Familja Toptani

EN

IT

Pema Genealogjike e Familjes Toptani

Ne vijim eshte Pema me e fundit e kompletuar per Familjen Toptani

Marre nga “Gazeta Shqiptare”, date: 9 Nentor 2002

Sic shihet djemte Toptani shenojne brezin e 8-te duke filluar nga Mamica Kastrioti dhe Karl Topia.

Bashkeshortja e Muratit, Asija, eshte vajza e Sherif Frasherit. Me vjekjen e tij te parakohshme, Asijen e vogel e adoptoi vellai i Sherifit, poeti i madh Naim Frasheri, i cili e rriti, edukoi (mori dituri per farmaci, luante ne piano), dhe e martoi me Murat Bej Toptanin. Naimin e Muratin i bashkonin te njejtat ideale per memedheun Shqiperi.

Sic shihet nga skema te 11 femijet e Muratit e Asijes, me te shumtat e gjeneratave kane arritur deri me sot e do te vazhdojne.

Dega e Murat Toptanit

Pema Gjenealogjike e Familjes se Skenderbeut

Marre nga “Gazeta Shqiptare”, date: 9 Nentor 2002, shkruar nga Lec Shillaku

Fisniku dhe mbasardhesi i Gjergj Kastriot-Skenderbeut, me rastin e Jubileut te revistes, na ka drejtue urime dhe nje peme Gjenealogjike te Familjes Kastrioti, te cilen po e botojme ne keto dy shtylla. Fisniku mban emrin Giorgio Castriota Scanderbeg, si emni i stergjyshit, Heroit tone kombetar, dhe banon me familje ne rrethe te Napolit. Rreth familjes se Kastrioteve dhe breznive te njimbasnjishme, gjate shekujve, kemi pase dijeni te percipta e te erreta, dhe per keto aresye jemi interesue me gjete vertetime dhe dokumenta sqaruese drejte per se drejti nga vete Familja e Kastrioteve, me te cilen qe ne kohen e pagezimit te Sheshit Skenderbej ne Paris, qeme nderlishe. Sic dihet Familja e Skenderbeut mbas vdejkes se tij dhe pushtimit Otoman te Shqiperise, emigroi dhe u vendos ne Italine e Jugut, nder pronat qe u qene dhurue e njofte nga Mbreti i Napolit, Ferdinandi i Arragones, per ndihme ushtarake qe Skenderbeu i dha kur zbriti ne Itali, ne gusht te vjetit 1461 kunder Princit te Tarantos, Giacomo Piccinino-s dhe Baroneve aleat te cilet kishin rrethuar ne Trani dhe perkrahshin Deren Franceze d’Anjohu, te sundonte mbi Mbreterine e Napoleonit.

Pasardhesit e Skenderbeut mbasi deshtuen ne perpjekjet e tyre me lirue vendin nga pushtimi otoman, me shkarkime ne Shqiperi, tue kerkue ndihmen e Venedikut dhe tue nxit popullin ne kryengritje edhe pse nuk pushtuen kurre te interesohen per fatet e atdheut te Arberit, u stabilizuen njehere e mire ne Itali. Nga Pema Gjenealogjike e Kastrioteve del se ne Itali gezuen tituj Fisnikerije (Nobilare) te ndryshme dhe te shumta, qe u vijshin nga krahinat, katundet dhe qytetet qe ata zotnojshin. Njikohesisht, si Bulere (Bujare-Fisnike) qe ishin, u martuen me gra familjesh aristokrate me paje (prike) pasunish te tundshme dhe te patundshme, simbas tradites se kohes te cilat forcuen poziten e tyne. Nga keto martesa Kastrioteve ne Itali, paten shume djem dhe vajza me te cilet siguruen me breznite e vijueshme, Deren dhe Emnin e Kastrioteve deri ne ditet tona.

Ne pemen gjenealogjike te Kastrioteve, pasardhesit direkt te Skenderbeut jane marre per baze, simbas tradites sone katunore, trashegimtaret mashkuj, per kete shkak disa vellazeni gjate breznive tue mos lane mashkuj pasardhes, barqet jane shue.

Ne Pemen Gjenealogjike te Kastrioteve, si aneks, gjindet dhe ajo e Topiajve, te Islamizuem, Toptanve, per aresye motra e Skenderbeut, Mamica me 1445 u martue me Karl Muzhak Topine, dhe pat tre djelm: Gionin, Gjergjin dhe nje tjeter qe i Islamizuem pat marre emrin Ali Bej Toptani. Keto shenime gjenealogjike lane me kuptu se familja e Toptaneve te soteshem kane prejardhjen nga i pari Ali Bej Toptani, djal i motres se Gjergj Kastrioti Skenderbeut. Ne Pemen Gjenealogjike te Toptaneve, sigurisht per mungese kontaktesh shekullore, shenimet angrafike ne breznite e pasardhesit e tyne, jane te meta dhe gjenerike. Si po shifim, dera e Toptaneve asht shekullore e permendum dhe rrjesh nga i Pari Karl Topija, Prine i Arberise ( i Shqiperise se Mesme) i cili per te perballue kercenimin e Balshes se II-te dhe te Venedikasve iu drejtue per ndihme ushtrise turke qe kishte mbrri deri ne Maqedoni. Me 1385, ushtrija turke nen komanden e Hajredin Pashes mundi ushtrite e Balshes, ne Jug te Lushnjes ku u vra edhe vete Balsha i II-te. Ishte hera e pare qe turqit hynin ne Shqipni, por edhe u duk qarte se ky fakt do te kishte pasoja te randa, tue konsiderue se Turqit kishin fillue pushtimet ne Ballkan. Per aresynat te pushtimit te gjate shekullor te osmaneve ne Shqipni, po ashtu ndeja aq e gjate ne Itali te pasardhesve te Skenderbeut, nuk u erdhi mbare Kastrioteve te nxjerrin perfitime per nje rivendosje te Deres ne Frontin e Shqipnise, aq sa u preferue nje i huej, Princ Vidi, i cili tue abdikue vdiq tue lane nje dinasti fantazem, me Skender Wied-in. Kastriotet e koheve tona, sidomos Ferdinant Kastriotin (15.1.1893 – 18.7.1978) jane interesue per manifestimet dhe ngjarjet shqiptare. Ne prill 1968 kur zhvilluen kremtimet kastriotiane te 500 vjetorit te vdekjes se Skenderbeut ne Rome, i Pari i Deres se Ferdinantit muer pjese me Familjare te tjere. Pasardhesit e tij Filipi, vdiq me 1984 dhe Gjergji (1928) perfaqeson deren e Kastrioteve, por ka vetem dy vajza Marien (4.2.1958) dhe maria-Luisa (30.4.1963). Per vijimin e Deres dhe te Emnit te kastrioteve Filipi ka lane mbrapa dy vajza dhe nje djale Gjergjin (2.8.1958).

Kur u inagurue Sheshi Skanderbeg, ne Paris Filipi i pati drejtue zotit Chirac telegramin qe po botojme. Kurse Gjergji asht nderlidh me ne ashtu si e do tradita e Familjes se Kastrioteve. Si po e konstatojme nga Pema Gjenealogjike e Kastrioteve, per cdo brez jane perjetesue emnat e te pareve zambedhenj: Gjon dhe Gjergj. Per mirenjoftje ngaj Aragonezave emnat Ferdinat Alfons. Si emna historik, Pirro dhe Akil: me Pirron, Skenderbeu mburrej ndaj Kontit Picinino, dhe tue thane se ai dhe shqiptaret e tij rrjedhin nga nje race dhe kane te njejten gjak. Per femrat jane perjetesuese Donika, Maria, Mara.

Paris, Nandor 1986

Scroll to Top