Toptani Family

EN

IT

Dokumentar nga TVSH mbi Familjen Toptani

Ky dokumentar eshte pjese e nje seriali te dhene nga TVSH 

Familjet e Medhaja Shqiptare.

Data e Dokumentarit ne TVSH – 2009

Shkrimtari dhe Komentatori: Petro Lati

Persona te Intervistuar:  Ajten Toptani, Gajda (Mema) Toptani, Najada (Petrela) Toptani, Gjergj Foto, dhe koleg i Shadan Toptanit.

Familja Toptani

Ne qytetin e Krujes ndodhet kjo shtepi me rrenje te hereshme historike, e cila mbart kumtin e mjediseve te hershme te familjeve te degjuara dhe te pasura shqipetare.  Jane mjedise qe ku jetonin grate dhe vajzat sepse ne ate kohe nje pjese te madhe te kohes, ndoshta me te rendesishmen e kalonin ne dhe e ndertonin vec nga meshkujt nga burrat.  Ambjente qe kalojne nivelin ekonomik te familjes, menyren e jeteses te veshjeve, mentalitetin e kohes.  Keto mjedise i takojne familjes se madhe te Toptanasve, e cila historine e saj te vertete e filloi ne qytetin e Krujes.  Mbi kete shtepi karakteristike ngrihej saraji i burrave i Toptaneve, i cili ne ballafaqimet historike nuk ka mundur ti shpetoje tramundanave.   Ruan vetem keto foto qe na kujtojne nje kohe te cbere.

Ne muzeun Gjergj Kastrioti Skenderbeu te Krujes ndodhet dhe nje pavion ai i princerve shqipetare te shekullit te 14-te e 15-te.

Familje fisnikesh, te kamur, por edhe te ditur, me lidhje te fuqishme me perendimin u shquan ne histori tamam atehere kur vendi ishte i kercenuar nga rreziku osman.

Prejardhja e Toptaneve lidhet me Karl Topine.  Historikisht dihet se motra e Skenderbeut Mamica u martua me princ Karl Muzak Topine si pjese e perpjekjeve qe bente Skenderbeu per te mbajtur prane dhe per te bashkepunuar me princat e shumte Shqiptare.  Sipas legjendes ne shkrimet e autoreve te huaj dhe vendas thuhet qe djali i Karl Muzak Topise u rrembye nga osmanet por me pas ja doli te kthehej.  Ai u be sundimtari i Krujes dhe mori ne zoterim tokat qe i kishin lene gjysherit.  Burimet historike tregojne se ata vinin nga Rajsa e Domosdoves, fisi i lavdishem i Toptaneve, thuhet shpesh ne keto shkrime.

Nje numur i madh studimesh dhe pedagogesh si mund te permendim ato te shekullit te kaluar sic ka qene Asni, Degranti, Konsulli Australian Ipes, kane marre ne shqyrtim dhe kane diskutuar mjaft per  prejardhjen dhe per aktivitetin e kesaj familjeje dhe per studimet e tyre qe kane patur ne shekuj.

Persa i perket prejardhjes eshte per tu permendur nje liber i De Grandit qe titullohet “Kujtime ne Shqiperine e Eperme” i botuar ne Paris me 1901 ku De Granti mblodhi shume gojedhena lokale ne te cilat midis tyre tregon edhe prejardhjen e familjes Toptani, e cila rridhte nga Topiajt, nga djali i trete i Topiajve i Islamizuar ne Toptani i cili pas islamizimit mori emrin Ali Bej Toptani.  Nga Kruja deri ne horizont shtrihej Tirana.  Asokohe nje qender e vogel ku ambicjet e feudaleve Toptanas i perkedhelte fusha e gjere dhe e madhe prane qytezes se vogel.  Toptanet gjithnje e paten synuar Tiranen.

Ishin kohera ku si feudalet e Krujes edhe at ate Tiranes nuk e kursyen njeri tjetrin per te zaptuar pronat per pasuri e pushtet.  Shpesh ato kalonin ne kurthe apo perleshje te pergjakeshme ku njera pale gati gati asgjesonte tjetren.  Nuk mungonin as njerezit as armatimet.  70 vjet luftera te papara deri ne urrejtje per jete a vdekje.  Megjithate Toptanet ne Kruje arrinin te mbijetonin ne saje te “Kalase” qe veshtire te gjunjezohej.

Gjithnje paqja midisToptanasve te Krujes dhe Bargjineve te Tiranes ishte e brishte, e perkoheshme derisa me ne fund Bargjinasit e Tiranes u dorezuan.  Ne qender te Tiranes ngrihet ky monument si nje deshmi dokumentare e atyre koherave te trazuara qe i kushtohet Kapllan Bej Toptanit, nje njeri energjik dhe i vrazhde i cili nuk i kurseu forcat per te marre Tiranen.  Tyrbia eshte ne forme 8 kendeshi me kollona matonike dhe kapitele te stilizuara orientale.                                                                                                                                                                       

Nderkaq ne keto luftra feudalet e Tiranes i humben te gjithe burrat keshtu Toptanet u martuan me vajzat e Bargjineve.  Kjo ndodhi me 1844 me Abdurrahman Pashe Toptanin.  Ne Tirane ata ngriten Saraje brenda Kalase te cilat rruhen edhe sot e kesaj dite.

Aty ngrihej ndertesa Qeveritare, harremi, kulla e gjate dhe nje tjeter ndertese ku ndodhen 32 ambiente te zbukuruara me dekoracione te ndryshme.

Ne kohen e Abdurrahman Toptanit u ndertua “Ura e Tabakeve” monument kulture dhe e “Terzive” e cila nuk eshte me.  U soll “Uje i pijshem” nga “Selita”, u hartua nje “Plan Urbanistik” dhe mori krahe “Tregetia”.  Ne Tirane cdo dite hapeshin 480 dyqane, kurse qyteti kishte rreth 8000 banore.  Ai restauroi edhe “Xhamine e Bargjineve” qe ndodhej deri ne vitin 1844 prane monumentit.

Pronat e Toptaneve ishin nje zinxhir qe perfshin fushen e Tiranes e deri ne bregdet.  Kalaja qe i takonte periudhes Romake, u rindertua rishtazi, ajo ndodhej ne jug perendim te qytetit dhe u shndrua ne nje fortese per mbrojtjen e kesaj familje te madhe feudale.

Flet Ajten Toptani: “Toptanet ne pergjithesi kane qene shume me teper “Shqiptare” se sa “Fetare” dhe kete e kane deshmuar ashtu sic e thate ju me perpara, ne ndertimin e shume objekteve te kultit.  Mund te permendet ketu “Teqeja e Dollmes” e cila u ndertua nga Adem Toptani me 1798, pastaj ka shume raste te tjera si p.sh. ngritja e nje “Kishe” si mirenjohje e arqipeshkeve te Shkodres per nje femije te humbur ne kroin e Shengjinit qe sot eshte Fusha e Aviacionit.  Pastaj ka pasur nje bashkejetese shume te mire dhe nje respekt reciprok me “Komunitetin Ortodoks” te Tiranes te cilet bene edhe krushqi me Toptanesit, qe dhane dhe lejen atehere kur sundonin ne mesin e viteve 1800 per Kishen Ortodokse.  Por ka qene edhe nje Kishe Katolike me pare e cila sic permendet edhe nga studiuesit e asaj kohe ishte nje Kishez e vogel ne forme “Kapela” qe ne vend te kembanes kishte nje zile, si zile shtepie. 

Kjo ka qene karakteristike e kesaj familje dhe permendesh shpesh dhe ne librin e Artur Dushit i cili e specifikon shume bukur kete tolerance midis komuniteteve fetare ne Tirane.”

Stambolli Kryeqendra e Perandorise Turke ka qene e lidhur ngushte me fatin e Shqipetareve.  Ben emer dhe pasuri sikurse provuan dhe skamjen.  Morren pushtet por nuk u munguan dhe burgjet e internimet.  Me kete filozofi pragmatiste vepruan dhe Toptanet.

Nga fundi i shekullit te 18 te Toptanet behen protagonist ne levizjen tone Kombetare.  Ne krye eshte Said Seremedin Bej Toptani, veprimtaria e te cilit dokumentohet ne Muzeun Historik Kombetar.  Said Seremedin vihet perkrah Abdyl Frasherit, me tej te Sami Frasherit e Pashko Vases, Hasan Tahsinit e Jani Vretos, ne perpjekje e medha per “Alfabetin e Shqipes” apo “Alfabetin e Stambollit” sic njihej ne histori.

Kur flasim per “Historine e Librit Shqip”, kur kujtojme deri ne sacrifice perpjekjet per hapjen e “Shkollave Shqipe” mirenjohje ze rrenje tek kjo plejade rilindasish vizionare, qe morren mbi vete barren e rrende nga mosnjohja ne rringjalljen e identitetit kombetar.

Prologu i “Komitetit te Stambollit” ishte “Mbrojtja e te Drejtave te Kombesise Shqiptare”.  Komiteti nuk u pajtua me “Vendimet e Kongresit te Berlinit” dhe kerkoi ndihme e perkrahje nga Fuqite e Medha, sepse Shqiptaret perballe rrezikut qe kercenon atdheun e tyre nuk do te qendrojne indiferent.

Ishin keta burra te mencur qe frymezuan “Lidhjen Shqiptare te Prizrenit”, u bene udheheqes te saj dhe morren mbi vete, vuajtje, burgime e internime, deri ne humbjen e jetes se tyre.

Said Seremedin Toptani ishte pjese e kesaj plejade idealistesh qe i dhane familjes se vet permasa te tjera ne historine e Shqiptareve.  Rreth jetes se Seremedin Toptanit kane shkruar mjaft autore.  Disa autore shkruajne se ai studioi ne France ne Universitetin e Sorbones madje morri pjese dhe ne revolucionin Francez te vitit 1846.  Te tjere thone se ai u shkollua ne Venetik.  Por te gjithe pranojne se ai pati poste te larta ne administraten Osmane sikurse dhe ne Ambasaden e Perandorise ne France.  Albanologu i njohur Han, e pati takuar ne Tirane, nje burre i kulturuar, filolog i gjuheve Persiane dhe Arabe qe kishte shume vite ne Paris dhe e fliste frengjishten ne menyre te rrjedheshme.  Ne Tirane Seremedin Toptani hapi nje shkolle, ngriti 13 karakolle me shpenzimet e veta per te rruajtur tregetaret nga keqberesit dhe nuk e kurseu kuleten per shtrirjen e Telegrafit Shkoder-Tirane-Elbasan.  Por njerzit e progresit gjithnje e kane paguar haracin e perparimit.

Said Toptanin e internuan ne Kaukaz ku u be pjese i botes Cerkeze dhe zuri miqesi me te parin e vendit.  Ne Kaukaz u martua sipas zakoneve te tyre.  Vajza qe zgjodhi u shenua ne turin e kalerimit me moshatare te tjere.  Aty ai pati dy femijet e pare Muradin dhe Refikun.  Pas internimit te gjate Seremedin Toptani u kthye ne Stamboll ku u njoh me Frasherllinjte dhe u lidh ngushte me ta.  Kemi hyre ne thellesi te lagjes Kazell Toprak.  Zbresim nga makina dhe futemi ne rruge te ngushte pastaj ndalemi perpara nje shtepie te vjeter te ronitur dhe pa ngjyre.  Shtepia e Naim Frasherit e xhiruar nga TV Shqiptar ne vitin 1982.  Ajo ndodhej ne pjesen Aziatike te Qytetit.  Por shtepia e Naimit na kujton Asijen qe ishte amaneti i vellait te vdekur Sherifit.  Asija mori kulture Franceze ne kolegjin “Madam Fyres”, ku vec nje formimi te gjere kulturor mesoi dhe pianon.  Ne shkolle ndonse djemte ishin vec dhe vajzat vec ajo njohu nje djale nga Toptanet, Muradin.  Ata u lidhen bashke dhe me bekimin e Naimit te dy te rinjte u martuan.  Ky eshte Murad Toptani, djale e shkuar djalit.  E donin si Naimi ashtu dhe Samiu.  Drite e syve tane i shkruanin ne letrat e tyre.  Muradi ishte nxenesi shpirteror i Naimit.  Kjo eshte nje foto e Asijes ne moshe te vone me femijet 9 djem e 2 vajza te cilet thuhet se studiuan ne Austri, Gjermani e Itali ne shkollat me te mira te kohes.  Keshtu u lidh ne Stamboll edhe me shume miqesia midis Toptaneve e Frasherllinjeve madje Toptanet i dhane Mehmetit djalit te vogel te Abdylit nje vajze Vesimene.

Muradi me Asijen erdhen ne Tirane aty nga viti 1895.  I priten si njerez te larte me te gjitha nderimet.  Ai udhetoi shume ne Shqiperi per “Perhapjen e Gjuhes Shqipe” dhe per te lartesuar “Ndjenjen tone Kombetare”.  Por dhe Muradi pati fatin e te jatit Saidit.  Ne Tetor te vitit 1897 arrestohet ne emer te Portes se Larte.  Shtypi i kohes tregon se c’ndodhi me tej.  Karterat qe na vijne qe andej ne thone qe Turqia zuri Murad Bejne ne Elbasan dhe do ta bej syrgjyn.  Murad Beu eshte i ri ndoshta 28 vjec, eshte Shkronjetor dhe Poet.  Murat Beu gjendet i mbyllur ne “Cana Kala”.  Ai eshte i internuar ne thellesi te Afrikes, ne Tripoli.  Lutemi te na dergoni fytyren e zoterise tuaj i shkruan Anselmo Lorecchio nga Kalabria.  E me pas Muradi mrekullisht ka arritur ti shpetoje internimit.

Murad Beu dhendri i Naim Frasherit na erdhi ketu ne Bukuresht bashke me Z. Faik Konica.  Emri i tij qofte perjete i nderuar shkruan Visarion Xhovani ne memoriet e tij. 

Ne keto kohe te turbullta nje pasardhes tjeter i kesaj familje te madhe behet pjese e “Levizjes sone Kombetare”, ai eshte Abdi Toptani i cili cmohet si patriot, i mencur, i matur, i ndershem, conte ne kembe shume burra, ishte lider politik e ushtarak ne malesine e Tiranes e te Krujes, nga viti 1900 e deri ne vitin 1912.  

Me 21 Nentor te vitit 1912 zbriti ne Durres Ismail Qemali.  Ishte nje situate e veshtire e shume e renduar.  Por ishin Toptanet, Muradi dhe Abdiu dhe shume bashkatdhetare te tjere qe hapen shtigjet e zena ne drejtim te Vlores.  Madje mjetet e transportit te delegateve ishin prone e  Toptaneve.  Dihet se ka qene nje udhetim i veshtire, i rrezikshem ku ne perden e zymte te kohes me shpejtesine e nje filmi cfaqeshin ushtrite Osmane. 

E pikerisht ne ditet kur Shqiperia po behej, ne Tirane nje Toptanas tjeter Refiku, vellai i Muradit ngriten flamurin si prolog i ngjarjes se madhe te Vlores.

Me 28 Nentor ne “Aktin e Madh Historik te Pavaresise” firmosen krahas te tjereve dhe Toptanet, Muradi me Abdiun.  Muradi mbajti nje fjalim te zjarrte perpara popullit te Vlores.  Kurse Abdi Toptani u zgjodh Minister i Finances ne Qeverine e Perkoheshme te Ismail Qemalit.  Minister qe nuk morri asnje qindarka nga buxheti i varfer i Qeverise se Vlores.

Por ne Qeverine e Vlores ne Korrik te vitit 1913 merrte pjese dhe Esat Pashe Toptani nje pasardhes tjeter i familjes Toptani i cili perfaqesonte kahjen Osmane i etur per pushtet qe bente kompromise gati  te pabesueshme.  Me 7 Mars te vitit 1914 zbriti ne Durres Princ Vidi.  Mbreti i Shqiptareve u emerua nga Fuqite e Medha pas renies se Qeverise se Ismail Qemalit.  Pjese e delegacionit ishte dhe Esat Pasha qe me vone morri postin e Ministrit te Puneve te Brendeshme te Luftes.

Abdi Toptani i afermi i tij u zgjodh Minister i Bujqesise.  Por Princ Vidi kishte ardhur ne kohe lufterash nje gjendje aspak te pershtateshme per natyren e formimit te tij si mbret.  Vendi u zhyt edhe me shume ne kaos.  Esati u gjunjezua kompleks me prapaskenat e kohes u sherbeu te tjereve shteteve fqinje pa e kuptuar se ishte future ne nje loje te rrezikshme.  Ne krahun tjeter Muradi dhe Abdiu vazhdonin si idealist te lidhur ngushte me tronditjet dhe udhekryqet e medha qe po kalonte vendi.  Tamam ne kete periudhe turbullirash Muradi e vazhdoi krijimtarine e tij.  Kjo pati lindur ne Stamboll ku njohu tek Naimi veprat e Skenderbeut.  Ne Itali ne Brindizi realizoi kete bust te heroit tone, gjurmet e te cilit nuk u gjenden dot me pas.

Ne Stamboll realizoi nje bust tjeter te Asijes qe nuk pati jete te gjate.

1914 ta ka mbetur nje vit i mbrapshte per Shqipetaret.  Shtepia e Muradit u dogj nga forcat rebele te Haxhi Qamilit dhe bashke me te gjithe pasuria artistike e familjes.  Mjaft libra shtepie si dhe dokumenta e letra te Naimit, Samiut e Konices.  Por tamam ne ato vite te veshtira Murad Toptani dy nga veprat me te mira qe ruhen ne Galerine e Artit Kombetar, karikatura “Premtimet e Anglise” vleresohet si nje nga krijimet me te bukura te Artit Shqipetar te aso kohe.  Murad Toptani shfaqet me i qarte edhe per vlerat artistike qe kishte ai.  Vepra mbart nje subjekt nga ballafaqimet e kohes duke kujtuar Don Kishotin e Sanco Pancon.  Bust i Skenderbeut eshte vepra e fundit qe na ka lene Murad Toptani.  Ai donte ti linte pasardhesve “Simbolin e Qendreses dhe te Bashkimit te Shqipetareve”. 

Rruajtja e bustit eshte histori me vete por ne cdo kohe mirenjohja i takon familjes se Muradit dhe skulptorit Odhise Paskali.  Ne biblioteken Kombetare ne Tirane gjendet vellimi me vjersha i Murad Toptanit botuar ne 1924 pas vdekjes.  Parathenien e shkroi Mithat Frasheri.  Jane vjersha qe i botoi ne shtypin e kohes, si refleks i ngjarjeve ku ishte dhe pjesmarres dhe protagonist.  Patriotizmin e trashegoi nga i jati shkruan Mithat Frasheri kurse driten e diellit e merrte nga Naimi.  Murad Toptanit i pushoi zemra ndersa kaleronte.  Ishte Shkurti i vitit 1918, ra per toke dhe nuk u ngrit me.

Tabloja e Murad Toptanit  “Studio” e piktorit Vilson Halitit eshte sinteze e vepres se ketij patrioti te zjarrte qe i ben nder familjes se madhe te Toptaneve.

Ne qytetin e Lushnjes ndodhet kjo shtepi Muze e patriotit “Kasem Fuga” ku Patriotizma Shqiptare deshmonte se Kombi Shqipetar eshte Zot i trojeve te veta.  Delegatet nga te gjitha anet e vendit kuvenduan e morren vendime per nje “Shqiperi per Shqipetaret” si nje sfide ndaj medyshjeve e kompromiseve qe beheshin ne Konferencen e Paqes ne Paris.  Perkrah Aqif Pashe Elbasanit, Luigj Bumcit, Mihal Turtullit ishte dhe Abdi Toptani me nje mision te qarte se fatet e vendit ishin ne dore te popullit Shqipetar.  Abdi Toptani kishte me vete dhe 400 luftetare te trevave te Tiranes te cilet krahas forcave te tjera morren persiper mbrojtjen e punimeve te Kongresit.  Ne Lushnje ai u zgjodh antar i keshillit te larte.  Me 11 Shkurt te vitit 1920 te zgjedhurit e Kongresit te Lushnjes erdhen ne Tirane per te qeverisur te gjithe vendin.  Por ndersa Abdiu ne keto moment delicate merrte persiper nje barre te rende, Esat Pasha ndodhej ne Paris duke u vet shpallur perfaqesues i Shqiperise ne Konferencen e Paqes.  Me 13 Qershor 1920 disa krisma armesh tronditen Parisin.  Esat Pasha kishte mbetur i vrare nga nje djalosh Shqipetar Avni Rustemi.  Ishte nje fund i paralajmeruar.  Qeveria e Tiranes sekuestroi te gjitha pronat qe trashegonte Esat Pasha ne Tirane midis tyre edhe kjo godine qe vazhdimisht ka sherbyer per qellime te ndryshme shteterore.  Ky eshte nje nga mjediset e brendeshme te shtepise ku ka jetuar nje nga vajzat Nafije Toptani.  Ne balle portreti i saj, nje goxha femer e arrire, mbajtur ne ngjyrat klasike te kohes.

Esat Pasha pati vetem tre vajza. 

Hija e Esat Pashes rendoi per shume vite me rradhe sidomos gjate rregjimit te shkuar mbi te gjithe pjestaret e familjes se madhe ndersa vepra patriotike e Toptaneve te tjere lihej ne hije.

Kjo ka qene shtepia e Abdi Toptanit, nje godine dy kateshe e cila eshte ne gjendje shume te mire dhe ne ditet e sotme.  Restaurimet qe jane bere kohe pas kohe kane ruajtur tiparet e shtepise karakteristike Tiranase, me atmosferen e kohes.  Te gjitha mjediset tregojne kamjen e breznive te Toptaneve sidomos nje nivel te larte kulturor.  Pothuajse te gjithe Toptanet studiuan ne Turqi, Austri, Gjermani, Itali.  Dikur kjo ka qene Legata e Sh. B. A. Me pas biblioteke sikurse dhe godina e institutit te monumenteve te cultures.  Ne kete shtepi u rriten Abdiu me dy vellezerit Masari dhe Hamiti te tre paten nje veprim te qarte kombetar.  Pas vitit 1920 Abdiu morri pjese ne levizjen e Marsit kunder Zogut qe i kushtoi denimin me vdekje, por qe shpetoi fale nderhyrhes se intelektualeve te kohes. 

Ketu (ne foto) ne moshe te thyer eshte me dy djemte Ihsanin dhe Xhahidin.  Ai vdiq ne vitin 1942 i terhequr plotesisht nga jeta politike.  Shtypi i kohes shkruan me respekt per figuren e Abdi Toptanit. 

Ndodhemi ne shtepine e Gajde Memes (Toptani) mbesa e Abdi Toptanit.  Ne balle eshte nje portret i Abdiut, me tej me familjen ne Vjene.  Ne nje kend tjeter eshte nje foto e bibliografit te shquar Shpetim Mema, ai nuk jeton me.  Ndersa Gajda ruan kujtimet me te bukura per shokun e jetes i cili pa marre parasysh pasojat u martua me nje vajze nga Toptanet.

Gajda ishte vajza e Xhahidit i cili u burgos nga rregjimi pa kurfare motivi, vetem sepse ishte vellai i Ihsan Toptanit qe punoi ne Radion BBC.  Xhahidi pat studiuar ne Milano per agriculture.

Babai im ”flet Gajda” nuk e morri vesh ishte apo jo gjalle vetem se kur i erdhi nje lajm se Ihsani nuk jeton me.  Megjithate im ate kerkon te dije ne se ai duhet te kete ndonje femije sepse ai nuk e diti qe Ihsani nuk kishte femije.  Ai u interesua mos kish ndonje femije.  Mbasi vellezerit jane dashur shume njeri me tjetrin, kete e di.  Te gjithe te kater femijet kane qene shume te lidhur por keta te dy me teper me njeri tjetrin.  Ku ndryshonin ata me njeri tjetrin?  Babai im ka qene shume natyre e bute, shume i hapur tip gazmor me humor, e perballoi jeten ne momente jashtezakonisht te veshtira gjithmone duke e kapercyer cdo gje me sensin e humorist.  Vuajti jashtezakonisht shume dhe nuk i takonte se s’kishte bere absolutisht asnje gje.

C’ju beri pershtypje tek Ihsani?  Memoria e shkelqyer “flet Gajda”, dinte jashtezakonisht shume per historine e Shqiperise, Interpretonte, e vleresonin shume, jetonte vetem ne nje apartament ne Londer por kishte shume miq qe e vizitonin te gjitha moshave dhe vinin me kenaqesi tek ai sepse kishte nje muhabet shume te kendeshem, jashtezakonisht intelektual dhe te nje niveli shume te larte.

Aty prane jane disa libra te studiuesve Angleze per Shqiperine sidomos gjate luftes se dyte boterore.  Ne libra shkruhet edhe per Ihsan Toptanin ne perpjekje te tij per bashkimin e rezistences antifashiste ne nje front te vetem, sikurse dhe per ndihme te cmuar ndaj misioneve luftarake Britanike ne Shqiperi.

Devid Smiley, Juliano Amy, Bio Meklin etj. jane disa nga antaret qe e vleresojne si nje figure te rendesishme te luftes dhe ne veprim kombetar te ceshtjes Kombetare.  Ihsani pati lindur ne Tirane me 1908.  Ato dite i jati Abdiu nuk u ndodh ne shtepi por ne balle te forcave kryengritese.  Ne vitin 1916 shkoi ne Vjene per studime te cilat vazhduan deri ne v. 1939 pra 23 vjet.  U diplomua ne shkencat politike dhe erdhi ne atdheun e vet te pushtuar nga fashistet.  Behet pjese e atyre intelektualeve qe u therrte gjer ne palce fati i Shqiperise. Kishte lidhje te ngushta me disa nga figurat me te njohura te kombit, Mithat Frasherin, Abas Kupin, Mustafa Gjinishin, Ymer Dishnicen, Myslym Pezen.  Lidhjet e tij shkonin deri ne Kosove tek Kryezinjte. 

Ne shtepine e tij ne Valias, bujtnin miq te larget nga Anglia Juliano Emy, David Smaili, Koloneli Nicols te cilet ngulmonin ne nje bashkim te forcave te rezistences mbi pushtuesit.  Nga fundi i Gushtit 1943 perpjekjet u bene tamam ne shtepine e Ihsanit ne Valias dy dite debate te forta mes te deleguarve te forcave te ndryshme politike.  Bisedimet u zhvilluan ne nje atmosfere tensioni te madh, kujton Ihsani duke patur parasysh ceshtjen kombetare dhe krijimin e komitetit per shpetimin e Shqiperise.

Takimi i dyte do te behej perseri tek Toptanet por per rrethanat e luftes e cvendosen tashme ne Mukje.  Ihsani si vezhgues i paanshem me miq nga te dyja krahet u perpoq ti bind delegatet ta nenshkruanin marreveshjen.  Prishja e saj ishte nje ogur i zi gje qe detyroi me pas shume intelektual te merrnin paudhen e gjate te mergimit.  Te gjithe shkonin drejt te panjohures nen zhgunen e muzgut te trishtimit.

Jo aq shume per vete se sa e kuptonin qe ishin te humbura shpresat per nje Shqiperi te lire e demokratike.  Ihsani punoi ne revisten Amerikane News Week dhe me pas ne Radio BBC.  Ishte i angazhuar ne “Komitetin Shqiperia e Lire”.  Pas 50 vjetesh me 1994 erdhi ne Shqiperi e asaj kohe eshte edhe nje interviste qe i dha TVSH.  Flet Ihsani,  Ngadale, ngadale me ne fund vendosa te shkoj me u pa me miqte e mi, jam akoma me pershtypjet e ndryshimit te impresionit.  Une kam bere te flasin Abas Kupin me Mithat Frasherin, oficerin Anglez me Mithat Frasherin.  Mustafa Gjinishi konsultohej megjithse e dinte qe isha ne grupin Nacionalist me ideale te qarta per vendin.

Ihsan Toptani trashegoi virtytet me te larta te Toptaneve atdhedashurine dhe protagonizmin ne ceshtjen Kombetare te cilat ishin pjese e jetes se tij.  Ne Qershor te vitit 2001 ne moshen 93 vjecare ai nderroi jete.  Shtypi ngriti lart figuren e Ihsan Toptanit kurse te afermit cuan amanetin e tij te fundit hirin e trupit te tij te djegur te shperndahej ne Malin e Dajtit dhe ashtu ndodhi.

Kucova ne ditet tona ruan pak gjera nga ajo kohe kur nje Toptanas tjeter Sherifi, djali i Muradit dhe i Asijes u vendos ne kete qytet.  Apartamenti i vogel ne katin e dyte eshte dhe sot e kesaj dite.  Shtepia prinderore, rrenjet, qiellin e bija Izabela takohet me te shkuaren.  Per njerezit e mire gjithnje do te kete dashuri dhe mirenjohje, femijeria, bashkemoshataret e dikurshem  mitime te nje kohe qe rruajne ngrohtesine e vet.

Ne kete qytet erdhi Sherif Toptani aty nga vitet 30-te te shekullit te shkuar.  Aso kohe ishin hapur puset e pare duke e bere Kucoven nje nga burimet me te hershme ne vendin tone.

Historikisht dihet se kerkimet Gjeologjike i pat bere Polaku Stanisllav Zuber.  Nxjerrja e Naftes nen drejtimin e Inxh. Riza Alizotit, kurse Perpunimin e Naftes e drejtonte Inxh. Sherif Toptani.  Keta ishin te paket specialiste te Naftes ne vendin tone, te tjeret mbeten pasardhes te cilet mbeten ne rrugen e tyre.  Edhe sot eshte po ai Laborator  po ato paisje ku punoi Inxh. Toptani per 32 vjet me rradhe madje edhe kur doli ne pension deri sa nderroi jete me 1965.  Doemos nuk jane me punonjesit e dikurshem me te cilet i lidhte puna shkencore.  Ai arriti qe brenda nje kohe te shkurter te marri disa nen produkte te Naftes ndersa drejt Vlores cdo dite niseshin 8000 litra Nafte.  Ende ne kete laborator ndodheshin librat shkencore te Inxh. Toptanit sic i thoshin ne shenje respekti per mikun dhe mesuesin e tyre.

Ky eshte Sherifi i biri i Muradit.  Sherifi pati studiuar 20 vjet me rradhe ne Austri dhe me tej ne Mynih te Gjermanise, u diplomua ne vitin 1933 per Teknologji dhe Kimi Industriale.  E shihte veten ne Shqiperi dhe pa hezitim u vendos ne Kucove si pjese e shume intelektualeve shqipetare qe erdhen per ndertimin dhe zhvillimin e vendit.  Punoi ne kohen e Italianeve dhe Gjermaneve por mbeti i paster ne Shqiptarizmin e tij.  Madje ne ato vite ai njohu dhe u martua me Italinen nje vajze Italiane qe kishte ardhur te takonte te fejuarin ne frontin e luftes por qe nuk e gjeti kurre.  Mbas mbarimit te luftes ai ishte ne balle te perpjekjeve per te rimekembur kantierin. 

Qe nga Centrali Elektrik e deri tek Distileria shikoja nje njeri neper Kucove (thote Prof. Dr. i shkencave minerare Gjergji Foto) me nje veshje teper karakteristike me pantallona te shkurtera si ralle ne Kucove nje burre mesatar gjithmon i qeshur, behet fjale per vitet 1951, 1952 me nje xhakete te lehte doku, kepuce me qafa, me kapele republike, me syze, me nje cibuk ne goje.  Nje figure shume interesante, shume i shkathet ai ishte nje projektues tejet i zoti.  Ai i njihte mire te gjitha paisjet e perpunimit te Naftes.  Uzinat e perpunimit te Naftes ne Kucove dhe ne Cerrik jane veper e tij.  Shume impiante jane kontribut i jashtezakonshem i tij ne Uzina e Fabrika. 

Po ashtu kontribut ka patur ne shkollat teknike profesionale te Naftes, te ulta, te mesme dhe Filialin e Universitetit ai jepte mesim dhe ishte nga me te nderuarit.  Ne cdo moment mbante ne xhepin e tij te kemishes te renditura lapsa, stilolaps, leter.  Ne cdo kohe punonte dhe skiconte.  Ishte njeri i jashtezakonshem.  Une them se vec kultures teknike ai ka qene dhe shperndares i qyteterimit dhe kultures qytetare ne Kucove qe ne ato vite ishte mbytur nga te ardhurit nga periferia, fshatrat etj.

Nje flake ngjitet e fuqishme dhe nje periferi prej disa kilometrash me lart nga reja ish shperndare Fontana.  Ne Qershor te vitit 1957 shpertheu ne Marrinez nje pus i porsa hapur i Naftes.  Ishte nje erupsion i papare qe rrezikonte te shtrihej me gjere dhe kerkonte vetmohim, sacrifice e mencuri per ta shuar dhe askush nuk mund te qendronte indiferent ne nje situate te tille. Nuk pashe te dokumentuar ne keto filmime aktin burreror te Inxh. Sherif Toptanit por bashkekohesit shkruajne me hollesi per veprimtarine e tij.

Sherif Toptani ju afrua grykes se pusit tamam atehere kur presioni ishte i papare.  Ai u ngjit pas tokes dhe kemba doras me ngadale.  Askush nuk e mban ment se sa vazhdoi ky rrugetim i frikshem.  Ndersa te tjeret ndiqnin nga larg cdo levizje te tij.  Me ne fund arriti te gryka dhe me nje paisje ne dore beri disa matje.  Ne ato caste kur duhej se gjithshka kishte mbetur pezull ai u zhduk nga syte e njerezve.  Presioni e kishte flakur kushedi sa metra.  E shtruan ne Spital pa vajtur ai beri kalkulimet e paisjes qe do te  vendosej mbi gryken e pusit.  Inxhinjeri i talentuar kishte qene teper i sakte.  Ky akt i jepte Inxh. Toptanit permasat e nje njeriu te ralle, te talentuar te nje pasardhesi te denje te familjes se madhe te Toptaneve.  Ne Tetor te vitit 2001 Keshilli Bashkiak i Kucoves e shpalli Sherif Toptanin “Qytetar Nderi”dhe ne vazhdim pagezoi me emrin Sherif Toptani nje nga rruget e Kucoves e cila lidh dy lagje duke filluar nga Bulevardi i Pazarit e deri tek lagja e Shtepive te reja sic quhet ne Kucove per te mbetur atje i “Perjetshem si Simbol i Naftetarit te Denje”.

Ne arkivin e Teatrit te Operas dhe Baletit midis nje plejade te tere artistesh dokumentohet dhe veprimtaria e nje pasardhesi tjeter te Toptaneve.  Ai eshte skenografi i pare ne kete institucion te rendesishem kulturor.  Nga viti 1953 deri 1967 kur doli ne pesion, Shadan Toptani ka realizuar skenografite e 14 operave dhe baleteve si:  Kujdesi i Kote, Romeo & Xhulieta, Don Paskuale, Kavaleria Rustikana, Palaco, Peshkataret e Perlave etj.  Disa skica kostumesh tregonin punen e kujdeseshme qe bente ai per zberthimin e skemave dhe tabllove te veprave skenike ne krijimin e figurave artistike, sikurse formimin e tij si nje artist i talentuar.

Flet nje koleg I Shadanit “Kisha fatin qe ne vitin 1960 te punonim ne nje dhome bashke te dy si krijues, skenograf te Teatrit te Operas e Baletit qe ne ate kohe ndodhej ne Institutin e Arteve, pikerisht ku jemi dhe sot.  Shadan Toptani ishte nje skenograf arkitekt.  Perdorte jashtezakonisht mire ngjyrat e akuarelit e te temperes sepse ai vuri ligje teatrale, sepse ai ishte teper kembengules, sepse ai nuk bente leshime ne asnje gje brenda ne Teater.  Ju e dini fare mire se nje leshim i vogel e prish spektaklin.  Ai ishte njeri qe e cmonte detyren e tij deri ne fund e pajiste teatrin me shume elemente teknike te cilat i kishin munguar deri tani, sepse ai kishte bere nje jete intelektuale jashte dhe ato vite qe kishte ndenjur ne Vjene ata i kishin krijuar nje educate pune te cilet ata e kane edhe si familje edhe si tradite, Shadani e kishte ne vecanti por ne kontradikte me pikpamjet dhe organizimin e studiove, organizimin e ateliese, organizimin e gjithe sistemit e pregatitjes se teknologjise se Teatrit.  Shadan Toptani ishte i biri i Piktorit Murad Toptani.  Fillimisht studioi ne nje kolegj te Vjenes dhe me pas ne Brena te Milanos ne Akademine e Arteve te Bukura per arkitekture dhe skenografi.  Ishte nje student i shkelqyer dhe ashtu si gjithe Toptanet e tjere erdhi ne vendlindje ne vitin 1935.  Kishte mall per te njohur njerez, vende historike dhe objekte kulturore.  Prandaj u vu ne nje rruge te gjate duke shkelur pothuaj te gjitha trevat Shqipetare.  Fotografite qe na ka lene kane vlera njohese dokumentare pasi nje pjese e tyre nuk i qendroi furtunave te kohes.  Pas mbarimit te luftes ai filloi pune ne posten e Tiranes si piktor dhe projektues pullash, ishte nje pasion tjeter i Shadan Toptanit qe e ruajti per tere jeten.  Trashegimia e tij arrin ne 15 edicione pullash dhe 31 vizatime te realizuara gjate gjithe jetes se tij.

Jo ralle ai morri pjese ne ekspozita filatelie jashte shtetit ku u nderua me cmime te ndryshme. 

Por emri i madh dhe historia e lashte e Toptaneve shpesh kane renduar mbi pasardhesit e kesaj familje.  Ne vitin 1947 ai arrestohet si intelektual me origjine bejleresh dhe kryen deri ne 18 muaj burg.  Shadan Toptani mbijetoi ne saje te kurajos, ndershmerise, perkushtimit dhe aftesive te tij profesionale te padiskutueshme.  Ai u martua me Meliqe Vrionin, mbesa e Mithat Frasherit.  Ajo pat studiuar ne shkollen e Qiriazeve qe ndodhej ne Koder Kamez.  Ishte nje grua e urte e thjeshte qe ju perkushtua familjes dhe 2 vajzave, Asikes qe mbante emrin e gjyshes Asije dhe Najades.  Ato nuk i lejuan te vazhdonin studimet e larta.  Flet Najada,  Une kam lindur kur babai im ishte 50 vjec.  Ai gjente kohe qe te kalonte edhe me mua qe isha e vogel, me nxirrte shetitje, me vinte ne gjume duke me treguar ndonje perralle.  Ne ate kohe ishin disa perralla te vellezerve Grim te paperkthyera por meqe ai zoteronte mire gjuhen gjermane na i tregonte keto nga gjermanishtja.  Dilnim shetitje shpesh ne Malin e Dajtit.  Megjithse ishte gati 60 vjec trupi i tij ishte i lidhur dhe i forte si trup atleti, ndoshta si rezultat i ketyre ecjeve.  Kur isha ne moshen 23 vjece me vdiq babai dhe kur isha 25 vjece me vdiq mamaja.  Sa do te desha te rrija me ta per shume shume kohe akoma!

Ne shtepine e Asikes, vajzes se madhe te Shadanit rruhen edhe disa akuarele te Shadan Toptanit.  Jane vepra arti te realizuara ne kohe te ndryshme me deshiren e tij te madhe per te hapur nje ekspozite. 

Ai shpesh here shprehej:  Puna ime eshte e cmuar sepse ne te eshte vene gjithe vullneti im per te kryer e per te patur nje rezultat te mire.  Akuarelet dallohen per saktesine e vepres duke ruajtur vlera te medha njohese. 

Pak kush e di se Basorelievi ne Stadiumin Qemal Stafa eshte realizuar nga Shadani dhe vellai i tij Enver Toptani.  Jane dy punime te stilit klasik te thjeshte por teper shprehese.  Dekoracionet e godines se Kinostudios Shqiperia e Re sic quhej me heret jane punuar gjithashtu nga vellezerit Toptani.  Edhe ne ndertesa te tjera muzeale te kohes eshte mundi dhe djersa e tyre. 

Pronat e Toptaneve kane qene ne Kamez, atje punoi vellai tjeter i Shadanit dhe Sherifit, Sulejman Toptani.  Mesimet qe ai morri ne shkollen e Fullcit ai arriti ti aplikoje ne kete ferme me makineri bujqesore nga jashte dhe duke pershtatur teknika te reja.  Sulejmani sic e thoshin “Lika”, vendosi lidhje tregetare me pertej detit dhe rriti prodhimin blektoral.  Mesimet i vazhdoi edhe me tej ne Itali ne nje shkolle ushtarake dhe morri graden e kapitenit.  Morri pjese ne Konferencen e Mukjes sic del edhe nga kujtimet e koloneleve Anglez qe ishin ne vendin tone para luftes se dyte boterore.  Se bashku me Ihsanin strehoi kolonelin Anglez Nikols i cili ishte plagosur rrende ne lufte e megjithe perpjekjet ata nuk arriten ti shpetonin jeten.  Te gjithe vellezerit pasi perfunduan studimet u kthyen ne Shqiperi sepse ata kishin synimin qe te krijonin nje te ardhme ne vendin e tyre biles gjithnje kane patur kontrata pune me jashte shtetit por ata preferuan vendin e tyre sepse me idete e reja qe morren nga vendet e perparuara por edhe me dijet qe perfituan ti materializonin ne vendin e tyre dhe ti jepnin vendit me ane te kontributit te tyre nje zhvillim me te mire te vendit te baballareve te tyre te cilet i nderuan per nje atdhe me te zhvilluar. 

Ne qender te Tiranes dy rruge mbajne emrat e “Said Seremedin Toptani” dhe “Murad Toptani” si nje kujtim i dijes historike sado e paket dhe e tkurrur per fisin e madh te lavdishem te Toptaneve sic cilesohej shekulli me pare.  Ata erdhen ne Tirane me Krujen, u perfshine ne ngjarjet me te medha historike.  Shpesh ishin protagonist duke e ruajtur te paprekshem Shqiptarizmin.

Ky emision i bukur i dhene ne TVSH eshte merite vecanerisht e gazetarit Petro Lati qe pervec punes se tij te madhe per pergatitjen e materialit sa me te sakte dhe te plote me TVSH duke nxjerre nga me te hollesishmet fakte dhe te bashkengjitur me ilustrimet perkatese, elokuencen e tij te bukur e beri emisionin akoma me terheqes.

 

DVD dhene nga TVSH Familjes Toptani

Teksti nxjerre nga:  Giuseppina (Sino) Toptani

Scroll to Top