardenjat apo pemet frutore si qershija, dardha, rrushi etj. Dukej sikur nganjehere ndante sekretet apo hallet e tij me” miqte e tij te heshtur” apo lundronte ne kujtimet e te kaluares se kohes se tij. Vinte e takonte Abedini apo Skender Rusi, Dr. Ndroqi ose kusherirat e tija Nigjari, Ganimedi dhe i biri Edi gjithmone i qeshur, Dylfiqari e shoqja e Petritit apo Hiqmeti, kunatat nona Milka dhe nona Lina.  Me kujtohen ato zonja  me ato  astragantet  apo pelicet  brenda te cilave vezullonin jaka te akullta apo shamite e qendisura nen mange me ere te mire sipas modelit “Mani di Fata”, dhe pse me jepnin idene, sikur ishin blere enkas per nje eveniment te rendesishem shume shume kohe me pare, ndoshta nga zoterite e tyra si dhurate .. apo per martesen e mbretit… deshmonin qarte per elegancen dhe sharmin e dikurshem te kultures dhe aristokracise se tyre qe rezatonin akoma tek keto zonja ne moshe, apo vellezerit ing. Sherifi, ark. Shadani, agr. Alajdini, ing.Hasani dhe Enveri qe kur u ndanin, i dhuronte nga nje buqete me lule per kunatat. Petriti kusheriri i tij i pare, i biri i patriotit te madh Refik Toptani, ishte si i shtepise, pas vdekjes se babait ishte nje nga njerezit me te afert dhe me te dashur per ne. Kur bisedonin apo qanin hallet gjermanisht (ne menyre qe te tjeret te mos kuptonin) si analkolist qe ishin shpesh shoqeronin biseden me nje CHERRY BRANDY.

Do te kisha deshire te madhe te arrinte te perjetonte ndryshimet e renies se sistemit komunist, kur me vien ne mendie momentet qe degjonte ne heshtje dhe pa shprese “Zerin e Amerikes” nepermjet radios “Orion”.  Nga ana tjeter nuk e di si do ti perjetonte ngjarjet dhe  reformen agrare te tranzicionit ne pronen e tij  ku nuk do perfitonte asnje cm2 dhe kur “dejure” dhe “defacto” do konsideruhej si  ish pronar, dhe te paligjshmit ne pronen e tij,  pronare  te ligjshem.. ,apo gjate fushatave kur partite politike ne ekstazen e gares per pushtet i  premtonin “Gezuar pronen” ne kembim te votes dhe kur do te shikonte ne TV  “takemin” e ish pushtetareve te dikurshem duke perplasur gotat e shampanjes ne Ambasadat e” Aleateve” dhe ata … patriotet, zoterinjte puntore te kulturuar, miqte e dikurshem te idealit te perendimit, te harruar. Ata qe nuk moren parasysh rrezikun per jeten per ti mbrojtur dhe strehuar nga armiku i perbashket paderjtesisht…tani “ te paligjshem ne te drejten themeltare” Nuk jam I sigurte ne cfare raporti me te ,me  jeten dhe demokracine do te qendronte kjo.   

Ai ndroi jete shpejt pas nje operacioni me 29 nentor te 1974 ne moshen 61 vjecare. Duket sikur ai nje pjese te jetes jetoi vetem per ne .. pasi ndjehej nganjehere, ne  momentet e veshtira dhe ne buzeqeshjen e tij te  trishtuar, por te mrekullueshme.. qe shpirti i tij kishte ngelur dhe ndaluar ne kohen e tij… ne  token e stergjyshve te trasheguar nga babai i tij , ne fermen e  ne pyllin e tij , midis kujtimeve, miqve, vellezerve e motrave  te vuajtur dhe te  humbur.. per te mos qene me shpirterish  pjese e atij  realiteti.    

                                                     CHERRY BRANDY ju lutem……

28.07.2011

Ajten Toptani (djali i Sulejman (Lika) Toptanit)


Vazhdim…

Sulejman (Lika)

Vellezerit Toptani

Nga e majta ne te djathte Petrit, Sulejman dhe Enver Toptani

Sulejmani ne token e tij ne Kamez

Sulejman me kolege ne Shkollen e Artilerise

Familja Toptani dhe Frasheri ne Vjene, Austri

Femijet e Sulejmanit – Ajten dhe Nargis Toptani

Nargis (Neri) Toptani – e bija e Sulejmanit


Foto

Familja Frasheri

Asije Frashëri, gruaja e Murat Toptanit, ishte vajza e Naim Frashërit, një nga figurat më të shquara shqiptare dhe që vinte nga një prej familjeve të mëdha të asaj kohe. Tre Vëllezërit Frashëri ishin të njohur për veprimtaritë e tyre atdhetare dhe Naim ishte gjithashtu poeti ynë kombëtar edhe sot e kësaj dite. Ndikimi i veprave të tij master të letërsisë është ndjerë shumë fuqishëm deri më sot dhe ato janë krenaria e historisë së letërsisë shqiptare.

Frashërit dhe Toptanisit kishin lidhje të forta gjatë kohës së rindërtimit në fund të 1800 dhe fillim të viteve 1900. Përveç lidhjeve familjare, veprat e tyre atdhetare dhe artistike shpesh mbivendoseshin pasi bashkëpunuan për të njëjtin qëllim të pavarësisë dhe zhvillimit të Shqipërisë.

Vellezerit Frasheri

Parents and children of the Frasheri family.

Frasheri family photo

Foto dhene nga Thomas Frasheri.  Ne vijim eshte teksti i fotos (i paedituar).

“Nje nga fotot me mbreslenese nga arkivat e Frasherllinjve. E shkrepur ne 1883 ne shtepine e Sami Frasherit, ne lagjen Erenköy te Stambollit, ne mungese te Abdyl beut te internuar nga Abdyl-Hamidi II pas shtypjes se Lidhjes se Prizrenit dy vjet me pare, shohim te mbledhur ne sallon, krahas Hatixhes dhe Nevruzit, Sami Frasherin qe ka vene doren mbi shpatullen e Halitit, djalit te pare te Abdylit, i cili vdiq fare i ri. Krahas Samiut, Naimi i madh me Asijen e cila ka mbeshtetur doren e djathte mbi gjoksin e Mithatit. Djathtas fotos, Ballkezi, bashkeshortja e Abdylit, nena e Halitit dhe Mithatit, bashkeshortja e ardhshme e Samiut.

Kjo foto eshte e veçante sepse shfaq meandrat gjenealogjike te frasherllinjve dhe te familjeve te medha shqiptare. Keshtu, Ballkez Frasheri, e dale nga familja e Laçenjve, rridhte nga gjyshja e saj, Xhanfise hanem Coku, nga Tahir bej Aliçko, derven-agha i Dangellise, dhender te bejleret e Viles, sternip i arhondit Ilia te konvertuar ne mysliman ne shek. XVII, kusheri i Panollareve dhe Totoneve te Frasherit, degeve te mbetura te krishtera. Ajo pati si nip Xhemal Frasherin, i dale edhe ky nga familja e Laçenjve, diplomat dhe konsull ne Korfuz, i cili u martua me Mihrie hanem Vloren. Mithati, djali i Ballkezit, pati moter Eminene, qe u martua me Kahreman bej Vrionin dhe qe pati nder te tjera nje vajze, Selmane, dame kompanjie e mbretereshes Geraldine dhe bashkeshorte e Tajar bej Zavalanit. Te dy u konvertuan katolike ne Rome, ne vitet 1960. Asija, vajza e Naimit u martua me Murat bej Toptanin, patriotin e shquar dhe artistin e madh.

Vlen te permendet qe Laçenjte kishin krushqi me familjen “sacerdotale” te Skenderasve te Frasherit nga dilnin babate bektashinj te teqese se Frasherit.

Samiu u martua, pas vdekjes se Ballkezit, me Emine hanem Veliun, nga e cila pati nje djale, Ali Sami Yenin, themeluesin e klubit sportiv dhe skuadres se Gallatasarajit.

Letter written by Naim Frasheri

Naim and Asije Frasheri

Asije Frasheri, wife of Murat Toptani

The Frasheri house in Istanbul

(fotot jane marre nga “Tre Vellezer Pishtare”, persa i perket gruas se Murat Toptanit, Asije Frasheri, si mbesa e Vellezerve Frasheri. Materiali pergatitur nga Kristo Frasheri, Shtepia Botuese “8 Nentori”, Tirane, 1978.)

Udheheqja e Qeverise se Shoqerise se Stambollit ne fund te viteve 1800


Foto


Naim and Asije Frasheri

Toptani Sot

Anëtarët e familjes Toptani sot jetojnë kryesisht në Tiranë, Shqipëri. Disa familje kanë emigruar në Evropën Perëndimore dhe Amerikën e Veriut.

Anëtarët më të moshuar të familjes sot janë: Gajda Toptani dhe Uran Toptani. Gajda jeton në New York, SHBA dhe Urani jeton në San Antonio, Teksas ku kalon jetën e tij me vajzën dhe mbesën.

Nga dega e Murat Toptanit, brezi i anëtarëve të familjes më të vjetër janë: Giuseppina, Isabella, Najada, Dolli, Irma, Astrida, Alessandro dhe Said Toptani. Giuseppina aktualisht jeton në Vancouver, BC, Kanada me dy vajzat e saj Miro dhe Ana. Pasi kanë jetuar për shumë vite në Itali, Isabella, Irma dhe Saidi tani janë rikthyer në Shqipëri. Alessandro jetoi për shumë vite në Itali. Tani është në pension dhe jeton në Spanjë.

Fatëkeqësisht, Elisabeta dhe Murat Toptani, (fëmijët e Enver Toptanit) ndërruan jetë vitet e fundit. Po ashtu Shasha Toptani, vajza e Kontit Iliaz Toptani ndërroi jetë në 11 shkurt 2018.

Fatëkeqësisht, nëna e Elisabeta dhe Murat Toptanit, Milka Toptani dhe djali i Elisabetës, Ronald Kosturi ndërruan jetë në 2009.

Nga dega e Refik Toptanit, gjenerata e ardhshme e anëtarëve të familjes më të vjetër janë: Viviana, Evelina dhe Kontesha Isabelle Toptani e Parisit. Evelina jeton në Itali me bashkëshortin dhe djalin e saj Herald Qyqja.

Toptani Sot

Ne vijim jane komente te shkruara nga autorja e kesaj faqe interneti

Gjatë kohës së komunizmit familja Toptani u trajtua shumë keq nga qeveria e Hoxhës, sic përshkruajnë edhe artikujt mbi Toptanisët që jetuan në Shqipëri gjate asaj periudhe.  Disa anëtarë të familjes u derguan në internim. Disa vuajtën aq shumë sa është shumë e dhimbshme të dëgjosh kur ime më tregon historitë.  Per sa i përket fëmijëve, prindërit tanë bënë çmos për të na mbrojtur nga padrejtesite e komunizmit. Gjate kesaj periudhe, edhe pse isha fëmijë, pavarësisht se si prindërit ndjeheshin për regjimin në atë kohë, më dukej sikur kisha një urrejtje të lindur natyrore ndaj komunizmin. Më vjen mirë që nuk na ra fati mua dhe kushirinjve te gjenerates sime të jetojme jetën e rritur ne komunizm.

Qeveria e re “demokratike” nuk na i lehtësoi gjërat. Shumica e tokës nuk na u kthye kurrë (ose për të thenë më saktë, pothuajse asnjë prej tokave në ana e Murat dhe Refik Toptani nuk jane kthyer).  Edhe aq pak sa u rikthye ne qender te Tiranës, ende nuk eshte me dokumente përfundimtare për të dekada më pas. Qeveria aktuale duket se i shijon lojëra te tilla, meqenëse vazhdojnë të ndodhin për 30 vjet me rradhë.

Unë nuk besoj se qeveria shqiptare ka kuptuar ndonjëherë se për të bërë gjërat siç duhet për një vend, së pari duhet t’i bësh saktë në sy të Zotit. Zoti e urren vjedhjen. Aq shumë tokë është vjedhur nga qeveria Shqipëtare sa është krim edhe ta mendosh.

Gjatë mesit te viteve ’90-te, dëgjova nga prindërit se disa familje të tjera të mëdha pronare të tokës shqiptare u munduan të kërkonin të drejtën e tyre per t’ju kthyer tokat, duke u ankuar në gjykatat evropiane kundër qeverisë shqiptare. Nuk i di shumë detaje, por që dëgjova se gjyqi nuk ishte i suksesshëm. Pyes veten ndoshta Evropa duhet të jetë ndjerë se nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të një vendi, por duke harruar që nuk u ndjenë ne atv menyrë 100 vjet më parë kur copëtuan pjesë të mëdha të tokës shqiptare, për kënaqësinë e lojes së tyre, që te bëheshin shokë të ngushtë me vendet e tjera “per interesat e tyre personale”.  Fakti është se toka shqiptare ka qenë tokë shqiptare që ne kohën e Harkut të Noas. Cfarë është tokë shqiptare është e njohur mirë me fakte historike dhe kerkome shkencore arkeologjike te ndjekura nga arkeologe te botes perëndimore me reputacion.  Ndoshta Evropa do të kishte një shans duke ndihmuar për këtë cështje, që të vinte në të drejtë sadopak të ligat që ju bënë vendit tonë në të kaluarën. Kjo cështje nuk kishte të bënte vetem me interesin personal të disa familjeve të mëdha shqiptare, por duhej ndihmuar një komb që të vendoste disa gjëra në vijë, dhe të futej në një rrugë të drejtë për periudhën e gjatë te kohës, veçanërisht duke merrë parasysh regjimin e dikurshëm nga i cili doli Shqipëria.

Shoh mamanë time të zemër të thyer për çështjet e tokës dhe kam ne mendje histori të ndryshme që tregon për mënyrën sesi janë trajtuar nga qeveria shqiptare, histori të cilat kanë qenë dhe vazhojnë të jenë shumë të tmerrshme. Udhëheqësi i mëparshëm shqiptar i viteve ’90 dukej se po shijonte mundësinë për të sjelljë Veriorët e tij të zbrisnin nga malet. Ata u vendosën në tokat e Toptanësve si dhe ne tokat e familjeve të tjera të mëdha. Kishte shumë lutje dhe përgjërime nga pronarët e vërtetë të tokave për të gjetur drejtësi për kthimin e tyre, por të gjitha lutjet ranë në vesh të shurdhër.  E vetmja mënyrë që mund të ngushëlloj mamanë, duke pasur parasysh se të madhe e ka dhimbjen për këtë çështje, është ta kujtoj që Zoti na ka sjellë tani në një vend tjetër për të ndërtuar të ardhmen dhe për të zotëruar tokë të re.

Mbaj mend historinë e tezes Isabella dhe te burrit te tezes Sotiraq që shkuan një ditë bashkë me vëllanë dhe kushëririn tim për të folur me kolonizuesit Verior të tokës tonë në Kamëz. Biseda me sa duket u bë aq e vështirë e me kërcënime kaq shpejt nga ana e Veriorëve, sa tezja dhe burri i tezez u shqetësuan shumë për sigurinë e vëllait dhe të kushëririt. U tërhoqën menjëherë dhe kurrë nuk u kthyen përsëri atje, pasi nuk mund ta përballonin dot gjendjen po të ndodhte diçka më e keqe. Mamaja gjithashtu më ka treguar se si anëtarë të familjes janë munduar pafund të flisin me zyrtarët e pushtetit vendor për të ushtruar autoritetin e tyre për të zbatuar ligjet që të kthenin tokat, ose të paktën të na lejonin të ndërtonim në një copëz në formë të parregullt që kishte mbetur bosh, pothuajse e padobishme prej formes që kishte.  Jo vetëm që kryebashkiaku i Kamzes nuk na lejoi, por siç mësuam më vonë, kishte sabotuar me qëllim, sepse ai vetë bënte biznes në tokën tonë.  Vite më vonë mësuam se kryetari i komunës së Kamzës ishte paditur për korrupsion. Fatëkeqësisht edhe atëherë asnjëri nga qeveria e Tiranës nuk u shqetësua të shqyrtonte vjedhjet e mëdha të tokave që ishin lejuar nga ky person. Unë kam arsyet e mia për të menduar pse, por mos shkoni më tutje se molla nuk bie aq larg nga pema (shprehje Angleze).

Nëse Shqipëria ka parë ndonjë përparim në tre dekadat e fundit, ka qenë për shkak të vet popullit dhe jo të qeverisë. Dikush mund të argumentojë se njerëzit e zgjodhën qeverinë, por në fakt ka shumë gjëra për të konsideruar në lidhje me këtë cështje, kështu që unë nuk do të merrem me këtë diskutim.

Do të doja të flisja shkurtimisht për tezen time Isabella Toptani dhe burrin e tezes Sotiraq Panoti, pasi janë nga njerëzit më të mrekullueshëm që ka në këtë botë, dhe jam i sigurt që të gjithë kushërinjtë do të ishin dakort me këtë vlerësim.  Gjatë ditëve të komunizmit edhe pse ushqimi ishte me racion (tallona, lata), dhe kishin tre fëmijë për të ushqyer, tezja përsëri gjente mënyrën për të kursyer një kile miell apo sheqer ose cdo gjë tjetër që të kishte mundëse që t’i jepte një kushëriri Toptanas ose dikujt tjetër që kishte shumë nevojë. Kjo ndodhte shpesh. Mbaj mend gjithashtu që shtëpia ishte gjithnjë plot me të ftuar, miq dhe të afërm të familjes. Ditët kur shtëpia ishte pa mysafirë ishin shumë të rralla, megjithëse zakonisht e diela u kushtohej familjes, punët e shtëpisë, tezja përgatiste drekën më të mirë të javës (gatuante aq mirë sa s’kam fjalë ta përshkruaj, më mirë se restorantet me pesë yje, madje edhe shoqëria ime që kishin patur fatin të provonin gatumin e saj, edhe sot e kësaj dite 20 vjet më vonë e mbajnë mend), dhe detyrat e shtëpisë …. Na kushtonin shumë vëmendje ne fëmijëve për përparimin në shkollë. Kështu ishin dhe shumë Toptanas të tjerë me femijët e tyre.  (Kështu ishin edhe shumë familje të tjera Shqiptare).  Brezi im ishte me fat sepse patëm mundësinë të vazhdonim studimet universitare. Brezi i mamasë sime nuk ishte aq me fat, sepse qeveria shqiptare me qëllim nuk i lejonte Toptansit të vazhdonin studimet universitare, megjithëse shpesh herë, Toptansit ishin nga më të mirët, sic me tregon mamaja historitë. Ishin kryesisht fëmijët pa talent të anëtarëve të qeverisë komuniste që merrnin një vend në shkollë ose një pozicion pune pa e merituar, por kurrë s’ja jepnin një Toptansi. Qeveria komuniste shqiptare përdorte vazhdimisht, madje dhe me kërcënime talentin e shumë vëllezërve Toptani (gjenerata e gjyshit tim). Por Toptansit e rinj (gjenerata e mamasë sime) nuk u lejuan të kenë sukses, pasi qeveria i konsideronte si kërcënim serioz, në mënyrë që të siguronte mbijetesën e rracës së tyre.

Në ditët e sotme (gjenerata ime), ne patëm mundësinë për të vizituar jashtë vendit, pasi kufijtë u hapën në vitet ’90, dhe të përfundonim studime të mëtejshme, si dhe një shans për të jetuar diko tjetër, shans të cilin shumë prej nesh e kanë marrë.  Nuk jemi më pronarë të mëdhenj tokash dhe kemi vuajtur shumë, por që mundohemi të jetojmë jetën tonë të thjeshtë në çfarëdo mënyre më të mirë të mundshme. Mundohemi të jemi qytetarë aktivë e produktivë të shoqërive ku jetojmë, por mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë Toptanas, e do të kemi shpirtin e Toptanit të pacënuar.  Zoti qoftë me ne, kudo që jemi!

Ne lidhje me pjeëmarrjen e Toptanësve ne politikën e sotshme, me sa di unë, anëtarë të familjes ftohen në ceremoni të ndryshme dhe sidomos kur jepen cmime të ndryshme për kujtimin e trimërisë dhe të aktivitet patriotik të të parëve tanë.


Vazhdim…


Foto

Scroll to Top